The Wayback Machine - https://web.archive.org/all/20060829161507/http://www.mozilla-europe.org:80/sq/products/thunderbird/


Thunderbird 1.5.0.5

Reclaim your inbox

Thunderbird-i e bën e-mail-in më të sigurtë, më të shpejtë dhe më të lehtë se kurrë më parë përmes vënjes në jetë të funksioneve më të mira të industrisë si filtra të mençur për spam, një kontrollor drejtshkrimi të trupëzuar, mbështetje për zgjerime, dhe plot të tjerë.

E hartuam Thunderbird-in nga e para për t'i dhënë një shtytje prodhimtarisë së përdoruesve. Ndaj e bëmë më të lehtë për ju punimin me të, pa andralla për të çarë rrugën nëpër reklama dhe postime të tjerë hedhurinë. Dërgimi i email-eve duhet të jetë i efektshëm dhe i lehtë. Këtë e bëjmë të mundur duke përdorur standarde plotësisht të hapur dhe udhërrëfyes për vetë industrinë. Lexoni më tej për të mësuar më tepër rreth arsyeve pse do të duhej të përdorni Thunderbird-in si klientin tuaj për postë dhe lajme.

Vështrim i përgjithshëm mbi Mozilla Thunderbird-in

Rruga më e Mençur për të Ndalur Postë Hedhurinë

Thunderbird-i ofron mjetet më të efektshëm për zbulim poste hedhurinë. Mjetet tona analizojnë e-mail-in tuaj, dhe identifikojnë ata që ka më tepër mundësi të jenë hedhurinë. Postimet hedhurinë mund të fshihen automatikisht ose mund t'i shpini drejt një dosjeje që e caktoni ju, në rast se ju pëlqen të lexoni postë hedhurinë.

Juaja Posta, Juaja Rruga

Shiheni postën me atë rrrugë që doni. Hapeni postën tuaj me mënyrën e re të Thunderbird-it me tre shtylla. Përshtasni panelin tuaj, ndryshoni me anë temash dukjen e tij, dhe përdorni Parje Poste për të renditur e-mail-et tuaj.

I mbrojtur dhe i Sigurtë

Thunderbird-i ofron karakteristika sigurie për nivele ndërrmarjesh dhe qeverish si S/MIME, nënshkrim shifror, kodim mesazhesh, mbulim për pajisje dëshmish dhe sigurie.

Plot me Karakteristika

Thunderbird-i mbulon IMAP/POP, postë HTML, etiketa, kërkim të shpejtë, libër të mençur vendndodhjesh, kthim faturash, filtrim të përparuar të mesazheve, plotësim LDAP vendndodhjesh, mjete importimi, kërkim të fuqishëm, dhe aftësinë për të administruar llogari të shumta e-mail-esh "newsgroup"-esh.

Funksione të Panumërt

Thunderbird-i, përmes zgjerimeve, ju lejon të shtoni sipas nevojave funksione shtesë. Zgjerimet janë një mjet i fuqishëm për t'ju ndihmuar në krijimin e një klienti poste që plotëson nevojat tuaja të veçanta.

Mbështetje dhe Diskutime

Forume poste Thunderbird: Ju lutemi regjistroni "bug"-e te forumi i atjeshëm për "bug"-e në vend që t'i postoni te bugzilla.

Ndihmë për Thunderbird-in: "Site" përmbledhës për ndihmë, me një ndarje edhe për FAQ përdoruesish

Hyrje te Thunderbird-i: Filloni të përdorni Mozilla Thunderbird-in.

Për Zhvilluesa

Faqet e zhvillimit (tek Website-i Mozilla.org ) mbulon kodin burim, burime zhvilluesish, planifikime, etj.

Çuditërisht i plotë, ky program open-source është fare i lehtë në përdorim…
PC World
…Një zbatim për përdorues të cilëve u duhet të merren me sasira të mëdha email-esh
Linux Magazine

Burime

Përditësim versioni të mëparshëm?
Sigurohuni që keni lexuar dhe ndjekur udhëzimet tanë për një përditësim të rrjedhshëm.
Shtim Fjalorësh
Fjalorë shtesë për kontrolluesin e gabimeve te Thunderbird-i për shumicën e gjuhëve.
Shënime Versioni
Shihni ç'të reja ka në këtë version.
Dokumentim për përdoruesa
Dokumentim, të dhëna, tema të shkarkueshëm, zgjerime, ndihmëza, etj.
FAQ
Përgjigje për pyetje të zakonshme të përdoruesve të Mozilla Thunderbird-it.
Zgjerime
Bëjeni klentin tuaj të mesazheve aq të fuqishëm sa doni duke shkarkuar dhe instaluar zgjerime.
Tema
Personalizoni Mozilla Thunderbird-in me një koleksion të gjerë shkarkimesh.

Shkarkoni tani

1.5.0.5 (en)

1.0 (sq)

Sistem i nevojshëm

  • Red Hat Linux 7.0 apo më i vonshëm
  • Mac OS X 10.2 apo më i vonshëm
  • Windows 98 apo më i vonshëm
  • Më tepër të dhëna (te Website-i Mozilla.org)