Belgjika

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Mbretëria e Belgjikës
Koninkrijk België
Royaume de Belgique
Königreich Belgien
Flamuri i Belgjikës Stema e Belgjikës
Flamuri i Belgjikës Stema e Belgjikës
Vendndodhja e Belgjikës
Kryeqyteti Brukseli
Qyteti më i madh Brukseli
Gjuha zyrtare Gjuha holandeze, Gjuha frënge, Gjuha gjermane
Pavarësia 4 prill 1830 (shpallja)
19 prill 1839 (njohja ndërkombëtare)
Festa kombëtare 21 korriku
Forma e qeverisë Monarki parlamentare
Mbreti Alberti i II-të i Belgjikës
Kryeministri Elio Di Rupo
Sipërfaqja
– totale
– % ujë
Vëndi i 139-të
30.528 km²
6,4 %
Popullsia (2011)
– totale
– dendësia
Vëndi i 76-të
11.007.020 banorë
354,7 banorë/km²
IZHNJ (2011) 0.886
Monedha Euroja
Zona kohore
– zakonisht
– në verë

UTC+1
UTC+2
Targat e automjeteve B
Prefiksi telefonik 0032
Kodi i internetit .be
Anëtarësimi në OKB

Belgjika (zyrtarisht Mbretëria e Belgjikës; holandisht Koninkrijk België, frëngjisht Royaume de Belgique, gjermanisht Königreich Belgien) ndodhet në pjesën perëndimore të Evropës dhe kufizohet me Holandën, Gjermaninë, Luksemburgun dhe Francën. Belgjika ka mbi dhjetë milion banorë që jetojnë në një sipërfaqe prej rreth tridhjetë mijë kilometra katror. Ndikimi i përhershëm i gjermanishtes dhe asaj romake kanë përshkruar dhe ndarë kulturën dhe linguistiken belge. Belgët flasin kryesisht dy gjuhë: gjuhën flame (neederlands) e folur në veri dhe frëngjishtja në regjionin Valon, në jug të Belgjikës. Regjioni kryesor i saj është ai i Brukselit në të cilin zyrtarisht fliten të dy gjuhët. Pakicë e njohur zyrtarisht janë folësit e gjermanishtes që në ditët e sotshme jetojnë në lindje të vendit. Këto dallime gjuhësore reflektohen edhe në politiken e tanishme të Belgjikës dhe në jetën belge.

Termi Belgjikë vije nga banuesit e parë të këtij vendi "belgët", fis keltë të njohur nga provinca romake, Galia belge. në të kaluarën e largët, Belgjika ka qenë pjesë e tokave të ulëta (Beneluksi) në të cilat bënte pjesë edhe Holanda dhe Luksemburgu. Që nga gjysma e mesjetës deri në shekullin e XVII, ky vend ka qenë qendër kulturore dhe tregtare e këtij regjioni evropianë. Nga shekulli i XVI deri në kohën e pavarësisë së Belgjiks, nga rrethina e saj thirrej "Holanda jugore" dhe ishte fushëbetejë e fuqive evropiane.

Belgjika është një ndër anëtaret dhe themeluesit e Bashkësisë Evropiane (BE) dhe në tokën e saj ka kryeqendra organizatave të ndryshme evropiane dhe botërore, të tilla si p.sh. NATO.

Gjeografia[redakto | redakto tekstin burimor]

Red right arrow.svg
 Artikulli kryesor: Gjeografia e Belgjikës.

Sipërfaqja e përgjithshme e Belgjikës është 30,528 km² dhe shtrihet rreth koordinatave gjeografike 50 50 v, 4 00 L. Kjo sipërfaqe përbëhet nga 30,278km² tokë dhe 250km² ujë me një vijë bregdetare prej 66.5 km.

Klima është e butë me dimër të lehtë dhe verë të freskët.

Në pjesën veri-perëndimore, relievi i Belgjikës ka një teren të rrafshët bregdetar i cili ngrihen në male në pjesën qendrore. Pika më e ultë e Belgjikës gjendet në brigjet e detit veriorë (0m) dhe ajo më e lara në lartësi mbidetare prej 694 metrave në Signal de Botrange.

Klima[redakto | redakto tekstin burimor]

Historia[redakto | redakto tekstin burimor]

Red right arrow.svg
 Artikulli kryesor: Historia e Belgjikës.

Popullsia[redakto | redakto tekstin burimor]

Red right arrow.svg
 Artikulli kryesor: Demografia e Belgjikës.

Popullsia e Belgjikë sipas gjuhes që flet, ndahet në

  1. flaman përafërsisht 60% të popullsisë
  2. valonët frengjisht-folës nga Brukseli dhe rrethina e tij nga rreth 40% të banorëve të vendit.
  3. gjerman në lindje të vendit me më pak se një përqind
  4. dhe një pjesë shumë e vogël luksemburgas në Arlon.

Belgjika ka 10.2 milion banorë. Përbëhet nga Flamanët të cilët kanë prejardhje gjermane dhe flasin gjuhën holandeze. Në strukturën e popullsisë marrin pjese me afërsisht 60%[1]. Valonët janë keltët e romanizuar që flasin gjuhën frenge dhe marrin pjesë me 40% të popullsisë së Belgjikës. Sa i përket dendësisë së popullsisë Belgjika është ndër vendet e para në botë me 322 banorë në km 2. Përqindja e punësimit në sektorë; Bujqësi e pylltari:3%, Xehtari: 0.3%, Fabrika: 23.3%, Rryma, gasi, uji: 0.9 %, Ndërtimtari: 7 %, Tregëti, shërbime e turizëm: 18.1%, Transport, komunikim:7.6% Financa, sigurime, shitblerje të pasurisë sëpatundshme, shërbime afariste: 9.4%, Shërbime sociale, komunale, personale:30.4%. Struktura e popullsisë sipas gjinisë: 48.9% femra, dhe 51.1% meshkuj.

Qytetet e[redakto | redakto tekstin burimor]

Red right arrow.svg
 Artikulli kryesor: Lista e qyteteve të Belgjikës.

Përbërja etnike[redakto | redakto tekstin burimor]

Gjuhët[redakto | redakto tekstin burimor]

Besimet fetare[redakto | redakto tekstin burimor]

Red right arrow.svg
 Artikulli kryesor: Feja në Belgjikë.

Njësitë administrative[redakto | redakto tekstin burimor]

Sipas kushtetutës dhe ligjit belgë janë pesë njësi administrative. Përposë njësive administratve në bazë të kushtetutes ka dhe disa forma tjera që janë krijuar në baza praktike.

Belgjika është një shtet federal dhe përbëhet nga tri komunitete, tri regjione dhe tri regjione gjuhësore. Dy nga tri regjionet kanë nga pesë krahina kështu që Belgjika ka dhjetë krahina. Pos ndarjes në krahina ajo ndahet edhe në 589 komuna të cilat ndahen në bashkësi të komunave (këto kanë qenë para reformës së 1977-ës komuna të pavarura). Gjitha format tjera janë lidhje komunale elektorale, politike, juridike si dhe forma më e re e lidhjeve në bazë të shërbimit policorë.

Politika[redakto | redakto tekstin burimor]

Red right arrow.svg
 Artikulli kryesor: Sistemi shtetëror në Belgjikë.

Ekonomia[redakto | redakto tekstin burimor]

Red right arrow.svg
 Artikulli kryesor: Ekonomia e Belgjikës.

Kultura[redakto | redakto tekstin burimor]

Red right arrow.svg
 Artikulli kryesor: Kultura e Belgjikës.

Infrastruktura[redakto | redakto tekstin burimor]

Transporti[redakto | redakto tekstin burimor]

Arsimi[redakto | redakto tekstin burimor]

Shëndetësia[redakto | redakto tekstin burimor]

Festat publike[redakto | redakto tekstin burimor]

Lidhjet e jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]

Burimet[redakto | redakto tekstin burimor]

  1. ^ Shënim: Nga banuesit e Belgjikës, gati 59% i përkasin Komunitetit të Flamanëve, 40% Komunitetit Francezë dhe 1% Komunitetit të Gjuhës Gjermane, dhe gjat gjuhëve belge zyrtare dalin numra të pa përcaktuara imigrantësh dhe fëmijëve të tyre flasin gjuhë të huaja ose native si primare.

Shih edhe[redakto | redakto tekstin burimor]

 Commons: Belgjika – Album me fotografi dhe/apo video dhe material multimediale

Stampa:Link FA

Stampa:Link FA