Mbështetje Teknike për produktet Mozilla
Si për çdo program tjetër, mund të keni pyetje rreth se si të kryhet një veprim i caktuar me Mozilla-n apo produkte të afërm. Në varësi të problemit dhe situatës është e mundur të bazoheni te mbështetja prej bashkësisë Mozilla ose, për ndërmarrje, të lidhen me Mozilla Europën për një kontratë mbulimi teknik të një tjetër niveli.
Mbështetje falas për klientët
Bashkësitë e ndryshme vendore ofrojnë rrugë të ndryshme për t'u lidhur me përdorues të sprovuar. Në Anglisht, ka disa burime në pritje të nevojave tuaja:
- "Newsgroup"-i mozilla.support.firefox
- Forume Mozillazine Mbështetjeje Përdoruesish
- Faqe Jozyrtare Ndihme për Mozilla-n nga Gunnar
Mbështetje për ndërmarrje
Mozilla Europa ofron për ndërmarrje kontrata për mbështetje në një nivel të dytë, për të plotësuar mbështetjen e brendshme në nivel të parë. Për më tepër të dhëna, dhe për të kuptuar se si Mozilla Europa mund të ndihmojë nevojat tuaja, ju lutem lidhuni me support@mozilla-europe.org.

