Mbretëria e Bashkuar e Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Disambig.svg Në këtë artikull flitet për Britaninë e Madhe, kjo temë ka disa kuptime. Shiko këtu: Britania e Madhe (kthjellim)


Mbretëria e Bashkuar e Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut
United Kingdom of Great Britain and Northern Ireland
Flamuri i Mbretërisë së Bashkuar Stema e Mbretërisë së Bashkuar
Flamuri Stema
Moto: Dieu et mon droit
Himni kombëtar: God Save the Queen
 
Situata e Mbretërisë së Bashkuar
 
Kryeqyteti Londra
Qyteti më i madh Londra
Gjuha zyrtare Anglisht
Forma e qeverisë Monarki konstitucionale-parlamentare
President Mbretresha


Kryeministër Kryeministri
Sipërfaqja Vëndi i 80-të
243,610 km²
ZEE km²
Popullsia
 • totale
 • dendësia
Vëndi i 22-të
62 262 000 (2010)
256 banorë/km²
IZHNJ (2010) 0.849
Monedha [[]]
Zona kohore
 • në verë
UTC
UTC+1
Kodi i internetit .uk
Targat e automjeteve GB
Prefiksi telefonik +44
Kodi ISO 3166-1 GB

Mbretëria e Bashkuar e Britanisë së Madhe dhe Irlandës Veriore (Anglisht: United Kingdom of Great Britain and Northen Ireland (UK)), shpesh e njohur si Mbretëria e Bashkuar,ose Britania[1] është një vend ishullor i pavarur[2][3], i cili gjindet afër bregdetit veri-perëndimor të Europës kontinentale. Mbretëria e Bashkuar u krijua nga bashkimi politik i Anglisë, Irlandës Veriore, Skocisë dhe Uellsit dhe përfshin ishullin britanik, pjesën veri-lindore të ishullit të Irlandës dhe shumë ishuj më të vegjël. Irlanda Veriore është pjesa e vetme e Mbretërisë së Bashkuar që ka kufi tokësor (me Irlandën).[4] Veçmas këtij kufiri tokësor, Mbretëria e Bashkuar rrethohet nga Oqeani Atlantik, Deti i Veriut, Kanali Anglez dhe Deti i Irlandës. Mbretëria e Bashkuar është Demokraci Parlamentare me qeverinë në Londër, kryeqyteti. Është monarki kushtetuese ku mbretëresha Elizabeta II është kreu i shtetit. Territoret mbretërore të Ishulljve të Kanalit dhe Ishullit të Man, formalisht prona të kurorës, nuk janë pjesë e Mbretërisë së Bashkuar por janë në bashkim kurorash me të .[5]Mbretëria e Bashkuar përfshin katrëmbëdhjetë territore të jashtme,[6] çka mbetet nga Perandorisë Britanike, e cila në kulmin e saj mbulonte pothuajse çerekun e botës; kjo e bën perandorinë më të madhe në histori. Si një rezultat direkt i perandorisë, ndikimi britanik mund të vërehet në gjuhën dhe kulturën e dhjetëra shteteve përreth globit, si Kanadaja, Australia, Zelanda e Re, India, Afrika Jugore, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe vende të tjera me më pak ndikim në botë. Madhëria e Saj, Mbretëresha Elizabeta II mbetet kreu i shtetit të mbretërive të Komonuelthit. Mbretëria e Bashkuar është një vend i zhvilluar, e cila renditet e pesta me GDP dhe vendi i gjashtë në botë kah zhvillimi ekonomik. Mbretëria e Bashkuar ishte fuqia më e madhë botërore gjatë shekujve XIX dhe XX,[7] por humbja ekonomike e dy luftërave botërore dhe mohimi i perandorisë së saj në gjysmën e dytë të shekullit XX zvogëloi rolin e saj kryesues në çështjet botërore. Sidoqoftë, Britania e Madhe ka ndikim të fortë ekonomik, kulturor, ushtarak dhe politik si dhe është një fuqi bërthamore, vendi i dytë në NATO dhe i katërti në botë për nga shpenzimet ushtarake. Është anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit, dhe është anëtare e G8, NATO, Bashkimit Europian dhe Komonuelthit të Kombeve.

Historia[redakto | redakto tekstin burimor]

Shtrirja e Perandorisë Britanike.
Red right arrow.svg
 Artikulli kryesor: Historia e Mbretërisë së Bashkuar.

Anglia dhe Skocia ekzistonin si vende të ndara sovrane dhe të pavarura me monarkët e tyre dhe struktura politike qysh nga shekulli IX. Principata, dikur e pavarur, e Uellsit ra nën kontrollin e monarkëve Anglezë nga Statuti i Rhuddlanit më 1284, por u aneksua formalisht ose u "bashkua" me Anglinë nën dy "Ligjet e Uellsit" të vitit 1535 dhe 1542. Edhe pse Mbreti Skocez, James VI, u bë edhe mbreti i Anglisë më 1603, duke krijuar kështu "bashkim personal" mes dy mbretërive, Anglia (me gjithë Uellsin) dhe Skocia mbetën të ndara deri kur Traktati i Unionit u pranua një shekull më vonë dhe u vu në zbatim nga "Aktet e Unionit 1707". Aktet e Unionit, të miratuara nga Parlametet e Anglisë dhe Skocisë respektivisht, krijuan një bashkim politik në formën e një Mbretërie të Bashkuar të Britanisë së Madhe.[8] Akti i Unionit 1800 bashkoi Mbretërine e Britanisë së Madhe me Mbretërinë e Irlandës, e cila gradualisht ishte vënë nën sundimin Anglez mes viteve 1541 dhe 1691, duke formuar kështu Mbretërinë e Britanisë së Madhe dhe Irlandës më 1801.[9] Gjatë shekullit të mëpasshëm Britania e Madhe luajti rol të rëndësishëm në zhvillimin e idealeve perëndimore të Demokracisë Parlamentare me kontribute të rëndësishme në letërsi, Art dhe Shkencë.[10] Revolucioni Industrail, i nisur dhe drejtuar nga Britania e Madhe e transformoi vendin. Gjatë kësaj periudhe, si Fuqitë e tjera botërore, Britania e Madhe u angazhua në shfrytëzim kolonial, përfshirë tregtimin e skllevërve, megjithëse miratimi i "Aktit të tregtimit të skllevërve" i vitit 1807 e bëri Britaninë e Madhe vendin e parë në botë që ndalonte këtë tregti.

Politika[redakto | redakto tekstin burimor]

Mbretëria e Bashkuar është Monarki Kushtetuese ku kreu i shtetit është Mbretëresha Elizabeta II; Monarku i Britanisë është njëkohësisht kreu i shtetit i pesëmbëdhjetë vendeve të tjera të Komonuelthit (ang.: Commonwealth), duke e vënë Britaninë e Madhe në një bashkim personal me këto vende. Kurora Britanike ha sovranitet mbi Ishullin e Man-it, si dhe qarqeve ndihmëssherife të Xhersit dhe Guernsit. Bashkërisht, këto vende njihen si "Vendet e Kurorës", vende pronë të Monarkisë Britanike, por jo edhe pjesë e Mbretërisë së Bashkuar. Ato nuk janë pjesë e Bashkimit Europian. Sidoqoftë, Parlamenti Britanik ka autoritet të vendosë ligje për këto vende, ndërsa Qeveria Britanike kujdeset për politikën e jashtme dhe mbrojtjen e tyre. Mbretëria e Bashkuar ka katërmbëdhjetë territore të jashtme detare rreth botës, territoret e fundit të mbetura nga Perandoria Britanike. Këto territore nuk konsiderohen pjesë të Britanisë, por në shumicën e rasteve, popullata vendase ka nënshtetësi britanike dhe të drejtën për vendbanim në Mbretërinë e Bashkuar. Mbretëria e Bashkuar ka një sistem parlamentar të qeverisjes që bazohet në tradita të forta demokratike: Sistemi Westminister është huazuar në dhjetëra shtete rreth botës — trashëgimi e perandorisë. Kushtetuta e Britanisë drejton strukturën juridike të vendit, e cila përbëhet thuajse plotësisht në burime të shkruara, përfshirë statutet, klasin e ligjit dhe traktatet internacionale. Për shkak se nuk ka diferencë teknike mes statuteve të zakonshme dhe ligjit të konsideruar "ligj kushtetues", Parlamenti Britanik mund të kryeejë "reforma kushtetuese" thjesht duke miratuar "Akte të Parlamentit", pra ka fuqi politike që të ndryshojë pothuajse çdo element të shkruar ose të pashkruar të kushtetutës. Sidoqoftë, asnjë parlament nuk mund të miratojë ligje që parlamenti i mëpasëm nuk mund të ndryshojë. Britania e Madhe është një nga tre vendet e mbetura në botë që nuk ka kushtetutë të shkruar (dy vendet e tjera janë Zelanda e Re dhe Izraeli). Posti i kryeministrit, kreut të ekzekutivit, i përket liderit të partisë politike që arrin të fitojë besimin e shumicës në parlament. Kryeministri dhe kabineti i tij emërtohen formalisht nga monarku për të formuar "Qeverinë e Madhërisë së saj". Sidoqoftë, kryeministri zgjedh kabinetin dhe me konventë, Mbretëresha respekton zgjedhjet e kryeministrit. Kabineti tradicionalisht përzgjidhet nga anëtarët e partisë së kryeministrit. Fuqia ekzekutive ushtrohet nga kryeministri dhe Kabineti, të cilët betohen në Këshillin Konfidencial të Madhërisë së saj, dhe bëhen ministra të Kurorës. David Cameron MP, lider i Partisë Laburiste ka qenë kryeministër nga 11 maji 2010.

Ndarja administrative[redakto | redakto tekstin burimor]

Britania e Madhe ka katër njësi shtetërore dhe në nivel të tyre bëhet administrimi i mbretërisë përderisa në nivel qëndror shqyrtohen çështjet që kanë të bëjnë me marrëdhëniet e jashtme dhe disa të drejta për punë të brendshme që kanë të bëjnë me rregullimin e marrdhënieve ndërshtetërore të njësive të saj.

Gjeografia[redakto | redakto tekstin burimor]

Red right arrow.svg
 Artikulli kryesor: Gjeografia e Britanisë së Madhe.

Sipërfaqja e përgjithshme e Britanisë është 244,820 km2 dhe shtrihet rreth koordinatave gjeografike 54 00 V, 2 00 L. 3,230 km2 të kësaj sipërfaqeje janë ujore ndërsa 241,590 km2 tokë me një vijë bregdetare prej 12,429 kilometrave. Klima është e ndikuar nga rrymat e ajrit të shkaktuara në oqean dhe kryesisht mbizotëron një mot i vranët pothuaj se gjatë tërë vitit. Relievi i Britanisë përbëhet kryesisht nga një terren malor i ulët dhe nga rrafshi bregdetar. Në pjesët lindore dhe juglindore, terreni është më shkëmbor. Pika më e ulët e Britanisë gjendet nën nivelin e detit 4 metra në Fens (ang.:The Fens) dhe më e larta 1’343 metra mbi nivelin e detit, në Ben Nevis, në pjesën perëndimore të vendit.

Ekonomia[redakto | redakto tekstin burimor]

Red right arrow.svg
 Artikulli kryesor: Ekonomia e Mbretërisë së Bashkuar.
Krahasimi i Prodhimit të Brendshëm Bruto për person të Francës, Gjermanisë, Britanisë së Madhe dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës që nga viti 1825 deri në vitin 1975.

Britania e Madhe njihet si fuqi e madhe ekonomike botërore. Në zhvillimin e tillë ekonomik ka ndikuar pozita gjeografike në Oqeanin Atlantik, lidhshmëria e mirë me botën, shfaqja e parë e revolucionit industrial dhe baza relativisht e mirë në pasuritë nëntokësore. Këto përparësi janë manifestuar në zhvillimin e detarisë, të tregtisë dhe në zgjerimin e influencës së saj në vise të ndryshme koloniale, duke sjellë Britaninë e Madhe në një pozitë tejet të favorshme ekonomike. Në përpjekjet për koloni arrin që të konkurrojë Spanjën, Portugalinë, Holandën dhe Francën, që kanë pasur po këto aspirata, dhe të sigurojë dominimin në det, duke ushtruar kështu ndikim në afro një të katërtën e botës. Në sajë të botës koloniale, shfrytëzimit të tyre qindvjeçar fillon faza më e rëndësishme e zhvillimit të shtetit. Në intensifikimin ekonomik pa dyshim rëndësi të veçantë kanë pasur edhe zhvillimet e reja teknike që prodhimtarisë i kanë dhënë një dinamikë më të madhe. Procesi i industrializimit ka pasur mbështetje në pasuritë e drurit, qymyrit, mineralit të hekurit dhe lëndëve të para të sjella prej kolonive. Ecuria ekonomike, dinamika e tregut të brendshëm dhe atij të jashtëm në shekullin e XIX e afirmuan Anglinë si “punishte të botës”, duke i mundësuar të jetë edhe faktor vendimtar në ekonominë dhe politikën botërore. Në gjysmën e parë të shekullit të kaluar është nxjerrë prej xeheroreve të saj më tepër qymyr, mineral hekuri, zink, plumb dhe bakër, është prodhuar më tepër gizë, makina dhe tekstil se sa në të gjitha shtetet e botës. Në këtë fazë të zhvillimit ekonomia e Britanisë së Madhe i ofron aq shumë ekonomisë botërore, sa që në një mënyrë ka përcaktuar profilin e saj ekonomik. Shumëllojshmëria e degëve industriale, bota e gjerë koloniale, fuqia e parë detare dhe bankare në botë janë disa nga karakteristikat themelore të ekonomisë së këtij shteti në shekullin XIX, që mund të quhet edhe shekulli anglez. Britania e madhe për një kohë të gjatë ka qenë shteti i parë industrial në botë. Kapitali i grumbulluar ka mundësuar të investojë në ekonominë e shumë shteteve të cilat i kanë sjellë fitime shumë më të mëdha.

Demografia[redakto | redakto tekstin burimor]

Lëvizja e popullsisë

Britania e Madhe me sipërfaqe prej 244.00 km², radhitet në kategorinë e shteteve me madhësi mesatare, por për nga numri i popullsisë është një ndër shtetet e para në kontinentin e Evropës. Numri i popullsisë gjatë shekujve ka ndryshuar. Kështu në vitin 1800 Britania e Madhe ka pasur 10 milionë banorë, 75 vite më vonë, përkatësisht 1875, janë shtuar në 30 milionë banorë. Në censusin e vitit 1921 Britania e Madhe ka pasur 40 milionë banorë. Ndërsa sipas regjistrimit të fundit të popullsisë Britania e Madhe ka 59.739.000 dhe me këtë numër është radhitur, pas Rusisë dhe Gjermanisë në vendin e tretë në Evropë. Pjesën dërrmuese të popullsisë e përbëjnë anglezët me 80%, skocezët me 10%, irlandezët me 4% uellsianët me 2% dhe të huaj 4%.

Kultura[redakto | redakto tekstin burimor]

Red right arrow.svg
 Artikulli kryesor: Kultura e Mbretërisë së Bashkuar.

Origjina e Britanisë së Madhe si bashkim politik i përbërë nga ish-shtete të pavarura ka rezultuar në ruajtjen e kulturave të ndryshme në secilin nga shtetet e saj Për më shumë shihni artukujt, Kultura e Anglisë, Kultura e Skocisë, Kultura e Uellsit, Kultura e Irlandës Veriore.

Kinematografia[redakto | redakto tekstin burimor]

Britania e Madhe ka pasur shumë ndikim në zhvillimin e kinematografisë, Ealing Studios pretendojnë të jenë Studioja më e vjetër në Botë. Duke lënë anash prodhimet e suksesshme dhe të rëndësishme, industria karakterizohet me një debat për identitetin e saj, dhe ndikimin e kinematografisë amerikane dhe Europiane.

Letërsia[redakto | redakto tekstin burimor]

Red right arrow.svg
 Artikulli kryesor: Letërsia në Britaninë e Madhe.

Poeti dhe dramaturgu i njohur Anglez William Shakespeare njihet si dramaturgu më i madh i të gjitha kohërave.[11][12][13] Ndër poetët Anglez më të vjetër janë Geoffrey of Monmouth, Geoffrey Chaucer, dhe Thomas Malory. Në shekullin XVIII, Samuel Richardson shpesh konsiderohet ta ketë zbuluar novelën moderne. Risi të tjera erdhën në shekullin XIX nga Jane Austen, Motrat Brontë, Charles Dickens, Thomas Hardy etj. Ndër shkrimtarët e shekullit XX janë H. G. Wells, D. H. Lawrence, Virginia Woolf, George Orwell dhe John Betjeman. Së fundmi edhe shkrimtarja e serive Harry Potter J.K.Rowling ka fituar popullaritetin e J.R.R. Tolkien. Kontributet e Skocisë përfshijnë shkrimtarin detektiv Arthur Conan Doyle, Sir Walter Scott, Robert Louis Stevenson dhe Robert Burns.

Media[redakto | redakto tekstin burimor]

Red right arrow.svg
 Artikulli kryesor: Media në Britaninë e Madhe.

Rëndësia e gjuhës angleze u jep mediave britanike dimensione internacionale.

Muzika[redakto | redakto tekstin burimor]

Red right arrow.svg
 Artikulli kryesor: Muzika Britanike.

Muzika Klasike[redakto | redakto tekstin burimor]

Kompozitorë të njohur nga Britania e Madhe janë: William Byrd, Henry Purcell, Sir Edward Elgar, Sir Arthur Sullivan, Ralph Vaughan Williams, dhe Benjamin Britten, pionier i operës moderne Britanike. Londra mbetet një nga kryeqytete kryesore të muzikës klasike në Botë.

Muzika popullore[redakto | redakto tekstin burimor]

Ndër kontrubuesit e zhvillimit të Muzikës Rock në Britani në vitet 1960-1970 ishin The Beatles, shqip Beatelsat, Pink Floyd, Eric Clapton, The Rolling Stones, Led Zeppelin, The Who, Queen, dhe Black Sabbath. Heavy metal, hard rock etj. ishin ndër variacionet që pasuan. Në vitet 1980, Bandat Britanike nga skena "New Romantic" si Duran Duran, Depeche Mode, Spandau Ballet, Soft Cell dhe Ultravox ishin kryesoret.

Teleivizioni[redakto | redakto tekstin burimor]

Red right arrow.svg
 Artikulli kryesor: Televizioni Britanik.

BBC është rrjeti televiziv i themeluar publikisht i Britanisë së Madhe, si dhe është rrjeti më i madh dhe më i vjetër në Botë. Ai operon disa kanale televizive dhe radio stacione në Britani dhe në Botë. Shërbimi internacional i lajmeve i BBCsë, BBC World, transmetohet rreth botës. Shërbimet vandase të BBCsë janë themeluar nga licensa televizive, një kërkesë ligjore për secilën shtëpi britanike me një marrës telveiziv që është në përdorim për marrjen e transmetimeve, pa marrë parasysh nëse shtëpiakët ndjekin BBCnë apo jo. Shtëpitë që janë vendbanim i personave mbi 70 vjeç nuk mirren parasysh[14] dhe kjo kërkesë nuk i anashkalon as dëgjuesit e radios. Shërbimi BBC World Radio u themelua nga Zyra e Jashtme Komonwealth dhe stacionet televizive operohen nga BBC Worldwide nën bazat komerciale të lidhjeve satelitore dhe kabllovike. Kjo dorë komerciale e BBC-së që formon gjysmën e UKTV së bashku me Virgin Media. Në Britani të Madhe ka katër kanale kryesore televizive nacionale: BBC One, BBC Two, ITV1, Channel 4 dhe Five - momentalisht të transmetuara nga sinjale analog tokësor. Tre kanalet e fundme janë krujuar nga Marketingu komercial. Britania e Madhe tani ka një numër të madh të kanaleve tokësore dixhitale, përfshirë gjashtë të tjera nga BBC, pesë nga ITV, tri nga Channel 4 dhe një nga S4/C, i cili është pothuajse krejtësisht në uellsisht. Shumica e shërbimeve dixhitale kabllore mundësohen nga Virgin Media kurse satelitore nga BSkyB. I tërë shteti kaloi në transmetim vetëm dixhital në vitin 2012. RadioBritaninë e Madhe dominohet nga BBC Radio, e cila operon dhjetë rrjete kombëtare dhe më se dyzetë radio statione lokale. Stacioni më i famshëm nga numri i dëgjuesve, është BBC Radio 2.

Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]

 Commons: Mbretëria e Bashkuar e Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut – Album me fotografi dhe/apo video dhe material multimediale
 Commons: Mbretëria e Bashkuar e Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut – Album me fotografi dhe/apo video dhe material multimediale
Diaspora shqiptare

Lidhje tjera[redakto | redakto tekstin burimor]

Referencat[redakto | redakto tekstin burimor]

  1. ^ See British Isles (terminology) for further explanation of the usage of the term "Britain" in geographical and political contexts.
  2. ^ Encyclopaedia Britannica. Vizituar në 25 shtator 2007. „Island country located off the north-western coast of mainland Europe“
  3. ^ www.number-10.gov.uk: Countries within a country. Vizituar në 13 qershor 2007. „Countries within a country“
  4. ^ Member States: United Kingdom. UK Presidency of the EU 2005.
  5. ^ UK gov explanation of names.
  6. ^ UK Overseas Territories. Vizituar në 20 prill 2007.
  7. ^ Niall Ferguson: Empire, The rise and demise of the British world order and the lessons for global power. Basic Books 2004, ISBN 0-465-02328-2
  8. ^ The Treaty (or Act) of Union, 1707. Vizituar në 15 maj 2006.
  9. ^ The Act of Union. Act of Union Virtual Library. Vizituar në 15 maj 2006.
  10. ^ Niall Ferguson: Empire: The Rise and Demise of the British World Order. Basic Books 2003, ISBN 0-465-02328-2
  11. ^ Encyclopedia Britannica article on Shakespeare. Vizituar në 26 shkurt 2006.
  12. ^ MSN Encarta Encyclopedia article on Shakespeare. Vizituar në 26 shkurt 2006.
  13. ^ Columbia Electronic Encyclopedia article on Shakespeare. Vizituar në 26 shkurt 2006.
  14. ^ TV licensing: aged over 74.