Radio “Radio” është historia,  të qeshurat,  dashuritë,  dështimet dhe ambicjet e dhjetë personazheve të ndryshëm që shorti i jetës i ka bërë të punojnë bashkë te radio “Radio”.  Ndonjëherë miq,  ndonjëherë konkurentë, herë duken në sherr por jo rrallë duke zgjidhur hallet e njëri tjetrit,  karakteret e Radio “Radios” kanë një shqetësim të përbashkët: si ta shpëtojnë Radion dhe veten e tyre nga falimentimi.  Zgjidhjet e tyre janë nga më origjinalet e ndër më komiket. Jeta e tyre private,  dëshira për tu bërë persona publikë, frika e ngeljes pa rrogë në fund të muajit, dhe talenti për ti futur hundët në punët e kujdo,  e bën Radio “Radio” vendin më gazmor,  dhe personazhet e saj njerëzit më të cilët nuk ndaheni dot. 

25 episodet e “Radio Radio” do ju bëjnë miq me Bimin (Salsano Rrapi),  Fridën (Ervina Kotolloshi), Endrin (Gent Bejko), Llonin (Besart Kallaku),  Anin (Xheni Hallulli), Olsin (Erion Hinaj), Irmën (Andia Xhunga), Sensilinon (Artion Vreto), Marjon (Besmir Bitraku),  Renaton (Enkel Gurakuqi).

“Radio Radio” është një sitcom (situation comedy) i ndërtuar sipas një formati klasik, të njohur për publikun shqiptar përmes sitcom-eve të tillë si “Friends”, “Seinfeld”, “Two Man and a Half”, “Will and Grace”, etj.

“Radio Radio” është bashkëpunim i një stafi krijues me më shumë se dhjetë vjet experiencë në mediat shqiptare dhe i një stafit teknik amerikan.