Mercosur

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Flamri i Merkozurit

Mercosur ose Mercosul (Spanjisht: Mercado Común del Sur, Portugalisht: Mercado Comum do Sul, Guarani: Ñemby Ñemuha, Shqip: Tregu i Përbashkët Jugor) është një marrëveshje ekonomike dhe politike midis Argjentinës, Brazilit, Paraguajt, Uruguajt dhe Venezuelës. U themeluar në vitin 1991 nga Traktati i Asuncionit, i cili u ndryshua më vonë dhe azhornua nga Traktati i Ouro Pretos i vitit 1994.

Qëllimi i tij është të promovojë tregtinë e lirë dhe lëvizjen e lirë të mallrave, njerëzve, dhe valutës. Gjuhët zyrtare janë Guarani[1], portugalisht dhe spanjisht. Tashmë unioni është një bashkim i plotë doganor. Mercosur dhe Komuniteti i Kombeve të Andeve janë unione doganore që janë komponentë të Unionit të Kombeve të Amerikës Jugore.

Mercosur lindi si ide në vitin 1985, kur presidentët Raúl Alfonsín i Argjentinës dhe José Sarney i Brazilit nënshkruan Prgramin e Integrimit dhe Bashkëpunimit Ekonomik Argjentinë-Brazil ose PICE (Portugalisht: Programa de Integração e Cooperação Econômica Argentina-Brasil, Spanjisht: Programa de Integración y Cooperación Económica Argentina-Brasil)[2]. Programi gjithashtu propozoi Gauço-n si një monedhë për tregtinë rajonale.

Anëtarësimi i plotë për Venezuelën ka hyrë në fuqi më 31 korrik 2012[3] [4], pas pezullimit të Paraguajit, më 22 qershor 2012 për shkelje të klauzolës Demokratike të Merkosurit. Më parë, Venezuela kishte nënshkruar një marrëveshje anëtarësimi më 17 qershor 2006 [5], por pranimi i saj u bllokua nga Senati i Paraguajit.

Themelimi i Parlamentit Merkozurin u ra dakord në samitin presidencial e dhjetorit të vitit 2004. Çdo vend duhet të ketë 18 përfaqësues pavarësisht popullsisë.

Bolivia, Kili, Kolumbia, Ekuadori dhe Peruja aktualisht kanë statusin anëtarë të asociar.

Struktura ekonomike e Mercosurit[redakto | redakto tekstin burimor]

Pjesëmarrja në përqindje e çdo anëtari në GDP e Mercosur-it

Me informata nga CIA World Factbook i vitit 2004, në dollarë amerikanë. Vlerësimet e Bankës Botërore për PBB-në janë të ndryshme.

Shteti PBB (GDP) Eksportet Popullsia
Brazil Brazili $1.492.000 milionë $95.000 milionë 184,2 milionë
Argjentina Argjentina $483.000 milionë $33.700 milionë 39,1 milionë
Uruguai Uruguai $49.000 milionë $2.200 milionë 3,4 milionë
Paraguai Paraguai $30.000 milionë $2.940 milionë 6,2 milionë
Venezuela Venezuela $145.000 milionë $35.840 milionë 24 milionë
Totali i Mercosur-it $2.199.000 milionë $169.680 milionë 256.9 milionë
Kolumbia Kolumbia $231.000 milionë $15.500 milionë 44 milionë
Kili Kili $169.000 milionë $29.200 milionë 15,1 milionë
Peru Peru $155.000 milionë $12.300 milionë 27,9 milionë
Ekuador Ekuadori $50.000 milionë $7.650 milionë 13,2 milionë
Bolívia Bolivia $22.000 milionë $1.986 milionë 8,6 milionë
Totali i Mercosur-it + shtetet e asociuara $ 3.832.000 milionë $418.716 milionë 469,7 milionë

Anëtarët[redakto | redakto tekstin burimor]

Anëtarët e Mercosur-it, korrik 2012.

Shtetet anëtarë të përhershëm[6]:

Shtetet anëtarë të asociuar[7] :

Referenca[redakto | redakto tekstin burimor]

  1. ^ Buscar
  2. ^ Tratado de Integración, Cooperación y Desarrollo entre Brasil y Argentina
  3. ^ Mercosur welcomes Venezuela, suspends Paraguay. Reuters (29 qershor 2012).
  4. ^ Venezuela irrumpe en el Mercosur. El País (31 korrik 2012).
  5. ^ Venezuela is Officially Accepted in MERCOSUR
  6. ^ ESTADOS PARTES DEL MERCOSUR
  7. ^ ESTADOS ASOCIADOS DEL MERCOSUR

Lidhej të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]

Commons-logo.svg         Wikimedia Commons ka materiale multimediale në lidhje me: Mercosur