Enciklopedia - Germa R

Rac-i:

m.   Harku i lahutės.
Enci. Me kėtė emėr e gjejmė tė pėrdorur tek rapsoditė e kreshnikėve me lahutė. Shiko fjalėn argos.

Raasi:

Shkallė muzikore popullore me origjinė orientale e tipit: sol-la-sib-do-re-mib-fa-sol.
Enci: Sipas R. Sokolit raasi klasifikohet si perdja e katėrt e ahengut popullor shqiptar i cili gjendet vetėm nė muzikėn e qyteteve tė Gegėrisė, pėrfshi kėtu Shkodrėn, Elbasanin, Kavajėn, Durrėsin. E rėndėsishme tė theksojmė ėshtė fakti qė pavarėsisht strukturės sė prejardhur tė shkallės, formulimet melodike mbi kėtė shkallė nė muzikėn tonė popullore, ruajnė gjurmėt e forta tė origjinės fshatare tė krijimtarisė muzikore popullore qytetare.

Lit:Sokoli. R, “Folklori muzikor shqiptar-Morfologjia”, Tiranė 1965 etj.

Rapsod:

Muziktari popullor qė kėndon dhe njėkohėsisht interpreton nė veglėn muzikore popullore tė lahutės.
Enci. Sot kuptimi i fjalės raspod nė praktikėn muzikore popullore ėshtė mjaft mė i gjerė. Zakonisht rapsodėt janė ajo kategori e muziktarėve popullore tė cilėt janė tė lidhur ngushtė me kėngėtimin e “Eposit tė Kreshnikėve”,  tė epikės sonė legjendare nė pėrgjithėsi, por edhe mė gjerė. Rapsodėt mund tė krahasohen me aedėt e Greqisė sė lashtė. Nė pėrgjithėsi rapsodėt nuk e kanė ushtruar zanatin e tyre me pagesė. Ndėr rapsodėt e njohur nė muzikėn tonė popullore pėrmendim: Sali Bajram Krasniqi (1919-1987-Kosovė, Vad Marashi-Pukė, Prendush Gega, Selim Hasani-Vlorė, Dervish Shaqja-Rrushbull, Mato Hasani-Vlorė, Xhebro Gjika-Vlorė; Zef Avdia-Tropojė, Sokol Arifi-Tropojė, Lefter Ēipa-Himaok Haxhia-Pukė, Sali Mani, Azis Ndreu, Fatime Sokoli, Xhelal Daka etj. Shiko fjalėn lahutar dhe eposi i kreshnikėve.

Lit: Shantoja Lazėr, “Pėr rapsodin Prendush Gega”, tek “Kalendari i vjetėr”-1921, fq. 45-50; “Rapsodė popullore”, Tiranė 1966; “Rapsodi popullor-Selim Hasani”, Tiranė 1966; “Kėnga popullore e Selim Hasanit”, Tiranė 1987; Gaēe Bardhosh, “Kėnga popullore e lumit tė Vlorės”, Tiranė 1995; Ēaushi Tefik, “Fjalor i estetikės”, Tiranė 1998 etj.

Rexha Fitnete

(Tiranė 03.04.1933) “Artiste e Merituar”-1961.
Njė ndėr kėngėtaret mė tė shquara tė muzikės popullore tė Shqipėrisė sė mesme, kryesisht tė muzikės popullore qytetare tiranase.
Enci. Fitnetja  bie nė kontakt me traditėn e muzikės popullore qytetare tiranase nė familjen e saj. Vajza mė e vogėl e Bab Rexh Delisė “Hero i Popullit”, familja krutane e tė cilit njihet pėr vlerat e traditės, kultivonte prej shumė brezash kėngėn popullore. Rreth moshės 15 vjeēare kėndon dhe regjistron kėngėt e para popullore nė Radio-Tirana nėn shoqėrinė e grupit orkestral tė Shqipėrisė sė mesme tė drejtuar nga Muharrem Gura († 2000) dhe Skėnder Reka. Orkestrina pėrbėhej nga muziktarėt Skėnder Reka-fisarmonikė, Liu i Nushit dhe Ēerēiz Mehmeti-violinė, Reshit Shehu-dajre, Mustafa Zyberi-klarinetė, Riza Selita-kontrabas, Emil Miloti dhe Fadili i Ansamblit tė Ushtrisė nė kitarė. Fillimisht fillon punė si kėngėtare nė Estradėn e Tiranės dhe mė pas aktiviteti i saj si kėngėtare u zhvillua tėrėsisht pranė A.K.V.P-sė nė Tiranė deri nė daljen nė pension nė vitin 1981. Ndėr kėngėt mė tė bukura tė kėnduara prej F.Rexhės pėrmendim:  “Te selvitė e Namazgjasė”, “Qėnke veshur me tė bardha”, “Mun aty tek shtatė zymbylat”, “Dy tė bukurat nė nji derė” etj. Ka regjistruar rreth 200 kėngė popullore tė Shqipėrisė sė Mesme. Regjistrimet muzikore tė saj gjenden kryesisht pranė Radio-Tiranės. Akademik. Prof. Ēesk Zadeja ka thėnė se sa herė tė degjohet kėnga popullore e Shqipėrisė sė Mesme gjithmonė do tė kujtohet kėngėtarja Fitnete Rexha.

Lit: Musaj L, “20 vjet me kėngė nė gojė-Fitnete Rexha”,  tek “Shqiptarja e re”, 4/1974 etj.

Rile:

Vegėl muzikore popullore idiofone.
Enci. Rilja ėshtė zile e vogėl bagėtish, pėr qingjat e vegjėl. Me kėtė emėr e gjejmė tė pėrdorur nė Shqipėrinė Jugore. Shiko fjalėn xhingėrime.

“Rinjve grupi”:

Grup i shquar polifonik i qytetit tė Gjirokastrės i krijuar  nė vitet 1980.
Enci. Grupi pėrbėhet nga Arjan Shehu-marrės, Perlat Meli-kthyes, Mehmet Vishe-hedhės dhe iso nga Adriatik Cenko, Kastriot Vishe, Jani Hasko, Bajo Koli, Latif Koli, Fitim Cenko. Ėshtė vazhdues i traditės sė tė kėnduarit tė “Grupit tė Pleqve” dhe veēanėrisht i kėngėve qytetare tradicionale. Ka njė aktivitet tė dendur koncertal si brenda ashtu edhe jashtė vendit. Fitues i ēmimit pėr “Kėngėn popullore qytetare” nė FFK-Gjirokastėr 2000. Kanė realizuar disa kaseta me kėngėt iso-polifonike tė qytetit tė Gjirokastrės dhe mė gjerė. Sot mban emrin “Ergjėria”.

Riza Ymer

Muziktar i shquar popullor i fillimit tė shek. XX nė qytetin e Gjakovės.
Enci. Ymer Riza njihet si kėngėtar i shquar dhe interpretues nė vegla tė ndryshme popullore. Ajo ē’ka njihet si krenaria e tij ishte formacioni i muzikės popullore qytetare gjakovare i  pėrbėrė nga sharkia me dymbėdhjetė tela, bugaria, mandolla, violina, defi, harmonika. Njė pjesė e kėngėve qė sot njihen nė Gjakovė si  popullore janė tė krijuara prej Ymer Rizės. Krijimtaria e Ymer Rizės ėshtė mbledhur nė vėllimin “Me sharkinė e Ymer Rizės”. Krahas Ymer Rizės, nė Kosovė si kėngėtarė tė shquar pėrmenden edhe Salih e Fezim Krasniqi, Mazllėm Myzeini, Qazim Berisha, Ibrahim Berisha, Tahir Drenica, Bajrush Doda etj.

Lit: “Me sharkinė e Ymer Rizės”, Prishtinė 1959,1961; Sokoli Ramadan, Miso Piro, “Veglat muzikore tė popullit shqiptar”, Tiranė 1991 etj.

Rokaēe:

Shiko fjalėn “rraketake”.
Enci. Nė trajtėn “rokaēe” e gjejmė tė pėrdorur nė Tropojė.


Kliko ne njeren nga germat per te pare fjalet qe fillojne me ate germe.

A B C Ç D DH E F G GJ H I J K L LL M N NJ O P Q R RR S SH T TH U V X XH Z ZH

 

 

Kthehu tek faqja kryesore Kthehu tek publikimet Kthehu tek Enciklopedia
1