PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet ( 3 ) Shiko komentet

Vendimi, krijohet Agjencia Kombetare Berthamore


E Enjte, 21 Janar 2010

Qeveria pergatit bazen ligjore per ngritjen e nje centrali berthamor. Ne mbledhjen e djeshme, Keshilli i Ministrave miratoi krijimin e Agjencise Kombetare Berthamore, si nje institucion ne varesi te kryeministrit. Kjo agjenci, do te kete objektiv te saj pergatitjen, ndjekjen e mbarevajtjes dhe te zhvillimit te programit kombetar berthamor. Ne baze te projektligjit te miratuar ne qeveri, kjo agjenci do te kete per detyre qe ngreje infrastruktures e nevojshme, ne mbeshtetje te programit kombetar berthamor si dhe hartimin e kuadrit te plote ligjor, i cili do te mbeshtese zhvillimin normal te programit. "Bashkerendimi i punes per perzgjedhjen e vendeve ne te cilat mund te ndertohet centrali berthamor. Perzgjedhja dhe sigurimi i pergatitjes profesionale te personelit te nevojshem, ne mbeshtetje te programit berthamor, ne faza te ndryshme te tij. Hartimi i dokumentacionit dhe ndjekja e procedurave, ne baze te te cilave do te kerkohen oferta per centralin berthamor", thuhet ne projektligj. Po keshtu do te ndiqet gjate te gjitha fazave dhe procedurave per ndertimin dhe venien ne funksionim te centralit berthamor, sigurimi i ruajtjes, afatshkurter dhe afatgjate, se lendes djegese berthamore, si dhe te materialeve radioaktive, te cilat lidhen me procesin e prodhimit te energjise nga centrali berthamor.








Komento artikullin | Shiko komentet (3 komente)
Te Tjera nga rubrika