PROGRAME STUDIMI MASTER NË UNIVERSITETIN "FAN S. NOLI"

 

 

  • U miratua për vitin akademik 2010-2011 në Universitetin "Fan S. Noli" programi i studimit i Nivelit të Dytë(DND) në Filozofi Sociale.

 

1. Në vitin akademik 2010-2011 në Fakultetin e Mësuesisë në Universitetin “Fan S.Noli” u vazhdojnë programet e studimit :

“Master Profesional”

në Mësuesi,pas mbarimit të të cilit do të jepen diplomat :

“Master Profesional" në Mësuesi

për Ciklin e Lartë të Arsimit bazë (CLAB) në lëndët :

  • Gjuhë-Letërsi
  • Matematikë-Fizikë
  • Gjuhë Angleze

si dhe “Master Profesional" në Mësuesi

për Arsimin e Mesëm në lëndët :

  • Gjuhë-Letërsi
  • Shkencat sociale

2. Në Fakultetin e Bujqësisë vazhdon programi

  • “Master Profesional" në Zhvillimin e Integruar Rural.

 

Për tu njohur më hollësisht me programin e studimit master që kërkoni vizitoni faqen e Web-it të fakultetit përkatës

 

KRITERET E PRANIMIT TË KANDIDATËVE
PROCEDURAT E PRANIMIT TË KANDIDATËVE

 

Në këtë program do të marrin pjesë studentët që kanë mbaruar ciklin e parë të studimeve dhe janë diplomuar në fushat :

 

  • gjuhë-letërsi,
  • filozofi-sociologji,
  • gjuhë angleze,
  • matematikë-fizike
  • agroushqim,
  • agrobiznes,
  • hortikulturë

në Universitetin e Korçës, si dhe studentë nga universitete të tjera që plotësojnë kriteret dhe duan të marrin diplomën ““Master Profesional" në drejtimet përkatëse.

Kriteret dhe procedurat e pranimit të kandidatëve pasqyrohen në Statutin e Universitetit “Fan S. Noli” në bazë të rekomandimeve të Këshillit të Arsimit të Lartë dhe të Shkencës, sipas nenit 34, pika 3 të Ligjit Nr. 9741, datë 21.5.2007 “Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë”, si dhe në rregulloren e këtij Programi.

Fakultetet do të shpallin publikisht në kohën e duhur Programin e Studimit “Master Profesional" për t'u njohur nga të gjithë kandidatët e interesuar.

Kandidatët për programin e studimit “Master Profesional" mund të aplikojnë pranë Sekretarive të Fakulteteve përkatëse sipas datave që do të shpallen në mjediset e Fakultetit dhe në internet, duke përmbushur kriteret e pranimit.

 

 

 

Studentët që zotërojnë një DNP në: gjuhë-letërsi, shkencat sociale, gjuhë - angleze, matematikë, agroushqim, agrobiznes, hortikulturë, të lëshuar nga Fakulteti i Mësuesisë dhe Fakulteti i Bujqësisë futen pa plotësim të njohurive formuese në Programin e studimi t “Master Profesional".

Për të gjitha diplomat e nivelit të parë ose të tjera, të lëshuara nga Institucione të tjera të arsimit të lartë brenda dhe jashtë Shqipërisë (analoge me ato të lëshuara nga Fakulteti i Mësuesisë dhe Fakulteti i Bujqësisë) bëhet vlerësimi rast pas rasti nga Komisioni vlerësues. Kërkesat për vlerësim duhet të dorëzohen brenda datës 10 të muajit shtator në sekretarinë mësimore të Fakultetit të Mësuesisë dhe Fakultetit të Bujqësisë. Vlerësimi i dokumentacionit bëhet brenda datës 15 shtator dhe njoftimi një ditë më pas.

Shlyerja e njohurive formuese plotësuese nga Cikli I, bëhet gjatë semestrit të parë të programit të studimeve në“Master Profesional" , sipas datave që do të caktojë dekanati në fillim të vitit akademik.

Në rast se numri i kërkesave të paraqitura kalon numrin e parashikuar nga Fakulteti, do të zbatohen kritere të tjera specifike: a. mesatarja (mesatarja 5 = 1 pikë, 5.1 = 2 pikë...10 = 50 pikë); b.intervista

Pranimi i studentëve në Programin“Master Profesional" për të gjitha disiplinat bëhet në muajin shtator. Kërkesat për pranim paraqiten pranë Sekretarisë mësimore brenda datës 20 shtator. Brenda 1 jave nga afati i përfundimit të kërkesave, Komisioni vlerësues i fakultetit shqyrton kërkesat dhe jep vlerësimet përkatëse.

Studentët nuk mund të transferohen nga një universitet në tjetrin brenda të njëjtit program studimi në të njëjtin vit akademik.

Forma e studimit është me kohë të plotë. Format e provimeve janë provime me shkrim dhe me gojë, sipas programit të çdo lënde. Gjithashtu, për lëndë të caktuara parashikohet verifikim i vazhdueshëm i njohurive si dhe vlerësim i njohurive përgjatë semestrit.

Programi i studimit “Master Profesional" për të gjitha drejtimet ka 60 kredite. Studenti, i cili nuk ka shlyer të gjitha detyrimet e programit të studimit përpara mbrojtjes së Tezës së diplomës, pra të ketë marrë 54 kredite, nuk mund ta bëjë mbrojtjen. Vetëm pasi të ketë shlyer të gjitha detyrimet që parashikon programi, ai mund të bëjë mbrojtjen e tezës.

 

 

 

Universiteti "Fan S. Noli" Korçë