The Wayback Machine - https://web.archive.org/all/20060825214409/http://www.mozilla-europe.org:80/sq/contribute/


Si të merrni pjesë te projekti Mozilla Europë dhe Projekti Mozilla

Te projekti Mozilla Europë mund të marrë pjesë thuajse cilido person dhe organizëm europian. Qofshi një individ, ose përfaqësoni një shoqëri, një administratë apo një universitet, pjesëmarrja juaj mund të jetë në mjaft forma:

Për individë: bëhuni anëtar

Mund të bëheni anëtar i Shoqatës Mozilla Europa, duke dhënë një sasi të pakët parash për të financuar përpjekjet tona. Pasi të bëheni anëtar, do t'ju mbërrijë një T-shirt i shkëlqyer, objekt koleksionuesish, skicuar enkas për Anëtarët e Mozilla Europës.

Nëse dëshironi të ndihmoni Mozilla Europën në nxitjen e zhvillimit dhe përdorimit të shfletuesit Mozilla dhe derivateve të tjerë të tij, ju lutemi dërgoni një çek (në Euro) në vendndodhjen tonë postare:

Mozilla Europe
28 rue Viala
75015 PARIS
FRANCE

Nëse tashmë keni një llogari Paypal, mund ta përdorni për të dhuruar ndonjë shumë parash për Mozilla Europën.

Nëse parapëlqeni transfertat bankare, ju lutemi përdorni hollësitë vijuese për llogarinë bankare dhe shkruani "Donation" në hollësitë e transfertës:

Emri i llogarisë: Mozilla Europe
IBAN:  FR76 30003 03497 00050144760 81
BIC : SOGEFRPP

Ju nxisim gjithashtu të dhuroni për Fondacionin Mozilla, me qendër në US.

Për shoqëri dhe administrata

Shoqëri apo administrata që duan të mbështesin financiarisht përpjekjet e Mozilla Europës mund të lidhen me ne përmes e-mail-it: corporate-sponsor@mozilla-europe.org.

Pjesëmarrje te projekti Mozilla.org

Për të kontribuar te kodi burim i Mozilla-s, ju lutem drejtojuni "site"-it Web Mozilla.org.