Ballina Arte Teatėr

Foto: Astrit Ibrahimi, arkiv
700 mijė euro shtesė!
Ministria e Kulturės ka kėrkuar njė buxhet shtesė prej 700 mijė eurove. Qėllimi i kėsaj Ministrie, thuhet se, ėshtė qė tė mbrohet buxhetin e planifikuar nė fillim tė vitit 2010. Shpresa qė institucionet kulturore do tė marrin buxhete shtesė ėshtė shumė e vogėl ndėrsa kėrkesa e tyre ėshtė e madhe apo nga ta konsiderohet si e arsyeshme.

Nga Milot Hasimja  më 22.06.2010 në ora 0:02
Ministria e Kulturės tashmė ka dėrguar “selamet” e saj pėr rritje tė buxhetit gjatė rishikimit qė do tė ndodh kėtė muaj.

Por kėrkesa qė ėshtė bėrė nga Ministria e Kulturės as pėr sė afėrmi nuk plotėson kėrkesat tė cilat janė parashtruar nga institucionet e kulturės.

“Ka ardhur njė kėrkesa jashtėzakonisht e madhe pėr buxhet shtesė nga teatri dhe disa institucione tjera por ėshtė e pamundur tė sigurohet ndoshta njė buxhet shtesė. Ne qėllimin e kemi ta mbrojmė atė buxhet qė ka qenė i planifikuar nė fillim tė vitit 2010”, thotė Sali Morina, Sekretar Permanent i Ministrisė sė Kulturės.

Vetėm Teatri Kombėtar ka kėrkuar 250 mijė euro ndėrsa Galeria e Arteve e Kosovės pėr ti zhvilluar projektet e planifikuara deri nė fund tė vitit do ti duhen edhe 40 mijė euro.

Ndėrsa kėrkesa e parė qė MK ka dėrguar ėshtė kėrkesė pėr ridestinim tė mjeteve qė janė brenda MK-sė.

“Po ashtu kemi dėrguar njė kėrkesė shtesė qeverisė qė kemi mungesė tė buxhetit sidomos pėr institucione tė Kosovės pėr institucionet vartėse”, thotė Morina, sekretar permanent i Ministrisė sė Kulturės.

Kėrkesa e parė ėshtė pėr 300 mijė euro nė kuadėr tė subvencioneve dhe disa ndryshime pėr investime kapitale qė kapin njė shume tjetėr.

Ēfarė shume e tėrėsishme e mjeteve ėshtė kėrkuar?

“Janė mbi 700 mijė euro qė kėrkohen. Sa i pėrket ridestinimit tė brendshme ajo ėshtė dhe gjithsesi qė ėshtė pozitive. Ndėrsa sa i pėrket buxhetit shtesė jemi duke pritur, kėrkesat janė tė arsyeshme, politikat janė tė nėnshkruara, institucionet i kanė planifikuar politikat pėr vitin 2010 dhe besoi qė edhe qeveria edhe parlamenti do tė kenė mirėkuptim”, tha Morina pėr Express.

Gjatė vitit tė kaluar, Ministria e Kulturės ndonėse kishte kėrkuar buxhet shtesė nuk kishte arritur qė po atė buxhet qė kishte ta shpenzojė. Ndėrsa Morina ka njė arsyetim pėr kėtė.
Problemi i parė qė pėrmend Morina ėshtė tek projektet tė cilat kanė ngecje ose njėkohėsisht pėr projekte tė cilat tre apo katėr herė kthehen nė procese tė ritenderimit nga kompanitė tė cilat nuk po tregohen tė pėrgjegjshme.

“Dhe aty jetė pjesa e suficitit”, thotė Morina.
Ndėrsa arsyetimi i dytė ėshtė ky:

“Ndėrsa tek ēėshtja e subvencioneve, subvencioni nuk jetė por ka mangėsi. Me politikat qė janė nėnshkruar nė fillim tė kėtij viti nga Valton Beqiri janė shkruar me minus duke shpresuar qė nė kuadėr tė rishikimit tė ndahet njė pjesė e buxhetit dhe tė mbėrrihet ai kriteri i vitit 2009”, tha ai.

Shpërndaje artikullin:
Digg Favicon Facebook Favicon Google Favicon LinkedIn Favicon

Komentet



Nuk ka komente.


Komentoni
Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s'kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.



Mund të shkruani edhe karaktere.

Emri:

Email:

Vendi:


Film
Teatėr
Libri
Expo
ExpressBook
Muzikė
TV