Gjuha angleze

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Gjuha angleze
Flitet në:
Vendi:
Numri i folësve: 800 Milion
Renditja: E Dyta/2
Familja:
Grupi: English
Statusi Zyrtar
Gjuhë zyrtare e: ShBA, Britania e Madhe, Australia, Kanadaja, Zelanda e Re
Rregullohet nga:
Kodet e gjuhës
ISO 639-1 en
ISO 639-2 eng
SIL eng

Gjuha angleze apo anglishtja (anglisht English language) është gjuhë e përmasave botërore si dhe gjuha dominuese në Britaninë e Madhe, Shtetet e Bashkuara, Kanada, Irlandë, Australi, Zelandën e Re e një numër vendesh tjera. Përgjithësisht përdoret si gjuhë e dytë dhe si gjuhë zyrtare në shumë shtete të botës. Është gjuha që mësohet dhe kuptohet më së shumti në botë, shpesh e njohur me epitetin “gjuha e tregtisë, arsimit, shkencës dhe diplomacisë”.

Anglishtja i takon familjes së gjuhëve indo-evropiane dhe degës së gjuhëve gjermanike. Rrjedh nga gjuha e vjetër e anglo-saksonëve, paraardhësve të anglezëve, që u dyndën në Gadishullin Britanik në mesjetën e hershme. Mirëpo gjatë historisë është ndikuar nga një numër i madh i fjalëve latine e frënge dhe është thjeshtuar në gramatikë duke dalluar nga gjuhët e tjera gjermanike që flitet në Evropën kontinentale.

Harta e botës me vendet ku gjuha angleze është gjuhë zyrtare (de jure dhe de facto) kanë shënuar me ngjyrën blu.

Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]