Kjo treve ka qene vendbanimi i hershem ilir i fisit desaret. Nga germimet e bera ne periferi te qytetit te Kucoves (ne komunen Perondi ku ndodhet sot Kisha e vjeter e Shen Nikolles) del se kjo treve ka qene nje vendbanim i lashte me nje kulture te zhvilluar, gje qe vertetohet nga menyra e ndertimit te shtepive dhe e shetitores per banoret e saj. Kjo shetitore ka permasat e nje bulevardi te vertete (10m gjeresi dhe 50m gjatesi) te shtruar me kalldrem e me gure te gdhendur bukur. Po keshtu ne kodren e Omurit ne verilindje te qytetit, jane gjetur punime mbrojtese ilire e mbi te gjitha nje pishtar (i ekspozuar ne muzeun e Beratit), i cili sherbente per te sinjalizuar rrezikun armik nga njera kala ne tjetren si dhe ne te gjithe zonen. Nga germimet e bera ne vitet ‘40 − ‘50 te shekullit te kaluar u nxorren ne siperfaqe amfora, shpata e mburoja te kohes ilire.
Ne vitin 1928 ne vendin qe sot quhet “Dikater” u shpua e dha nafte pusi i pare ne Shqiperi. Qe nga ky moment Kucova u hodh ne hartat gjeologjike te botes si vendburim nafte dhe me vone edhe ne hartat politike dhe ushtarake. Qe nga viti 1928 e deri ne vitin 1943, vendburimi i Kucoves u shfrytezua nga shoqeria italiane AIPA. Kjo shoqeri beri marreveshje me qeverine e Mbretit Zog I, qe nese prodhimi i naftes ne vit do t‘i kalonte 50 000 tonet, kjo shoqeri do te ngrinte ne Kucove nje rafineri. Por ndonese prodhimi i kaloi 170 000 tonet, rafineria nuk u ngrit, perkundrazi nafta e nxjerre nisej per t‘u perpunuar ne Itali. Ne historine e Shqiperise, Kucova permendet edhe si qyteti ku eshte organizuar greva e pare e punetoreve ne vitin 1936.
|