vizita - 0 sot   

horizonti

Komuniteti shqiptar musliman në Suedi
Nga: Mr. Fadil Selmani


Në një shkrim timin të titulluar Islami në Suedi të botuar në Nr 67 Maj-Qershor 2004 në VEPRA kisha bërë një përshkrim të Islamit dhe muslimanëve në Suedi gjat historisë e deri më sot. Në të, ndër të tjera, kisha theksuar se muslimanët shqiptar nuk jan të konsoliduar d m th nuk ka asnjëfar lloji asociacioni apo bashkie Islame shqiptare në Suedi. Për ta vështruar më afër kët konstatim u interesova për kët problem. Kështu pra fillova t´i kontaktoj disa imam të xhamive, organizues dhe aktivist të islamit në mes shqiptarëve përgjithësisht. Qysh në fillim dua të theksoj se në këtë cështje mua nuk më kanë interesuar grupet e vecanta ndër muslimanët shqiptar, por gjithnjë duke pas parasysh problemin specifik: pse nuk ka organizim shqiptar musliman në Suedi? Ndërkaq unë, për arsye sic do të shihet më posht, kët lloj organizimi do ta quaja p sh Bashkësia Islame Shqiptare në Suedi, së këtejmi pra do t´a përdori shkurtimin BISH.

Stokholmi

Kështu mendova që të shof se si qëndron organizimi musliman shqiptar në Stokholm, kryeqyteti i Suedisë. Prandaj pata një bisedë me hoxhë Alinë me prejardhje nga Prishtina dhe që ka banuar edhe në Shkup. Hoxh Alia ka qenë edhe i përndjekur politik dhe ka filluar leximin e Kur´anit të Shenjtë që nga mosha shtatvjecare. Ai gjendjen e muslimanëve në Stokholm e përshkruan kështu: “Në Stokholm kemi rreth 27 xhamia (dmth nëpër banesa, bodrume etj.) dhe një të madhe e ndërtuar në vitin 2000. Dhe nuk kemi asnjë xhami shqiptare muslimane, kjo duket edhe më tragjike kur qyteti ka përafërsisht 5-6 mijë shqiptar”, vlerëson me hidhërim hoxh Alia. Shkaku kryesor i mosekzistimit të ndonjë aktiviteti të shqiptarëve musliman, hoxh Alia, e spjegon me atë që “njerëzit janë dhënë pas knaqësisë së epsheve dhe nuk ka interesim për organizim të muslimanëve shqiptar”. Në lidhje me BISH-in hoxhë Alia thot se “është shum mirë me pas dhe duhet edhe ne t´a kemi Bashkësin Islamike Shqiptare si të tjerët”, përfundon hoxha. Pra në Stokholm situata duket shum e mjerë rreth organizimit musliman shqiptar.

Gëteburgu

Duke pas parasysh që shqiptarë musliman ka edhe në Gëteburg u interesova edhe për mendimin e dy personave atje lidhje me temën. Njëri është hoxhë Kadria me prejardhje nga Shkodra që ka jetuar në Shkup dhe Kosovë dhe i vendosur në Suedi që nga viti 1982.

Hoxh Kadria e spjegon mosegzistimin e BISH-it kështu: “Shqiptarët musliman nuk janë aktiva dhe nuk ka interesim. Dhe ata që duan ta ndryshojn kët gjendje të shqiptarëve musliman, kundërshtohen nga hoxhallarët që i kan zënë pozitat nëpër xhami dhe frikohen nga humbja e postit. Do me thënë që hoxhallarët jan të përcarë prandaj bashkëveprime dhe bashkëpunime nuk ka. Prandaj personalisht veproj individualisht si imam i gjith muslimanëve qofshin arab, turq, shqiptar etj”. Kështu hoxh Kadria, me veprim në Gëteburg, përmbledh shkaqet se pse nuk ka BISH apo organizim gjithpërfshirës i shqiptarëve musliman në Suedi. Por ky mendon se është shum mirë me pas BISH në Suedi dhe sidomos për “aktivitet ndër fëmijët dhe rinisë shqiptare muslimane”, mendon hoxha. Këtë shtresë të mërgatës shqiptare muslimane, hoxh Kadria e thekson dukshëm, e shef si “pësuesja më e madhe e moskativitetit fetar të baballarëve të tyre”. Përpjekje në konsolidimin e muslimanëve shqiptar në Gëteburg vecanërisht ka pas p. sh më 1998 u formua Qendra Islame Shqiptaro-Suedeze por edhe kjo aktivitet nuk ka. Pra ekziston vetëm në letër. Hoxh Kadria pastaj jep kronologji ngjarjesh të cuditshme që kan cuar në këtë gjendje të mjeruar ndër muslimanët shqiptar në Gëteburg.

Mirëpo përkundër vështirësive është një djal i ri po në Gëteburg, Abedin Balaj me prejardhje nga Istogu i Kosovës, mundohet të bëj cka mundet në kët drejtim. Me bisedën e shkurtë që pata me të lidhje me cështjen në fjalë më tha: “Me rininë muslimane përgjithësisht këtu në Gëteburg mirrem por jam i vetmi shqiptar në këtë grup. Jam edhe kryetar i Qendrës Islame Shqiptaro-Suedeze që mirret sidomos me të rinjtë musliman shqiptar. Aktiviteti bazohet në dhënjen e mësimit islam por xhemati shqiptar është shum i dobët. Ata që vijn janë sidomos nga Maqedonia.”. Në pyetjen time konkrete pse nuk ka BISH, Abedini përgjigjet: “Se shumica e njerëzve mirren me thashethemje, përcarja është e dukshme dhe se xhemati është i dobët”. Në Gëteburg megjithatë paska njëfar organizate që synon të mirret me fenë por interesimi I njerëzve pra nuk është në nivel. Prandaj edhe nuk ka ndonjë organizim të theksuar.

Bashkësia Islamike Shqiptare në Malme!

Ndërkaq befasia më e madhe e imja ishte se kishte në fakt një organizim të quajtur Bashkësia Islamike Shqiptare me seli në Malme. Qyteti Malme ka pothuajse dhjetëmijë shqiptar dhe ku shqiptarët me prejardhje nga Maqedonia janë më të koncentruar, sidomos ata nga Shkupi. Kët lajm të befasueshme ma bëri me dije vet iniciatori Ramadan Bajrami, nga Shkupi, në një takim që pata me të më 17 dhjetor 2004 në një bibliotek në Malme. Paraprakisht ju kisha lajmëruar Ramadanit dhe i kisha treguar për interesimin tim lidhje me BISH-in, kështu pra diheshin qëllimet e takimit.

Ramadani pik së pari e spjegon arsyen e formimit të BISH-it. Shqiptarën me banim në Suedi kanë nevoj për një organizëm dhe organizim fetar islam dhe aq më tepër që fenë islame t´jua spjegojm në gjuhën amtare. Për këtë, Ramadani thekson, jemi të urdhëruar nga Allahu xh. sh. dhe na ka urdhëruar në Kur´an.

Arsyeja tjetër, vazhdon Ramadani, ka qen që nëpërmes BISH-it pra të ruhet dhe të kultivohet identiteti musliman shqiptar, sidomos dhe para së gjithash, kur ësht fjala për fëmijët dhe të rinjtë shqiptar. Kjo shtres e mërgatës shqiptare që aq lehtë devijon si fetarisht poashtu edhe kombtarisht. Dhe në këtë kontekst ai citon hadithin e Pejgamerit (sallall-llahu alejhi ve sel-lem) se “Ai që e ndërron identitetin nuk është nga un”. Për këto shkaqe BISH-i formohet më 1995 në Malme të Suedis.

Hapat e para për ta konkretizuar BISH-in kanë qenë në dy drejtime. E para në antarësimin e organizatës që i mbron interesat e muslimanëve në Suedi SMuF. Kjo organizatë vepron si t´i thuash si një qendër ku shteti suedez jep ndihma ekonomike dhe pastaj kjo organizatë i ndan të hollat drejt komuniteteve lokale muslimane. Mirëpo kërkesa për t´u pranuar si BISH nuk pranohet, sepse SMuF-i është kundër një bashkësie me emërim të një nacionaliteti. Ramadani spjegon se në pyetjen drejtuar kryetarit të atëhershëm të SMuF-it Hasan el-Debajit se pse atëherë turqit dhe boshnjakët janë të pranuar si organizime fetare me emërimin edhe kombëtar? Përgjigje nuk j´u ka dhënë por ju ka kërkuar që t´a ndërrojnë emrin. Mospranimi në SMuF u bë edhe shkaku kryesor që BISH-i mos të pranohet as në komunën e Malmes si komunitet fetar, thekson Ramadani. Me këtë rast dua të theksoj se shteti Suedez inkurajon organizime fetare apo kulturore të të huajve në Suedi, prandaj edhe shpërndan ndihma ekonomike për organizimet.

Hapi tjetër ishte iniciativa për krijimin e nëndegëve të BISH-it nëpër Suedi. Kjo ishte me domethënie të madhe sepse me ndihmën e anëtarsisë të mundësohej që ekonomikisht BISH-i të mbijetonte. Mirëpo, për fat të keq, edhe kjo dështoi. Për këtë dështim shkaktarët ishin vetë shqiptarët nga mosangazhimi dhe mosinteresimi, spjegon Ramadani me keqardhje. Kështu deri tash BISH-i ekziston vetëm në letër dhe veprimtari nuk ka.

Megjithatë BISH-i do të mundohet të mbijetoj me anëtarësinë dhe aktivitetin të koncentruar në Malme. Vlen të theksohet se nje shkollë ka qen organizuar në kuadër të BISH-it për mësime islame që më së paku numëronte 58 nxënës. Kurse numri ka qen edhe më i madh por Ramadani kujton se 58 nga ta kanë qenë ndër më të zellshmit. Një tjetër organizim ka qenë formimi i klubit futbollistik Shkëndija më 1999 në Malme. Ky klub do t´i ket 5 ekipe lojtarësh, diku mes 100-120 fëmij dhe të rinj shqiptar kan qenë të aktivizuar. Edhe në këtë aspekt Ramadani do të dështoj më vonë drejt përforcimit të klubit. Në lokalet e klubit Shkëndija baballarët e fëmijëve do të fillojn të shesin alkohol. Kështu, Ramadani si musliman i mirëfillt j´a dorzon klubin një tjetrit. Dhe me këtë merr fund edhe aktiviteti mbledhës dhe bashkues i fëmijëve dhe të rinjëve shqiptar musliman në Malme, përfundon Ramadani.

Duke pas parasysh që Malme, qyteti pothuajse më jugor i Suedis, ka qen qendra kryesore e organizimit kulturor shqiptar në Suedi sot më nuk ësht. Ndërkaq në aspektin fetar ende është qendër. Në kët qytet më 1983 ndërtohet xhamia e parë në Suedi e muslimanëve sunit, nën drejtimin e Begzat Beqirit njëkohësisht ai është edhe drejtor i Qendrës Islamike (Islamic Center). Begzati është shqiptar nga Prilepi. Pra ishte natyrshëm t´ju drejtohesha edhe Begzatit lidhje me temën se pse nuk ka BISH apo organizim shqiptar musliman në Suedi.

Begzati mendon se “musliman shqiptar ka por jo të institucionalizuar sepse kjo do të ishte në kundërshtim me integrimin e shqiptarëve në shoqërinë suedeze”. Ai vazhdon duke thënë se “është vështirë me definue Bashkësia Islame Shqiptare, prandaj edhe nuk mund të ket një bashkësi të tillë. Kjo është problem për shembull nëse kemi një xhami shqiptare atëherë do të shifet si xhami specifike shqiptare dhe kështu do t´i largonte muslimanët e kombeve tjera”. Si shembull më konkret ai e përmend emrimin si Bashkësia Fetare Islame e Republikës së Maqedonisë e jo Bashkësia Islame Shqiptare e Maqedonisë. Pra Begzadi është kundër emrimit kombëtar të një komuniteti fetar, dmth e ka të njëjtin qëndrim si të SMuF-it. Megjithatë Begzati na lajmëron se ka kontakte me qendrat islame shqiptare në atdhé si me bashkësin e Maqedonis, të Kosovës dhe të Shqipërisë. Ne nuk arritëm ta vazhdojm edhe më tej bisedën lidhje me mendimin e tij rreth bashkësive islame të turqve, boshnjakëve, arabëve, somalezëve etj, për arsye se ishte i zënë me punë të tjera.

Pas bisedës me të ju drejtova edhe imamit të kësaj xhamie hoxhë Junuzit, nga Velesi, me të njëjtën pyetje. Edhe ky është i pothuajse i të njëjtit mendim se “Islami është fe për gjith muslimanët, prandaj cdo shoqatë, klub apo bashkësi duke j´a shtuar prapashtesën kombëtare si shqiptare, boshnjake etj., bën përkufizime. E kjo është kundër islamit p.sh ajeti 103 të Suretu Ali-Imranit në Kur´an thuhet ´Dhe kapuni që të gjithë ju për litarin (fenë dhe Kur´anin) e Allahut, e mos u përcani…´. Prandaj unë kam qen kundër mendimit të Ramadan Bajramit për BISH dhe për këtë temë kam mbajtur edhe Hutben e një xhumaje“. Në pyetjen time se nëse Bashkësia Islame Shqiptare do të punonte për mërgimtarët musliman shqiptar në Suedi, konkretisht a do të kishte ndikim në edukimin islam të familjeve, fëmijëve dhe të rinjëve mërgimtar musliman shqiptar? Hoxh Junuzi përgjigjet: “Nuk besoj për këtë ndikim”. Pyetja tjetër që ja parashtrova ishte se xhemati vjen nga vende të ndryshme islame dhe sic dihet muslimanët i kanë katër mektebe? Hoxha përgjigjet: “Kjo nuk është problem sepse mektebet nuk kan aq dallim të madh mes vete. Prandaj kjo pun nuk përbën problem edhe pse ka tendenca ndër disa musliman që t´i theksojn dallimet dhe kështu të krijojn përcarje”, thekson hoxh Junuzi.

Në këtë kontekst duhet theksuar se xhamia e Malmes është një referim i preferuar tek suedezët në lidhje me cdo lloj pyetje apo studime rreth islamit dhe muslimanëve edhe pse xhemati i përditshëm, jashtë namazit të xhumasë, është me shumicë shqiptare.

Diskutim

Këtë shkrim desha ta përfundoj me një diskutim dhe shtjellim të arsyes rreth tematikës së këtij shkrimi: pse nuk ka Bashkësi Islame Shqiptare në Suedi apo organizim gjithpërfshirës të shqiptarëve musliman në Suedi?

Mendoj se ka shum arsye, dhe shkaku kryesor i këtij shkrimi ka qenë që ta shohim se pse nuk ka aktivitete të shqiptarëve musliman në Suedi. Ky mendim, në fillim, më dukej si anakronike kur e ke parasysh që drejtuesit e xhamisë së Malmes dhe të Qendrës Islame (Islamic Center) në Malme janë shqiptarë. Dhe në anën tjetër kemi iniciativën e Ramadan Bajramit për fomimin e BISH-it në Suedi, sic do ta kuptoj më vonë, por që tash ekziston vetëm në letër.

Së pari duket qartë se kemi të bëjm me dy pikpamje të problemit. Nëse pra drejtuesit e Qendrës Islame në Malme,përfshir edhe SMuF-i, janë kundër një BISH-i dhe qëndrimi spjegohet me anën internacionale të islamit, ose mund ta quajmë edhe globale. BISH-i në anën tjetër përfaqëson gjenialitetin e muslimanëve shqiptar pa predentime globale por nuk e mohon atë. Thënë më konkretisht në xhaminë e BISH-it p.sh ësht i mirë se ardhur cdo musliman pa dallim kombi apo race por veprimtaria drejtohet drejt muslimanëve shqiptar p.sh shkolla për mësim islam, fushnjore dhe aktivitete të tjera fetare në gjuhën shqipe. Cak kryesor i këtij aktiviteti do të ishin fëmijët dhe të rinjtë musliman shqiptar.

Personalisht nuk shoh përplasje mes këtyre dy pikëpamjeve. Përkundrazi islami si religjion është edhe global për të gjith popujt e botës por islami është edhe besim lokal. Allahu xh.sh bukur na e ka thënë në Kur´an “O ju njerëz, vërtet Ne ju krijuam juve prej një mashkulli dhe një femre, ju bëmë popuj e fise që të njiheni ndërmjet vete, e s´ka dyshim se tek Allahu më i ndershmi ndër ju është ai që më tepër është ruajtur (këqijat) e Allahu është i dijshëm dhe hollësisht i njohur për cdo gjë.” .(El-Hoxhuratë,13) Pra ktu nuk ka ndonjë problem mes drejtuesve të SMUF-it, Qendrës Islamike dhe BISH-it. Mendoj se kjo duhej të kishte koordinim, bashkëpunim dhe, pse jo, bashkëveprim. Për këtë do të fitonin të gjithë dhe më së shumti islami. Mirëpo sic e pamë edhe më lartë këtu ka shum interesa të tjera që luajn rol, sidomos përfitimet ekonomike, gjelozia dhe inatet.

Së dyti, në rastin ton shqiptar, punime të këtilla rreth organizimit të diasporës shqiptare muslimane dhe shqiptare në përgjithësi do të na ndihmonin që më mirë ta kuptojm të kaluarën tonë fetare dhe kombëtare.

Mirëpo këtu shpaloset një anashkalim i Bashkësive Islame të Shqipëris, Kosovës dhe Maqedonis. Bashkësit e atëdheut duhet të mundohen t´i konsolidojnë muslimanët shqiptar në diaspor. Kjo ndihmë do të bazohej në radhë të parë në bashkimin e hoxhallarëve dhe veprimtarëve shqiptar musliman. Në këtë mënyrë do të punohej për islamin e sidomos duke e shpëtuar brezin e ri mërgimtar shqiptar musliman.

© REVISTA ELEKTRONIKE ISLAME - HORIZONTI