Firefox 1.5.0.6
Rizbuloni Web-in
Firefox 1.5.0.6 është brezi tjetër i shfletuesve Mozilla, fitues çmimesh. Firefox-i fuqizon shfletim më të shpejtë, më të sigurtë, dhe më të efektshëm se me çfarëdo shfletuesi tjetër.
Përhapni Firefox-in
Mund të na ndihmoni të përhapim Firefox-in duke na ofruar kohë, para dhe burime. Vizitoni tani SpreadFirefox.com!
Anë të Firefox-it
Shfletim me Skeda
Shihni më shumë se një faqe web në një dritare të vetme përmes kësaj karakteristike që ju kursen kohë. Hapni lidhje në prapaskenë që të jenë gati për parje kur të jeni gati për t'i parë. Mësoni më tepër…
Bllokim Flluckash
Me bllokuesin e flluckave të trupëzuar në Firefox, ndaluni rrugën flluckave bezdisëse me reklama.
Kërkim i integruar
Kërkimi me Google është pjesë e panelit, dhe ka një dorë mjetesh të tjerë kërkimi, përfshi Fjalëkyça (shtypni "dict <fjalë>" te Shtyllë Vendi), dhe panel për kërkim të ri (i cili gjen në shtypje e sipër dhe heq qafe dritaren e bezdisur që duket se ju zë rrugën përherë). Mësoni më tepër…
Vetësi dhe Siguri
Ndërtuar me sigurinë tuaj në mendje, Firefox-i e mban kompjuterin tuaj larg prej "spyware"-esh keqdashës duke mos ngarkuar kontrolle të dëmshëm ActiveX. Një grup të gjithanshëm mjetesh për vetësinë e mbajnë veprimtarinë tuaj "online" si punët tuaja.
Faqerojtës të gjallë
RSS-ja e integruar ju lejon të lexoni tituj lajmesh të fundit dhe përditësime në "site"-et tuaj të parapëlqyer. Mësoni më tepër…
Shkarkime Pa Andralla
Kartelat që shkarkoni ruhen automatikisht te Desktopi juaj që kështu të gjenden kollaj. Më pak hapa do të thotë kartelat shkarkohen më shpejt.
Si Të Ish Qepur Me Porosi
I thjeshtë dhe intuitiv, e plotësisht i pajisur, Firefox-i ka tërë funksionet me të cilët jeni mësuar - Faqerojtës, Historik, Tërë Ekranin, Zmadhim Teksti për t'i bërë faqet me tekst të imët më të lehta për lexim, etj.
S, M, L ose XL—Zgjidhni Vetë
Firefox-i është shfletuesi më i përshtatshëm në planet. Përshtasni panelet tuaj për të shtuar butona shtesë, instaloni Zgjerime të rinj që shtojnë anë të reja, shtoni Tema të reja për shfletim me stil, dhe përdorni sistemin vetëpërshtatës për kërkime që ju lejon të kërkoni me një numër të pafund motorësh kërkimi. Firefox-i bëhet i madh, a i vogël, sa ta doni.
Rregullim në një Grimë
Vetëm 4.5MB (Windows), Firefox-i ha vetëm pak minuta për ta shkarkuar nëpër një lidhje të ngadaltë dhe sekonda në një lidhje të shpejtë. Instaluesi ua rregullon shpejt e shpejt, dhe mekanizmi i ri Tranzicion i Lehtë importon tërë rregullimet tuaj - Favorite, fjalëkalime dhe të tjerë të dhëna prej Internet Explorer-it dhe të tjerë shfletues - që të mund të nisni lundrimin pa e zgjatur.
Miku më i Mirë i Zhvilluesve
Firefox-i sjell me vete një grup standard mjetesh zhvilluesi përfshi këtu një JavaScript të fuqishëm dhe konsol gabimesh/sinjalizimesh CSS, dhe një Mbikqyrës Dokumentesh që jep pamje të hollësishme rreth faqeve tuaja.
Lexoni Postë—Jo Spam
Thunderbird-i është plotësuesi i përkryer i Firefox-it.
Mbështetje Teknike
Lypni mbështetje? Vizitoni faqet tona për mbështetje për të parë se si bashkësia Mozilla Europa mund t'ju ndihmojë. Mundeni po ashtu të vizitoni Forume Firefox të Caktuar ose Forume Mbështetjeje Teknike.
Për pyetje të bëra shpesh, ndihmëza & rrengje, tema dhe zgjerime të shkarkueshëm, vizitoni Ndihmë për Firefox-in.
Për Zhvilluesa
Faqet e zhvillimit mbulojnë kodin burim, burime zhvillime, planifikime, etj.

