The Wayback Machine - https://web.archive.org/all/20060821191715/http://www.mozilla-europe.org:80/sq/products/bugzilla/


Bugzilla

Bugzilla është një zbatim Bug-Tracking. Zbatime të tillë lejojnë persona ose grupe zhvilluesish të ndjekin gjurmët e "bug"-eve dhe kërkesave për përmirësime. Shkruajtur në Perl, Bugzilla tashmë është de facto sistemi standard për ndjekje defektesh me të cilin krahasohen tërë të tjerët. Në fakt, Bugzilla është përdorur nga shumë korporata për zhvillim "software"-esh të tyrët të brendshëm.

Bugzilla është pjekur mjaft, dhe tani mburret me plot karakteristika të përparuara. Që përfshijnë:

  • Skemë e hollësishme sigurie, e integruar, për produktet
  • Paraqitje grafike e varësive dhe e varësive midis "bug"-esh
  • Mundësi të përparuar njoftimi
  • Një mekanizëm të fuqishëm e të qëndrueshëm RDBMS
  • Formësueshmëri të thelluar
  • Një protokoll të natyrshëm, të menduar mirë dhe shumë mirë të kuptueshëm për ndreqje "bug"-esh
  • API për e-mail, XML, konsol, dhe HTTP
  • Mundësi integrimi me sisteme të automatizuar administrimi formësimesh "software"-esh, përfshi këtu Perforce dhe CVS (përmes ndërfaqes e-mail të Bugzilla-s dhe programtheve për checkin/checkout)
  • … dhe shumë anë të tjera.

E pse i duhet një shoqërie të përdorë Bugzilla-n?

Për shumë shoqëri po duket që sisteme të integruar ndjekje defektesh shkurtojnë ndërprerjet e veprimtarisë, rrisin prodhueshmërinë, dhe rrisin kënaqjen e klientëve nga sistemet e tyre. Bashkë me tejdukshmërinë e tij të plotë, një gjurmues i hapur "bug"-esh u lejon prodhuesve të mbajnë lidhjet me klientët e tyre dhe rishitësit, të shkëmbejnë mendime rreth problemesh në rrugë të efektshme nëpër zinxhirin e administrimit të të dhënave. Mjaft korporata kanë zbuluar gjithashtu që ndjekja e defekteve zvogëlon kostot duke ofruar ndarje përgjegjësish në mbështetjet IT, bazë njohurish për mbështetje përmes telefonit, dhe një sistem të përbashkët, të kuptueshëm për ndarje përgjegjësish në sisteme apo probleme të pazakontë "software"-esh.

Bugzilla është shumë i zhdërvjellët në situata të ndryshme. Përdorime tashmë të njohur përfshijnë radhë mbështetjeje IT, administrim shtrirjeje Administrimi Sistemesh, ndjekje problemesh skicimi dhe zhvillimi "chip"-esh (para dhe pas fabrikimit), dhe gjurmim "bug"-esh "software" dhe "hardware" për pishtarë të tillë si Redhat, Loki software, Linux-Mandrake, dhe Sisteme VA. Ndërthurur me sisteme si Bonsai, ose Perforce SCM, Bugzilla sjell një zgjidhje të fuqishme, të lehtë në përdorim, për probleme administrimi formësimesh dhe riprodhimi

Bugzilla mund të rrisë në shkallë dramatike prodhueshmërinë dhe përgjegjësinë e nëpunësve individualë duke ofruar rrjedhë të dokumentuar të punëve dhe "feedback" pozitiv në rast suksesesh. Sa herë zgjoheni në mëngjes, e ju kujtohet që duhet të bëni diçka sot, por nuk ju kujtohet tamam çfarë? Vendoseni tek Bugzilla, dhe do të keni një regjistrim të saj prej të cilit mund të ekstrapoloni piketa, parashikonit versione produkti për integrim, dhe duke përdorur funksione e-mail të integruar të Bugzilla-s do të jeni në gjendje të ndiqni vijën e diskutimeve që shpien në vendime kritikë.

Burime

Faqe hyrëse e Projektit Bugzilla
Faqja hyrëse e projektit
Rreth projektit Bugzilla
Rreth projektit Bugzilla, historia e tij dhe pse mund të donit ta përdorni
Listë instalimesh Bugzilla
Një listë e gjatë shoqërish që kanë kaluar tek Bugzilla.
Dokumentim i Bugzilla-s
Gjithçka që një përgjegjës Bugzilla po kërkon.
Bugzilla për Mozilla.org
Projekti nga zuri fill tërë kjo.