Fixhi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Republic of the Fiji Islands
Matanitu Tu-Vaka-i-koya ko Viti
Flag of Fiji.svg Emblema - Fixhi
Flamuri Stema
Moto Kombëtare: Rerevaka na Kalou ka Doka na Tui
Vendndodhja - Fixhi

Fixhi, emri zyrtar Republika e Ishujve Fixhi është një shtet ishullor në Oqeani.Fixhi përbëhet prej një mori ishujsh në Jug të Oqeanit Paqësor.Ka 322 ishuj dhe 522 ishujza.106 prej ishujve janë të pa banuar.87% i sipërfaqes së Fixhit përbëhet nga dy ishujt më të mëdha të vendit, në Viti Levu dhe Vanua Levu.

Historia[redakto | redakto tekstin burimor]

Edhe para zbulimit të Ishujve Fixhi nga Evropianët në shekullin XVII, jetonin njerëzit në këtë vend.Në gjurmimet që janë bërë në Fixhi janë gjetur objekte si tas e tenxhere që datojnë 1000 vjet para lindjes së Krishtit. Deri në shekullin XIX evropianët kanë vazhduar kolonializmin e Fixhit.Në vitin 1874 Fixhi hyri në kontrollin Anglez.Nga ana e Anglezëve në Fixhi u sollën punëtorët Indian.Në vitin 1970 fitoi pavarsinë.Në vitin 1987 u ekzekutua dy grushttet të suksesshëm, dhe qeverisja e përbashkët Indiano-Fixhi përfundoi.Indianët kërkuan të mbeten nën sovranitetin Anglez,ndërsa Fixhianët vendas përkrahnin pavarsinë. Pas kësaj shumica e Indianëce imigruan në Indi.

Politika[redakto | redakto tekstin burimor]

Fixhi është Republikë Parlamentare.Më 1 shtator 2009 është nxjerrë nga Komonvelti.[1]

Gjeografia[redakto | redakto tekstin burimor]

Ishujt e arqipelagut i ngjajne nje patkoi kali, te rrethuar nga breza te shumte korali, qe lagen nga deti i Koros. Ishujt kryesore jane Viti Levu, Vanua Levu, Taveuni, Kandavu, Koro dhe Rotuma. Me origjine vullkanike, paraqesin depozita te bollshme kalkari dhe karakterizohen nga nje morfologji kryesisht malore e theksuar e cila, gjate bregdetit i le vendin nje fashe luginore. Pika me e larte e arqipelagut është mali Viktoria ose Tomaniivi (1.324 m), ne Viti Levu. Lumenjte jane pak; vetem Viti Levu pershkohet nga rrjedhje uji te rendesishme si Singatoka dhe Rewa. Klima është subtropikale, e ngrohte dhe e lagesht, me reshje te vazhdueshme sidomos midis nentorit dhe prillit te perqendruara sui pjeset lindore dhe juglindore. Mesatarja vjetore e temperatures është 25 °C, ajo e reshjeve rreth 2500 mm. Bimesia karakterizohet nga pyje te dendura dhe, ne zonat me te thata, nga trakte savane; neper ishuj jane te pranishme depozita ari dhe manganezi.

Ekonomia[redakto | redakto tekstin burimor]

Fixhi është një shtet me pasuri të shumta minerale, me pyje dhe burime peshku.Është ndër shtetet me ekonomi më të zhvilluar në Ishujt e Paqësorit[1]. Çdo vit Fixhin e vizitojnë 300.000 turist.Turizmi dhe Industria e Sheqerit janë sektorët më fitimprurës.Ndërtesa më e lartë në Fixhi, është ndërtesa e Bankës Rezerve me 14 kate.

Demografia[redakto | redakto tekstin burimor]

Fixhi ka një popullsi prej 849,000 banorë.51% janë Fixhianët, 44% Indianët, dhe 5% e përbëjnë Evropianët,popujt nga ishujt të tjerë të Paqësorit, dhe Kinezët.

Religjionet dominuese janë 52% Krishterë, 38% Hinduist, 8% Islam dhe 2% të tjera. Gjuhët që fliten në Fixhi janë : Anlishtja (Gjuhë Zyrtare), gjuha e Fixhianëve, dhe Hindishtja e Fixhit.

Kultura[redakto | redakto tekstin burimor]

Kultura e Shtetit

Të tjera[redakto | redakto tekstin burimor]

  • Telekomunikacioni
  • Transporti
  • Ushtria
  • Pushime

Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]

 Commons: Ishujt e Fildisht – Album me fotografi dhe/apo video dhe material multimediale

Referencat[redakto | redakto tekstin burimor]