Republika e Irlandës

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Irlanda
Éire
Ireland
Flamuri i Irlandës Stema e Irlandës
Flamuri Stema
 
Situata e Irlandës
 
Kryeqyteti Dublini
Qyteti më i madh Dublini
Gjuha zyrtare irlandishtja, anglishtja
Forma e qeverisë Republikë
President Kryetari


Kryeministër Kryeministri
Sipërfaqja
70,273 km²
ZEE km²
Popullsia
 • totale
 • dendësia

4 070 000
Zona kohore
 • në verë
UTC
UTC+1
Kodi i internetit .ie

Republika e Irlandës (irl.: Poblacht na hÉireann, ang.:Republic of Ireland) është një shtet në veri të Evropës, në ishullin e Irlandës. Në pjesën veri-lindore të Irlandës gjendet Britania e Madhe, përndryshe e ajo është anëtare e Bashkësisë Evropiane (BE). Pjesa më e madhe e banorëve të saj mbahen për katolikë të ritit romak.

Historia[redakto | redakto tekstin burimor]

Red right arrow.svg
 Artikulli kryesor: Historia e Irlandës.

Historia e irlandes fillon qe nga koha e gurit.Irlanda pati kontakte me romaket që kishin formuar perandorinë e tyre ne ate kohë dhe kishin pushtuar Anglinë e sotme. Në shekullin e pestë fillon përhapja e Krishterimit.Për këtë gjë është i njohur misionari Patrik von Irland. Në këtë kohë Irlanda pushtohet nga Vikingët ndërsa me 1169 nga Normadët. Më vonë kalon nën protektoratin anglez.Gjate ketij sundimi me 1845-1849 shperthen zija e bukës kështu që miliona njerëz largohen për në amerikë. Më 1949 Irlanda bëhet e pavarur mirepo pjesa veriore mbetet nën Britaninë e madhe.

Politika[redakto | redakto tekstin burimor]

Red right arrow.svg
 Artikulli kryesor: Sistemi shtetror në Irlandë.

Njësitë administrative[redakto | redakto tekstin burimor]

Red right arrow.svg
 Artikulli kryesor: Provincat e Irlandës.

Republika e Irlandës ka gjithsej 4 provinca. Është konstatuar se kanë qenë pesë por me kalimin e kohës popullësia e provincës së pestë është zvogëluar duke ia hequr këtë titull. Pjesa veriore e Republikës së Irlandës është Ulsteri, ku pjesa më e madhe gjindet në pjesën veriore ose në Britani të Madhe. Provincat e Irlandës janë

Qarqet[redakto | redakto tekstin burimor]

Red right arrow.svg
 Artikulli kryesor: Provincat e Irlandës.

Republika e Irlandës numëron gjithsej 34 qarqje, duke përjashtuar Irlandën e Veriut

Ireland Administrative Counties.1.png
  1. Fingal
  2. Qyteti i Dublin-it
  3. Dún Laoghaire-Rathdown
  4. South Dublin
  5. Wicklow
  6. Wexford
  7. Carlow
  8. Kildare
  9. Meath
  10. Louth
  11. Monaghan
  12. Cavan
  13. Longford
  14. Westmeath
  15. Offaly
  16. Laois
  17. Kilkenny
  1. Qyteti i Waterford-it
  2. Waterford
  3. Qyteti i Cork-ut
  4. Cork
  5. Kerry
  6. Limerick
  7. Qyteti i Limerick-it
  8. South Tipperary
  9. North Tipperary
  10. Clare
  11. Galway
  12. Qyteti i Galway-it
  13. Mayo
  14. Roscommon
  15. Sligo
  16. Leitrim
  17. Donegal

Gjeografia[redakto | redakto tekstin burimor]

Red right arrow.svg
 Artikulli kryesor: Gjeografia e Irlandës.

Sipërfaqja e përgjithshme e Irlandës është 70,273 km², shtrihet rreth koordinatave gjeografike 53 00 V, 8 00 L dhe 68,890 km² të kësaj sipërfaqeje janë tokë ndërsa 1,390 km² ujë.

Vija bregdetare e Irlandës është 1,448 km e gjatë ndërsa kufiri tokësorë është 360 km i gjatë.

Klima e Irlandës është e detare e lagësht dhe ndikohet nga rrymimet në oqeanin Atlantik. Dimri është i butë dhe vera e ftohët janë karakteristika të klimës së ishullt.

Pjesa më e madhe e relievit është terren me rrafshënalta të rrethuara nga bjeshkët dhe malet e ulëta ndërsa pjesa perëndimore përshkrohet me një teren me shumë gjire . Pika më e ultë e relievit gjendet në nivelin e oqeanit Atlantik (0m) dhe ajo më e larta në lartësi mbidetare prej 1,041 metrave në vendin e quajtur Karauntuhil (ang.:Carrauntoohil). 4,07 milionë banorë

Ekonomia[redakto | redakto tekstin burimor]

Red right arrow.svg
 Artikulli kryesor: Ekonomia e Irlandës.

Industria e ushqimit, kimike, e makinave, elektronike. Në bregdet popullsia merret me peshkim. Një pjesë të vogël të siperfaqes së punueshme mbillet tërshëra, gruri, patatja, elbi, panxhari për kafshë dhe sheqer. Mungesa e thëngjillit plotësohet me shfrytëzimin e fuqisë së ujit prej lumit Shanon dhe lumenjve tjerë.

Demografia[redakto | redakto tekstin burimor]

Red right arrow.svg
 Artikulli kryesor: Demografia e Irlandës.

Irlandezët kanë prejardhje nga popullsia kelte, nga se gjuha e tyre është e ngjashme me atë që flitet në Skoci. Me qëllim që t”i shmangën invazionit të fiseve anglosaksone të Anglisë vendosën në këtë ishull. Mirëpo në shekullin XI depërtojnë normanët e më vonë edhe anglezët. Pas lindjes së konflikteve , urrejtjes etj., populli të vetmen rrugëdalje e ka gjetur në emigrim. Rreth 2,5 milion irlandez shpërngulen në periudhën 1846-1860, arrin kulmin e shpërnguljes së popullsisë, duke u larguar 4 milion irlandezë prej vendit. Sot në SHBA katër herë më tepër irlandez sesa në Irlandë. Shpërngulja jo vetëm që ka absorbuar jo vetëm shtimin e popullsisë, por, llogaritur prej vitit 1845, për një shekull numri i popullsisë së Irlandës prej 8,5 milion është përgjysmuar.

Në vitin 1937 Irlanda fiton pavarësinë dhe shpallet republikë, e në vitin 1949 del prej komonveltit. Irlanda përfshinë sipërfaqen prej 70.000 km2, me afro 3,7 milion banorë. Dendësia mesatare arrin 52 banorë në km2

Kultura[redakto | redakto tekstin burimor]

Red right arrow.svg
 Artikulli kryesor: Kultura e Irlandës.

Të tjera[redakto | redakto tekstin burimor]

Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]

 Commons: Republika e Irlandës – Album me fotografi dhe/apo video dhe material multimediale
 Commons: Republika e Irlandës – Album me fotografi dhe/apo video dhe material multimediale

Stampa:Link FA