Premiera e ‘Pharmakon’, filmi i parë i regjisorit Joni Shanaj

Tiranë- Aty gjendet mafia e bluzave të bardha dhe një rini shqiptare në udhëkryq…! Një shoqëri e cila përherë ka diç për të fshehur pas një fasade.

Është filmi artistik me metrazh të gjatë më i fundit i projektuar në ekranin e kinemasë shqiptare, i pari për regjisorin e ri Joni Shanaj që është njëherazi edhe skenarit i “Pharmakon”. Protagonistë janë aktorët e rinj Olta Gixhari e Klevis Bega si edhe Niko Kanxheri e Vasil Goda.

Regjisori Shanaj rrefen: “Ky është një refleksion mbi atë që ndodh në shoqërinë e sotme shqiptare. Të gjithë jemi dëshmitarë se ku na duhet t’i blejme ilaçet nëse sëmuremi. Ne e dimë se çfare duhet të bëjmë për mjekët nëse jemi në duart e tyre. Ne e dimë që nëse shkojmë në dyert e farmacisë mund të blejmë medikamente shpesh të skaduara dhe me çmime spekulative”.

Por jo vetëm kaq thekson regjisori Shanaj. “Aty gjendet një rini në udhëkryq. Të rinj të cilët për të bërë një vend në jetë ju duhet të përballen me situata shpesh anormale. Janë të rinj që shndërrohen në apatikë pasi s’dinë si dhe ndaj çfarë të reagojnë”- thekson regjisori Shanaj.

Ky është filmi i të rinjve, pasi është jo vetëm filmi i parë për regjisorin Joni Shanaj. Edhe për aktoren Olta Gixhari, roli i Sarës është i pari për të në kinema, përpos sprovave të një pas njëshme në teatër. Ajo është një infermiere e re, me një nënë të sëmurë…e që përballet me dashurinë për Brankon, kryepersonazhin e filmit, por me detyrimin për të bërë gjithçka për të shpëtuar jetën e asaj që e solli në jetë. Një jetë e vënë mes detyrimit ndaj mjekut dhe dashurisë për të birin e tij.

“Është një rol që e kam bërë 3 vjet më parë, kur ishë ende studente në vit të fundit dhe nëse do kthehesha pas mbase do të ndryshoja diçka. Por një gjë e kam kuptuar nga filmi-thotë ajo, që aty je një ushtar pasi është regjisori që komandon gjithçka, ndryshe nga teatri që ka mundësi edhe për të improvizuar”.

Niko Kanxheri portretizon rolin e mjekut i cili fsheh korrupsionin pas një biznesi në dukje të ndershëm. Por i fsheh nën portretin e hekurt edhe njeriun vetmitar.

Filmi “Pharmakon” një produksion i ‘Zig-Zag Film’ me produksion të Mevlan Shanajt, është realizuar me një buxhet minimal i financuar pjesërisht nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë. në “Pharmakon” gjithçka rrotullohet rreth një farmacie ku Branko punon, më shumë se një vend pune, është fasada që shërben për të mbuluar aferat e biznesit të  medikamenteve ku është i përfshirë i ati doktor.

Pas premierës së kësaj të hëne nis projeksionin në Kinema Millenium dhe rrjetin e kinemave Imperial në Tiranë.

Nga Anisa Ymeri

 

Anketë

Cila formë korrupsioni mendoni se ju dëmton më shumë?

Shiko Rezultatet

Loading ... Loading ...

Moti

12 °C

DateMin.Max.
04/139 °C15 °C
04/1410 °C19 °C
04/156 °C13 °C
04/168 °C17 °C
04/176 °C17 °C