Enciklopedia - Germa A
Acare: f.sh. Zile. Enci. Acarja ėshtė njė zile e vogėl bagėtish. Zakonisht zile tė tipit acare barinjtė ju vendosnin qengjave dhe kecave. Me kėtė emėr e gjejmė tė pėrdorur nė jug tė Shqipėrisė. Me emrin ciklime e gjejmė nė Bulqizė. Kemi gjithashtu edhe zilen e quajtur tringelinge-Blinisht, e cila ėshtė zile e vogėl qė vendoset nė qafėn e qeve. Lit: “Fjalor i gjuhės sė sotme shqipe”, Tiranė 1980; Sokoli Ramadan, “Gjurmime folklorike”, Tiranė 1981 etj.
Ademi Qazim (Matogjin, Vlorė 1876 - † Matogjin 1939) Kėngėtar dhe rapsod i shquar i iso-polifonisė labe. Enci. Kėnga e Qazim Ademit konsiderohet si vazhdim i kėngės “demirēe”, tė rapsodit tjetėr tė shquar Demir Ago Mystehaku-Vlonjati (Matogjin rreth 1780 † 1845) i pėrmendur edhe nga Spiro Dine. Sipas Gaēes: ende sot nė popull jetojnė rreth 60 kėngė tė krijuara nga Qazim Ademi. Qazim Ademi pėrmendet edhe pėr vajtimin e burrave “me tė ējerrė” dhe “tė grisura tė faqeve”. Interpretimet e tij kanė qėnė tepėr tė veēanta, sa qė ende sot nė popull kėngėt iso-polifonike me intonacione vajtimore-elegjiake thirren “kėngė Qazimademēe”. Si vazhdues i traditės “qazimademēe” tė interpretimit tė kėngės dhe valles me shoqėrim vokal “a capella” mbahen edhe kėngėtarėt e tjerė tė shquar tė Lumit tė Vlorės si Saliko Dalan Salaj dhe Avdul Ymeri. Lit: Dine Spiro, “Valėt e detit”, Sofje 1908; Gaēe Bardhosh, “Kėnga popullore e lumit tė Vlorės”, Tiranė 1995 etj.
Aerofone: Kategori e klasifikimit tė veglave muzikore popullore. Enci. Veglat popullore tė kategorisė aerofone i nxjerrin tingujt prej vibracioneve tė frymės mbi trupin eveglės. Nė kėtė kategori futen vegla popullore si: picanga, fuza, fuga, bredhkaēet, vronja, bobla, llullaku, kollomidhja, niellėset, bilbili, cyli, stėrkalca, bardhaēka, fyelli, cirifilja, fyelldrejti, bicula, pipėza, zumarja, gajde, karamunxa, glyra, surle, gėrneta, gėzhoja. Veglat aerofone popullore pėrdoren nė tė gjithė hapėsirėn etnomuzikore shqiptare. Lit: Sokoli R, Miso P, “Veglat muzikore tė popullit shqiptar”, Tiranė 1991 etj.
“A.F.O-Drita”: Albanian Folk Orchestra-DRITA ėshtė njė orkestėr e pėrbėrė nga muziktarė amerikanė, e cila interpreton muzikė popullore shqiptare nė Amerikė. Enci. DRITA u krijua nė Los Anxhelos nė vitin 1982 nga Jan Price. Qėllimi i saj ėshtė qė tė bėjė tė njohur muzikėn popullore shqiptare nė Amerikė. Deri mė tani ka dhėnė koncerte nė San Franēisko, New York, Chicago dhe Los Anxhelos. Ideja pėr tė krijuar orkestrėn, Jan Price i lindi qė gjatė vizitės sė parė tė tij nė Shqipėri nė vitin 1968. Prej kėtij viti ai ka ardhur mė shumė se 30 herė nė Shqipėri ku ka mbledhur dhe regjistruar njė pjesė tė rėndėsishme tė krijimtarisė muzikore popullore shqiptare si dhe tė studimeve rreth saj. Nė vitin 1999 nxjerrin CD-nė e parė ku ata interpretojnė rreth 20 kėngė e melodi popullore shqiptare. Ndėr kėngėt e regjistruara nė CD pėrmendim: “A kanė ujė ato burime”, “Qeraxhi i Grebenesė”, “Lule tė bukura ka Tirana”, “Kaba” me gėrnetė etj. DRITA pėrbėhet nga muziktarėt Joe Carson-nė ēifteli dhe llautė; Joan Friedberg-nė llautė, ēifteli dhe vokal; Linda Levin-nė vokal, ēifteli dhe dajre; Letitcia Lucca-nė fisarmonikė dhe ēifteli; Rob Stokes-nė klarinetė, gajde dhe fyell; Jan Price-nė vokal, lodėr, dajre dhe darabuke.
Agonotet: Fjalė e praktikės muzikore tė ilirėve. Enci. Sipas Prof. N. Cekės agonotet ishin nėpunės tė ngarkuar me organizimin e garave sportive ose artistike. Njė profesion i tillė ishte tregues i rėndėsisė qė i kushtonin nė Iliri argėtimeve muzikore. Lit. Ceka Neritan, “Ilirėt”, SH.B.L.U, 2000 etj.  
Ah: Pasth. Pėrdoret gjerėsisht nė fillimet e kėngėve nga marrėsit e iso -polifonisė jugore. Enci. Pėrdorim tė ah kemi edhe nė vajtimet solo dhe nė grup. Pėr pėrdorimet e tjera tė fjalės ah shiko “Fjalorin e gjuhės sė sotme shqipe”. Lit: “Fjalor i gjuhės sė sotme shqipe”, Tiranė 1980 etj.
Aheng-u: e.m. Pjesė e rėndėsishme e repertorit tė muzikės popullore tė qyteteve shqiptare tė Gegėrisė. Etim. Sipas Sokolit nga persishtja “ahenk”=ton, akord, muzikė. E gjejmė tė pėrdorur edhe nė formėn heng si nė rastin e kėngės popullore shkodrane: Nji ditė t’diele asi zamani / Mblodha shok’t me ba nji heng. Tek shqiptarėt e Maqedonisė, ahengun e gjejmė tė pėrdorur nė formėn zefk dhe xhymbysh. Nė Toskėri dhe Ēamėri atmosferėn festive qė tė shkakton muzika e gjejmė nė formėn xhumush.Tek shqiptarėt e Ukrainės e gjejmė nė formėn gulaj=festė. Enci. Tek “FGJSSH” e gjejmė me kuptimet: argėtim me saze, si dhe tėrėsia e kėngėve dhe e melodive popullore qė kėndoheshin e luheshin me raste dėfrimesh. Del si fjalė qė tek “Bleta…” e Th. Mikos me kuptimin: kėngė tė kėnduara me vegla muzikore ose me gojė. Ahengu organizohet nė “perde”-shkallė muzikore specifike tė cilat janė gjithėsej dymbėdhjetė. Nė ē’do perde gjejmė njė repertor muzikor, kryesisht kėngė, melodi me vegla apo dhe valle tė cilat ndėrtohen mbi kėto shkallė muzikore kryesisht me origjinė orientale. Thuhet se numurat muzikorė tė ahengut janė rreth 300 njėsi. Me sa dimė deri mė sot, ahengu fillon kristalizohet diku aty nė fillim tė shek XVIII. Ahengu nė Shkodėr ka pasur njė rregull tė veēantė: kėngėtari duhet tė kėndonte kėngėt e ahengut njera pas tjetrės pothuajse pėr tėrė natėn, gjė e cila e bėnte shumė tė vėshtirė relisht pėrballimin e tij. Ahengu bėhej natėn e dasmės, ditėn e martesės, mbrėmjen e kurorės deri nė mėngjesin e ditės sė nesėrme. Ahengu shoqėrohet nga formacioni i pėrbėrė nga vegla popullore si dhe ato tė importuara. Veglat muzikore pėrbėrėse tė ahengut qytetar tė Shqipėrisė veriore nė shekullin e kaluar ishin klarinetė, saze,violinė, kavall, dajre, ēapare; ndėrkohė qė nė muzikėn e qyteteve tė Shqipėrisė qėndrore kemi klarinetė, violinė, llautė, ēyr, qyp, def etj. I shprehuri melodik i ahengut ėshtė monodik, si dhe monodi me shoqėrim. Nė aheng nuk bėjnė pjesė kėngėt rituale, ninullat, pėrgjithėsisht tradita muzikore pėrpara pushtimit turk. Lidhur me ahengun shkodran, i cili strukturalisht pėrfaqėson korpusin e muzikės qytetare shkodrane, do tė thoshim se ngjyrimi  vendas i kėngėve ėshtė arritur pėrgjatė njė ballafaqimi tė pėrhershėm me kulturėn orientale, e cila ka synuar rrudhjen e kėtyre tipareve vendase origjinale. Njė rol tė rėndėsishėm nė ruajtjen e frymės origjinale tė kėngėve tė ahengut, veēanėrisht nė shek. XX kanė luajtur edhe krijimet e muziktarėpopullorė apo edhe atyre profesionistė si: Hasan Preza: “Dashtnuer t’u bana”, “Tė gėzojm se erdh pranvera”, “Dalin vjzat prej mejtepit”, “Shkoj e vij flutrim si zogu”, “As aman moj zojė mirane”; Alush Beqari: “Moj e vogėl si florini”; Ndrekė Vogli: “Vaj si kenka ba dyrnjaja”, “Kėnga e detit”, “Jargavan me bojė pėr mall”, “Hala emnin s’ta kam xanė”, “Edhe nji herė due me kja hallin”; Shtjefėn Jakova: “Ē’po shkėlqen lulja nė mur”; Paulin Pali: “Ēile atė zemėr plot kujtime”, “F’tyra jote si sheboja”, “Dielli sa tė ketė prendue”, “Ti je krejt si nji ganxhe”, “Sa e kandshme vjollcė ti je”, “N’nji kopsht t’bukur unė e mblodha”, “Kur tė pashė moj lule”, “Drandofilles sė bukur”, “Ja na erdhi sot pranvera”, “Shumėlulet na i qet pranvera”, “Freski pranvere”; Karlo Pali: “K’ndon bylbyli poshtė te zalli”, “K’ndo bylbyl me t’madhin za”, “Shumė pranvera po kalojnė”, “Tė kam dashtė edhe tė due”, “Nė kohė t’mramjes nė pranverė”; Bejto Halili: “Kenke nur i bukurisė”; Rud Gurashi : “S’ka ma t’bukur se pranvera”;  Zef Shestani: “Besa-besė moj t’kam pasė thanė”, “Karajfil nė kodėr”; Hysen Dobraēi: “Krisi topi”; Ramadan Sokoli: “Nė gjergjef vasha tue qėndisė”, “Turtulleshė”, “Zanushes”; Marku i Kranjanes: “Sillet moti pėr sė mbari”; Gjon Kraja: “Jare, iptida due me fillue”; Kolė Vjerdha: “Kur mė shkon si zog n’hava”; Shefqet Kruja: “Sa e bukur je natyrė”, “Nėpėr fusha ndėr kodrina”, “Dasho Shkrelit”; Prengė Jakova: “Margjelo”, “Synin si qershija” etj. Ky proēes vazhdoi edhe pas viteve ’50 tė shek. XX me krijimet e kompozitorėve  Ēesk Zadeja, Pjetėr Gaci, Simon Gjoni, Tish Daija, Zef Ēoba tė cilat sot njihen si popullore etj. Kėto kėngė, duke filluar qysh me ato tė Palokė Kurtit, nė klasifikimin e ahengut u quajtėn “kangė tė reja”. Kėngėt e ahengut shkodran janė regjistruar nė disqe diku aty nga viti 1903-1910 duke filluar me grupin e Shtjefėn Jakovės qė pėrbėhej edhe nga Xhoxha me violinė, Gjon shahinin me saze dhe Filip Koleka me dajre; mė pas me Gaspėr Lecin (1861-1920); Shuk Priftin (1892- Tiranė 1952) etj. Disqet e para tė ahengut shkodran mbanin mbishkrimin “Shoqnia e kėngėēive e shahirave”. Lit: “T’faluna nderės”, tek “Taraboshi”, tetor 1913; “Kanuni i shoqnies muzikore ROZAFAT”, Shkodėr 1919; Ndojaj Injac Gj, “Ahengu shqiptar”, gaz. “Illyria”, 1935, 24 dhjetor; ”Dasma shkodrane”, gaz. “Bashkimi”, 1949, 24 Shkurt; Hoxha, Sh. “Nė festivalin folklorik tė qarkut tė Shkodrės”, gaz. “Zėri i Popullit”, 1955,  24 Korrik; Beni, L. “Mbi festivalin e kėngėve dhe valleve tė zonave tė rrethit tė Shkodrės”, gaz. “Bashkimi”, 1956, 20 Qershor; Gurashi Kolė, Sheldia Gjush, “Ahengu shkodran”, almanaku “Shkodra”, nr. 1/1961; Sokoli Ramadan, “Folklori muzikor shqiptar-morfologjia”, Tiranė 1965; Mitko Thimi, “Vepra”, Tiranė 1981; “Fjalor i gjuhės sė sotme shqipe”, Tiranė 1980; Prendushi Robert, “Palok Kurti dhe kėnga qytetare”, “Jeta e Re”, 1988, 30 Janar; Prendushi Robert, “Kėnga shkodrane: tradita, zhvillimi i mėtejshėm”, gaz. “Drita”, 1988, 21 Shkurt; Sokoli Ramadan, Miso Piro, “Veglat muzikore tė popullit shqiptar”, Tiranė 1991; Alibali Isa, “Nė Shkodėr tė gjithė kėndojnė”, Shkodėr 1997; Osmani Shefik, “Panteoni iranian dhe iranologėt shqiptarė”, Tiranė 1998; Lafe Emil, “Persizmat nė kuadrin e orientalizmave tė “Fjalorit tė gjuhės sė sotme shqipe”, tek “Perla”, 1/1999; Zaja Sami C, “Heti, njeri i urtė i shkodrės”, Shkodėr 2000; Daija Tonin, Zadeja Tonin, “250 kėngė qytetare shkodrane”, Shkodėr 2000; Murtishi Kaim, “Ladorishti, histori dhe tradita”, Strugė 2001etj.
Ahengxhi-u e.m. Muziktar popullor qė interpreton ahengun, muziktar dasmash. Etim. Nga persishtja. Enci. Ahengxhiu mund tė jetė kėngėtar, muziktar nė vegėl apo edhe valltar. Sipas Sokolit ahengxhinjtė janė gjysėm profesionistė. Me kėtė kuptim e gjejmė edhe tek “F.GJ.S.SH”. Sipas Gurashit&Sheldisė: ahengxhinjtė shkojshin grumbull nė darsėm dhe veglave u bijshin ndejė kambėkryq mbi qylyma e jastekė. Grupi mė i vjetėr i ahengut qė pėrmendet nga muziktarėt e vjetėr shkodranė, ėshtė ai i Mehmet Shllakut nga Vukatana, ahengxhi pranė vezirit tė Shkodrės. Shok i tij i ahengut ishte edhe Tuk Vasia. Tė tjerė ahengxhinj shkodranė pėrmenden: Karlo Berati me violinė dhe Hafis Halit Tophana (1793-1878), sė bashku me dy muziktarė tė tjerė nė dajre dhe kavall qė mjerisht nuk u dimė emrat.  Ndėr ahengxhinjtė e vjetėr kujtohen edhe Molla Hysen Dobraēi (shek. XVIII), Kasem Xhurri (Shkodėr 1862-1928), Marku i Kranjanes (Shkodėr 1840-1902), Osja i Falltores (Shkodėr 1820-1900), Shtjefėn Jakova (Shkodėr 1862-1928), Hafiz Gogoli, Nush Bushati, Hila i Files (Shkodėr 1842-1920), Shuk Prifti (Shkodėr 1890-Tiranė 1952), Sait Hoxha (1863-1950), Karlo Pali, Paulin Pali (Shkodėr 1904), Sait Hoxha (Shkodėr 1863-1950), Kolė Gurashi (Shkodėr 14 janar 1880 - 7 mars 1971), Zef Gruda, Kolė Sata (Shkodėr 29 shtator 1900- + Tiranė 20 Korrik 1977) etj. Si kėngėtari i fundit i ahengut shkodran mbahet Shyqyri Alushi. Shiko fjalėn ahengu, Alushi Shyqyri. Lit: Mazreku Anton, “Osoja i Falltores”, gaz. “Brezi i Ri”, 1925, nr. 8, fq. 2; Gurashi Kolė, Sheldia Gjush, “Ahengu shkodran”, tek almanaku “Shkodra”, 1/1961, fq. 210; Gurashi Kolė, “Tė dhėna biografike mbi disa kėngėtarė popullorė”, almanaku “Shkodra”, nr. 2/1962, 3/1963, 4/1964; Sokoli Ramadan, “Folklori muzikor shqiptar-morfologjia”, Tiranė 1965; Grimci Abdulla, “Me dashurinė pėr kėngėn popullore-Paulin Pali”, Nėntori 1976, nr. 10;  “Fjalor i gjuhės sė sotme shqipe”, Tiranė 1980; Prendushi Robert, “Shėnime mbi jetėn e artistit popullor Kolė Gurashi”, gaz. “Jeta e Re”, 1988, 6 Gusht; Harapi Tonin, “Zef Gruda-me pasion pėr kėngėn e ahengut shkodran”, gaz. “Jeta e Re”, 1990, 14 Prill; Alibali Isa, “Nė Shkodėr tė gjithė kėndojnė”, Shkodėr 1997; Gurashi, Ndoc, “ Kol Gurashi…”, tek “Shkodra nė shekuj-I”, Shkodėr 2000; Zadeja Tonin, “Krijimtaria e kėngėtarėve dhe vjershėtarėve shkodranė…”, tek “Shkodra nė shekuj-I”, Shkodėr 2000; Zaja Sami C, “Heti njeri i urtė i Shkodrės”, Shkodėr 2000; Sata Loro, “Kel Sata”, Tiranė 2000 etj.
A.K.V.P Ansambli i Kėngėve dhe Valleve Popullore. Institucion artistik shtetėror qė ruan, kultivon dhe pėrhap kėngėt dhe vallet popullore tė tė gjithė Shqipėrisė. Enci. A.K.V.P u krijua nė vitin 1957 i ideuar dhe drejtuar nga kompozitori Prof. Ēesk Zadeja-“Artist i Popullit, si dhe koreografi Gėzim Kaceli “Artist i Merituar”. Nė pėrbėrje tė tij ishin orkestrina popullore, kėngėtarėt, korri dhe grupi i valleve. Sipas kompozitorit Tish Daija-“Artist i Popullit”, njerit prej udheheqėsve artistikė tė AKVP-sė: ansambli do tė ishte njė pasqyrė e artit tė tė gjitha krahinave tė vendit tonė. Tek “FESH” kemi: AKVP trajton folklorin gjithėshqiptar, edhe atė tė Kosovės dhe tė arbėreshėve. Njė ndėr vlerat e AKVP-sė ėshtė edhe se gjatė gjithė veprimtarisė sė tij, mbėshteti dhe interpretoi kėngėn dhe vallen popullore tė pėrpunuar nga kompozitorėt shqiptarė. Sot janė me qindra kėngėt dhe vallet popullore tė pėrpunuara. Njė pjesė e madhe e tyre janė botuar nga Shtėpia Qėndrore e Krijimtarisė Popullore. Ansambli gjatė gjithė veprimtarisė sė tij ka dhėnė me dhjetra koncerte nėpėr gjithė Shqipėrinė por dhe ka marrė pjesė nė shumė turne ndėrkombėtarė nė tre kontinente, atij Aziatik, Europian dhe Afrikan. Ndėr ēmimet qė ka fituar pėr interpretimet e tij pėrmendet “Gjerdani i artė” i festivalit tė Dizhonit-Francė, mė 1970, si dhe ai i “Doruntinės sė argjendtė”, nė “Folk Area-2000” nė Tiranė. Ndėr kėngėtarėt e parė themelues tė AKVP dhe ndėr mė tė shquarit e tij ishin “Artistėt e Merituar”: Luēie Miloti, Xhevdet Hafizi, Fitnete Rexha, Naile Hoxha etj. Ndėr kompozitorėt qė kanė punuar nė drejtimin artistik tė AKVP pėrmendim: Tish Dainė-“Artist i Popullit”, Limoz Dizdarin-“Artist i Merituar”, Aleksandėr Peēin-“Artist i Merituar”, Agim Krajkėn-“Artist i Merituar”, Arian Avrazin etj. Nga mjeshtrat e korrit pėrmendim: Milto Vako “Artist i Merituar”, Xhemal Laēi-“Artist i Merituar” etj. Ndėr instrumentistėt pėrmenden: Ethem Qerim, Selim Asllani, Ndue Shyti, Lakmi Hasimi, Lulėzim Cara etj. Ndėr koreografėt pėrmendim: Panajot Kanaēi “Artist i Popullit”, Gėzim Kaceli “Artist i Merituar”, Fehmi Shaqiri “Artist i Merituar” etj, sė bashku me shumė tė njohurit Besim Zekthi “Artist i Merituar”, Lili Cingu, Rexhep Ēeliku “Artist i Merituar”, Besim Jazexhiu etj. Shiko gjithashtu fjalėn kėngėt popullore tė pėrpunuara. Lit: Harapi Tonin, “Kėndojmė dhe vallzojmė”, gaz. “Drita”, 1962, 30 Shtator; Zadeja Ēesk, “Ansambli Shtetėror i Kėngėve dhe Valleve Popullore”, “Ylli”, 9/1962; Ēefa Sandėr, “Disa probleme tė ansamblit popullor”, gaz. “Drita”, 1965, 12 Dhjetor; “Fjalori enciklopedik shqiptar”, Tiranė 1981; Rrota Tonin, “25 vjetori i krijimit tė AKVP”, “Skena dhe Ekrani”, 4/1982; Tėrshana Engjėll, “Panajot Kanaēi”, Tiranė 1998; Goshi Katerina, Daja Lili, “Muzika nė Shqipėri”, Tiranė 1998; Daija Tish, “Nė skenat e tre kontinenteve”, Tiranė 1999 etj.
Akordoj: Vė nė bashkėtingėllim telat e veglės muzikore popullore kordofone. Enci. Kjo fjalė me burim tė huaj mendohet se ka hyrė nė pėrdorim nė praktikėn muzikore popullore nė gjysmėn e dytė tė shek. XIX. Akordoj pėrdoret njėkohėsisht me gjithė atė fjalės qė u fut nė Shqipėri sė bashku me vegla tė temperuara  si klarineta, violina apo fisarmonika Lit: “Fjalor i gjuhės sė sotme shqipe”, Tiranė 1980 etj.
Alurimė: Ulėrimė. Enci. Me alurimė populli pėrshkruan ulėrimėn e ujkut. E gjejmė edhe nė trajtėn alurinj. Nė kėto forma i gjejmė nė jug tė Shqipėrisė. Lit: Tase Pano, “Visaret e Kombit”, Vėll. XII, Tiranė 1941 etj.
Alushi Shyqyri: (Shkodėr 10 Maj 1934)-“Artist i Merituar”. Kėngėtar i shquar i ahengut dhe kėngės popullore qytetare shkodrane nė gjysmėn e dytė tė shek. XX. Enci. Rrjedh nga njė familje me origjinė fshatare. Prej babait tė tij Alushit, trashėgon pasionin pėr muzikėn popullore. Alushi ishte kėngėtar dhe muziktar popullor nė fyell dhe zumare. Realisht Shyqyriu bėhet kėngėtar nėpėr ambjentet muzikore tė shtėpive dhe lagjeve tė Shkodrės duke dėgjuar drejtpėrsėdrejti ose nga pllakat e gramafonit mjeshtra tė ahengut si Shuk Prifti, Sadik Spahija, Marku i Kranjanes, Sait Hoxha, Hasan Prezėn etj. Nė moshėn 10 vjeēare kėndon me shokėt dhe lagjes dhe mė 1956 kėndon kėngėt e para popullore nė koncertin me rastin e inagurimit tė kinema “Republikės” nė Shkodėr. Pėr njė kohė tė gjatė kėndon si kėngėtar nėpėr dasma nė Shkodėr dhe nė tė gjithė fshatrat e NėnShkodrės, mė  lulishte, lokale tė ndryshme si dhe nė shtėpinė e oficerave. Nė lulishten “1 Maji”, Shyqyriu shoqėrohej nga orkestra popullore e Adil Ujkashit. Nė vitin 1974-1986 kėndon si kėngėtar profesionist pranė Estradės sė Shkodrės deri sa doli nė pension. Ka marrė pjesė nė tė gjitha festivalet dhe koncertet e organizuara nė Shkodėr si dhe nė tė gjitha pėrfaqėsimet e folklorit muzikor shkodran nė festivalet folklorike kombėtare dhe nė Kosovė. Ka marrė pjesė gjithashtu edhe nė shumė turne ndėrkombėtare si nė Rumani, Portugali, Turqi, Francė, Gjermani, Mali i Zi etj. Shyqyri Alushi mbahet si kėngėtari i fundit i ahengut shkodran. Mė 1984 i jepet titulli “Artist i Merituar”, nė vitin 1996 nė festivalin e kėngės popullore qytetare i jepet “Ēmimi i Karjerės”. Me rastin e 65 vjetorit tė lindjes, Bashkia e Shkodrės i jep titullin “Krenaria e Qytetit”. Gjatė gjithė jetės sė tij artistike ka marrė edhe shumė ēmime dhe dekorata tė tjera. Nė Shkodėr tė gjithė i thėrrasin “mjeshtri i ahengut shkodran”. Ndėr kėngėt e arta tė repertorit tė tij pėrmendim: “Thotė lulja pėr lulen”, “Kur natyra kenka veshur”, “Nėpėr fusha nė kodrina”, “Pranvera filloi me ardhė”, “T’parėn herė kur jena pa”, “Eni more shokė”. Regjistrimet e tij muzikore janė kryesisht pranė Radio-Tiranės dhe Radio-Shkodrės.
Amfioni & Zeti: Vėllezėr mitologjikė qė kanė dnėrtuar muret e qytetit tė Durrėsit. Enci. Sipas Zeqos: Amfioni ka qėnė mbret i Tebės, bir i Zeusit dhe muziktar i shquar. Zeti, vėllai i tij ka qėnė pjesmarrės i ekspeditės sė famshme tė argonautėve. Zeti kishte krahė, pra qe njė njeri fluturues. Lit: Zeqo Moikom  “Aspekte tė mitologjisė ilire”, Tiranė 1996.
Anisej: Formulė pėrmbyllėse. Enci.  Me anė tė fjalės anisej,  muziktari popullor, kryesisht lahutari, paralajmėron fundin e kėngėtimit tė tij. Anisej gjendet e pėrdorur nė poezitė popullore nė kėngėt historike tė Mirditės dhe Pukės.
Antoni Lorenc: (Shkup, 23.09.1909 Prishtinė †  21.10.1991) Kompozitor, dirigjent dhe etnomuzikolog i shquar nga Kosova. Enci. Lindi nė Shkup. Qysh fėmijė aktivizohet nė ansamble tė ndryshme muzikore tė shqiptarėve. Studion privatisht muzikė nė Shkup dhe Beograd. Pas shkollimit nė Fakultetin Filozofik ė Shkupit kthehet nė Ferizaj dhe mė pas ngre tė parėn shkollė tė ultė dhe tė mesme muzike “Josp Sllavenski” nė Prizren mė 1948. Po nė kėto vite drejton si dirigjent edhe korin e shkollės muzikore, atė tė shoqėrisė kulturore artistike “Agimi” si dhe orkestrėn simfonike tė qytetit tė Prizrenit. Pas kėtyre viteve vazhdon tė merret intesivisht me kompozime, dirigjime tė veprave, veprimtari pedagogjike etj. Nė fushėn e studimit tė folklorit, Lorenc Antoni vlerėsohet se i pari mblodhi dhe botoi shtatė vėllime tė muzikės popullore shqiptare tė Kosovės, Maqedonisė, Malit tė zi dhe Moravės Jugore tė shoqėruar me analiza etnomuzikologjike mbi gjithė kėtė lėndė qė ėshtė transkiptuar po prej tij. Ka kompozuar edhe muzikė, ndėr to dallohen kompozimet vokale. L.Antoni konsiderohet edhe si kompozitori i gjeneratės sė parė tė kompozitorėve tė Kosovės. Sipas Prof. E.Berishės: nė pėrgjithėsi krijimtaria e L.Antonit bazohet nė idiomėn muzikore popullore shqiptare. Veprat kryesore: -“Kėngė popullore shqiptare tė Kosovės dhe Metohisė”, Prishtinė 1953;“Folklori muzikor shqiptar”, me shtatė vėllime, Prishtinė 1956-1977; “Balada dhe legjenda”, Prishtinė 1973; “Pėrrallat”. I, Prishtinė 1979; “Kėrkime folklorike”, Prishtinė 1981; “Pėrrallat”, II, Prishtinė 1982; “Kėngė kreshnike”, I,II,III; “Vajtime, gjamė dhe elegji”; “Kėngė dasme”, I,II etj. Artikuj shkencorė: -“Folklori muzikor shqiptar”, tek “Jeta e r”, 1949, nr. 1; “Format e ritmit tė kėngėve popullore shqiptare”, tek “Jeta e re”, 1949 (nr. 1), 1950 (nr. 5 dhe 6) 1951(nr. 1); “Bazat tonale tė kėngėve popullore shqiptare”, tek “Pėrparimi”, , 1952, nr. 11-12; “Kėngėt popullore nga Opoja”, tek “Pėrparimi”, 1959, nr. 2-3; “Tė kėnduemit popullor shqiptar”, tek “Zvuk”, 1960, nr. 41-42; “Dy mėnyra tė kėnduemit te shqiptarėt e Malit tė Zi”, tek “Pėrparimi”, 1961; “Format muzikore tė kėngėve popullore shqiptare”, tek “Zvuk”, 1963; “Trajtat polifonike tė muzikės popullore vokale tė gegėve”, “Gjurmime Albanologjike”, II/1972;  “Elementėt polifonikė nė muzikėn popullore tė Opojės”, Gjurmime Albanologjike”, II/1974 etj. Lit: Bello Pandi, “Me rrėnjė tek arti i popullit”, “Skena dhe ekrani”, 1989, nr. 1; Sokoli Ramadan, “Muzikologu dhe atdhetari Lorenc Antoni”, “Shqipėria RTV”, 1/1995; Berisha E, “Zhvillimi i stileve nė veprat e kompozitorėve shqiptarė tė Kosovės”, Prishtinė 1997 etj.
Antoniu Kristaq: ( Bukuresht 25.12.1907  † Tiranė 17.03.1979) “Artist i Popullit”-1975. Kėngėtar i shquar i muzikės lirike dhe asaj popullore shqiptare. Enci: Qysh nė moshė tė re ra nė sy pėr talentin e tij. Nė periudhėn 1925-1928 kryen shkollėn pėr aktor nė Bukuresht dhe pas pėrfundimit tė saj interpreton si aktor nė 14 filma. Paralelisht me kėtė shkollė merr edhe mėsime nė kanto nga tenori me origjinė shqiptare Mihal Toskani. Nė moshėn 17 vjeēare kėndon pėr herė tė parė nė publik kėngėn popullore korēare “Korēė moj e zeza Korēė”. Mė 1932 vjen nė Shqipėri dhe jep disa koncerte me kėngė popullore dhe arie tė ndryshme i shoqėruar nė piano nga Lola Gjoka. Mė 1939 kthehet pėrfundimisht nė Shqipėri. Me themelimin e T.O.B-it, atashohet pranė tij si solist lirik. Nė fushėn e operas ka kėnduar dhe interpretuar role tek operat: “Traviata”-1956, “Ivan Suzanin”-1957, “Kavaleria Rustikana”-1958, “Don Paskuale”-1959, “Lulja e Kujtimit”-1961, “Mrika”  etj. K. Antoniu regjistron ndėr tė parėt kėngė popullore qytetare shqiptare pranė  shoqėrisė “Columbia” nė Itali nė vitet ’40. Kėto janė kėngė qytetare mbarėshqiptare si shkodrane, korēare, beratase etj. Nė periudhėn kur Antoniu regjistron kėngėt popullore, kishte filluar disi jeta artistike nė qytetet kryesore shqiptare prej disa artistėve lirikė tė porsa diplomuar nė shtete si Itali, Austri etj. Pikėrisht nė kėto koncerte u futėn pėr herė tė parė edhe kėngėt popullore qytetare me shoqėrim nė piano. Kėngėt e Antoniut me shoqėrim nė piano janė realizuar sė bashku me Pjetėr Dungun dhe ato me orkestėr nėn shoqėrimin e njė orkestre italiane tė ngritur pranė shoqėrisė diskografike “Columbia”. Ndėr kėngėt popullore tė kėnduara prej tij pėrmendim: “Zogė ku mė qėnke”, Shkonte plaka malit-e”, Ēelni ju lule ēelni”, “Bilbil o mor i mjeri bilbil”, “Se ēkėndon bilbili”, “As aman o syri i zi”, “O moj e vogėla si floriri”, “O e bukura More”, “Dashnor t’u bana”, “O sabah i parė” etj. Nė vitin 1968 lė skenėn si kėngėtar. Kėngėt popullore tė kėnduara prej Antoniut dhe Mihal Cikos-“Artist i Merituar” (1900-1986) dhe tė pasuara nga interpretimet e Zihni Beratit-“Artist i Popullit” (Berat 24 prill 1922- Tiranė 6 maj 1992), Hysen Pelingut-“Artist i Merituar” (Shkodėr 08.05.1921 † Tiranė 1999), Ibrahim Tuliēi-“Artist i Popullit” (Shkodėr 1926), Mentor Xhemali-“Artist i Popullit” (Pėrmet 1924-† Tiranė 1992) etj kanė krijuar pėrvojat e para tė shkollės shqiptare tė interpretimit tė kėngės lirike popullore. Lit: Pelingu Hysen, “Njė talent i artit tonė vokal”, gaz. “Zėri i Popullit”, 1957, 25 dhjetor; Kėlliēi Zamir, “Jeta dhe aktiviteti koncertal i Artistit tė Popullit Kristaq Antoniu”, “Nėndori”, 4/1978; Mula Avni, Ēako Gaqo, “Nga pėrvoja e njė artisti”, gaz. “Drita”, 1978, 5 shkurt; Avrazi Gaqo, “Zėri i paharruar i Artistit tė Popullit Kristaq Antoniu”, “Nėndori”, 5/1979; Hajro Riza, “Pėr tė kujtuar njė kohė”, Tiranė 1998  etj.
Amane: Nelogjizėm i krijuar nga Ismail Kadare mbėshtetur mbi “aman-amanetė” e kėngėve popullore me ndikim oriental. Enci. Nė tė gjitha rastet rastet kur ai pėrdor nė veprėn e tij letrare fjalėn  “amane”,  nėnkupton kėngė me zė tė zvaritur.
Allashqiptarēe: ndajf. Fjalė e praktikės muzikore popullore qė do tė thotė: sipas mėnyrės sė shqiptarėve. Enci. Fjala allashqiptarēe ėshtė pėrdorur edhe pėr tė shprehur njė mėnyrė tė interpretuari tė pjesėve tė veēanta tė muzikės sonė popullore nga ana e muziktarėve tė huaj.  
“A.P.R.”:        “Albanian Phonograph Records”. “A.P.R”- ėshtė shoqėria e parė diskografike shqiptare e shekullit tė XX qė ka regjistruar muzikė popullore shqiptare.

Enci. A.P.R u ideua dhe themelua nė vitin 1923 nga muziktari dhe patrioti Spiridon T.Ilo nga Korēa. Ideja pėr tė pasur njė shtėpi diskografike, lindi pasi S.T.Ilo regjistroi disa disqe me muzikė pranė shoqėrisė diskografike “COLUMBIA”, rreth vitit 1920, sė bashku me tenorin e famshėm arbėresh Giuseppe Mauro i cili po nė kėto vite interpretoi rolin e Otellos sė Xh.Verdit nė “Metropolitan Opera” nė New York.  Me shumė interes ėshtė ēasti kur kalohet nga regjistrime tė veēanta tė S.T.Ilos, drejt themelimit tė strukturės sė njė shtėpie diskografike, e cila do tė trajtonte me pėrparėsi si regjistrimin e vlerave muzikore tė themeluesit tė saj, ashtu dhe tė gjitha ato qė ishin krijuar dhe qė prisnin tė “ngurtėsoheshin” nė copat e disqeve me mbishkrimin “Records And Phonographs-ALBANIAN. Spiridon T.Ilo. Proprietor. THE SPIRIDON RECORD CO”. Vlera e saj ėshtė shumėplanėshe dhe lidhet me gjithė zhvillimin e kulturės dhe artit muzikor shqiptar tė viteve ‘20-‘40.  Megjithėse, qė nė ato vite janė dhėnė mendime tė ndryshme pėr cilėsinė e kėtyre pllakave, na duhet tė themi se “A.P.R” lindi edhe si nevojė e plotėsimit tė strukturės sė pėrgjithshme tė muzikės shqiptare tė atyre viteve. E thėnė ndryshe, me tė mbyllej cikli i njohur i krijimit tė materialit muzikor, interpretimit, pėrhapjes dhe shitjes sė tij. Ėshtė njė fakt i njohur tashmė qė S.T.Ilo krahas tregtimit tė pllakave bėnte njėkohėsisht edhe atė tė shpėrndarjes sė gramafonėve me ēmime tė leverdisshme pėr blerėsit shqiptarė. Kjo shoqėri diskografike futi pėr tė parėn herė nė tregun muzikor shqiptar edhe konceptin e “Copyright”,  si njė e drėjtė eskluzive e krijuesit dhe interpretuesit tė muzikės. Nė pikėpamje tė repertorit tė regjistruar, “The Spiridon Record CO” u dha pėrparėsi vlerave mė tė spikatura tė kulturės muzikore folklorike tė krahinės sė Korēės dhe tė Shqipėrisė sė Jugut, si dhe muzikės patriotike dhe qytetare tė qytetit tė Korēės. Ja disa pllaka me muzike shqiptare te prodhuara dhe shperndara nga shoqeria “Albanian Phonograph Records” e Spiridon T. Ilos U.S.A-1923:

No 130.
A-Kenge E.Bektashinjve, Kendon Spiridon T.Ilo. fyell P.Opingari.
B-Me te Qare, Fyell P.Opingari.
No 132.
A-Valle Devolloche. B-Valle e Asanajt, Fyell P.Opingari.
No 140.
Ne Plepi i Bilishtit, Kenge popullore, Ja merr, Fyria K. Bilishti, Ja pret, Hysen D. Rodenji. Violi dhe Santure.
B-Kur Vaditnje bozilogne. Kendon Hysen D. Rodenji.
No 150.
A-“Vale” Kapisseshte.Fyell, P.Opingari, Qithare S.T.Ilo.
B-Valle, grapcharche.
No 152.
A-Vale Berache, Fyell, P.Opingari. B-Velle, Bej sadak e vras fiqire.
No 154.
A-Avaz’ i Marenkes, Fyell P.Opingari. B-Avaz’ i Malkes, me violi dhe Laute.
No 158.
A-“Valle” Chamche. B-“Valle” Devolliche, me violi dhe Laute.
No 340
A-Me te Qare (Kaba) “me gernete”. B-“Valle” Chamche “me gernete”. Lit: “Shiten fonografe”, tek “Albania”, 1919, 16 Janar; “Albanian Record”, tek “Dielli”, 1921, 16 Prill, fq. 214; “Pllaka shqipe”, tek “Dielli”, 1921, L 922, nr. 2325, 3 Janar; Tole Vasil S., “Sazet, muzika me saze e Shqipėrisė sė Jugut”, Tiranė 1997; Tole Vasil S, “Folklori muzikor-Polifonia shqiptare-1”, Tiranė 1999 etj.

Argos: Harku i lahutės.
Enci. Kėtė fjalė e gjejmė tė pėrdorur nė Krujė. Me fjalėn blude e gjejmė nė Tropojė; argec nė Krajė; ras  nė Malėsi tė Madhe dhe dorcak  nė Dukagjin.
Arixhiēe: Term i praktikės muzikore popullore.
Enci. Si fjalė del qė tek “Bleta..” e Mitkos. Nė popull pėrdoret me kuptimin: sipas mėnyrės sė arixhinjve, sipas karakteristikave tė tyre.
Arkeologjia etnomuzikore: Pjesė e kujtesės historike, dhe e vazhdimėsisė komunikative tė folklorit muzikor shqiptar, kjo krahas disqeve, filmave me objekt muzikėn popullore, CD-ve, arkivave, muzeve etj. Enci. Ėshtė njė degė relativisht e re, fillimet e sė cilės i pėrkasin krysisht shekujve XVIII-XIX. Arkeomuzika ka ndihmuar nė zbulimin dhe evidentimin e traditave tona etnomuzikore nė Iliri, nė kohėt e lashta, duke na dhėnė provėn e qartė tė vazhdimėsisė biokulturore tė tyre. Sipas Prof. Cekės: muzika dhe vallet plotėsonin kėto kėnaqėsi tė jetės dhe ne dimė nga autorėt e lashtė se dardanėt pėrdornin fyellin dhe se molosėt kishin njė kėrcim tė thjeshtė dhe tė ngadalshėm, qė auhej kėrcim jambik molos. Ndėr gjetjet  mė tė rėndėsishme tė arkeologjisė etnomuzikore shqiptare pėrmendim: truprojėn e aktorit tė gjetur nė teatrin antik tė Bylisit; qeramika e gruas me gisht nė fyt-Durrės; figura e djaloshit muziktar duke i rėnė lirės (shek. III p.Kr.. i gjetur nė kalanė e Bixėllenjės-Elbasan); Pani i dehur (gjetur pranė Butrotit, shek. III p.Kr..); atlet nė vallzim (gjetur nė Irmaj-Gramsh, shek. III p.Kr..); nimfat vallėzuese tė Apolonisė; valle mortore e skalitur nė njė arkėz hiri, valle rreth zjarrit tė Nimfeut (tek monedhat apoloniane tė shek III-IV p.e.r); Pani me nimfat vallėzuese (bazoreliev i gjetur nė Durrės); Nauleshė nė vallzim (varet ilire tė Treberishtės); muziktari me vegėl (qeramikė e shek. XII-Durrės) etj. Lit: Sokoli Ramadan, “Vallet dhe muzika e tė parėve tanė”, Tiranė 1971; Gjergji Taulant, “Tradita tė kryehershme nė muzikė”, gaz. Bashkimi, 1982, 19 dhjetor; Sokoli Ramadan, “Nga historia e shenjėzimit tė valleve”, “Kultura Popullore”, 1/1991; Sokoli Ramadan, Miso Piro, “Veglat muzikore tė popullit shqiptar”, Tiranė 1991; Dedej Sulė, Balliēi Alfons, “Isuf Myzyri”, Onufri 1996; Ceka Neritan, “Ilirėt”, Sh.B.L.U 2000, etj. etj.
Arshik: Term i praktikės muzikore popullore.
Enci. Sipas Prof. Sokolit: vendi ku mbėshteten telat e sharkisė. Me kėtė emėr e gjejmė tė pėrdorur nė Gjakovė-Kosovė. Lit: Sokoli Ramadan, “Gjurmime..”, Tiranė 1981etj.
Asqerēe: Kėngė popullore tė tipit tė majekrahut.
Etim. Nga turq. asqer=ushtar. Enci. Sipas Prof. Sokolit: kėngėt asqerēe enden nė regjistėr tė lartė. Me kėtė emėr i gjejmė nė rrethin e Tropojės.
Ataita: Shiko fjalėn glyra.
Avash-avash: ndajf. Dalėngadalė.
Enci. Avash-avash ėshtė shprehje e praktikės muzikore popullore mbarėkombėtare, e cila pėrdoret nė tė gjitha ato raste kur muziktarėt popullorė kėrkojnė njė temp jo tė shpejtė tė interpretimit tė pjesės muzikore popullore. Zakonisht pėrdoret edhe pėr vallet e ngadalta tė jugut.
Avaz-i:

m. Melodi.
Etim. Ēabej: prej turq. Avaz = zė, tingull.
Enci. Tek “FGJSSH” e gjejmė me pėrcaktimin: motiv i njė kėnge ose pjese muzikore. E gjejmė tė pėrdorur si gjini dhe teknikė muzikore. Si gjini muzikore e hasim mė dendur nė muzikėn me vegla popullore, si p.sh “Avaz i dy motrave” pėr dy buzukė (Korēė), “Avazi i Aishesė” pėr fyell-Elbasan, por dhe si teknikė, nė tė gjitha ato raste kur pėrdoret si pjesė e parė e kabasė nė ritme tė lira, kryesisht ad libitum. Avazi luhet me kėto vegla: buzuk, tambura, gajde, fyell, cyrle dhe xhura. E gjejmė tė ndėrfutur edhe nė fjalėt e urta:Po nuk u njom gurmazi, nuk merret avazi. Fjala avaz e gjejmė tė pėrdoret dendur edhe nė shumė kėngė tė Shqipėrisė Jugore:

Nė penxheren tėnde se ēkėndon bilbili
pa del e dėgjo
Dil ta dėgjosh ti marē avazet-ė
Se plasėn djemtė nga marazet-ė

Pėrdorim tė avazit si terminologji dhe strukturė muzikre, kemi edhe nė muzikėn bashkėkohore shqiptare si nė rastin e veprės “Avaz” pėr katėr fagota dhe “Avaz II” pėr trembėdhjetė instrumente tė kompozitorit Vasil S.Tole. Lit: Dizdarin Bust SSS XV Nr 1 f. 186 v. Avaz Miklosich TEN II 78, Skok ER I 77; “Fjalor i gjuhės sė sotme shqipe”, Tiranė 1980; Tole Vasil S, “Aspekte historike nė evolucionin e muzikės popullore instrumentale tė Shqipėrisė Jugore”, Disertacion, Tiranė 1994, Bibilioteka e A.A etj.
Avdallēe: Term i praktikės muzikore popullore. Enci. Tek “FGJSSH” pėr avdallēe kemi shpjegimin: nė mėnyrė tė ngathėt, pa shkathtėsi. Avdallēe nėnkupton interpretimin e njė pjese muzikore popullore jo ashtu siē duhet.
Avdalli Xh: (Gjirokastėr†). Kėngėtar i shquar popullor i iso-polifonisė labe. Enci. Kėngėtari kryesor i grupit polifonik tė qytetit tė Gjirokastrės tė viteve 1940-1970, zėri i parė-marrėsi. Shiko fjalėn “Pleqtė e Gjirokastrės”. Lit: Tole Vasil S, “Folklori muzikor-polifonia shqiptare”, SHBLU 1999; Kasoruho Naxhi, “Gjirokostra e Festivalit”, Albin 2000 etj.

Kliko ne njeren nga germat per te pare fjalet qe fillojne me ate germe.

A B C Ç D DH E F G GJ H I J K L LL M N NJ O P Q R RR S SH T TH U V X XH Z ZH

 

 

Kthehu tek faqja kryesore Kthehu tek publikimet Kthehu tek Enciklopedia

 

1