Euro

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Euro
ευρώ (Greqisht), евро (Cirilik)
EUR 500 obverse (2002 issue).jpg
Kartëmonedhë 500 Euro
Kodi ISO 4217 EUR (num. 978)
Banka qëndrore Banka Qendrore Evropiane
Faqja WEB www.ecb.europa.eu
Përdoruesit
Zyrtarë
Përdoruesi(t)
jo-zyrtarë
Inflacioni 1.4%, Dhjetor 2012
Burimi ECB, Qershor 2009
Metoda HICP
E fiksuar nga
Nënnjësi
1/100 Cent
Përdorimi varion nga gjuha vendase
Simboli
Nofka Valuta e vetme[2]
Monedhat 1c, 2c, 5c, 10c, 20c, 50c, €1, €2
Kartëmonedhat €5, €10, €20, €50, €100, €200, €500
Shtypësi
Faqja WEB
Shtypësi
i monedhave
Faqja WEB

Euro (shenja valutore: ; kodi valutor: EUR) është valuta zyrtare e Bashkimit Evropian (BE). Tetëmbëdhjetë shtete anëtare e kanë përshtatur, këto vende së bashku njihen si Eurozona (Austria, Belgjika, Qipro, Estonia, Finlanda, Franca, Gjermania, Greqia, Irlanda, Italia, Letonia, Luksemburgu, Malta, Holanda, Portugalia, Sllovakia, Sllovenia, Spanja). Valuta gjithashtu përdoret edhe në pesë shtete tjera me marrëveshje formale gjashtë shtete tjera pa marrëveshje të tilla. Si rezultat, euro është valuta e vetme për mbi 320 milion Evropianë.[3] Përfshirë zonat që përdorin valuta "të kapura" mbas euros, euroja direkt ndikon rreth 500 milion njerëz në mbarë botën.[4] Ndërsa janë mbi €610 miliardë në qarkullim që prej Dhjetorit 2006, euro ështa valuta me vlerën më të madhe të përbashkët të monedhave në qarkullim, duke e kapërcyer Dollarin e Shteteve të Bashkuara.[5]

Eurozona 2014

Sipas vlerësimeve zyrtare të PBB në 2007, Eurozona është ekonomia më e madhe në botë nga Marsi 2008 pasi që kursi i këmbimit USD/EUR kaloi 1.56.[6][7][8][9]

Euroja u prezantua në tregjet financiare të botës si valutë më 1999 dhe u lëshua në përdorim si monedhë dhe [kartmonedhë]] fizike më 1 Janar 2002. Ajo zëvendësoi ish-Njësinë Valutore Evropiane (ECU) me këmbim 1:1.

Euroja menaxhohet dhe administrohet nga Banka Qendrore Evropiane (BQE) me bazë në Frankfurt dhe Eurosistemi (i cili përbëhet nga banka qendore e vendeve të Eurozonës). Si bankë e pavarur qendrore, BQE-ja ka autoritet të vendosë politikat monetare. Eurosistemi merr pjesë në shtypjen dhe shpërndarjen e kartëmonedhave dhe monedhave euro, dhe operimin e sistemit pagues të Eurozonës.

Megjithëse gjithë shtetet anëtare të BE-së kanë të drejtë të bashkangjiten nëse i përmbushin disa detyrime monetare, jo të gjithë anëtarët e BE-së kanë vendorur ta përshtasin valutën e re. Të gjitha vendet që i janë bashkuar BE-së që nga implementimi i Traktatit Maastricht, kanë thënë se do ta pështasin euron në kohën e duhur. Maastrichti i detyroi anëtarët aktual të përshtasnin euron; sidoqoftë, Britania e Madhe dhe Danimarka u përjashtuan nga ky detyrim për veten e tyre.[10] Suedia e refuzoi euron në një referendum më 2003, dhe e ka shmangur detyrimin për tu bashkangjitur duke mos i plotësuar kushtet. Përveç kësaj, tri Mikroshtetet Evropiane (Vatikani, Monako, dhe San Marino), megjithëse nuk janë anëtarë të BE-së, kanë përshtatur euron për shkak të lidhjeve valutore me vendet anëtare. Tri shtete të tjera Evropiane, Andorra, Mali i Zi, dhe Kosova kanë adoptuar euron njëanësisht, megjithëse edhe këto nuk janë anëtare.)

Karakteristikat[redakto | redakto tekstin burimor]

Monedhat dhe Kartmonedhat[redakto | redakto tekstin burimor]

Euro coins and banknotes.jpg
Banka Qendrore EvropianeFrankfurt, Gjermani, është përgjegjëse për politikat monetare të Eurozonës

Euroja ndahet në 100 cent (gjithashtu të njohur si "euro cent" për t'i dalluar nga monedhat tjera). Të gjitha monedhat euro në qarkullim (ku përfshihen monedhat komemorative €2) kanë "anën e zakonshme" që tregon vlerën e saj me 15 shtetet para të BE-së në prapavijë. Kjo anë u dizajnua nga Luc Luycx. Nga viti 2007 ose 2008 (varësisht nga shtetet) harta e “vjetër” u zëvendësua me një hartë të Evropës, duke treguar kështu edhe shtete që nuk janë anëtare të Bashkimit Evropian, p.sh. Norvegjia. Monedhat gjithashtu kanë një "anë kombëtare" që tregon një figurë të zgjedhur nga shteti që i prodhon. Monedhat Eura nga secili vend mund të përdoren në secilin vend tjetër të Eurozonës.

Donominimet e monedhave janë €2, €1, 50 cent, 20 cent, 10 cent, 5 cent, 2 cent dhe 1 cent. Në Holandë, disa, dhe në Finlandë, me ligj, transaksionet në para janë të rrethuara deri tek 5 centët e fundit, për të shmangur përdorimin e dy monedhave më të vogla.

Monedhat Komemorative me vlerë €2 janë vënë në qarkullim me ndryshime në anën kombëtare të monedhës - siç bëri Greqia për Lojërat Olimpike 2004. Këto monedha janë mjet ligjor në të gjithë Eurozonën. Monedha me denominime (vlera) të ndryshme (p.sh. monedha 25 euro) janë vënë në qarkullim gjithashtu, por but këto nuk janë të menduara për qarkullim gjeneral ose si mjet ligjor.

Dizajni për Banknota euro ka dy anë të zakonshme (por jo identike). Notat në qarkullim janë €500, €200, €100, €50, €20, €10, €5. Secila banknotë ka ngjyrën e saj dhe i dedikohet një periudhe artistike të arkitekturës Evropiane. Ana e përparme e notës ka dritare dhe porta kurse ana tjetër ka ura. Kujdes i veçantë i është kushtuar që shembujt arkitektonike të mos përfaqësojnë ndonjë monument ekzistues, me qëllim që mos të ketë probleme se cilat monumente duhet të përfshihen ose xhelozi. Disa nga banknotat me vlera të mëdha si €500 nuk prodhihen në secilin vend, megjithatë janë mjet ligjor në të gjithë Eurozonën.

Simboli[redakto | redakto tekstin burimor]

Red right arrow.svg
 Artikulli kryesor: Simboli i Euros.
Euro symbol.svg

Simboli grafik i euros () është inspiruar nga shkronja greke epsilon dhe ka të bëjë me shkronjën e parë të fjalës “Evropa”. Vijat paralele e përfaqësojnë stabilitetin e Euros. Shkurtesa zyrtare e euros, e cila është evidentuar nga Organizata Ndërkombëtare për Standardizim (ISO) dhe përdoret për qëllime zyrtare, financiare dhe komerciale, është ‘EUR’.

Prezantimi i Euros[redakto | redakto tekstin burimor]

Valutat që i hapën rrugën euros s  d  r
Valuta Kodi Raporti E rregulluar më EMU III
Flag of Austria.svg Shilinga austriake ATS 13.7603 1998-12-31 1999
Flag of Belgium.svg Franga belge BEF 40.3399 1998-12-31 1999
Flag of the Netherlands.svg Guldeni holandez NLG 2.20371 1998-12-31 1999
Flag of Finland.svg Marka finlandeze FIM 5.94573 1998-12-31 1999
Flag of France.svg Franga franceze FRF 6.55957 1998-12-31 1999
Flag of Germany.svg Marka gjermane DEM 1.95583 1998-12-31 1999
Flag of Ireland.svg Funta irlandeze IEP 0.787564 1998-12-31 1999
Flag of Italy.svg Lira italiane ITL 1936.27 1998-12-31 1999
Flag of Luxembourg.svg Franga luksemburgeze LUF 40.3399 1998-12-31 1999
Flag of Portugal.svg Eskudo portugez PTE 200.482 1998-12-31 1999
Flag of Spain.svg Peseta spanjolle ESP 166.386 1998-12-31 1999
Flag of Greece.svg Dhramia greke GRD 340.750[11] 2000-06-19 2001
Flag of Slovenia.svg Tolari slloven SIT 239.640[12] 2006-07-11 2007
Flag of Cyprus.svg Funta qipriote CYP 0.585274[13] 2007-07-10 2008
Flag of Malta.svg Lira malteze MTL 0.429300[14] 2007-07-10 2008
Flag of Slovakia.svg Koruna sllovake SKK 30.1260[15] 2008-07-08 2009
Flag of Estonia.svg Koruna estonske EEK 15.6466[16] 1992-06-20 2011
Flag of Latvia.svg Lats LVL 0,702804 2013-07-09 2014

Euroja u themelua nga nenet në Traktatin e Bashkimit EvropianMaastricht1992 që u përdor për ta themeluar unionin ekonomik dhe monetar. Për tu bërë pjesë e valutës së re, shtetet anëtare duhet t'i plotësonin kriteret e rrepta si deficit buxhetor më pak se tre përqind e GDP-së së tyre, një proporcion borxhi më pak se 60 përqind e GDP-së, inflacioni i ulët, dhe raporte interesi afër mesatares së BE-së. Në Traktatin Maastricht, Britania e Madhe dhe Danimarka u përjashtuan nga lëvizja në unionin monetar, i cili do t'i çonte në prezantimin e euros.

Ekonomistët që ndihmuan në krijimin e euros përfshijnë Robert Mundell, Wim Duisenberg, Robert Tollison, Neil Dowling, Fred Arditti dhe Tommaso Padoa-Schioppa. Emri euro u zgjodh më 4 Gusht 1995 nga Germain Pirlot, një esperantist belg dhe ish-mësues i Frëngjishtes dhe Historisë,[17] dhe u adoptua zyrtarisht në Madrid më 16 Dhjetor 1995.

Për shkak të dallimeve në konventa kombëtare për rrumbullakësimin dhe numrat domethënës, të gjitha ndërrimet mes valutave kombëtare duhet të kryheshin me procesion e triangulizimit me euron. Vlerat definitive në euro të këtyre ndarjeve (që pasqyrojnë kursin e këmbimit me të cilin këto valuta hynë në euro) janë treguar në të djathtë.

Kurset u vendosën nga Këshilli i Bashkimit Evropian, duke u bazuar në një rekomandim nga komisioni Evropian i bazuar në kurset e tregut më 31 Dhjetor 1998, në mënyrë që një NjVE (ECU (Njësia Valutore Evropiane)) të barazohej me një euro. (Njësia Valutore Evropiane ishte një njësi bashkangjitëse e përdorur nga BE-ja, bazuar në valutat e shteteve anëtare; ajo nuk ishte valutë në vete.) Vendimi i Këshillit 2866/98 (EC), më 31 Dhjetor 1998, i lëshoi këto kurse. Ato nuk mund të lëshoheshin më herët, sepse NjVE-ja varej nga kurset finale të këmbimit të valutove jo-euro (kryesisht funta angleze) atë ditë.

Shiko edhe këtë[redakto | redakto tekstin burimor]

 Commons: Euro – Album me fotografi dhe/apo video dhe material multimediale
 Commons: Euro – Album me fotografi dhe/apo video dhe material multimediale

Shënime[redakto | redakto tekstin burimor]

  1. ^ By UNMIK administration direction 1999/2. Unmikonline.org. Vizituar në 30 maj 2010.
  2. ^ Me një akt të brendshëm
  3. ^ Bashkë me Dollari i Zimbabves (pezullohet pëkohësisht në 12 prill 2009), USD, Paundin Britanik, Randin Afrikanojugor dhe Pulën Botsvaneze
  4. ^ Përveç Qipros Veriore që përdor Lirën turke
  5. ^ Përfshirë edhe territoret përtej deteve
  6. ^ Përveç Campione d'Italia e cila përdor Frangën zvicerane.
  7. ^ Vetëm pjesa Europiane që është pjesë e BE përdor Euron. Holanda e Karaibeve filloi të përdorë Dollarin e Shteteve të Bashkuara në 2011. Curaçao, Sint Maarten dhe Aruba kanë valutat e tyre, të cilat janë të lidhura me dollarin.
  8. ^ By monetary agreement between France (acting for the EC) and Monaco. Vizituar në 30 maj 2010.
  9. ^ By monetary agreement between Italy (acting for the EC) and San Marino. Vizituar në 30 maj 2010.
  10. ^ By monetary agreement between Italy (acting for the EC) and Vatican City. Vizituar në 30 maj 2010.
  11. ^ By the third protocol to the Cyprus adhesion Treaty to EU and British local ordinance (PDF). Vizituar në 17 korrik 2011.
  12. ^ By agreement of the EU Council. Vizituar në 30 maj 2010.

Burime të dhënash[redakto | redakto tekstin burimor]

  1. ^ (17 December 2011) "Monetary Agreement between the European Union and the Principality of Andorra". Official Journal of the European Union. Retrieved on 2012-09-08. 
  2. ^ Official documents and legislation refer to the euro as "the single currency".
    Council Regulation (EC) No 1103/97 of 17 June 1997 on certain provisions relating to the introduction of the euro. Official Journal L 162, 19 June 1997 P. 0001 – 0003. European Communities (19 qershor 1997). Vizituar në 1 prill 2009.
    This term is sometimes adopted by the media (Google hits for the phrase)
  3. ^ www.eurodesigncontest.eu/emu.cfm?lang=en.
  4. ^ Number is a sum of estimated populations (as stated in their respective articles) of: all Eurozone members; all users of euro not part of Eurozone (whether officially agreed upon or not); all areas which use a currency pegged to the euro, and only the euro. — Please see detailed summation in article Eurozone
  5. ^ Ralph Atkins (27 dhjetor 2006): Euro notes cash in to overtake dollar. Financial Times. Vizituar në 4 maj 2007.
  6. ^ CIA — The World Factbook — Rank Order — GDP (purchasing power parity). CIA (20 mars 2008). Vizituar në 6 prill 2008.
  7. ^ Weak dollar costs U.S. economy its No. 1 spot. Reuters (14 mars 2008). Vizituar në 16 mars 2008.
  8. ^ Weak Dollar Costs U.S. Economy Its World No. 1 Spot. New York Times (14 mars 2008). Vizituar në 16 mars 2008.
  9. ^ U.S. No Longer World's Largest Economy. About.com. Vizituar në 16 mars 2008.
  10. ^ The €uro: Our Currency. Economic and Financial Affairs. Vizituar në 4 maj 2007.
  11. ^ Greqia fillimish nuk i plotësoi kushtet, kështu që ajo nuk u bashkua me valutën e zakonshme më 1 Janar 1999. Ajo u pranua dy vite më vonë më 1 Janar 2001, me një raport prej 340.750.
  12. ^ Kursi final i këmbimit u arrit më 11 Korrik 2006. Sidoqoftë, ky raport nuk ishte efektiv formalisht deri kur Tolari Slloven u kapërcye nga euroja me 1 Janar 2007.
  13. ^ The final exchange rate was agreed on 10 July 2007. However, this rate was not formally effective until the pound was succeeded by the euro on 1 January 2008.
  14. ^ Kursi final i këmbimit u arrit më 10 Korrik 2007. Sidoqoftë, ky raport nuk ishte efektiv formalisht deri kur lira u kalua nga euro më 1 Janar 2008.
  15. ^ Kursi final i këmbimit u arrit më 8 Korrik 2008. Sidoqoftë, ky raport nuk ishte efektiv formalisht deri kur koruna u kalua nga euro më 1 Janar 2009.
  16. ^ . Sidoqoftë, ky raport nuk ishte efektiv formalisht deri kur koruna u kalua nga euro më 1 Janar 2011.
  17. ^ Germain Pirlot 'uitvinder' van de euro | url= http://www.ikso.net/vikipedio/artikeleuro.jpg | publisher= De Zeewacht | language= Dutch | date=2007-02-16 | accessdate=2012-05-21

Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]


Valutat Evropiane
Denari maqedonas • Dinari serb • Euroja • Forinti hungarez • Franga zvicerane • Hryvnia ukrainase • Krona çeke • Krona daneze • Krona islandeze • Krona norvegjeze • Krona suedeze • Kuna kroate • Leku shqiptar • Leu moldav • Leu rumun • Levi bullgar • Lira turke • Marka e këmbyeshme • Paund sterlina • Rubla bjelloruse • Rubla ruse • Zuoti polak

Stampa:Link FA

Stampa:Link FA