Arabia Saudite
Al-Mamlakah al-'Arabiyah as-Sa'udiyah |
|||||||||||||||||||||||||||||||
|
|||||||||||||||||||||||||||||||
Moto Kombëtare: | |||||||||||||||||||||||||||||||
Të dhëna tabelare
|
Mbretëria e Arabisë Saudite është shtet në Azi. Arabia Saudite ndodhet në gadishullin e Arabisë dhe kufizohet me Irakun, Jordanin, Kuvajtin, Omanin, Katarin , Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Jemenin. Ka dalje në Detin e kuq, dhe në gjirin e Persisë. Vendi është i njohur për qytete e shenjta të Mekës dhe Medinës dhe si vendlindje e fesë islame.
Përmbajtja
Historia[redakto | redakto tekstin burimor]
- Artikulli kryesor : Historia e Arabisë Saudite
Nga të dhënat e historisë kuptohet se ky vend gjithnjë ka qenë i banuar nga Semitët (ang. Semitic). Për shkak të klimës së nxehtë, ekonomia e këtij vendi është ekonomi e bujqve endacakë të cilët shpesh arrinin të vendoseshin në luginat frytdhënëse. Vendosja më e madhe ishte ajo gjatë përhapjes së fesë islame nga profeti Muhamed në shekullin e VII-të. Muslimanët në krye me profetin e tyre arritën të krijojnë një perandori që shtrihej nga Spanja deri në Indi.
Mirëpo me zhvendosjen e kryeqendrës së perandorisë, brenda një kohe shumë të shkurtë Arabia humbi rendësin politike. Vetëm qytete e shenjta vizitoheshin nga besimtarët mysliman për çdo vit. Që nga shekulli i XVIII, Dinastia e Saudëve hynë në aleancë me Lëvizjen reformuese islamike Ualhabitët që të arrijë bashkimin e fiseve më të rëndësishme arabe. Një përpjekje të tillë ka bërë Emir Saud I me një invasion gjatë viteve 1803-1814 mirëpo përpjekja e tij përfundojë me një humbje të thellë që i shkaktoji veziri i sulltanit në Egjipt, Muhamet Ali Pashë Egjipti . Trupat e djalit të Saudit (Abdallah I) humbën betejat dy herë gjatë viteve 1818-1882 dhe më 1838-1843 dhe më këtë tokat e saudëve në Nexh u okupuan nga trupat egjiptiane. Që nga kjo humbje prijësit saud vinin nga prijësi e fiseve besnike të perandorisë Osmane. Emiri Abd-al-Aziz II. ibn Saud (sundoi nga 1902-ta)që më vonë merret edhe si themelues i Arabisë Saudite (1932) ja arriti që të shkëputë nga kthetrat e perandorisë Osmane, tokat e dinastisë dhe fisin e tij. Edhe ky po ashtu provoi që të përdorë fuqinë e lëvizjes reformuese islame për sulme ushtarake në Arabi. Fitorja vendimtare e tij ishte kundër dinastisë konkurrente, dinastisë së Hashemidëve të cilët mbanin nën sundim qytete e shenjta. Me luftëra të tjera Arabia Saudite i bashkëngjitë territorit të saj pjesë tjera arabe gjatë vitit 1932. Burimet e Naftës dhe basenet e naftës kanë bërë që ky vend të ketë një rëndësi ekonomike dhe industriale në nivel botërorë.
Politika[redakto | redakto tekstin burimor]
- Artikulli kryesor : Sistemi shtetërorë në Arabinë Saudite
Arabia Saudite është Monarki islame absolute e udhëhequr nga Abdullah bin Abdulaziz Al Saud i cili ka edhe funksionin e kryeministrit.Që nga shpallja e mbretërisë kanë sunduar pesë mbretë, të gjithë nga familja Al Saud, emërimi i një mbreti të ri bëhet nga kuvendi i Pleqve të familjes mbretërore. Mbretit i nënshtrohet kuvendi i ministrave i themeluar në vitin 1993 që ka 120 anëtarë me mandate prej katër vitesh. Të gjithë anëtarët e kuvendit të ministrave zgjidhen personalisht nga mbreti. Kuvendi nuk ka fuqi legjislative apo juridike por luanë funksionin e kabinetit të këshilltarëve të mbretit. Postet kyçe të pushtetit i mbajnë princat e kurorëzuar. Ndikimin më të madh në popull kanë Ulemët, klerikë që predikojnë në xhamitë e vendit.
Vendi është ndarë në 13 rrethe administrative (sipas vitin 1993) të cilat administrohen nga një i dërguar personal i mbretit. Qytezat dhe fshatrat udhëhiqen zakonisht nga kuvendi i Pleqve. Kushtetuta e vendit në formë të shkruar është që nga 1992 ku është përpiluar dokumenti me 83 paragrafë të bazuara në Sheriat. Po ashtu ligji i Arabisë Saudite është i bazuar edhe në Kuran dhe “Sunai”. Rregullat e këtyre librave praktikohen rreptësishtë .
Deri më tani Arabia Saudite ka pasur marrëdhënie shumë të mira me ShBA-të të cilat janë ftohur paksa pas sulmeve të 11 Shtatorit. Përndryshe Arabia Saudite ishte edhe një ndër vendet kooperuese në dy luftuat e Gjirit Persik
Mbretërit e Arabisë Saudite[redakto | redakto tekstin burimor]
- Artikulli kryesor : Mbretërit e Arabisë Saudite
- Abd al-Aziz al Saud, (1932-1953)
- Saud, (1953-1964), i biri i mbretit Abd al-Aziz
- Faisal, (1964-1975), i biri i mbretit Abd al-Aziz
- Chalid, (1975-1982), i biri i mbretit Abd al-Aziz
- Fahd, (1982-2005 ), i biri i mbretit Abd al-Aziz.
- Abdullah, (2005-? ), i biri i mbretit Abd al-Aziz.
Njësitë territoriale[redakto | redakto tekstin burimor]
- Artikulli kryesor : Njësitë territoriale
Arabia Saudite ka 13 njësi territoriale (mintaqat, njëjës - mintaqah).
- Al Bahah
- Al Hudud ash Shamaliyah
- Al Jawf
- Al Madinah
- Al Gassim
- Ar Riyad
- Ash Sharqiyah
- 'Asir
- Ha'il
- Jizan
- Makkah
- Najran
- Tabuk
Gjeografia[redakto | redakto tekstin burimor]
- Artikulli kryesor : Gjeografia e Arabisë Saudite
Arabia Saudite është shteti më i madh i regjionit të azisë Jugperëndimore. Me 2,1 milion km2, ajo pëfshin afro 80% të Gadishullit të Arabisë. Asnjë shtet i këtij regjoni nuk ka një fizionomi specifike, siç ka Arabia Saudite. Ajo në pjesën më të madhe është shtet shkretinor. Në strukturën gjeologjike Gadishulli i Arbisë është i ngjashëm me kontinentrin e Afrikës. Zatën, deri në periudhën e terciarit, Gadishulli i Arabisë ka qenë pjesë tokësore e kontinentit të afrikës. Lëvizjet tektonike në terciar shkaktuan çrregullime në relievin e saj, duke formuar grebenin më të madh në Detin e Kuq, e me këtë bëhet bashkimi i Gadishullit të Arabisë me kontinentin e Azisë. Në aspektin reliever, Arbinë Saudite e karakterizojnë rrafshnaltat si formë dhe kategori morfologjike. Arabia Saudite është e tëra një rrafshnaltë, skaji perëndimor i së cilës është i ngritur, kurse në drejtim të lindjes ajo ulet gradualisht. Pjesa veriore dhe e brendshme e saj karaktyerizohet me një reliev të rrafshët me lëkundje të vogla të lartësive. Në formimin e relievit bien në sy dy elemente më të rëndësishme : çarjet dhe zhvendosjet vertikale, të cilat shprehen plotësisht në bregdetin e detit të kuq, dhe alterimi fizik, përhapja e të cilit është në brendësinë e shtetit. Dhe eshte shteti i vetem qe nuk ekzistojne lumenjte .
Klima aride është manifestuar në përhapjen e sipërfaqeve të mëdha të shkretirave. Në veri shtrihetshkretira Nefudi i Madh e, midis Riadit, kryeqendrës së Arabisë Saudite dhe të bregdetit të Gjirit Persik, shkretira Nefudi i Vogël. Ndër shkretirat më të mëdha , jo vetëm në Arabinë Saudite por edhe në botë është shkretira Rub-el-hali, e cila shtrihet në jug të vedit. Vetëm kjo përfshinë një teritor prej 650.000km2. Mbizotërimi i klimës shkretinore përkujton Saharën në kontinentin e Afrikës.
Ekonomia[redakto | redakto tekstin burimor]
- Artikulli kryesor : Ekonomia e Arabisë Saudite
Demografia[redakto | redakto tekstin burimor]
- Artikulli kryesor : Demografia e Arabisë Saudite
Kultura[redakto | redakto tekstin burimor]
- Artikulli kryesor : Kultura e Arabisë Saudite
Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]
Ky artikull nga Gjeografia e Azisë është një faqe cung. Mund të ndihmoni Wikipedian duke e përmirësuar. |
|
azia është kontinenti me i madh ne bote me nje siperfaqe rreth 44milion e 500000km2 ndahet ne 6 rajone .ne azi shteti me i madh është rusia kurse shteti me me shume banore është kina maja me e madhe është mont everest 8848m kurse lumi me i madh është jancekjnang.Stampa:Link FA