Fjalorth
Lart Kursi bazė 1 Vėshtrim Pėrmbajtja Fjalorth Linklista

 

Partitė

Vėshtrim mbi nocionet:

Iluminizėm Ideologji Juridiksion
Checks and Balances Legjislative Sistem pėrfaqėsues
Ekzekutiv Legjitimim / Legjitimitet Iniciativė popullore
Federalizėm Sistem parlamentar Referendum
Marrėveshje shoqėrore Parlamentarizėm Sovranitet i popullit
Iniciativė ligjore Pluralizėm  
Ndarje e pushtetit Sistem presidencial  

[Kreu i faqes]

Iluminizėm

Fjala iluminizėm nėnkupton lėvizjen dominuese shpirtėrore tė intelegjencės evropiane nė shek. XVIII. Karakteristikė e saj ėshtė besimi tek arsyeja si burim vendimtar i gjithė njohjes, si bazė e veprimit njerėzor dhe kriter i tė gjitha vlerave. Kanti e pėrkufizoi nė vitin 1784 shkrimin e tij "Ēfarė ėshtė iluminizmi?" iluminizmin si "dalje e njeriut nga papjekuria e tij e vetėshkaktuar". Garancinė pėr ecjen e pandėrprerė pėrpara tė njerėzimit nė zotėrimin e forcave natyrore si edhe arritjen e njė rendi tė drejtė social, iluministėt e shihnin nė mendimin e arsyeshėm dhe nė veprimin e dominuar nga arsyeja.
Sfondi socialo-historik tė iluminizmit ėshtė ngritja ekonomike dhe sociale e borgjezisė, pėrpjekjet pėr emancipim tė sė cilės fituan impulse tė rėndėsishme nga iluminizmi. Iluminizmi ishte pishtar shpirtėror i Revolucionit Francez. Rrėnjėt historike ideore tė iluminizmit gjenden nė humanizėm, nė reformacion dhe nė sistemet filozofike racionaliste tė shek. XVI dhe XVII (Spinoza, Dekarti).
Iluminizmi ishte shfaqje mbarevropiane, e cila arriti deri nė Amerikėn e Veriut. Gjurmėt e para iluminizmi i la nė Holandė dhe nė Angli, ku filozofė dhe mėsues tė sė drejtės shtetėrore si H. Grocius, T. Hobs dhe Xh. Lok zhvilluan idenė e tė drejtės natyrore tė lindur tė njeriut (shih kompleksin tematik Tė drejtat e njeriut: Tema shtjelluese E drejta natyrore), tė besimit nė natyrė, tė marrėveshjes shoqėrore dhe tė tė drejtave tė lindura tė njeriut. Nė kėtė mėnyrė, ata vunė nė pikėpyetje pozicionin e mbretėrisė tė "mėshirės sė zotit" dhe pretendimin e kishave pėr tė luajtur rolin e instancės mė tė lartė tė vendosjes nė qėshtjen e moralit, nė fushėn e shkencės, literaturės, artit dhe tė edukimit.
Ndikimin mė tė madh intelektual, shoqėror dhe politik iluminizmi e pėrjetoi nė Francė. Pėrfaqėsuesit mė tė rėndėsishėm tė tij ishin Volter, Monteskie, Ruso, Didero, Holbah, d'Lamber. Nė fushėn e teorive tė shtetit dhe tė shoqėrisė Montesqkie e zhvilloi nėn ndikimin e udhėrrėfyesve anglezė teorinė e ndarjes sė pushtetit tė ekzekutivit legjislativit dhe drejtėsisė nėn kulmin e njė monarkie kushtetuese. Edhe Volteri i qėndroi besnik idealit tė monarkut iluminist dhe kėrkoi tė drejta politike vetėm pėr pronarėt. Ndryshe nga ata, Ruso pėrfaqėsonte idenė e sovranitetit tė popullit dhe tė barazisė sė tė gjithė qytetarėve. Prej kėtej rrjedh kėrkesa e tij pėr republikė.
Pikėpamjet shtetėrore dhe ato tė tė drejtave qytetare tė iluminizmit francez dhe kėrkesa e tij pėr tė drejta tė njeriut nga Franca nė fillim kishin ndikim tė madh mbi udhėheqėsit e lėvizjes amerikane tė pavarėsisė (T. Xheferson, T. Pein). Shprehjen e tyre ato e gjetėn nė Deklaratėn e Pavarėsisė tė kolonive amerikano-veriore, "Virginia Bill of Rights" dhe nė kushtetutėn amerikane. Qė atje ato ndikuan mbi Revolucionin Francez  (shih kompleksin tematik Tė drejtat e njeriut: Dokumente).

[Kreu i faqes]        [Kthehu nė vėshtrimin e pėrgjithshėm]

Checks and Balances

(angl. "kontrolli dhe barazpesha"): Parim nė tė cilin bazohet veēanėrisht kushtetuta e demokracisė presidenciale e SHBA-sė, sipas tė cilit brenda sistemit tė ndarjes sė pushtetit, pushtetet e pjesshme duhet tė jenė pėrafėrsisht njėlloj tė forta, pra ekuilibruese, nė mėnyrė qė gjatė ushtrimit tė pushtetit tė pengojnė, kufizojnė njėri-tjetrin dhe tė bėjnė tė pamundur keqpėrdorimin e tij.

[Kreu i faqes]        [Kthehu nė vėshtrimin e pėrgjithshėm]

Ekzekutiv

(nga lat. executio = zbatim, pėrmbarim): Pjesė e pushtetit, e formuar dhe e zbatuar nga qeveria dhe administrata. Quhet ekzekutiv ose pushtet ekzekutiv pėr arsye se nė shtetin e bazuar nė parimin e ndarjes sė pushtetit, ka pėr detyrė tė zbatoj respektivisht tė pėrmbarojė vendimet themelore politike tė legjislativit (tė pushtetit "ligjvėnės"). Qevria ka pėr detyrė tė marrė vendime politike dhe tė udhėheqė shtetin nė suazat e kushtetutės dhe nė bazė tė ligjeve; funksioni i administratės ėshtė zbatimi i kėtyre vendimeve nė realitetin
politik.

[Kreu i faqes]        [Kthehu nė vėshtrimin e pėrgjithshėm]

Federalizėm

(lat. foedus, "lidhje, bashkim"): Bashkimi i disa shteteve nėn njė qeveri tė pėrbashkėt, duke iu mundėsuar pjesėtarėve tė tij vetėqeverisja njė masė tė madhe. Nė kėtė aspekt bėhet dallimi nė mes lidhjes sė shteteve dhe shtetit federal. Pikė e pėrbashkėt e tė gjitha ideve federale ėshtė parimi, sipas sė cilit mundėsohet ruajtja e pavarėsisė sė secilit anėtar dhe i cili obligon anėtarėt pėr kontributin nė tė mirė tė mirėqenies sė pėrgjithshme. (...) Teorikisht federalizmi u themelua nė Francė nga Montesquieu dhe Proudhon-i.

[Kreu i faqes]        [Kthehu nė vėshtrimin e pėrgjithshėm]

Marrėveshje shoqėrore

Marrėveshja e anėtarėve tė njė shoqėrie rreth bashkėjetesės sė tyre; arsyetim dhe argumentim teorik i shtetit dhe i shoqėrisė, i cili gjendet posaēėrisht nė teorinė e sė drejtės natyrore (Augustinus, Thomas von Aquin). Nxitja e shkueshmėrisė sė natyrės njerėzore shpie deri tek njėsia shtetėrore dhe koncensusi i anėtarėve tė shoqėrisė pėr ruajtjen e rendit pėrkatės organizativ. Hobbes, nė veprėn e tij "Leviathan", tė bazuar nga pikėnisja e tij, sipas sė cilės natyra e njeriut ėshtė e orientuar nė shkatėrrimin e ndėrsjellė, morri parasysh vetėm njėrėn anė, atė tė nėnshtrimit tė shoqėrisė nė shtet. Ndryshe nga ai, Pufendorf merr parasysh tė dyja anėt e marrėveshjes shoqėrore (njejtė si Montesquieu), derisa Rousseau bėn dallimin mes vullnetit tė pėrgjithshėm dhe vullnetit partikular, duke ardhur kėshtu nė pėrfundim se ēdonjėri i bindet vetvetes nėse pėrfillė ligjin shtetėror, tė lėshuar me pajtimin e tij; sipas bartjes sė tė drejtave tė tij nė shtet, teori kjo e bazuar nė tė drejtėn natyrore, njeriut i kthehen prapė tė drejtat e bartura, dhe atė nė formė tė tė drejtave civile.

[Kreu i faqes]        [Kthehu nė vėshtrimin e pėrgjithshėm]

Iniciativė ligjore

Sjellja e njė iniciative ligjore nė parlament, e lidhur me kėrkesėn pėr shqyrtimin e projektligjit dhe marrjen e vendimit mbi tė. Tė drejtėn e iniciativės ligjore (tė drejtėn inicuese), nė monarkitė konstitucionale tė shek. XIX e kishte vetėm monarku, nė demokracitė presidenciale e kanė vetėm pjesėtarėt e parlamentit, ndėrsa nė demokracitė parlamentare pjesėtarėt e parlamentit dhe qeveria.

[Kreu i faqes]        [Kthehu nė vėshtrimin e pėrgjithshėm]

Ndarje e pushtetit

Ndarja e funksioneve tė shtetit nė pushtet ligjvėnės, ekzekutiv dhe judikativ (legjislative, ekzekutive, juridiksion). Ushtrimi i kėtyre funksioneve nuk guxon tė koncentrohet nė njė dorė tė vetme. Ky parim ėshtė shpallur qysh nga J. Locke ("Two treatises on government" 1690) dhe para gjithash nga C. de Montesquieu ("De l'esprit des lois" 1748), nė luftėn kundėr shtetit apsolutist dhe konsiderohet si bazė edhe e shtetit modern kushtetues. Pėrmes bartjes sė funksioneve nė parlament, qeveri dhe administratė, si dhe nė gjykatėsit e
pavarur, synohet tė ruhet barazpesha e ushtrimit tė pushtetit pėrmes kontrollit tė ndėrsjellė dhe tė mundėsohet nė kėtė mėnyrė mbrojtja e qytetarit nga ndėrhyrjet arbitrare tė shtetit. Sot shpesh pėrdoret edhe federalizmi si element i ndarjes sė pushtetit. Parimi i ndarjes sė pushtetit nuk praktikohet nė diktaturė. Instanca ligjvėnėse dhe e drejta ekzekutive, kėtu, nė shumicėn e rasteve gjenden tė koncentruara nė nė njė dorė. Pėrveē kėsaj, pavarėsia e drejtėsisė, nė pėrgjithėsi ėshtė e kufizuar apo e hequr fare.

[Kreu i faqes]        [Kthehu nė vėshtrimin e pėrgjithshėm]

Ideologji

(greq. mėsimi mbi idetė): Mėsimi mbi realitetin social dhe politik apo zhvillimi i shoqėrisė me pretendim tė vlefshmėrisė sė pėrgjithshme. Ajo mund tė ēoj drejt zėvendėsimit tė fesė apo tė ngritet nė njė deklaratė tė pėrgjithshme mbi botėn dhe historinė e lidhur me pritje gati fetare e shenjėtore, siē ėshtė marksizėm-leninizmi. Pikėpamje resp. bindje politike e ndėrvarur, teorikisht e bazuar.

[Kreu i faqes]        [Kthehu nė vėshtrimin e pėrgjithshėm]

Legjislativ

(fr. législatif = ligjvėnės, nga lat. legem latum = sjellja, bėrja e njė ligji): ajo pjesė e pushtetit, e cila kryen detyrėn e ligjvėnies (pushteti ligjvėnės). Funksioni i legjislatives ėshtė pra vėrja e drejtėsisė, dmth. pėrpilimi dhe miratimi i ligjeve, ndėrrimi, plotėsimi apo heqja e ligjeve ekzistuese. Nė shtetin e bazuar nė parimin e ndarjes sė pushtetit, funksioni legjislativ ushtrohet nga parlamenti; ai ėshtė legjislator dhe merr pėrmes ligjvėnies sė tij vendimet bazė politike, tė cilat duhet t'i realizoj ekzekutivja. Pasiqė instanca legjislative nė
demokraci gjendet nė duart e pėrfaqėsuesve tė zgjedhur nga populli, ajo konsiderohet si pjesa e radhitur mė sė larti e pushtetit.

[Kreu i faqes]        [Kthehu nė vėshtrimin e pėrgjithshėm]

Legjitimim / Legjitimitet

(lat. legitimus = legjitim): legjitimiteti i pushtetit. Njė rend shtetėror apo ushtrim i pushtetit ėshtė legjitim nėse pėrputhet me pikėpamjet mbi drejtėsinė dhe barazinė, si dhe me vlerat dhe normat etnike tė bazuara nė to, tė cilat nė bashkėsitė njerėzore, mbi tė cilėn shteti ushtron pushtetin e tij, njihen themelsisht si tė pėrgjithshme. Ēdo rendi shtetėror i nevoitet justifikimi (legjitimimi), sepse ai, pushtetin e tij e ushtron dhe e mbronė me ndihmėn e njė minimumi tė pėlqimit tė qytetarėve tė qeverisur, e jo vetėm pėrmes detyrimit apo edhe terrorit fizik apo psiēik.
Nė demokraci pushteti ėshtė legjitim nėse (a) del nga populli dhe ushtrohet nė pajtueshmėri me vullnetin e shumicės sė popullit, kjo do tė thotė nėse ushtruesit e pushtetit mund tė zgjedhen dhe tė kontrollohen nga populli nė mėnyrė direkte apo indirekte dhe pėr njė kohė tė caktuar; (b) pushteti ushtrohet nė pajtim me parimet e kushtetutės, para sė gjithash me parimin e legalitetit, ndarjes sė pushtetit dhe tė vlefshmėrisė sė tė drejtave tė njeriut.

[Kreu i faqes]        [Kthehu nė vėshtrimin e pėrgjithshėm]

Sistem parlamentar

Formė e veēantė e sistemit pėrfaqėsues dhe e parlamentarizmit, e karakterizuar me tiparet qė vijojnė: 1. Lidhjen e ngushtė tė qeverisė (ekzekutives) dhe parlamentit (legjislatives); 2. Kompatibilitetin (pajtueshmėrinė) e postit qeveritar dhe mandatit tė delegatit, d.m.th. shefi i qeverisė dhe ministrat, si delegatė, nė kushte normale i takojnė njėkohėsisht fraksionit apo fraksioneve shumicė; 3. Pėrgjegjėsinė politike tė qeverisė ndaj parlamentit, e cila kėtė tė fundit mund ta rrėzoj pėrmes shprehjes sė votės sė mosbeimit; 4. Tė drejtėn e qeverisė pėr shuarjen e parlamentit dhe thirrjen e zgjedhjeve tė reja. Sa i pėrket kriterit kryesor, pėrgjegjėsisė parlamentare, shprehja e votės sė mosbesimit ndaj qeverisė, shefit tė qeverisė apo njė ministri tė vetėm mund tė sillet si kėrkesė ēortimi, si refuzim i njė ligji, me parashtrimin e tė cilit qeveria e ka lidhur qėshtjen e votėbesimit, apo si refuzim i njė votėbesimi. Nėse qeveria nė kėto raste e humbė besimin, atėherė ajo duhet tė japė dorėheqje dhe e ushtron funksionin e saj si qeveri deri nė momentin e formimit tė njė qeverie tė bazuar nė njė shumicė tė re parlamentare.

[Kreu i faqes]        [Kthehu nė vėshtrimin e pėrgjithshėm]

Parlamentarizėm

Sistem kushtetues, nė tė cilin, formimi i vullnetit shtetėror ndikohet dhe kontrollohet nga parlamenti i zgjedhur nga populli. Parlamentit i takon parimisht funksioni ligjvėnės (legjislativ). Nėn nocinin parlamentarizėm bien tipe tė ndryshme qeveritare, si psh. sistemi presidencial (SHBA) dhe sistemi parlamentar (Britani e Madhe dhe RFGJ).

[Kreu i faqes]        [Kthehu nė vėshtrimin e pėrgjithshėm]

Pluralizėm

Sipas konceptit tė demokracive perėndimore, parlamentarizmi paraqet formėn e rregullimit tė shoqėrive perėndimore. Fjala bėhet kėtu pėr njė numėr tė madh tė grupeve politike, ekonomike, fetare, etnike dhe grupeve tjerainteresave, tė formuara nė mėnyrė tė lirė, tė cilat gjenden nė konkurrencė me njėra-tjetrėn dhe pėrpiqen tė fitojnė ndikim politik dhe shoqėror. Teoria pluraliste bazohet nė konstatimin se ky proces nuk zbatohet nė formė tė parenditur dhe me tė gjitha mjetet, por nė formė tė njė zhvillimi konstruktiv, tė ndėrtuar mbi kompromise, qėllimi i tė cilit ėshtė arritja e rezultatit tė pranueshėm pėr tė gjithė. Nė kėtė rast nuk supozohet se procesi nė fjalė drejtohet vetė, nė mėnyrė natyrale, duke sjellur njė harmoni utopike, por nga shteti pritet qė tė t'i bie nė gjurmė kėtij sistemi konkurrues dhe tė ndikoj nė mėnyrė rregulluese (psh. duke pėrkrahur grupet me ndikim tė vogėl).

[Kreu i faqes]        [Kthehu nė vėshtrimin e pėrgjithshėm]

Sistem presidencial

Sistem presidencial, formė republikane e qeverisjes, e cila presidentit si burrėshteti i ndan tė drejta vendimtare nė jetėn politike. Derisa sistemet kushtetuese evropiano-perėndimore, tė dala nga konstitucionalizmi, presidentit i ndajnė kyesisht rolin pėrfaqėsues, kushtetuta e SHBA-ve p.sh. i njeh presidentit njė plotni kompetencash, duke shkurtuar ndėrsa nė anėn tjetėr kohėzgjatjen e funksionit tė tij. Presidenti i SHBA-ve ėshtė burrėshteti dhe shef i qeverisė, epror i lartė dhe bartės i pushtetit tė politikės sė jashtme. Ai ėshtė i pavarur nga parlamenti (jo nė sistemin parlamentar) dhe nuk formon qeverinė nė kuptimin klasik, por emėron sekretarė tė shtetit si kėshilltarė, tė cilėt edhe mund t'i shkarkoj prapė. Franca ka zhvilluar nėn qeverisjen e Ch. de Gaulle njė formė tė re (kushtetuta e vitit 1958), parasėgjithash nė lidhje me vendimet plebishitare (kėshtu Napoléoni I dhe Napoléoni III). Nė tė dyja rastet parlamenti gjendet nė sfond, ndėrsa instanca ekzekutive posedon nė masė tė madhe pushtetin e zbatimit juridik.

[Kreu i faqes]        [Kthehu nė vėshtrimin e pėrgjithshėm]

Drejtėsi

Nė shtetin e themeluar mbi parimin e ndarjes sė pushtetit, drejtėsia (zbatimi juridik) ėshtė detyrė e gjyqeve dhe e gykatėsve tė tyre tė pavarur dhe tė nėnshtruar vetėm ndaj ligjit (...); ata ushtrojnė pushtetin e tyre juridik apo drejtėsinė (nga lat. ius = e drejtė, dicere = thotė) mbrenda kompetencave tė tyre dhe nė procedurėn (procesin) e rregulluar me ligj. Pėr kėtė arsye i quajtur edhe pushtet i gjykatėsve apo instancė judikative (nga lat. iudex = gjykatės, iudicatio = vendim i gjykatėsit).

[Kreu i faqes]        [Kthehu nė vėshtrimin e pėrgjithshėm]

Sistem pėrfaqėsues

Ndryshe nga demokracia plebishitare, demokracia pėrfaqėsuese ėshtė ajo formė demokratike shtetėrore, nė tė cilėn qytetarėt aktiv, nė procesin e formimit tė vullnetit politik marrin pjesė para gjithash apo vetėm pėrmes zgjedhjeve parlamentare. Sistemi pėrfaqėsues niset nga supozimi themelor, sipas sė cilit veprimi politik i njė numri tė madh tė njerėzve ėshtė vetėm atėherė i mundur, nėse individėt (pėrfaqėsuesit apo delegatėt) "mė parė marrin porosinė dhe autorizimin pėr veprim nė emėr tė dhėnėsit tė porosisė dhe pėr obligimin e tyre pėrmes vendimit kolektiv" (K. Loewenstein). Ai bartet nga organet, tė cilat (sipas teorisė) veprojnė nė emėr tė popullit, por pa porosi tė detyrueshme tė popullit (mandati i lirė).
(...) Ekzistojnė sisteme tė pastėrta pėrfaqėsuese, nė tė cilat, qytetarėt aktiv politik, nė vendimet politike marrin pjesė vetėm pėrmes zgjedhjes sė organeve pėrfaqėsuese, dhe sisteme pėrfaqėsuese, nė tė cilat gjenden elemente plebishitare, nė tė cilat, zgjedhėsit, ndikimin e tyre mbi ligjvėnien e ushtrojnė pėrmes referendumit (psh. Zvicra).

[Kreu i faqes]        [Kthehu nė vėshtrimin e pėrgjithshėm]

Iniciativė popullore

Preferimi i njė legjislacioni pėrkatės apo i njė vendimi tjetėr shtetėror, i cili duhet tė inicohet nga parlamenti apo tė paraqitet pėr referendum. Iniciativat popullore janė paraparė nė kushtetuta tė ndryshme. Me qėllim tė arritjes deri tek vendimi i dėshiruar nevoitet njė pėrqindje e caktuar e pajtimit pėrmes nėnshkrimeve tė personave tė aftė pėr votim brenda njė afati tė caktuar.

[Kreu i faqes]        [Kthehu nė vėshtrimin e pėrgjithshėm]

Referendum

Vendim pėrmes popullit nė qėshtjet legjislative, d.m.th. vendim pėrmes tė gjithė personave tė aftė pėr votim (i quajtur edhe plebishit).

[Kreu i faqes]        [Kthehu nė vėshtrimin e pėrgjithshėm]

Sovranitet i popullit

Sipas parimit tė sovranitetit tė popullit i tėrė pushteti del nga populli. Sipas kėtij parimi, ēdo ushtrim i pushtetit nga ana e shtetit duhet tė jetė i legjitimuar nga populli. Parimi i sovrantetit tė popullit nuk kėrkon marrjen e drejtėpėrdrejtė tė vendimeve politike, p.sh. pėrmes referendumit. Ai kėrkon qė tė gjithė bartėsit shtetėror tė vendimeve tė jenė tė legjitimuar nga populli, nė mėnyrė direkte, pėrmes zgjedhjeve (p.sh. delegatėt nė parlament) apo indirekt, pėrmes pėrfaqėsuesve tė zgjedhur (p.sh. njė qeveri parlamentare apo administrata e formuar nga ajo).

[Kreu i faqes]        [Kthehu nė vėshtrimin e pėrgjithshėm]

[Nxjerrė pjesėrisht nga: Bundeszentrale für politische Bildung: Parlamentarische Demokratie 1, Informationen zur politischen Bildung Nr. 227, 1993 und Bertelsmann Discovery Lexikon 1997]

[Kreu i faqes]

 

Temat Tė drejtat e njeriut  I  Modele  I  Demokracia  I  Partitė  I  Evropa  I  Globalizimi  I  Kombet e Bashkuara  I  Qėndrueshmėria

Metodat:    Didaktika politike    II    Pedagogjia e paqes    II    Metodat

     

Kjo ofertė Online mbi edukimin politik u zhvillua nga agora-wissen, Shoqata e Shtutgartit pėr pėrēim dijesh pėrmes mediave te reja dhe edukimit politik. Nė rast pyetjesh apo vėrejtjesh drejtohuni Ju lutem te ne.