Sudani

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Republika e Sudanit

جمهورية السودان
Jumhuriyat as-Sudan
Flag of Sudan.svg Emblema - Sudani
Sudani Sudani
Moto Kombëtare: Al-Nasr Lana
(Arabishtja: Fitorja është e Jona)
Vendndodhja - Sudani

Sudani ndodhet në pjesën veri-perëndimore të Afrikës qendrore dhe në një pjesë në veri-lindje të vendit gjendet dalja në Detin e Kuq. Kufirit tokësor i Sudanit përshkohet nga kufiri në veri me Egjiptin, në lindje me Eritren e Etiopinë, në jug me Sudanin e Jugut, në perëndim me Republikën e Afrikës Qendrore e Çadin dhe në veriperëndim me Libinë.

Republika e Sudanit zë një sipërfaqe prej 2,5 milion km2 në të cilën jetojnë diçka më pak se 44 milion banorë. Për kryeqytet k qytetin e quajtur Kartumi (Khartum) dhe për gjuhë zyrtare shtetërore gjuhën arabe. Sipas Kushtetutë në fuqi (nga 1998-ta) Sudani është republikë islamike me president autoritar si kryetar shteti dhe qeverisë i zgjedhur drejtë për drejtë çdo pesë vite. Organi më i lartë i legjislacioni është Kuvendi Kombëtarë (Nacional).

Sipërfaqja dominohet nga rrafshnaltat, shumica Savana (Savanne), në veri shkretinë e Nubies (Nubien), në pjese qendrore jugore moçale dhe tokë e përmbytur shpesh.

Në pjesën veriore të Sudanit është e koncentruar popullsia myslimane (arabë, nubianë, bexhanë etj.) të cilët paraqesin mbi 70% të popullsisë së përgjithshme, ndërsa në jug të krishterët me rreth 13% dhe dashamirët e besimeve tradicionale Afrikane të besimeve Dinka, Nuer etj.

Në tokat të cilat pjesërisht ujiten, pjesërisht vërshohen, ndër të tjera mbillen pema e mëndafshit, drithërat e ëmbla (Poaceae), sezami dhe panxharsheqeri. Po ashtu në Sudan nxjerrët edhe një lëndë e quajtur goma arabe ndërsa blegtoria zhvillohet vetëm në nivelin e endacakëve. Industria e produkteve ushqimore është dega më e zhvilluar e industrisë së përgjithshme. Partneret kryesorë tregtar janë Britania e Madhe, India dhe Italia.

Për transportin e mallrave dhe udhëtarëve janë të njohura porta detare ndërkombëtare në Port Sudan dhe porta ajrore ndërkombëtare në kryeqytet.

Në bazë të Marrëveshjes së paqes së Naivashës, e firmosur mes dy kundërshtarëve kryesorë, konkretisht qeverisë qendrore sudaneze dhe Ushtrisë Çlirimtare të Popullit të Sudanit, marrëveshje e cila i dha fund luftës civile 22 vjeçare (1983-2005), një ndër konfliktet më të rënda të Afrikës me rreth 1.9 milionë civilë të vdekur, Sudanit të Jugut iu sigurua një autonomi e madhe politike dhe legjislative nga qeveria qendrore e Khartoumit. Siç e parashikonte edhe Marrëveshja e Naivashës, më 9 Janar 2011 filloi votimi në referendumin për pavarësinë e Sudanit të Jugut , votim i cili përfundoi më 15 Janar 2011, pra zgjati 6 ditë. Më 7 Shkurt 2011 Komisioni i Referendumit publikoi rezultatet përfundimtare, në bazë të të cilave rezultonte se 98.83% e zgjedhësve kishin votuar në favor të pavarësisë. Në 9 Korrik, 2011 Sudani i Jugut zyrtarisht shpalli pavarësinë nga Republika e Sudanit duke u bërë kështu shteti më i ri në botë. Ndërkohë ishte parashikuar që më 9 Janar 2011 të mbahej një referendum edhe në rajonin e pasur me naftë të Abijeit, rajon i vogël konfliktual i cili në bazë të Marrëveshjes së Naivashës i përket njëkohësisht shtetit të Kurdufanit të Jugut në Sudanin e Veriut dhe shtetit të Bahr El Ghazalit të Veriut në Sudanin e Jugut, referendum ky në të cilin banorët e Abijeit do të vendosnin nëse do të bashkoheshin me Sudanin e Jugut ose jo nëqoftëse ky i fundit shpallej i pavarur. Referendumi i Abijeit u shty për shkak të konflikteve kufitare dhe rezidenciale.


Historia[redakto | redakto tekstin burimor]

Artikulli kryesor : Historia

Sudani nga 1899 deri më 1955 ishte pjesë e Egjiptit (Kondominium britanikë). Më 1 janar 1956 u shpall i pavarur. Pas pavarësimit paraqiten më të madhe kundërthëniet kulturore në mes të myslimanëve në veri nën ndikimin arabë dhe të krishterëve animist në jug. Më 1983 pjesën jugore e kaplon kulmi i luftës së rëndë qytetare disa vjeçare. Nga 1993 president i shtetit ishte O. H. Ahmad al-Bashir-i.

Politika[redakto | redakto tekstin burimor]

Artikulli kryesor : Sistemi shtetëror

Njësitë administrative[redakto | redakto tekstin burimor]

Artikulli kryesor : Njësitë administrative

Gjeografia[redakto | redakto tekstin burimor]

Artikulli kryesor : Gjeografia e Sudanit

Sipërfaqja e përgjithshme e Sudanit është 2,505,810 km2 nga kjo sipërfaqe 129,810km2 janë ujë. Sudani shtrihet rreth koordinatave gjeografike 15 00 V, 30 00 L.

Sudani ka një vijë bregdetare të gjatë 853km përgjatë detit Kuq dhe vijë kufitare tokësore 7,687 km. Klima e Sudanit është klimë e tropeve në jug, e djerrët shkretinore në në veri. Sezoni i reshjeve varet nga regjioni (nga prilli deri në nëntor)

Relievi i Sudanit në përgjithësi përbëhet nga terreni i rrafshët me disa male që ju përngjajnë më tepër ngritjeve të ulëta e që në jugun, veri-perëndimin e perëndimin e largët të vendit marrin formën e maleve të mirëfillta. Pika më e ultë e relievit është përgjatë bregdetit të detit të Kuq dhe ajo më e larta në lartësi mbidetare prej 3,187 metrave në vendin e quajtur "Kinjeti" (ang.:Kinyetil), në jug, në kufi me Ugandën.

Ekonomia[redakto | redakto tekstin burimor]

Artikulli kryesor : Ekonomia

Demografia[redakto | redakto tekstin burimor]

Artikulli kryesor : Demografia

Kultura[redakto | redakto tekstin burimor]

Artikulli kryesor : Kultura


Telekomunikacioni
Transporti
Ushtria
Turizmi



Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]

 Commons: Sudani – Album me fotografi dhe/apo video dhe material multimediale
 Commons: Sudani – Album me fotografi dhe/apo video dhe material multimediale