Rumania

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Disambig.svg Ky Artikull flet për Rumaninë. Fjala Rumania ka më shumë kuptime, për kuptimet tjera të fjalës shihe: Rumania (kthjellim).


Rumania
România
Flamuri i Rumanisë Stema e Rumanisë
Flamuri Stema
Moto: E mbretit: Nihil Sine Deo (Asgjë pa Zotin).[a]
Himni kombëtar: Himni i Flamurit
 
Situata e Rumanisë
 
Kryeqyteti Bukureshti
ROU Bucharest CoA1.png

44°25′N 26°06′E
Gjuha zyrtare Rumanishtja
Forma e qeverisë Republike Presidenciale
President Kryetari


Kryeministër Kryeministri
Pavarësia
9 Maj 1877
Sipërfaqja Vëndi i 139-të
238,391 km²
Popullsia
 • totale
 • dendësia

21 466 174 (2010)
94 banorë/km²
PBB (2008)
 • totale
 • për banor

213,891 miljardë $
12.698 $
IZHNJ (2010) 0,837
Monedha Leu (RON)
Zona kohore
 • në verë
UTC +2
UTC +3
Kodi i internetit .ro
Targat e automjeteve RO
Prefiksi telefonik ++40
Kodi ISO 3166-1 642 / ROU / RO

Rumania (rumanisht: România) është vend i pavarur në pjesën JuglindoreEvropës dhe shtrihet në qendër të Siujdhesës Ballkanike, ku kufizohet me Ukrainën dhe Moldavinë në veri-lindje, Hungarinë dhe Serbinë në perëndim dhe Bullgarinë në jug. Rumania ka dalje të ngushtë në Detin e Zi dhe shtrihet deri në Fushën e Panonisë. Ky vend ka një sipërfaqe prej 238,391 km² dhe një popullsie prej më shumë se 21 milion banorësh, prej të cilëve afro 2 milion banojnë dhe jetojnë në Bukuresht, kryeqyteti dhe qendra më e rëndësishme e vendit.

Shteti modern rumun si është sot lindi në vitin 1859 kur së u bashkaun dy principata ajo e Moldavisë dhe e Vllahisë. Pas vitit 1945, ishte Rumania gjatë Luftës së Ftohtë, pjesë e Paktit të Varshavës.

Emri i saj supozohet të rrjedhë nga emri i qytetit antik, Roma apo nga emërtimet e perandorisë lindore romake, dhe tregohet nga gjurmët e ndryshme të ketë qenë koloni romake. Në antiken e vonshme, në kohen latine kjo pjesë thirrej Romania. Gjuhë zyrtare në Rumani është rumanishtja.

Historia[redakto | redakto tekstin burimor]

Historia e Rumanisë mund të ndahet nga historia e përgjithshme e kësaj hapësire që nga shekulli XIX (1862), kur dy principatat e Danubit, ajo e Moldavisë dhe e Vllahisë, përgjithmonë u bashkuan.

Sipas kushtetutës së nxjerr më 21 gusht 1965 Rumania ishte një Republikë Socialiste ndërsa më parë ishte Republikë Popullore. Organ kryesor në këtë kohë kishte Kuvendin e Madhë Kombëtar me 349 të dërguar që kishin mandatin katër vjeçar.

Ky organ kishte edhe të drejtën mbi nxjerrjen e ligjeve. Sipas statutit ky kuvend duhej të takohej së paku dy herë në vit dhe duhej të zgjidhte 28 anëtarët të Këshillit me mandate prej katërvjeçare. Ky këshill përfaqësonte Kuvendin e Madhë Kombëtarë dhe merrte përsipër detyrat e kryetarit të shtetit, nxirrte dekrete e nxirrte ligje pa pasur të drejtë ndryshimi të Kushtetutës. Me ndryshimet e bëra më 1974 në kushtetutë, funksioni i krytarit të shtetit lidhej ngushtë me funksionin e presidentit të republikës. Kështu që presidenti i republikës tani kishte më shumë ente dhe të drejta nën kontrollin e tij.

Gjeografia[redakto | redakto tekstin burimor]

Red right arrow.svg
 Artikulli kryesor: Gjeografia e Rumanisë.

Sipërfaqja e përgjithshme e Rumanisë është 237,500 km², shtrihet rreth koordinatave gjeografike 46 00 V, 25 00 L dhe 230,340 km² të kësaj sipërfaqeje janë tokë ndërsa 7,160 km² ujë.

Vija bregdetare e Rumanisë është 225 km e gjatë ndërsa kufiri tokësorë 2,508 km i gjatë.

Klima e Rumanisë është klimë e ndryshueshme, kryesisht me dimër të ftohtë e reshje bore dhe verë të ngrohtë me reshje shiu.

Pjesa qendrore e lugut të Transilvanisë është e ndarë nga rrafshi i Moldavisë në lindje me malet e Karpateve dhe nga rrafshi i Vllahisë me Alpet e Transilvanisë. Pika më e ultë e relievit (0m) gjendet përgjatë bregut të detit të Zi dhe ajo më e larta në lartësi mbidetare prej 2,499 metrave në vendin e quajtur Moldoveanu.

Demografia[redakto | redakto tekstin burimor]

Rumania është e banuar nga rumunët, cilit grup të popujve u takojnë, kurse në viset kufitare ka edhe hungarez (rreth 2 milion), gjerman dhe serbë etj. Përbërja etnike e popullsisë së Rumanisë (sipas numrimit të vitit 2002):

Njësitë administrative[redakto | redakto tekstin burimor]

Red right arrow.svg
 Artikulli kryesor: Njësitë administrative në Rumani.

Rumania ndahet në 41 njësi administrative të quajtura judete (rumanisht: judeţe) dhe komunën e Bukureshtit (rumanisht: Bucureşti).

Njësitë administrative janë të radhitura sipas alfabetit:

Njësitë administrative në Rumani

Feja[redakto | redakto tekstin burimor]

Përqindja e besimtarëve të besimeve fetare të ushtruara në Rumani (sipas llogaritjes së vitit 2000):

Kultura[redakto | redakto tekstin burimor]

Kultura shqiptare në Rumani[redakto | redakto tekstin burimor]

Red right arrow.svg
 Artikuj kryesore: Mërgata në Rumani dhe Islami në Rumani.

Për shqiptarët në Rumani përkujdeset Liga e shqiptarëve në Rumani (Liga Albanezilor din România} e cila zhvillon aktivitete të ndryshme kulturore. [1] Përndryshe Bukureshti rumunë ka traditë në zhvillimin kulturorë të etniciteteve. Në të kaluaren ai ishte qendër për mërgatën, pas Stambollit. Në këtë qytet ishin themeluarë shoqëri të ndryshme kulturore që shtrin ndikimin e tyre kulturor në tërë hapsirën e Rumanis. Nga këto shoqëri kulturore e bamirës dallohen dega e Shoqërisë së Stambollit Deg' e shoqërisë së Stambollit për vivlla shqipe (1884) pastaj shoqëria e studentëve shqiptarë të lindur në Rumani Qarku i studentëvet shqiptarë dhe maqedono-rumunë‎ (1889) apo shoqëria bamirës Drenova (1894) si dhe shumë shoqata tjera që kishin arritur të ndihmonin lloj-llojshmërin kulturore Ballkanike, jo vetëm të Bukureshtit por edhe më gjërë.

Sot[redakto | redakto tekstin burimor]

Liga Albanezilor din România por emri duhet ti vihet ne shqip se nuk jemi rumune. [1]

Telekomunikimi[redakto | redakto tekstin burimor]

Transporti[redakto | redakto tekstin burimor]

Ushtria[redakto | redakto tekstin burimor]

Pushime[redakto | redakto tekstin burimor]

Burimi i të dhënave[redakto | redakto tekstin burimor]

  1. ^ Amëza e Ligës Shqiptare në Rumani : alar.ro

Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]

 Commons: Rumania – Album me fotografi dhe/apo video dhe material multimediale

Shih edhe[redakto | redakto tekstin burimor]

Shqiptarët e Rumanisë