Wikipedia:Kuvendi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko


Administrata[redakto]

Mirësevini Ankesa Rregullat Kuvendi Promovimi Ambasada Anëtarët GNU PyetjePergjigje Përshtypjet Robotët (Bots) Rregullat e votimit

Ndihmë[redakto]

Kërkimi Të drejta autori Pasqyra Redaktimi Artikulli Livadhi Fillestarëve Antarëve Kategorive

Pema e kategorisë[redakto]

Klikoni mbi shenjën "+" për të parë të gjitha kategoritë:

Lajmërimi[redakto]

Diskutimi[redakto]

Në faqen speciale të ndryshimeve të fundit del një njoftim i caktuar. Dua të di kush e ka vendosur dhe nëse ekziston ndonjë politikë e Wikipedisë që e mundëson një gjë të tillë... (pa u këshilluar me komunitetin.) E them këtë sepse nuk kam parë gjë që në Wikipedi të tjera të vendosen të tilla lamërime për votime, dhe aq më tepër pa patur një diskutim për këtë gjë. Nëse ekziston një udhëzim, më vini në dijeni të përmbajtjes së tij, përndryshe unë kërkoj që deri sa të zgjidhim këtë çështje të tilla lajmërime të mos vendosen më pa u këshilluar komuniteti... Flm. -- Mr.Pseudo 13 gusht 2015 12:31 (CEST)

Lajmerimin e vendosa une[1]. Nje lajmerim i ngjashem eshte vendosur edhe me heret nga Euriditi[2] dhe nuk ka patur ndonje kundershtim nga ndonje perdorues. Ne Wikipedian shqip, nuk ka ndonje rregull qe e ndalon vendosjen e njoftimeve te tilla. --Olsi (diskutimet) 13 gusht 2015 13:37 (CEST)
Unë them se është mirë të largohet. Dhe ky do të ishte një rast i mirë për të krijuar një linjë0guidë se si duhet të veprohet nëse kërkohen të vihen lajmërime të tilla. Në wikin anglisht hapen votime dhe pyeten përdoruesit për lajmërimet e rëndësishme. Të tilla lajmërime unë nuk kam parë të vendosen në wikipeditë e tjera. -- Mr.Pseudo 13 gusht 2015 13:48 (CEST)
Do ishte mirë nëse një administrator ose këtu në kuvend lajmërohet për këtë, edhe pse nuk më pengon. Megjithatë, përderisa është e lejuar të redaktohet nga përdoruesit do të thotë se ska ndonjë ndalesë (edhe pse vetëm përdoruesit aktiv do e shohin, që nëse flasim për wikin e gj.shqipe janë shumë pak). Mr Pseudo prej tash mund të vendosim një rregull dhe ta ndalojmë redaktimin për përdoruesit.--Liridon (diskutimet) 13 gusht 2015 13:56 (CEST)
Mendoj se ajo faqe do të duhej të ishte e mbrojtur vetëm për redaktim nga përdoruesit me privilegje të larta... -- Mr.Pseudo 13 gusht 2015 14:00 (CEST)
Personalisht nuk kam ditur nëse ishte ose jo e lejuar për redaktim nga përdoruesit e thjeshtë. I ndryshova privilegjet. --Liridon (diskutimet) 13 gusht 2015 14:22 (CEST)
Akoma nuk me keni treguar se cili ishte problemi me ate lajmerimin. --Olsi (diskutimet) 13 gusht 2015 14:30 (CEST)
Mbrojtja eshte shume e gabuar. Nuk kam pare ndonje vandalizem ne ate faqe dhe nuk ka arsye per ta mbrotjur. Pashe edhe Wikipediat e tjera, dhe as ato nuk e kane bllokuar. --Olsi (diskutimet) 13 gusht 2015 14:35 (CEST)
Olsi, nuk është faji yt që ne nuk kemi përcaktuar një rregullore se si, dhe kush duhet të shtoj një njoftim në hapësirën e Ndryshimeve të Fundit. Së pari përdoruesi të propozoj, dhe të votohet nëse një njoftim të shfaqet. Por ne jemi wikipedia e vogël dhe nuk janë përcaktuar të gjitha rregullat si duhet.--Liridon (diskutimet) 13 gusht 2015 14:44 (CEST)

Propozime[redakto]

Faqe për Wikipedian në Facebook[redakto]

Përshëndetje wikipedianë, Mendoj se do ishite mirë që të organizohemi dhe mbajmë një faqe në facebook për wiki në gjuhën shqipe, kjo nuk është një ide e re, por dicka që shumë wikipedia të gjuhëve tjera e kanë bërë tashmë. Kam parë që në wikipedian maqedonase dhe bullgare shpesh kanë në krye njoftimin për faqen e tyre ne fb. Duke e ditur se një pjesë e madhe e njerëzve kalojnë shumë kohë ne rrjetet sociale, kjo do të jetë një mënyrë më e mirë për ti informuar, ose për ti shkëputur që të lexojnë ndonjë artikull. Unë kam hapur një faqe (mundet të hapim edhe të re, kjo nuk është problem), edhe pse nuk kam qënë shumë aktiv, janë mbi 3000 like, dhe nëse dakordoheni dhe ju, që disa administratorë të këtushëm të menaxhojnë me atë faqe, të publikojnë të paktën një postim në ditë (foto, artikull, thënie). Diskutoni, kundërshtoni, propozoni :).--Liridon (diskutimet) 13 gusht 2015 13:45 (CEST)

Diskutime[redakto]

Përshëndetje. Amartivari ksihte vendoosur një njoftim para disa kohësh për tek një faqe në FB por ajo faqe nuk ishte votuar apo pranuar nga komuniteti, gjerësisht, për të qenë faqe zyrtare... (një admin tjetër e largoi, me të drejtë.) Jam pro reklamimit të wikipedisë, por edhe ngurroj për abuzimet që mund t'u bëhen këtyre mjeteve... Nëse do të hapim apo adoptojmë këtë mënyrë duhet të vendosim disa linja-guidë të mirë menduara. -- Mr.Pseudo 13 gusht 2015 13:57 (CEST)

Plotësisht pro kësaj iniciative. Unë dhe përdoruesi:Planeti (të dy admina) kemi hapur një faqe në FB (ja linku, me aktualisht rreth 1,300 pëlqime), por për shak se ne nuk u konsultuam me komunitetin kjo faqe është "ilegale", por funksionale. Duhet të theksoj se është një mënyrë shumë e mirë komunikimi me përdoruesit, sidomos ata të rinjt, që vështirë ja shpjegon wikipedian në faqet e diskutimit. Gjithashtu cfare më pëlqente ishte dhe bashkëpunimi me wikipediat e tjera, sidomos atë serbo-kroate. Shpresoj të arrijmë diçka në këtë drejtim.--AMMARTIVARI DISKUTO 13 gusht 2015 14:13 (CEST)
Aktiv jam këto dy muajt e fundit, dhe nuk e kam parë më herët propozimin e Amartivari-t . Unë mendoj se gjithcka do jetë në kornizat e wikipedias, dhe sipas rregullave të wikipedias. Propozoni edhe ju ide të tjera nëse keni, dhe mund të shpreheni lirshëm nëse jeni pro ose kundër. Mund të hapim një Wikiprojekt, të zgjedhim një përdorues të besueshëm që të vendoim adminstator kryesor, rregullat se si të përdoret, përdoruesit që do caktohen të publikojnë në një kategori të veçantë të gjitha do përcaktohen dhe votohen këtu, në wikiprojektin. --Liridon (diskutimet) 13 gusht 2015 14:15 (CEST)
Edhe une jam shume dakort me propozimin e Liridonit, por meqe paskemi dy faqe ne Facebook, atehere keto faqe duhet te shkrihen ne nje. Sa i perket administratoreve, mendoj se administratoret aktuale (Planeti, Ammartivari dhe Liridon) jane perdorues te besueshem dhe me mjaft eksperience ne Wikipedia dhe te tre mund te jene administratore kryesore. Pastaj kush deshiron te behet adminstrator ne faqen e Facebook, mjafton te jete administrator ketu (perderisa kemi votuar qe ai te jete administrator, do te thote qe kemi besim te ai) dhe duhet te behet admin edhe ne fb. --Olsi (diskutimet) 13 gusht 2015 14:24 (CEST)
Ammartivari, shumë mirë, por më parë nëse do ishit konsulltuar edhe me të tjrët do ishte edhe më mirë. Me krijimin e një faqe në fb, është mënyrë më e lehtë dhe më e shpejtë për të arritur deri tek personat të cilat i presin informacionet në facebook dhe nuk përpiqen të kërkojnë. Kjo është faqja që unë kam hapur, por pa qëllime për të qënë zyrtare, thjesht e hapa dhe ka pasur interes deri tash. Për mua ska lidhje cila faqe do jetë, mjafton që të kemi një, sepse përsëri do jetë i komunitetit të wikipedias në gjuhën shqipe. Olsi, më duket se tash nuk ka mundësi për ti shkrirë dy faqe në një, por përsëri ky do jet problemi më i vogël.--Liridon (diskutimet) 13 gusht 2015 14:36 (CEST)

Shkrirja eshte e mundur, por duhet qe te pakten nje perdorues te jete administrator te te dyja faqet ne menyre qe te realizoje shkrirjen. --Olsi (diskutimet) 13 gusht 2015 14:39 (CEST)

Pasi shihet dëshira për të pasur një faqe zyrtare, medoj se t'ja fillojmë sa më parë me një votim për "zyrtarizimin" e një faqes. Pastaj cilët administrues do ta administrojnë. Gjithashtu siç keni cekur, duhet të shkruhen rregullat, procedurat për admin si dhe programi i punës (çfarë të publikojmë e çfarë jo).--AMMARTIVARI DISKUTO 13 gusht 2015 17:14 (CEST)
Le ta vazhdojmë diskutimin këtu njëherë... Më sipër janë përmendur edhe wikipedi të tjera që kanë faqe të tilla në FB. A mund t'i listoni ato në mënyrë që unë dhe kush është i interesuar të shikojë se si kanë vepruar për të marrë eskperiencë të gatshme + Nëse ka ndonjë linjë-guidë të formuluar më parë nga Wiki të mëdha do të ishte mirë ta shikonim edhe atë... -- Mr.Pseudo 13 gusht 2015 17:33 (CEST)
Se pari, edhe nese ne krijojme nje faqe, ajo asnjehere nuk do mund te quhet si "zyrtare", pasi wikipedia ka vetem nje faqe ne facebook e cila eshte zyrtare dhe menaxhohet nga persona te punesuar dhe bordi i organizates, jo perdorues. Ajo cka ne mund te bejme eshte nje faqe zyrtare e komunitetit te wikipedias ne gjuhen shqipe. Faqet në facebook nga secili komunitet lejohen, shih ne meta dhe ka plot wiki, dhe projekte te tyre qe kane faqe ne facebook. Nga pikpamja ligjore, dhe e drejta e autorit, per publikimin e materialeve te wikipedias, disa lejohen disa jo. U mundova te gjej ne disa Wiki dhe ne Meta, por nuk ka nje rregullore se si duhet te funksionoje. Megjithate perseri ne mund ta perpilojme vet nje.--Liridon (diskutimet) 13 gusht 2015 19:11 (CEST)
I pash ato, dhe vura re se pjesa më e madhe janë faqe që mirëmbahen nga Wikimediat lokale. Shumë pak prej tyre ishin faqe me titull "Wikipedia" (pra faqe që ka gjasa të jenë të mirëmbajtura nga komunitetet përkatëse) dhe nga këto pjesa më e madhe ishin nga vende të vogla, pothuaj të parëndësishme. Të vetmet të mëdha mund të konsiderohen ajo Iraliane dhe Ruse...
Megjithatë, asnjë nga këto faqe FB nuk është reklamuar tek wikit përkatëse. Si pasojë, nëse ne biem dakord që t'i unifikojmë këto faqe ekzistuese në një të vetme, duhet të biem dakord se kjo faqe NUK do të reklamohet kurrë në këtë enciklopedi, pra nuk do të reklamohet këtu në wikipedia. Tek e funidt ne duam të sjellim lexues këtu dhe jo t'i largojmë ata për në FB.
Gjithashtu tek grupi që përdorin wikipedianët italianë në përshkrim ndër të tjera lexohet:"Të kihet parasysh se kjo nuk është një hapsirë e lidhur zyrtarisht me Wikipedinë në gjuhën italiane, duke qenë se ka lindur nga iniciativa e lirë e disa përdoruesve të enciklopedisë." Madje as ajo italiania nuk është reklamuar tek it.wikipedia... -- Mr.Pseudo 14 gusht 2015 08:25 (CEST)
Përshëndetje, për të gjith. Qëllimi ka qenë i mirë, dhe po më pëlqen debati. Më e rëndësishmja nga krejt ky debat është që Wikipedia në shqip të jetë në Facebok , si shumica. Mirë është që të gjith adminat të jenë admina edhe ne fc. , Nëse bëhet kështu atëher mund të themi se në nji formë është faqe zyrtare ne fc. Përndryshe kushdo qoft ( nuk mund t'ia ndalojmë) mund me hap faqe te wikipdisë ne fc. Por me rëndësi është që ne (administaratorët) ta kemi nën mbikqyrje. Punë të mbarë.--PLANETI DISKUTO 14 gusht 2015 09:49 (CEST)
Po, nuk do jetë zyrtare, por zyrtare e komunitetit. Mr Pseudo, nese mendon se shumica jane wiki të vogla, atëherë ne jemi edhe më e vogla nga secila që është aty (cs.wikipedia, eo.wikipedia, es.wikipedia, it.wikipedia, no.wikipedia, pl.wikipedia, pt.wikipedia, ru.wikipedia etj etj). Sa i përket reklamimit, wikipedia maqedonase reklamon ne kete menyre për vizitorët, që jam kundër plotësisht njoftimit të vizitorëve në header të secilit artikull. Edhe wiki serbokroatisht ka bërë të njëjtën. Unë mendoj se për ne mjafton që ne si komunitet, përdoruesit aktiv dhe administratorët të dijmë se cila do jetë zyrtare, mund ta vendosim tek Wikipedia:Wikipedianët dhe pastaj të konsulltohemi se si do menaxhojmë.--Liridon (diskutimet) 14 gusht 2015 11:47 (CEST)

Propozimi[redakto]

SHËNIM: Udhëzuesi dhe një pjesë e tekstit bazohet në projektin e Wikimedias, që menaxhon faqen zyrtare në facebook.com/wikipedia. Ky është propozimi, ndërsa ka edhe hapësirë që detajet e rregullave ti përmirësojmë/ndryshojmë.
PROPOZIMI Wikipedia:Wikiprojekti Social Media

Hyrja:

  • Misioni ynë është të krijojmë kanale dhe mundësi të hapura për diskutim dhe bashkëpunim, për të promovuar lajme dhe aktivitete, për të ndihmuar në identifikimin dhe afrimin e redaktorëve të rinj, dhe për të paraqitur punën e mirë që bën komuniteti jonë.
  • Ekipi i projektit Social Media është i përbërë nga përdorues aktivë të Wikipedias në Gjuhën Shqipe. Aktualisht ekipi përbëhet nga Liridoni, ..., ...,.
  • Rregulla jonë e përgjithshme është të ndjekim principin e katër-syve, ku secila përmbajtje e propozuar për publikim në faqen e rrjetit social (fb/sq.wikipedia.org) të rishikohet/vlerësohet së paku nga një anëtar i ekipit, për të eliminuar gabimet e mundshme teknike. Publikimet rutinë, për shkak se do të jenë të karakterit të përgjithshëm, do të propozohen dhe planifikohen disa ditë ose javë para.

Udhëzimet për Facebook (opsionale:Twitter dhe Google plus):

  • Ndjekësit/Fansat e Wikipedias në Facebook (Twitter dhe Google+) kryesisht janë lexues, dhe jo redaktorët/përdoruesit. Publikimet mund të jenë me interes dhe potencial të gjerë, por mundet edhe me objektiv për redaktorët dhe vullnetarët aktiv, të tilla si njoftimet dhe eventet.
  • Publikimet që do të rekomandohen për publikim duhet të jenë të qartë, të thjeshtë, dhe nuk duhet të përmbajë më shumë se një link.
  • Gjuha e Publikimit është vetëm gjuha shqipe, dhe në raste specifike mund të jetë edhe gjuha angleze (përmbledhja e lajmeve në wikimedia publikohen vetëm në anglisht blog.wikimedia.org, si dhe materialet nga commons.wikimedia.org).
  • Përmbajtja e publikuar në llogaritë e mediave sociale duhet të jenë të lidhura në përgjithësi me projektet Wikimedia dhe/ose wiki-n specifik që lidhet me llogarinë(mund ti japim hapësire edhe projekteve tjera si: WikiFjalori, Wikilajme, Wikiquote).

Kalendari:

  • Seksioni i kalendarit do të jetë si një lloj arkive ku do të listohen përmbajtja dhe detaje për secilin publikim: teksti, linku, fotografia - për secilën ditë, muaj, vit.

Hulumtimi:

  • Në seksionin e hulumtimit do të listohen burime të rëndësishme që mund të na hyjnë në punë, siç është Fotografia e ditës, Artikulli i ditës, Fjala e ditës, foto me licensë “Public Domain”, Lista e përvjetorëve historike, etj.
WIKIPROJEKT i propozuar nga: --Liridon (diskutimet) 25 gusht 2015 21:43 (CEST)

Diskutim i propozimit[redakto]

Diskutim rreth propozimit të ri, që është sërisht me fjalë dhe terma të përgjithshëm...

Unë nuk shikoj asnjë gjë specifike rreth çfarë kërkohet të bëhet?!... Ajo që shkoj, janë disa fjalë të përgjithshme por pa përmbajtje specifike. Më spcifikisht, vota ime është KUNDËR nëse kërkohet që këtu në sq.wiki të reklamohen faqe në hapësira që shkojnë përtej domainit zyrtar të wikipedias. Që dmth unë do të votoj kundër çdo propozimit për të reklamuar apo etiketuar si zyrtare faqe në FB apo tjetërkund, sepse nuk mendojë se ato do të sjellin ndonjë të mirë për punën e këtushme. Wikipedia shqip ka nevojë për punë dhe mëpastaj për reklama. Reklamat janë me benefit vetëm kur ka përmbajtje, për të cilën sq.wiki vuan shumë. -- Mr.Pseudo 25 gusht 2015 22:37 (CEST)

‎Mr. Pseudo të lutem voto në hapësirën e votimit. Meta ka një projekt dhe ka dhe ca wiki të tjera që kanë krijuar tashmë faqe në wiki, e kam përmendur edhe më herët në diskutim. Kështu që un nuk jam "shpikësit" i idesë, por po i kopjojmë. Disa herë e kam theksuar se nuk është zyrtare. Sa për reklamimin të përgjithshëm brenda sq.wiki - asnjëherë nuk kam përmendur, por nëse miratohet këtu, atëherë link i faqes do vendoset te Wikipedia:Wikipedianët dhe hapësirat e tjera të wikipedianëve. Gjithashtu wikipedia lejon Promovimin. Kjo është një punë shtesë e wikipedianëve që duan të marrin pjesë në këtë miniprojekt që vetëm dëm nuk mund të bëj.--Liridon (diskutimet) 25 gusht 2015 23:07 (CEST)
Bulbgraph.svg Ide: Përveç mënyrës së punës, të përshkruar nga propozuesi i projektit, medoj se është në dobinë tonën që të promovojmë dhe ta zgjerojmë Wikipedian gegnisht me anë të mediave sociale. Shumë pakë e dinë që ekziston edhe ajo wikipedia. Drejtsi për gengishten.--AMMARTIVARI DISKUTO 25 gusht 2015 23:15 (CEST)

Votimi[redakto]

Ju lutem këtu vetëm VOTONI, ska nevojë të keni një arsye se pse jeni pro, asnjanës ose kundër, ndërsa mund të DISKUTONI #këtu. Votimi do të zgjasë minimum 15 ditë, dhe maksimum 30 ditë. Votoni Symbol support vote.svg PËR {{PËR}}, Symbol oppose vote.svg KUNDËR {{KUNDËR}}, ose Symbol neutral vote.svg ASNJANËS {{ASNJANËS}}.--Liridon (diskutimet) 25 gusht 2015 21:43 (CEST)

Symbol support vote.svg PËRLiridon (diskutimet) 25 gusht 2015 21:43 (CEST)
Albanian GA.svg PËRAMMARTIVARI DISKUTO 25 gusht 2015 22:52 (CEST)
Symbol support vote.svg PËROlsi (diskutimet) 25 gusht 2015 22:53 (CEST)
Symbol oppose vote.svg KUNDËR - Sikundër e kam argumentuar më sipër. -- Mr.Pseudo 25 gusht 2015 22:58 (CEST)
Symbol support vote.svg PËR --PLANETI DISKUTO 25 gusht 2015 23:00 (CEST)

VisualEditor News #4—2015[redakto]

Elitre (WMF), 15 gusht 2015 00:28 (CEST)

How can we improve Wikimedia grants to support you better?[redakto]

My apologies for posting this message in English. Please help translate it if you can.

Hello,

The Wikimedia Foundation would like your feedback about how we can reimagine Wikimedia Foundation grants, to better support people and ideas in your Wikimedia project. Ways to participate:

Feedback is welcome in any language.

With thanks,

I JethroBT (WMF), Community Resources, Wikimedia Foundation.

(Opt-out Instructions) This message was sent by I JethroBT (WMF) through MediaWiki message delivery. 19 gusht 2015 01:08 (CEST)

How can we improve Wikimedia grants to support you better?[redakto]

My apologies for posting this message in English. Please help translate it if you can.

Hello,

The Wikimedia Foundation would like your feedback about how we can reimagine Wikimedia Foundation grants, to better support people and ideas in your Wikimedia project. Ways to participate:

Feedback is welcome in any language.

With thanks,

I JethroBT (WMF), Community Resources, Wikimedia Foundation.

(Opt-out Instructions) This message was sent by I JethroBT (WMF) (DiskutimKontributeJethroBT (WMF) zhvendosje) through MediaWiki message delivery. 19 gusht 2015 05:14 (CEST)


thesswiki project and wikicamp[redakto]

On behalf of Wikipedia Community User Group Greece, we would like to invite you to be part of an ambitious Wikipedia-inspired project for the City of Thessaloniki. The project is entitled thesswiki, and aims to digitize the history and culture of the city of Thessaloniki and connect the physical monuments to the wikipedia world.

QR codes will be mounted on the sides of buildings or monuments in order to allow users with smartphones, focusing specifically on tourists and visitors, to scan them and instantly access up-to-date Wikipedia entries about all aspects of life in Thessaloniki in their native language. (see QRpedia)

We invite you to support the project and write and extend articles about these monuments in your own languages, as this will benefit visitors of Thessaloniki, from your own country. You can see the actual progress on the following page: meta:thesswiki#Articles of interest

Museums and archives of the city have pledged to open and upload content to Wikimedia Commons, and also support the writting of better articles.

At this point, we are excited to invite neighboring and other international Wikipedia chapters or User Froups, and interested Wikimedians to participate in the project. The project will be officially announced at the opening ceremony of Demetria Festival 2015, the most prominent annual cultural festival taking place in Thessaloniki in September 2015 and an official kick-off event is planned to take place during the weekend of September 26 & 27.

During the kick off event, we will present the project and what has taken place this far to the general public. Moreover, an Edit-athon event and a QR-marathon will take place, and possibly include speeches from international speakers and host a wiki-camp for international participants.

In this framework, we invite you to a 2-day-backstage-visit schedule, especially designed for wikipedians wishing to travel to Thessaloniki during the kick-off event, offering a VIP-tour around the most prominent museums, monuments, and galleries in the city (such as the Museum of Byzantine Culture, the Museum of Photography, and the State Museum of Contemporary Art) and participation in major Dimitria and thesswiki actions. We are aiming to inspire you to write articles in your native wikipedia languages and we are planning to offer accommodation for two nights (25-26 September), and meals as detailed in the attached agenda. (Since the budget for this program is limited, if your chapter/user-group is able to cover travel expenses for you users and you would like to use it instead of our free accommodation offer, you would be more than welcome to use it :). This will help us host even more people!) In case you are interested, please reply ASAP to team@wikimedia.gr and thesswiki@postscriptum.gr to help you arrange all the specifics and provide you further information.

(Sorry for writing in english. Feel free to translate.)

--Geraki (diskutimet) 20 gusht 2015 10:31 (CEST)

Plagjiatura nuk pranohet në wikipedia[redakto]

Admin Planeti, me këto veprime të përsëriitura këtu 1 2 3 dhe 4, ku ka larguar stampat e mirëmbajtjes po tregon se nuk i e kupton se në wiikipedia nuk lejohen materialet e kopjuara, jo vetëm sepse ato janë jo-enciklopedike por edhe sepse ato përbëjnë shkelje të të drejtave autoriale dhe plagjiaturë dhe mund të dënohen me ndëshkim penal. Ato stampa duhet të qëndrojnë sepse artikulli përmbaj pjesë të gjëra teksti të kopjuar nga burime të tjera. Kushdo që njeh normat më minimale të wikipedisë e kupton se materialet, paragrafët apo edhe fjalitë e kopjuara nuk mund të qëndrojnë në wikipedia sepse janë plagjiaturë. -- Mr.Pseudo 25 gusht 2015 22:59 (CEST)

Your attention please: VisualEditor feedback will be centralized on www.mediawiki.org[redakto]

VisualEditor-logo-pacifico.svg

Hello. The VisualEditor team would like to inform you of a plan to redirect local pages for VisualEditor feedback to the board on mediawiki.org a few weeks from now. This applies to all the wikis where such pages are inactive or have low traffic, including yours. When this happens, editors will be free to use their own language to write on the mediawiki.org's page - although English is the most popular language there. Even feedback left from within VisualEditor with the built-in tool will be posted to the board on mediawiki.org.

Click on the image to enlarge it: location of the built-in feedback tool in VisualEditor.
Click on the image to enlarge it: screenshot of the new feedback board on mediawiki.org.

Having all the feedback on a single, centralized place mainly means getting faster, more frequent replies and more attention from a higher number of people, including the people who are building the software. It also means chances are high, that editors will find that someone else has already written there about the issues or requests they wanted to post.

Maintaining a local page instead can be cumbersome: it needs to be checked frequently in case someone reports urgent issues. Old threads need to be archived from time to time. Off-topic comments should be removed to keep readability. Feedback left there is sometimes not easily understandable or actionable at all.

We think this will help us in being more effective while processing feedback from a larger pool of wikis, not just the biggest ones. If you have any comments about this announcement, please leave them at my talk page. Thanks for your understanding, Elitre (WMF) 27 gusht 2015 19:59 (CEST)

Wiki Loves Monuments 2015 Kosovë dhe Shqipëri[redakto]

Pershendetje, Kosova e Shqiperia edhe kete vit jane bere pjese e gares se fotografive te monumenteve Wiki Loves Monuments e cila njeherish mbledhe foto per Commons. Vitin e kaluar jane mbledhur mbi 1200 foto to monumenteve nga vendet tona. Te gjitha udhezimet jane ne uebfaqen e dhene. Jeni te miresardhur te ngarkoni foto ne Commons deri me 30 shtator per t'u kualifikuar per çmime. Mirepresim cfaredo forme te mbeshtetjes qe i jepni gares. --Arianit (diskutimet)

Introducing the Wikimedia public policy site[redakto]

Hi all,

We are excited to introduce a new Wikimedia Public Policy site. The site includes resources and position statements on access, copyright, censorship, intermediary liability, and privacy. The site explains how good public policy supports the Wikimedia projects, editors, and mission.

Visit the public policy portal: https://policy.wikimedia.org/

Please help translate the statements on Meta Wiki. You can read more on the Wikimedia blog.

Thanks,

Yana and Stephen (Talk) 2 shtator 2015 20:13 (CEST)

(Sent with the Global message delivery system)

Bllokimet[redakto]

Wikipedia shqiptare ka shumë pak përdorues aktivë dhe ne kemi nevojë që të kemi më shumë, por shpeshherë, përdoruesit e rinj ose adresat IP vandalizojnë artikujt dhe ndodh që ata bllokohen, madje ndonjëherë edhe pa paralajmërim. Por, ndonjëherë, edhe ndonjë vandal, mund të bëhet një përdorues i dobishëm për Wikipedian shqiptare dhe prandaj mendoj se duhet të bëhet më shumë kujdes me bllokimet. Unë propozoj:

  • Asnjë përdorues ose IP të mos bllokohet pa u paralajmëruar më parë të paktën 3 herë.
  • Adresat IP të mos bllokohen për më shumë se disa orë. Duke qenë se shumica e adresave IP janë dinamike, ato do të lëvizin sa nga një përdorues te tjetri dhe nodh që bllokohen edhe përdorues të pafajshëm. Gjithashtu, adresat IP, përgjithësisht largohen pas bllokimit dhe nuk kthehen më.
  • Në varësi të vandalizmave të përdoruesve, ata të mos bllokohen më shumë se një ditë herën e parë, nëse vazhdojnë me vandalizma të bllokohen për një kohë më të gjatë.
  • Të gjitha adresat IP të bllokuara të zhbllokohen menjëherë.
  • Të gjithë përdoruesit e bllokuar për një kohë të pakufizuar të zhbllokohen menjëherë, përveç përdoruesve marioneta.

Nëse duam më shumë përdorues në Wikipedia, duhet të dimë si t'i tërheqim dhe jo të mos i lejojmë të redaktojnë fare. --Olsi (diskutimet) 3 shtator 2015 17:25 (CEST)

Me të drejtë e ke. I pari unë bëra këtë gabim të përshpejtuar, këkoj falje, ndërsa po i zhbllokoj. Shpresoj të bëhet diçka në këtë drejtim.--AMMARTIVARI DISKUTO 3 shtator 2015 18:59 (CEST)
Faleminderit per reagimin. Te gjitha adresat IP si dhe disa perdorues u zhbllokuan. --Olsi (diskutimet) 5 shtator 2015 01:33 (CEST)

Open call for Individual Engagement Grants[redakto]

My apologies for posting this message in English. Please help translate it if you can.

Greetings! The Individual Engagement Grants program is accepting proposals until September 29th to fund new tools, community-building processes, and other experimental ideas that enhance the work of Wikimedia volunteers. Whether you need a small or large amount of funds (up to $30,000 USD), Individual Engagement Grants can support you and your team’s project development time in addition to project expenses such as materials, travel, and rental space.

Thanks,

I JethroBT (WMF), Community Resources, Wikimedia Foundation. 4 shtator 2015 22:52 (CEST)

(Opt-out Instructions) This message was sent by I JethroBT (WMF) (talk) through MediaWiki message delivery.

Open call for Individual Engagement Grants[redakto]

My apologies for posting this message in English. Please help translate it if you can.

Greetings! The Individual Engagement Grants program is accepting proposals until September 29th to fund new tools, community-building processes, and other experimental ideas that enhance the work of Wikimedia volunteers. Whether you need a small or large amount of funds (up to $30,000 USD), Individual Engagement Grants can support you and your team’s project development time in addition to project expenses such as materials, travel, and rental space.

Thanks,

I JethroBT (WMF), Community Resources, Wikimedia Foundation. 4 shtator 2015 23:54 (CEST)

(Opt-out Instructions) This message was sent by I JethroBT (WMF) (talk) through MediaWiki message delivery.

Roboti[redakto]

Pas miratimit, roboti eshte zhbllokuar dhe ka filluar te punoje. Ndryshimet kozmetike nuk do t'i perdor me, vetem mireseardhjen e perdoruesve. Nese deshironi qe firma juaj te shfaqet ne faqen e diskutimit te perdoruesve te rinj, shtojeni ate te Përdoruesi:Olsi/Firmat.

Gjithashtu, kerkoj leje qe te roboti te kryeje edhe dy detyra te tjera: Zhvendosjen e artikujve si dhe importimin automatik te artikujve. Nese keni kundershtime, me thoni. Faleminderit! --Olsi (diskutimet) 5 shtator 2015 01:02 (CEST)