A e dini se …

Tirana ndodhet 110 m mbi nivelin e detit.

Temperaturat mesatare vjetore janë : në korrik + 24o celcius dhe në janar +7o celcius.

Në vit bie 1200 mm shi.

Tirana ndodhet në të njëjtin paralel me Napolin, Madridin dhe Stambollin dhe në të njëjtin meridian me Budapestin dhe Krakovin.

Sipërfaqja e Qytetit të Tiranës është 31 km² ndërsa sipërfaqja e gjithë rrethit është 1288 km² dhe përfshin katër qendra: Tiranën, Vorën, Krrabën dhe Kamzën si dhe 150 fshatra.

Lartësia mesatare e fushës së Tiranës është 521 m, 2 majat më të larta janë Mali i Dajtit me 1612 m dhe Mali me Gropa me 1828 m.

Ekzistojnë tre hipoteza për prejardhjen e emrit Tiranë...

1-Tiranë mendohet se vjen nga fjala Theranda, e përmendur në burimet e lashta greke dhe latine, që vendasit e quanin Të ranat, meqë fusha ishte formuar si rezultat i materialeve të ngurta që sillnin ujrat nga malet përreth.

2-Tirana vjen nga Tirkan. Tirkan ka qenë një kështjellë në shpat të malit të Dajtit. Akoma ekzistojnë rrënojat e kësaj kështjelle të lashtë që daton në fillimin e shekullit të parë para lindjes së Krishtit, e cila mendohet të ketë qenë kështjella që historiani bizantin Prokop (shek.VI), e quan kështjella e Tirkanit.

3-Tirana vjen nga Greqishtja e Vjetër Tyros që do të thotë bulmet. Në fushën e Tiranës, bëhej tregëtimi i bulmetrave nga barinjtë e zonave përreth.

Monumenti historik më i vjetër i studiuar është një mozaik i shekullit III (që ndodhet në rrugën “Naim Frashëri”), i cili ka qenë bazamenti i një kishe paleokristiane.

Për herë të parë, emri i Tiranës në formën e sotme, përmendet në vitin 1418 në një dokument Venedikas.

Për herë të parë, regjistrimi i tokave u bë nën pushtimin otoman në vitet 1431-1432.Tirana kishte 60 qendra të banuara me rreth 1000 shtëpi dhe 7300 banorë.

Në shekullin e XV njihen, siç përmendet nga Marin Barleti, Tirana e Madhe dhe Tirana e Vogël.

Në regjistrimet e vitit 1583 treva e Tiranës rezulton me 110 qendra të banuara, 2900 shtëpi dhe 20.000 banorë.

Tirana u themelua më 1614 nga Sulejman Pasha, me origjinë nga fshati Mullet. Fillimisht ai ndërtoi një xhami, një furrë dhe një hamam. Dy shekuj më vonë drejtimin e qytetit e mori familja Toptani nga Kruja.

Dy lagjet më të vjetra të Tiranës kanë qenë ajo e Mujos dhe e Pazarit, të ndodhura në zonën mes qendrës aktuale dhe rrugës së Elbasanit, në të dy anët e Lanës.

Në vitin 1703, Tirana kishte 4000 banorë.

Në vitin 1769 treva e Tiranës eksportonte në tregjet e Venedikut 2600 fuçi vaji ulliri dhe 14.000 dengje duhani.

Në vitin 1820 Tirana kishte 12.000 banorë.

Në vitin 1901 Tirana kishte 15.000 banorë.

Në fillimin e shekullit XX, Tirana kishte 140.000 rrënjë ullinj, 400 mulli vaji dhe pazari i saj numëronte 700 dyqane.
> Më 1912, sipërfaqja e qytetit të Tiranës ishte 3 km²
> Më 1938, sipërfaqja arriti në 8 km².
> Në vitin 1938 Tirana kishte 38.000 banorë.
> Në vitin 1945 kishte 60.000 banorë.

Xhamia në qendër të Tiranës, e quajtur Xhamia e Et’hem Beut, filloi të ndërtohej më 1789 nga Molla beu i ardhur prej Petrelës dhe u përfundua më 1821 nga i biri, Haxhi Et’hem Beu, stërnipi i Sulejman Pashës. Për të punuan mjeshtërit më të mirë të Shqipërisë.

Kulla e Sahatit u fillua nga Haxhi Et’hem Beu rreth vitit 1821-1822 dhe u përfundua me ndihmat e familjeve të pasura të Tiranës. Montimi i sahatit u bë nga familja Tufina. Më 1928 u ble në Gjermani nga shteti shqiptar një Sahat modern dhe kulla u ngrit në lartësinë 35 m. Gjatë Luftës së Dytë Botërore Sahati u dëmtua, por u rivu në punë në korriktë vitit 1946.

Kisha Ortodokse e Shën Prokopit, tek Kodrat e Liqenit Artificial, u ndërtua në vitin 1780.
Kisha Ortodokse në rrugën e Kavajës, është ndërtuar në vitin 1863

Kisha Katolike e Shën Mërisë u ndërtua në vitin 1856 me shpenzimet e Perandorit Austro-Hungarez Franc Jozef

Ura e Tabakëve (përballë Parlamentit ) dhe Ura e Terzive (aktualisht ura e rrugës së Elbasanit) datojnë në fillim të shekullit XIX.

Tyrbja e Kapllan Pashës (pranë monumentit Ushtari i panjohur) është ndërtuar në vitin 1816.


Tirana ngriti flamurin e Pavarësisë më 26 nëntor 1912
Libraria e parë me libra shqip, është hapur në Tiranë më 1917 nga familja Bakiu.

Biblioteka u themelua në vitin 1922 dhe kishte 5000 vëllime.

Shkolla e Parë Teknike, u hap më 1921 nga Kryqi i Kuq Amerikan.

Kalaja e Petrelës ndodhet 12 km nga Tirana dhe daton në shekullin IV para Krishtit. Formën e saj aktuale e mori në shekullin e XIII nën sundimin e Topiajve dhe më vonë kaloi pronë e familjes së Kastriotëve.

Tirana u shpall kryeqytet i përkohshëm më 8 shkurt 1920 nga Kongresi i Lushnjës dhe përfundimisht e mori këtë status më 31 dhjetor 1925.

Tirana është kryeqendra botërore e bektashinjve nga viti 1925, vit kur bektashinjtë u ndaluan dhe u përzunë nga Turqia.

Plani i parë rregullues i qytetit u hartua në vitin 1923 nga Estref Frashëri.

Rruga e Durrësit është hapur më 1922 dhe quhej «Nana Mbretneshë». Për ndërtimin e saj u prishën shumë shtëpi, kopshte e varre.

Godina ekzistuese e Parlamentit u ngrit më 1924 dhe fillimisht ka shërbyer si Klubi i Oficerëve. Aty, më 1 shtator 1928 Ahmet Zogu shpalli monarkinë.

Qendra e Tiranës është projektuar nga arkitektët të njohur italianë të periudhës musoliniane Florestano de Fausto dhe Armando Brasini. Pallati i Brigadave (ish-pallati mbretëror), godinat e Ministrive, Banka Kombëtare dhe Bashkia janë vepra të tyre.


Ndërtimi i Kompleksit Spitalor, filloi në vitin 1929 dhe në atë kohë konsiderohej si një nga më mëdhenjtë në Ballkan me 300 shtretër.


Pallatet e quajtura italiane në zonën e Shallvareve, janë ndërtuar në vitet 36-37 dhe shërbenin kryesisht si shtëpi banimi për nëpunësit e lartë. Kjo lagje u quajt Tirana e Re.

Në vitin 1937, Tirana kishte 44 km rrugë, 45.000 m² trotuare që ndriçoheshin nga 802 llampa.


Godina aktuale e Kryeministrisë është ndërtuar gjatë Luftës së Dytë Botërore nga Italianët.

Godina ku ndodhet aktualisht kryesia e Parlamentit (ish godina e Komitetit Qendror gjatë komunizmit) është ndërtuar në vitin 1956.

Bulevardi «Dëshmorët e Kombit» është ndërtuar në vitin 1930 me emrin Bulevardi Zogu I. Në periudhën e komunizmit pjesa nga Sheshi Skënderbej deri tek Stacioni i trenit u quajt Bulevardi Stalin.

Ura e madhe e Lanës në Blv. “Dëshmorët e Kombit” është ndërtuar në vitet 1934-1935.


Rruga Tiranë-Elbasan, 55 km e gjatë, u ndërtua në vitet 30.
Hekurudha Tiranë-Durrës, u ndërtua në vitin 1947.
Autostrada Tiranë-Durrës u inagurua në vitin 2001 dhe tashmë Tirana është vetëm 30 minuta larg nga Durrësi dhe deti.


Parku Rinia, u ndërtua në vitin 1950 me aksion brenda një dite. Në periudhën 1992-2001, Parku u zu i tëri nga ndërtime private për t’u rikthyer në gjendjen e mëparshme gjatë viteve 2001-2002.
Pallati i Kulturës, ku ndodhet Teatri i Operas dhe Baletit dhe Biblioteka Kombëtare, u përfundua më 1963. Ai u ndërtua mbi ish-pazarin e vjetër të Tiranës dhe tulla e parë u vendos nga Hrushovi më 1959.


Universiteti i Tiranës u hap në vitin 1957. Aktualisht Tirana ka 3 Universitete.


Kinostudio e quajtur gjatë komunizmit “Shqipëria e re”, është hapur në vitin 1952 dhe filmi i parë shqiptar me metrazh të gjatë ka qenë “Tana” në vitin 1957.


Televizioni Shqiptar ka filluar punë në vitin 1960 me 1 orë program në ditë. Më 1971, Radio Televizioni Shqiptar është transferuar në godinat aktuale.


Festivali tradicional i Këngës, ka filluar në vitin 1962 dhe fillimisht zhvillohej në radio.


Monumenti i Skënderbeut, i ngritur më 1968, është vepër e Odhise Paskalit në bashkëpunim me Andrea Mano dhe Janaq Paço. Ai u vendos me rastin e 500 vjetorit të vdekjes së heroit kombëtar.

Monumenti Nëna Shqipëri, 12 m i lartë, u përurua në varrezat «Dëshmorët e Kombit» më 1971.


Monumenti i Sulejman Pashës, (themeluesit të Tiranës), është vepër e skulptorit Maksim Shurdhi dhe është vendosur në vitin 2000.

Akademia e Shkencave u themelua më prill 1972. Godina ku gjendet aktualisht ka qenë pallati i vjetër mbretëror.

Galeria e Arteve Figurative u krijua më 1976 dhe në të përfshihen rreth 3200 vepra të autorëve shqiptarë dhe të huaj.

Muzeu Historik Kombëtar u ndërtua më 1981 dhe afresku në ballë të tij titullohet «Shqipëria».

Qendra Ndërkombëtare e Kulturës, ish-muzeu Enver Hoxha u përurua më 1988. «Piramida» u projektua nga një grup arkitektësh nën drejtimin e Pranvera Hoxhës dhe Klement Kolanecit.

Në vitin 1990 Tirana kishte 250.000 banorë.

Aktualisht, dyndja masive e banorëve nga gjithë pjesët e tjera të vendit drejt Metropolit, e ka çuar popullsinë e Tiranës mbi 700.000 banorë.

Në vitin 2000 qëndra e Tiranës nga Universiteti e deri tek Sheshi Skënderbej u shpall Ansambël Kulturor me vlera të veçanta dhe mbrohet nga shteti

Po në atë vit, e tërë qendra e Tiranës, iu nënshtrua një proçesi restaurimi të quajtur “Kthim në Identitet” i cili përfshinte dy aspekte: lirimin e hapësiravë të zëna nga kioskat gjatë periudhës 1992 – 2000 dhe restaurimin e godinave me vlerë historike dhe arkitekturore.

Në fund të vitit 2001, mbaruan punime e Kishës Katolike të Shën Palit, më e madhja në Tiranë. Emri i saj kujton Apostullin Pal si ungjillizuesin e parë të trojeve shqiptare. Në letrën drejtuar romakëve, Shën Pali deklaron se: “... ka çuar fjalën e shenjtëderi në Iliri”.

Do you know that….

Tirana is 110 m above sea level.

The average annual temperatures are in July 24°C and in January 7°C.

Annual rainfall is 1200mm.

Tirana is on the same parallel as Naples, Madrid and Istanbul and on the same meridian as Budapest and Krakov.

The surface of Tirana City is 31km², while the district one is 1288km², which includes 4 centers: Tirana, Vora, Krraba and Kamza and also 150 villages.

The medium altitude of the Tirana Field is 521m, the two highest peaks are the Dajti Mountain with 1612m and the Mali me Gropa one with 1828m.

There exist three theories about the origins of the name Tirana

1-It is thought that Tirana comes from the word Theranda found in ancient Greek and Latin sources because those living there called it Të ranat (“fallen material”), because the plain was formed as a result of the strong materials, which were brought by the water from the surrounding mountains.

2- Tirana comes from Tirkan. Tirkan was a castle on the face of mount Dajti. The ruins of this ancient castle still exist, which dates back to the beginning of the first century before the birth of Christ, and which is thought to have been the castle, which the Byzantine historian named Prokop (6th Century) called the castle of Tirkan.

3- Tirana comes from Tyros (old Greek), which means dairy produce.

The oldest historic monument, which was studied, is a mosaic of the 3rd century (in Naim Frasheri Road). That monument used to be the basement of a paleochristian church.

For the first time, the name of Tirana was mentioned in our days’ form in 1418 in A Venetian document.

For the first time, the land registration was made under the ottoman invasion in the years 1431-1432. At the time Tirana had 60 inhabited centers with about 1000 houses and 7300 inhabitants.

On the XV century as mentioned by Marin Barleti there were known the Big and Small Tirana.

In the registrations of 1583 the Tirana area results with 110 inhabited centers, 2900 houses and 20.000 inhabitants.

Sulejman Pasha from the village of Mullet founded Tirana in 1614. In the beginning, he built a mosque, a bakery and a Turkish sauna. Two centuries later the Toptani family led the city from Kruja.

The 2 oldest neighborhoods of Tirana were the ones of Mujo and Pazar, located in the zone in-between the current center and the Elbasan Street, both on the Lana’s Riversides.

In 1703, Tirana had 4000 inhabitants.

In 1769 the Tirana area exported 2600 barrels of olive oil and 14.000 stuffed packages tabacco in the market of Venice.

In 1820 Tirana had 12.000 inhabitants.

In 1901 Tirana had 15.000 inhabitants.

At the beginning of the XXth century, Tirana had 140.000 olive-roots, 400 oil-mills and its market counted 700 shops.
>In 1912 the surface of Tirana was 3 km2.
>In 1938 the surface of Tirana arrived 8 km2.
>In 1938 Tirana had 38.000 inhabitants.
> In 1945 Tirana had 60.000 inhabitants.

The mosque in the center of Tirana, called Et’hem Bey, began to be built in 1789 by Molla Bey, who came from Petrela and was finished in 1821 by his son, Haxhi Et’hem Bey, great-grandson of Sulejman Pasha. The best artisans in Albania built it.

The clock tower was begun by Haxhi Et’hem Bey around 1821-1822 and was finished with the help of rich Tirana families. The Tufina family did the installation of the clock. In 1928 the Albanian State bought a modern clock in Germany and the tower was raised to a height of 35 m. During the Second World War the clock was damaged but was restored to operation in July 1946.

The Orthodox Church of St. Prokop, on the hills of artificial lake, was built in 1780.

The Orthodox Church in Kavaja Street was built in 1863.


The Catholic Church of St. Marie was built in 1856 with the expenses of the Austrian-Hungarian emperor, Franc Joseph.

The Tabakëve bridge (in front of the Parliament Building) and the one of the Terzive (currently Elbasan Street’s Bridge) dates back at the beginning of the XXth century.

The holy tomb of Kapllan Pasha (near the Unknown Soldier monument) was built in 1816.


Independence flag was hoist on 26th of November 1912.


Bakiu family opened the first bookshop with Albanian books in Tirana, on 1917.


National Library was founded in 1922 and it had 5000 volumes.


American Red Cross opened the first Technical School in 1921.
The fortress of Petrela is located 12km from Tirana and dates back to the 4th century BC. Its current architecture is from the 13th century during the domination of Topia tribe, and later on it became the property of the Kastriot family.


The Congress of Lushnja declared •Tirana a temporary capital for the first time on February 8th 1920 and it gained this status permanently on December 31st 1925.

Estref Frashëri drew up the first arrangement plan of the city in 1923.

Tirana has been the world’s Bektashi headquarters since 1925, when the Bektashis were banned and expelled from Turkey.

The Durres Road was constructed in 1922 and was called: «Nana Mbretneshë» (Queen Mother). A lot of houses, graves and gardens were
Destroyed for its construction.

The current Parliament building was built in 1924 and first served as an officer’ club. There on the 1st of September Ahmet Zogu declared the monarchy.

The well-known Italian architects of the Mussolini period, Florestano de Fausto and Armando Brasini planned


The center of Tirana in the beginning of the 1930s. The Palace of Brigadiers (ex-royal palace), Ministry buildings, National Bank and the Town Hall are their work.


Italian buildings in Shallvare area were built in 1936-1937. There used to live high-class functionaries. The area was called “Tirana e Re” (New Tirana).

In 1937, Tirana had 44km street, 45.000m2 sidewalks lighted by 802 lamps.

Italians during the Second World War built actual building of Prime Minister.

The actual building of Parliament’s chairmanship was built in 1956.That building used to be Central Committee Building during the communist regime.

The boulevard “Deshmoret eKombit” (Martyrs of the Nation) was built in 1930 and it was named Boulevard Zog I. During the period of communism, the part of the boulevard between Scanderbeg square and the train station was named “Stalin” Boulevard.

The large bridge of Lana in “Deshmoret e Kombit” boulevard was built in 1934-1935.


The lane Tirana –Elbasan, 55 km long, was built in 1947.


The motorway Tirana-Durres was inaugurated in 2001. So, Tirana is just 30 min away of Durres and the sea.


“Rinia” park was built by a one-day action, in 1950. During the years 1992-2001, private buildings demolished it. The park returned in traditional view during the years 2001-2002.
The Palace of Culture, the location of The Theatre of Opera and Ballet and the National Library, was finished in 1963. It was built over the former Tirana bazaar and Khrushchev laid the first brick in 1959.


The University of Tirana was opened in 1957. Actually Tirana has got three Universities.


The film studio (Kinostudio) that was called “Shqiperia e Re” during the communist regime was created in 1952. The first film was “Tana”, in 1957.


Albanian Television started to work for an hour a day, in 1960.
In 1971, Albanian Radio-Television was transferred in the actual buildings.
The Traditional Song’s Festival started in 1962. It was transmitted by Radio.


The monument of Scanderbeg was built in 1968. It is a work of Odhise Paskali with the collaboration of Andrea Mano and Janaq Pano. It was put up on the occasion of the 500th anniversary of the death of our national hero.


The monument “Nena Shqiperi” (Mother Albania), 12 m tall, was inaugurated in the “Deshmoret e Kombit” cemetery in 1971.
The monument of Sulejman Pasha (Tirana’s creator) is the work of Maksim Shurdhi sculptor. It is placed in the year 2000.

The Academy of Sciences was created in April 1972. This building used to be the old Royal Palace.

The National Art Gallery was opened in 1976 and it includes about 3200 works of Albanian and foreign artists.

The National History museum was built in 1981 and the mosaic on the front of the building is titled “Albania”.

The International Culture Center, formerly the mausoleum of Enver Hoxha was inaugurated in1988. It was designed by a group of architects under the direction of Pranvera Hoxha and Klement Kolaneci.

Tirana had 250.000 inhabitants in 1990. Actually, due to the free movement of the population, the number of the inhabitants in the Capital is estimated over 700.000

In the year 2000 the center of Tirana, from the University Main Building to the “Scanderbeg Square” was named Architectural Ensemble for it special values, and is protected by the state.

Within the same year, in this area started the restoration process. It was called “Return to Identity”, including two parts: The demolition of the occupied space by the kiosks built during 1992-2000 and the restoration of the buildings with historic and architecture value, as well.

By the end of 2001 was carried out the construction of Catholic Church of Saint Paul, which is considered the biggest one in Tirana. The name remind us the Apostol Paul as the first Saint of the albanian place. In the letter sent to Roma Saint Paul declared that: “He passed over the Saint words to Illiria”.