Ballina Arte Expo


“Nudo” nė Expoart 40
Galeria Expoart. 40, tė enjten hapi ekspozitėn “Refleksion” 2010, Nudo-Art, ekspozitė qė bashkoi shumė artistė si dhe punėn e tyre njė vjeēare mbi kėtė temė

Nga Albana S. Muja  më 12.06.2010 në ora 9:49
Qė nga kohėrat e lashta, frymėzimi i shumė artistėve vinte nga figura e bukur e femrės, dhe nga ky motiv ata krijuan me brushėn e tyre shumė vepra tė veēanta qė edhe sot i qėndrojnė kohės.

Galeria Expoart. 40 bashkoi punėn njė vjeēare tė disa artistėve, nė njė ekspozitė tė quajtur Refleksjon 2010 / Nudo-Art.

Ata punuan kohė tė gjatė mbi kėtė motiv, i cili kohėn e fundit ėshtė duke u trajtuar mė zbehtė nga artistėt vizual, mirėpo kjo ekspozitė na bind ndryshe. Sipas Majlinda Kelmendit, nuk ka artist qe nuk ka ne studion e tij disa vepra tė cilat i pėrkasin kėsaj gjinie te artit, pra figurės harmonike, joshėse, harmonike te figurės se zhveshur tė femrės.

Studimi anatomik i saj, elasticiteti, vazhdimėsia e jetės, dhembshuria qė ajo mban, dashuria qe femra dhuron, ngrohtėsia qė pėrcjell, inteligjenca e saj, dinakėria, janė elemente tė cilėt krahas tė tjerave kanė bėrė qė artistėt tė merren gjatė mė tė dhe nėpėrmjet figurės sė saj tė pėrcjellin dhe botėn e saj tė pasur dhe shumė enigmatike.

“Ndėrsa nėse i shikon 28 punime, secili nga artistet qė kane punuar sė bashku pėr kėtė ekspozite, nė drejtimin tim, secili prej tyre ka individualitetin e tij dhe mėnyrėn teknike, shprehjen dhe mėnyrat e veēanta te trajtimit te temės dhe punės”, tha Majlinda Kelmendi, kuratore e ekspozitės.

Ndėrsa artistėt qė u prezantuan me nga njė punim nga cikli qė kishin pėrgatitur, kohė tė gjatė dhe ishin pjesė e ekspozitės janė: Agim Kryeziu, Agimi Bujupi, Arber Kamerolli, Arta Ethemi,Bardha Gashi, Dafina Kapllanaj, Elod Bajrami, Florent Pista, Lumjete Havolli, Gzim Berisha, Hashim Qerimi, Jetullah Sylejman,Kushtrim Zeqiri,Lulzim Ramushi,Matjane Kallaba,Vijoleta Fejzullahu,Suad Rama ,Fidan Bejtullahu, Aferdita Gerbeshi,Agron Mulliqi,Arta Ramadani,Gjemi,Liridon Sefedini,M.Cubi, Sami Namani, Blegina Hasko, Artur Hasani, Artan Bajrami, Agron Kastrati.

Ekspozita do tė qėndrojė e hapur deri mė datėn 24 qershor.


Shpërndaje artikullin:
Digg Favicon Facebook Favicon Google Favicon LinkedIn Favicon

Komentet



Nuk ka komente.


Komentoni
Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s'kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.



Mund të shkruani edhe karaktere.

Emri:

Email:

Vendi:


Film
Teatėr
Libri
Expo
ExpressBook
Muzikė
TV