The Wayback Machine - https://web.archive.org/all/20060811222235/http://www.mozilla-europe.org:80/sq/about/


Rreth Mozilla Europës

Misioni

Projekti Mozilla synon përkujdesin për ruajtjen e mundësisë së zgjedhjes dhe risisë në Internet. Për të arritur këtë, Projekti Mozilla prodhon dhe ofron suitën e zbatimeve për web dhe e-mail, Mozilla, fituese çmimesh, si dhe produkte dhe teknologji të tjera, si p.sh. Bugzilla.

Misioni i Mozilla Europës është të mbështesë Projektin Mozilla duke zhvilluar, përhapur dhe nxitur "software" të lirë Mozilla, its by-products dhe projekte të lidhur me ta brenda Europës.

Misioni i shoqatës Mozilla Europë përshkruhet plotësisht në statutet e saj.

Më konkretisht, Mozilla Europa do të merret me çështjet vijuese:

  • Bashkimin e forcave me bashkësi Mozilla vendore, rajonale dhe kombëtare me qëllim nxitjen e tyre në shkallë Europiane drejt Mozilla-s dhe produkteve të rrjedhura prej saj;
  • Inkurajimin e zhvilluesve të pavarur, universiteteve, shoqërive dhe administratave të kontribuojnë në projektin Mozilla, qoftë duke prodhuar kod burim, qoftë duke financuar projektin;
  • Rritjen e përdorimit të shfletuesit Mozilla dhe produkteve anësorë të tij duke ofruar shërbimet që mund të nevojiten për përhapjen e produkteve.

Motivime të kontributorëve të Mozilla-s

Çdo kontributor i Mozilla-s ka arsyet e veta për përkushtimin e kohës dhe energjive në një projekt kaq të madh bashkëpunimi. Mes përgjigjjeve të dëgjuara më shumë:

  1. Ofrimi i një Suite Internet të plotë (lundrim Web, e-mail, lexues Usenet, klient IRC) për një larmi platformash e po ashtu zbatime përgjegjës më vete dhe teknologjitë pas tyre.
  2. Kënaqësia në mësimin dhe kontributi në vënjen në jetë të standardeve më të fundit dhe teknologjive si HTML, CSS, XML, XSLT, në gjirin e një grupi të shquar hacker-ësh të mbështetur nga një bashkësi plot jetë dhe e efektshme.
  3. Mundësia për të marrë pjesë në një projekt mbarëbotëror, që përfshin kultura, gjuhë, kontinente dhe zona kohore.

Bordi i Drejtuesve të Mozilla Europës

Mozilla Europa është një organizëm jofitimprurës ngritur mbi bazën e Association Loi 1901 si parashikohet nga Legjilacioni Frëng. Shoqata është krijuar nga disa vetë që marrin pjesë te projekti Mozilla, mes projektesh të tjerë Free software. Bordi i parë i Drejtuesve përfshin:

Tristan Nitot, (President)
20 vjetët e fundit, Tristani ka punuar me kompjuterat dhe, së fundi, me Internetin. Ka pasur poste të ndryshëm në disa fusha si përgatitje për përdorimin e kompjuterit, mbështetje teknike, përgatitje shitjesh dhe zhvillim biznesi. Posti i tij i fundit ishte në Netscape ku kaloi 7 vjetë, së fundi predikues i Teknologjisë dhe Standardeve për Europën. Në kohën e tij të pakët të lirë, Tristani themeloi gjithashtu OpenWebGroup, të cilin e udhëheq ende. Tristani flet Frëngjisht dhe Anglisht.
Olivier Meunier, (Arkëtar)
Olivieri është zhvillues "software"-i të lirë. Si i tillë, ka krijuar dhe ende përkujdeset për projektin DotClear, një mjet "weblog" i përputhshëm me standardet. Olivier është gjithashtu një pjesëmarrës i OpenWebGroup-it, themelues i Shoqatës APINC, ku mban postin e treasurer. Olivier flet Frëngjisht dhe Anglisht.
Pascal Chevrel, (Sekretar i Përgjithshëm)
Paskali përkujdeset për Mozilla FAQ e përdorur nga bashkësia Frënge. Së fundmi i dha fill Forumeve Web në Spanjisht dhe Spanish FAQ. Paskali merr pjesë në programin Kampionët e Mozilla-s. Paskali flet Anglisht, Frëngjisht, Kastilianisht (Spanjisht) dhe Katalançe.
Peter Van der Beken
Peteri ka qenë pjesëmarrës i Mozilla-s para se të punësohej nga Netscape-i për të vazhduar profesionalisht pas kësaj. Tashmë është bashkëpërgjegjës moduli për DOM-in dhe përgjegjës moduli për XSLT, dhe përfaqëson Netscape-in brenda grupit të punës W3C XSL. Peteri është gjithashtu super-reviewer, çka tregon ekspertizën e tij në përgjithësi mbi projektin Mozilla. Peteri është shtetas i Belgjikës dhe flet Hollandisht, Frëngjisht dhe Anglisht.
Axel Hecht
Akseli ka një PhD në matematikë dhe është gjithashtu pjesëmarrës te Mozilla që prej 1999. Është përgjegjës moduli për RDF dhe ka punuar për disa vjetë bashkë me Peterin për të zgjeruar mbulimin e XSLT-së në produkt. Akseli ka organizuar Ditët Europiane të Zhvilluesit më 2001, 2002 dhe 2004. Akseli është shtetas i Gjermanisë dhe flet Gjermanisht dhe Anglisht.
Jan Varga
Jani, një shtetas Slovak, merr pjesë te Mozilla prej disa vjetësh. Në universitetin e tij, qe autor i një teme që përfshinte zhvillim klienti bazuar mbi XUL (zbatimi XML përdorur në Mozilla për përshkrimin e Ndërfaqes së Përdoruesit). Jani kaloi mandej tek Netscape-i për të punuar mbi Mozilla-n. Jani jeton në Ruzomberok, në Republikën Slovake dhe flet Slovakisht dhe Anglisht.