Ballina Arte Libri

Shakespeare i vjedhur del para gjykatės
Botimi i parė shumė i vlefshėm i veprės sė Shakespeare-it, i vjedhur nė bibliotekėn universitare tė Durham-it nė vitin 1998, ėshtė ekspozuar para publikut pėr herė tė parė pas njė dekade.

Nga Express  më 24.06.2010 në ora 13:14
Relikti i vjetėr 387 vjet, qė ėshtė nė qendėr tė njė intrige ndėrkombėtare ku janė tė pėrfshirė njė tregtar pompoz i papunė i librave, njė kameriere e koktejeve dhe njė komando i forcave speciale kubane, ėshtė dėrguar nė Gjykatėn Mbretėrore nė Newcastle nė njė kuti tė fortė plastike tė mbyllur me dry.

E pėrshkruar nga ekspertėt si vepra e shtypur mė e rėndėsishme nė botė e letėrsisė angleze, ka munguar deri nė momentin kur tregtari i librave, Raymond Scott, ia kishte dorėzuar stafit tė Folger Shakespeare Library nė Washington DC, duke kėrkuar prej tyre ta vėrtetojnė autenticitetin e saj.

Duke u shtirur si plejboj i pasur ndėrkombėtar, ai u ka thėnė hulumtuesve se atij i ėshtė lėnė nė besim botimi nga disa miq nė Kubė, tė cilėt kanė besuar se mund tė jetė i vlefshėm, ėshtė thėnė gjykatė.

Stafi i Folger ka dyshuar se botimi, tė cilit i kanė munguar kopertinat dhe disa faqe, mund tė jetė vjedhur dhe kanė kontaktuar me ambasadėn britanike, policinė nė Durham si dhe FBI-nė. Disa javė mė vonė, Scott ishte arrestuar.

53 vjeēari shikonte nga banka e tė pandehurit derisa artefakti i vitit 1623, dikur pronė e ipeshkvit tė Durhamit, John Cosin, po ekzaminohej.

Gjykata ka deklaruar se Scott “e ka dėmtuar dhe e ka gjymtuar” botimin nė njė pėrpjekje pėr ta fshehur pasi e kishte vjedhur nga njė ekspozitė e thesareve tė letėrsisė angleze nė bibliotekėn Cosin nė Durham University's Palace Green.

Por Ian Doyle, ish bibliotekar i universitetit dhe ruajtės i librave tė rrallė, ka thėnė se botimi ėshtė identifikuar me shpejtėsi si edicion i Cosin.

Gjykata ka dėgjuar se si Scott, i cili nuk e pranon vjedhjen, tregtimin dhe transportimin e botimit jashtė vendit, ka rėnė nė dashuri me njė kameriere tė re kubane dhe i ka dėrguar para asaj, duke e futur veten nė borxh rreth 90 mijė funta. Ishte pohuar se ajo do tė ndante tė ardhurat e shitjes me Scott-in dhe me komandantin nė pension tė ushtrisė sė Kubės, Deni Mareno Leon.

Gjykimi, i cili pritet tė zgjasė katėr javė, do tė vazhdojė tė hėnėn.


Shpërndaje artikullin:
Digg Favicon Facebook Favicon Google Favicon LinkedIn Favicon

Komentet



Nuk ka komente.


Komentoni
Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s'kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.



Mund të shkruani edhe karaktere.

Emri:

Email:

Vendi:


Film
Teatėr
Libri
Expo
ExpressBook
Muzikė
TV