Spanja

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Mbretëria e Spanjës
Reino de España
Flamuri i Spanjës Stema e Spanjës
Flamuri i Spanjës Stema e Spanjës
Vendndodhja e Spanjës
Kryeqyteti Madridi
Qyteti më i madh Madridi
Gjuha zyrtare Gjuha spanjolle, Gjuha katalane
Forma e qeverisë Monarki parlamentare
Mbreti Felipe VI
Kryeministri Mariano Rajoy Brey
Sipërfaqja
– totale
– % ujë
Vëndi i 51-të
504.645 km²
1,04 %
Kufiri 2.032 km
Popullsia (2010)
– totale
– dendësia
Vëndi i 27-të
47.021.031 banorë
93,17 banorë/km²
IZHNJ (2010) 0,863
Zona kohore
– zakonisht
– në verë

UTC+1
UTC+2
Targat e automjeteve E
Prefiksi telefonik 0034
Prefiksi radiofonik AMA-AOZ, EAA-EHZ
Kodi i internetit .es
Kodi ISO 3166-1 724 / ESP / ES
Anëtarësimi në OKB

Mbretëria e Spanjës (spanjisht dhe galisht: Reino de España ose España; katalanisht: Regne d'Espanya; ne gjuhen baske: Espainiako Erresuma) ndodhet në gadishullin e Pirenejve, në Evropë. Në perëndim të saj ndodhet Portugalia, në jug Gjibraltari dhe Maroku. Me Pirenejtë në veri kufizohet me Francën dhe Principatën e Andorrës. Pjesë të Spanjës janë edhe disa ishuj në Detin Mesdhe dhe në Oqeanin Atlantik.

Mbretëria e Spanjës në Gadishullin e Pirenejve zë një sipërfaqe prej 509 990 km² (së bashku me ishujt Kanarie, Baleare, Ceuta dhe Melilla) në të cilën jetojnë rreth 47 milion banorë. Spanja ka kryeqytet Madridin. Gjuha zyrtare është spanjishtja.

Sipas Kushtetutës së 29 dhjetorit të 1978-ës (ndryshimet e fundit më 1992) Spanja është Mbretëri parlamentare e trashëgueshme. Kreu i shtetit është Mbreti, ndërsa Parlamenti është organi ligjvënës dhe përfaqësues i popullit (Cortes Generales).

Spanja ka në brendi të saj rrafshnalta (Kastilien e Re dhe të Vjetër, të cilat ndahen nga vargmalet e Kastilieve). Në pjesën veri perëndimore ndodhet bregdeti malor i Galicisë, Asturias dhe Baskisë, në veri lindje ndodhet lugina deri në rrëzë të Pirenejve, pjesa lindore e bregdetit të Katalonisë, Valencia dhe Murcia. Në jug ndodhet lugina e Andaluzisë me Sierra Nevadën (pjesa malore e Andaluzisë), më tej ndodhen grupet e ishujve Balneare dhe Kanarie. Lumenjtë kryesorë në Spanjë janë Duero, Taho, Guadiana dhe Guadalkivir që derdhen në Oqeanin Atlantik dhe Ebro e Júca që derdhen në Mesdhe.

Popullsia mbizotëruese janë spanjollët. Shumica e popullsisë është e besimit katolik.

Spanja ka partner kryesor në shkëmbimet tregtare ShBA, Gjermaninë dhe Francën. Ka disa porte detare ndërkombëtare si Las Palmas de Gran Canaria, Barcelonë, Valencia, Malaga, Cadis dhe Bilbao.

Gjeografia[redakto | redakto tekstin burimor]

Red right arrow.svg
 Artikulli kryesor: Gjeografia e Spanjës.

Sipërfaqja e përgjithshme e Spanjës është 504,782 km², shtrihet rreth koordinatave gjeografike 40 00 V, 4 00 P dhe 499.542km² të kësaj sipërfaqeje janë tokë ndërsa 5.240km² ujë në të cilën sipërfaqe hynë të gjitha ujdhesat dhe siujdhesat e Spanjës.

Vija bregdetare e Spanjës është 4.964 km e gjatë ndërsa vija kufitare tokësore është 1.917.8 km e gjatë.

Relievi i Spanjës përbëhet nga terreni me rrafshe bregdetare në pjesët përgjatë bregdetit të Mesdheut pas së cilave vijnë rrafshnaltat e katundet në pjesën qendrore dhe bjeshkët e Pirenejve në pjesën veriore dhe perëndimore. Pika më e ultë e relievit (0 m) gjendet përgjatë bregdetit të Mesdheut apo të oqeanit Atlantik dhe ajo më e lara në lartësi mbidetare prej 3,718 metrave në majën e malit e quajtur Maja e Teides (spa.:Pico de Teide) në Ishullin Tenerife, pjese e ishujve Kanarie (ang.: Canary Islands).

Klima[redakto | redakto tekstin burimor]

Për shkak të pozitës gjeografike të Spanjës që e ekspozon vetëm pjesën veriore të saj ndaj rrymave ajrore tipike, klima e Spanjes është jashtëzakonisht e ndryshueshme nëpër rajone të ndryshme të saj. Ajo mund të ndahet në këto zona:

  • Bregu verioro lindor I Mediteranit, (Katalonia, Valenca, dhe Ishujt Balerika) kanë verëra të ngrohta e herë herë të nxehta me dimra të butë po nganjëherë pak më të freskët. Kjo përputhet me një klimë mesatare mediterane.
  • Bregu luglindor I Mediteranit (Alikante, Murcia dhe Almeria) kanë verëra të nxehta dhe dimra të butë e herë të ftohtë. Teritor shume I thatë ku shirat arrijnë deri në 150 mm në vit në Cabo de Gata që numërohet si vendi më i thatë në Europë. Kjo zonë klasifikohet në zonën me klimë Semiarde në kuptimin e reshjeve atmosferike.
  • Bregdeti jugor I Mediteranit (zona bregdetare e Malagas dhe Grandas) kanë verëra të ngrohta dhe dimra shumë të butë. Temperatura mesatare vjetore qrrinë 20 gradë Celsius dhe ka lagështi të madhe. Klasifikohet si klimë subtropike.
  • Lugina w Guadalquivrit (Sevilja dhe Kordoba) ka verëra shunë të nxehta dhe të thata dhe dimra të butë. Klimë e thatë.
  • Bregu jug perendimor I Atlantikut (Cadiz dhe Huelva) ka verëra të këndshme dhe dimra të butë dhe mesatar. Klime relativisht e lagësht.
  • Pjesa kontinentale e vendit (Madridi, Valladolid dhe Toledo) si dhe zona e luginës Ebro (Zaragoza) ka dimëra të ftohtë (që kryesisht varen nga lartësia mbidetare) dhe verëra të nxehta. Zonë me klime kontinentale, relativisht e thatë.
  • Bregdeti verior I Atlantikut ose Spanja e gjelbër (Galicia, Asturias, Cantabria, Baskia bregdetare) ka klimë shumë të lagësht me verëra mesatare dhe dimra të ftohtë apo mesatar. Kjo kryesisht klasifikohet si klimë oqeanike.
  • Pyrinea ka kryesisht klimë të lagësht me verëra të freskëta dhe dimra të ftohtë pjesë më të larta mbidetare të kesaj zone kanë klimë Alpine.
  • Zonat e mbrojtura natyrore zene mbi 8% te siperfaqes se pergjithshme te vendit.

Historia[redakto | redakto tekstin burimor]

Red right arrow.svg
 Artikulli kryesor: Historia e Spanjës.
Lexo gjithashtu: Lufta e Spanjës

Karthaga dhe Roma në shekullin III para erës sonë e ndajnë gadishullin Iberik ndërmjet veti. Pas luftë së dytë punishte pason paqa nga 201-ta para erës sonë dhe Roma sundon pa kushtëzime deri me paraqitjen e popujve gjerman në këto anë në shekullin e V. Nga shekulli i V deri më 711 popujt si svebet/vandalët (sweben) gjerman depërtojnë në Spanjë dhe gotët perëndimorë ja arrin që të krijojnë një qendër sipas shembujve të Romës. Më 711 në sipërfaqen e Spanjës zbarkojnë arabët dhe pas tri viteve gadishulli Iberik shndërrohet në krahinë . Më 756 shpallet Emirati (nga 929 kalifati) Kordoba (Córdoba). Beteja e zhvilluar e quajtur Beteja e Kovadongës (Covadonga) nga evropianët merret si shenja e re – inkuizicioni krishterë dhe pason ri-pushtimi krishterë. Kështu gjatë shekulli VII / X në perëndim dhe veri krijohen mbretëri krishtere, Leon, Navarra, Katalonia, Aragoni dhe Kastilja, ndërsa Portugalia në shekullin e XI qëndron e pavarur. Sipas evropianëve (gjermanëve) faza vendimtare e inkuizicionit krishterë fillon nga shekulli i XI. Në këtë fazë pushtohet Toledo më 1031, Saragosa më 1118, Kordoba më 1236, Valencia më 1238 dhe Sevilja më 1248. Si luftëtar legjendarë i këtyre luftërave merret Heroi Nacional El Cid. Më 1469 Izabela e Kastileasë martohet me Ferdinantin II të Anagonisë dhe nga 1474/75 merren si mbretëri e Kastiljes e nga 1479 edhe Aragonisë. Kjo ishte edhe bërthama e zhvillimeve për krijimin e Spanjës.

Më 1480 hynë në fuqi Inkuizicioni ndërsa ë 1492 e pushtojnë Granadanë e cila ishte qendra e fundit e marunëve. Pas kësaj pason përndjekja e maurëve (los moros) dhe jahudive në ndërkohë K. Kolombi i angazhuar nga mbretëria zbulonë Amerikën. Mbretëria fillon kolonizimin e Amerikës dhe gjatë kësaj ndërmarrje i asgjësojë perandorinë e Actekëve dhe Inkave. Karli i I-rë (Si perandorë Karli i V-të) në këtë kohë e kishte lehtë të thoshte se në perandorin e tij Dielli kurrë nuk perëndon.

Popullsia[redakto | redakto tekstin burimor]

Red right arrow.svg
 Artikulli kryesor: Demografia e Spanjës.
Dendësia e popullsisë së Spanjës në vitin 2005
Përhapja e vendbanimeve më të mëdha në Spanjë

Sipas regjistrimit të popullsisë së vitit 2001. Spanja ka pasur 40.847.530 banor me dendësi mesatare prej 81 banorë/km².

Zhvillimi i bujshëm historik ka ndikuar në karakteristikat specifike të popullsisë. Spanjollët përbëjnë 73% të popullsisë së përgjithshme, Katalonët 16,5%, Galët 8%, Baskët 2,3% të tjerët 0,2%.

Edhe Spanja shumë shpejt është urbanizuar, dhe sot rreth 80% e popullsisë jeton në qytete.

Pjesëmarrja e popullsisë nga 0-19 vjet është 33%, nga 20-59 vjet është 50%, dhe mbi 60 vjet është 17% e popullsisë. Qartë shihet se popullata Spanjolle gjithnjë e më tepër po vjetërsohet, e në këtë ndikon shumë edhe shtimi i ulët natyrorë, i cili arrin vetëm 1promilë ( shkalla e natalitetit është 10 promila, ndërsa e mortalitetit 9 promila).

Qytetet e Spanjës[redakto | redakto tekstin burimor]

Red right arrow.svg
 Artikulli kryesor: Lista e qyteteve të Spanjës.

Përbërja etnike[redakto | redakto tekstin burimor]

Besimet fetare[redakto | redakto tekstin burimor]

Red right arrow.svg
 Artikulli kryesor: Feja në Spanjë.

Njësitë administrative[redakto | redakto tekstin burimor]

Spanja është një shtet i përbërë por sipas kushtetutës nuk është federat. Ajo përbëhet nga 50 njësi administrative të quajtura provinca (org.: provincias) që grupohen në 17 njësi të quajtura komunitete autonome (org.:Comunidades autónomas) dhe dy qytete me një autonomi të shkallës së lartë.

Njësitë autonome të Spanjës
Komunitetet autonome
Emri
org.
popullsia
(2005)
Emri
org.
popullsia
(2005)
Andalucía 7 849 799 Comunidad Valenciana 4 692 449
Aragón 1 269 027 Extremadura 1 083 879
Principado de Asturias 1 076 635 Galicia 2 762 198
Islas Baleares 983 131 Comunidad de Madrid 5 964 143
Canarias 1 968 280 Región de Murcia 1 335 792
Cantabria 562 309 Comunidad Foral de Navarra 593 472
Castilla-La Mancha 1 894 667 País Vasco 2 124 846
Castilla y León 2 510 849 La Rioja 301 084
Katalonia 6 995 206
Ciudades autónomas
Ceuta 75 276 Melilla 64 488


Politika[redakto | redakto tekstin burimor]

Red right arrow.svg
 Artikulli kryesor: Sistemi shtetëror në Spanjë.

Ekonomia[redakto | redakto tekstin burimor]

Red right arrow.svg
 Artikulli kryesor: Ekonomia e Spanjës.

Bujqësia veçohet për misër, thekër, patate, rrush, ullinjë dhe pemë mesdhetare, në pjesën jugore mbillen edhe bimë për mëndafshin dhe panxharsheqeri. Ndërsa delet dhe peshkimi janë ato për të cilat dallohet blegtoria e Spanjës, vend i cili ka të zhvilluar edhe xehetarin vendase si burim i industrializimit, nga burimet e xeheve dallohen qymyr guri, xehja e hekurit, sulfurit, bakrit, plumbit si dhe xehja e merkurit dhe disa burime të naftës. Në sektorin e industrisë dallohen ind. e ndërtimit, ind. e makinave (veturave), ind. pjesëve elektroteknike dhe industria e mihjes. Partner kryesor të tregtisë ka ShBA-në, Gjermaninë dhe Francën. Ka disa porta detare ndërkombëtare si ajo në Barcelonë, Valenci, Malaga, Cadis dhe Bilbao.

Siaps Bankës Botërore Ekonomia e Spanjës renditet e teta në mesin e ekonomive më të mëdha botërore dhe e pesta në Europë. Qeveria e qendrës së djathtë e kryeminitrit Aznar punoi me sukses për të hyrë në grupin e parë të shteteve me një valutë të përbashkët Euron që në janar të vitit 1999. Administrata e Aznarit vazhdoi të bënte reforma të privatizimit, liberalizimit dhe reformën e sistemit të taksave. Shkalla e papunësisë ka rënë gradualisht dhe në tetor të 2006 ajo kapte shifrat prej 7.6% të forcës punëtore, që rezulton se ka rënë nga 20% e më shumë në vitet e hershme 1990.

Kultura[redakto | redakto tekstin burimor]

Red right arrow.svg
 Artikulli kryesor: Kultura e Spanjës.

Në Spanjë janë të mirëmbajtura veçanërisht kishat nga koha e gotëve perëndimorë (409-711). Pas hyrjes së arabëve në Spanjë, Spanja mbeti një krahinë kulturore islamike deri më 1492 (Córdoba, Granada). Që nga shekulli XI, veçanërisht në Kataloni depërton stili i artit romakë në ndërtimtari, plastikë, në vizatimet fresko dhe të librave. Adoptimi i gotikes spanjolle nga Franca në shekullin e XII bëri që të vije tek ndërtimi i Katedraleve para së gjithash udha e besimtarëve për në Santiago de Compostela dallohet për dekorimet e veçanta (Leónm Brgs). Në ndërlidhje e elementeve mauritane dhe gotike paraqitet në stilin Mudéja (Alkazari prej Seviles, Sinagogia në Toledo dhe Codoba).

Arti i ndërtimit dhe pejsazhet e kohës së renesancës në Spanjë janë në lidhje të forta me zhvillimet e renasancës në Itali (Escoriali). Kryemjeshtër të manierizmit është piktori El Greco. Në stilin Barok paraqiten momente vetjake që dallohen për mbushjen dhe format. Në shekullin e XVII vizatimi dhe ngjyrosja në Spanjë nëpërmjet të D. Velázquez dhe B. Murillo fiton në rëndësi evropiane. Në shekullin e XIX dallohet artisti revolucionar F. de Goya y Lucientes. Ndërsa në krijimin e artit modern spanjollët kanë dhënë kontribut të çmueshëm. Ndër ta dallohen A. Gaudi, P. Picasso, J. Miró, S. Dali, A. Tápies dhe J. González.

Infrastruktura[redakto | redakto tekstin burimor]

Transporti[redakto | redakto tekstin burimor]

Arsimi[redakto | redakto tekstin burimor]

Shëndetësia[redakto | redakto tekstin burimor]

Festat publike[redakto | redakto tekstin burimor]

Lidhjet e jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]

Burimet[redakto | redakto tekstin burimor]

Espanol lingua e una lingua NeoLatina

Shih edhe[redakto | redakto tekstin burimor]

 Commons: Spanja – Album me fotografi dhe/apo video dhe material multimediale


Stampa:Link FA

Stampa:Link FA Stampa:Link FA