Tajlanda

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Tailanda)
Shko te: navigacion, kërko
ราชอาณาจักรไทย
Racha-anachakra Thai
Flag of Thailand.svg Emblema - Tajlanda
Tailanda Tailanda
Moto Kombëtare:
Vendndodhja - Tajlanda

Tailanda deri më 1939 dhe 1964 deri 1949 Siami, është mbretëri në Polonezi (prapa Indisë) pran Gjirit Tajlandezë, zë një sipërfaqe prej 513 115 km2 në të cilën jetojnë 59,41 milion banorë, shumica popullsi të quajtur Tai/tajlandezët, Lao/laonezët, Shan/shanonezët dhe kinezë të largët. Në jug të Malareve ndër të tjera janë 94% të përkatësisë fetare budiste. Kryeqytet i mbretërisë është Bangkoku dhe gjuhë zyrtare është gjuha Tai/taitishtja.

Bërthama e sipërfaqes së Tailandës është rrafshnalta të quajtura Menam Kao Fraja (Menam Chao Phraya), në veri lindje gjendet patoja korale, nga veriu në perëndim shtrihen vargmalet. Në jug Tailanda ka pjesë në gjysmë ishullin e quajtur Malaka (Malakka). lumenjtë kryesorë të kësaj mbretërie janë lumenjtë e quajtur Kao Fraja (Chao Phraya) dhe Menkong. Në përgjithësi sundon klimë tropiku-monsune.

Prodhime të rëndësishme agrare janë orizi, kauçuku, ananasi, panxhersheqeri,manioki, arrat e kokosit, kultivimi i kafshëve (gjedheve, bufit, derrit). Xehetaria e zinkut, qymyr gurit dhe gipsit dallohet për nga të tjerat. Industria është në zhvillim e sipër dhe është duke marrë gjithnjë e më shumë rëndësi. Rrjeti i qarkullimi të huajave është i dendur. Nga Tailanda eksportohen tesha, orizi, kauçuki, zini. Partner tregtarë më të rëndësishëm duet të jenë Japonia, ShBA-ja dhe Singapori e Gjermania. Portat më të njohur detare dhe ajrore ndërkombëtare gjenden në Bangkok.

Historia[redakto | redakto tekstin burimor]

Tailanda diku nga shekulli IX-të ishte populluar me fiset Tai nga jugu i Kinës. Në shekullin e XIII në këtë pjesë paraqitet Mbretëria e Sukotait (Sukothai), mbretëri e cilave ju nënshtrua në shekullin e XIV-të mbretërisë së Ajutaut (Ajutthaya) e cila e kishte nënshtruar edhe Kamboxhianë. Gjatë shekullit të XVII-të fillon ndikimi i madh holandezë, anglezë dhe francezë. Në vitin 1767 pason pushtimi i Ajutajës nga ana e Birmanisë, pas dëbimit të të cilëve më 1782 vjen në fuqi dinastia Kakri (Chakri)

Në shekullin XIX përsëri Tailanda bie nën ndikimin e evropianëve dhe përkundë humbjeve të mëdha territoriale të shkaktuara nga fqinjët e ndihmuar nga francezët dhe britanikët, Tailanda ja arrin që të mbajë pavarësinë e saj politike. Kështu më 1932 pas një konflikti shtetërorë kalohet nga monarkia absolute në monarki konstitucionale.

Gjatë luftës së II-të botërore Tailanda i afrohet politikisht Japonisë. Pas kësaj politika e brendshme veçohet nga ndryshimet në mes të puçeve ushtarake dhe demokracisë. Më 1970 Tailandën e kaplon vala e emigrantëve nga Kamboxhia dhe Vietnami dhe pas kryengritjes së përgjakshme më 1992 i merren disa të drejta ushtrisë. Më 1977 u miratua një kushtetutë e re, ndërsa kryetar është Mbreti Bhumibol Aduljadeh i kurorëzuar më 1946 si Rama IX.

Politika[redakto | redakto tekstin burimor]

Gjeografia[redakto | redakto tekstin burimor]

Ekonomia[redakto | redakto tekstin burimor]

Demografia[redakto | redakto tekstin burimor]

Kultura[redakto | redakto tekstin burimor]

Të tjera[redakto | redakto tekstin burimor]

   * Telekomunikacioni
   * Transporti
   * Ushtria
   * Pushime

Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]

Stampa:Link FA

Stampa:Link FA