Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Fatmira Hajdari Pse duhet rihetuar vrasja e Azemit

Publikuar me : 13.09.2010 Ne : Politike - 177 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

Bashkeshortja e liderit te dhjetorit i kerkon politikes qe te rihape hetimet per te zbuluar te verteten e vrasjes Prokuroria ka anashkaluar provat, deshmitaret kane pasur frike te tregojne

TIRANE- 12 vjet pas vrasjes se deputetit Azem Hajdari dhe denimit te pese personave si pergjegjes per kete gje, bashkeshortja e tij mendon se e verteta nuk ka dale ende ne shesh.


Fatmira Hajdari, momentalisht gjyqtare ne Gjykaten e Tiranes, mendon se shumica e fakteve qe do te hidhnin drite mbi 12 shtatorin e 1998 nuk jane marre ne konsiderate nga prokuroria nderkohe qe ende nuk eshte zbuluar as motivi i vrasjes.


Ne nje interviste, per Shekullin, Fatmira Hajdari shpjegon arsyet pse duhet te rihapen hetimet dhe cilet jane procedurat ligjore qe do te conte serish ne banken e te akuzuarve vetem nje grusht njerezish, pasi pjesa me e madhe e tyre qe kane marre pjese ne ekzekutimin e Azem Hajdarit sot jane te vdekur.


Por emrat e vrasesve nuk i interesojne aspak Fatmira Hajdarit por ajo mendon se politika shqiptare ia ka borxh Azemit te verteten.


Znj. Hajdari dje ju per here te pare publikisht keni kerkuar rihapjen e dosjes Hajdari duke u shprehur se vrasja e Azemit nuk eshte zbardhur. Sipas jush i mbetet politikes shqiptare te zgjidhe kete ceshtje.


Perse keni kerkuar ndihmen e politikes nderkohe qe rihapja e hetimeve te nje ngjarjeje eshte nje proces ligjor?


Ne fakt dosja Hajdari ka kaluar ne te gjitha shkallet e sistemit te drejtesise ne Shqiperi. Dhe per kete ngjarje ka disa te denuar, vendimi per te cilet ka marre formen e prere. Megjithate nga ana juridike per cdo ngjarje te ndodhur nese gjykates i paraqiten prova te reja hetimet mbi kete mund te rihapen. Ne drejtesi asgje nuk eshte e mbyllur perfundimisht.


Por deri sa eshte nje ceshtje juridike, ku provat jane ato qe percaktojne fatin e nje dosjeje, perse ia kerkoni politikes rihapjen e hetimeve te vrasjes se Azem Hajdarit?


Sepse kjo dosje nuk eshte hetuar dhe mbi te gjitha vendimi qe ka dhene gjykata eshte i influencuar nga situata politike e asaj kohe. Ne momentin kur eshte vrare Azemi situata politike ka qene shume e nxehte.


Aktualisht tensionet politike nuk jane si ne 98-ten dhe si te thuash, situata politike eshte krejtesisht ndryshe. Tashme jemi te gjithe te ndergjegjshem qe njerezit nuk kane me frike per te dhene mendimin e tyre jo vetem ne gjykate por gjithkund.


Ndaj te gjithe aktoret e politikes duhet te jene te angazhuar per te folur mbi te verteten per vrasjen e Azem Hajdarit sepse ai nuk ishte nje njeri si gjithe te tjeret. Deri ne diten qe ndodhi kjo vrasje Azemi kishte mbi supe kater atentate dhe keto atentate nuk ishin te rastesishme. Kuptohet qarte qe Azemi ishte vene ne shenjester per tu vrare nga struktura te brendshme dhe te jashtme te vendit. Jam me se e bindur qe vrasja e Azemit eshte shume e nderlikuar.


Nuk mund te thuash qe ishin nje apo dy vete qe ishin te interesuar per ekzekutimin e Azem Hajdarit. Thjesht po te mendosh, edhe pa qene juriste, qe 125 veta kane marre pjese ne vrasjen e Azemit dhe te gjithe jane o punonjes te strukturave te shtetit ose te veshur me uniforma policie del ne nje konkluzion.


Dhe te thuash qe vrasja ka ndodhur per hakmarrje nuk ka njeri qe e beson. Sot gjerat mund te gjykohen me mire, dhe te rimerren ne konsiderate te gjitha provat qe aso kohe u shkaterruan ose u anashkaluan. Nisur nga kjo situate e qete politike qe eshte ne vend une kerkoj me insistim rihapjen e kesaj dosjeje dhe zbardhjen e plote te ngjarjes perse u vra Azem Hajdari.


Znj. Hajdari rihapjen e hetimeve ju e konsideroni detyre te politikes, por ne fakt perse ia kerkoni kete vendim PD-se?


E bej kete kerkese sepse ne fund te fundit Azemi ishte krijuesi i kesaj force politike dhe me shume se kushdo tjeter i perket drejtuesve te saj te zbardhin perfundimisht kete ngjarje. Por per mua e tere politika duhet te merret me zbardhjen e te vertetes se kesaj ngjarjeje dhe ti japin vendin qe e meriton ne histori. Sot qe flasim Azemi i ka marre meritat e tij.


Eshte vleresuar ne radhe te pare nga populli, Presidenti i Republikes si dhe nga strukturat e shteti por vendimi qe ka dhene gjykata mbi motivin e vrasjes se tij bie ndesh me keto vleresime. Keto vleresime rrezojne vendimin e gjykates e cila thote se Azem Hajdari eshte vrare per hakmarrje.


Une them me bindje te plote qe Azemi nuk ka pasur asnje hasmeri ne familje, nuk i eshte vrare as vellai as motra madje per ceshtje personale nuk ka pasur konflikte me askend.

Znj. Hajdari, kush jane provat e reja qe mund te conin ne rihapjen e hetimeve?


Une nuk dua te flas per asnje deshmi, as ate te Haxhise dhe as ate te dikujt tjeter por ne qofte se Prokuroria do te vendose te rinise hetimet, jam e bindur se provat qe do te mundesonin hapjen e ketij procesi jane te shumta.


Tashme pas 12 vjetesh nga kjo ngjarje situata eshte me e qete, njerezit mund te deshmojne lirisht te verteten e kesaj vrasjeje. Ne ato momente ku ka ndodhur ngjarja shumica e njerezve nuk deshmonin nderkohe qe nje pjese e mire e tyre kishin frike te thoshnin nje deshmi te sakte.


Te flasim realisht, aso kohe shteti ishte ne veshtiresi ndersa sot shteti funksionon dhe deshmitaret e kesaj ngjarjeje mund te flasin me qarte mbi motivet se perse u vra Azem Hajdari.


Çfare prisni nga rihapja e hetimeve?


Te zbulohet e verteta dhe vetem e verteta. E verteta qe vrasja e Azem Hajdarit eshte nje vrasje politike dhe kjo te thuhet me vendim gjykate. Mua personalisht nuk me intereson se kush ishin autoret apo se kush ka urdheruar ekzekutimin e bashkeshortit tim. Kjo mendoj se u eshte mohuar, shqiptareve dhe ne fund te fundit Azem Hajdarit.

Juridikisht ekzekutimi i tij cilesohet se eshte kryer per motive hakmarrjeje nderkohe qe eshte nje nder njerezit me te vleresuar me tituj dhe medalje. Ndaj dhe ky vendim gjykate eshte absurd me realitetin e ngjarjes qofte edhe me titujt e akorduar nga drejtuesit me te larte te shtetit shqiptar.


Topi Azemi ishte nje njeri antikomformist qe do te thote qe zeri i tij, ishte zeri i nje demokrati te vertete

TIRANE- Politikan antikonformist dhe nje demokrat i vertete. Ky eshte vleresimi qe ka dhene dje Presidenti, Bamir Topi per Azem Hajdarin, ne viziten qe ka zhvilluar ne familjen e tij me rastin e 12-vjetorit te vdekjes.


Vijme si cdo vit per te respektuar figuren e Azem Hajdarit. Natyrisht sa me shume kalojne vitet, aq me shume e vleresojme figuren e Azem Hajdarit. Nje njeri me nje shpirt te lire, nje demokrat i lindur, nje njeri shume luajal ne politike, me koleget e tij, por edhe nje njeri antikomformist qe do te thote qe zeri i tij, ishte zeri i nje demokrati te vertete, u shpreh Topi.


Gjate bisedes me zonjen Hajdari, femijet dhe te afermit, Topi perkujtoi me nderim e emocion te vecante kontributin e vyer dhe te udheheqesit te Levizjes Studentore 1990-91 dhe njerit prej politikaneve me te spikatur te demokracise shqiptare. ................Familjaret


Kreu i grupimit te Dhjetorit 90, Bislim Ahmetaj, duke sjelle ne vemendje rolin e rendesishem te figures se Azemit ne jeten politike te vendit, u shpreh se ai ishte nje nga politikanet me vitale te vendit, me nje lidhje te jashtezakonshme me popullin shqiptar, flamurtar i ceshtjes se Kosoves, ceshtjes came dhe demokratizimit te vendit.


Kush ishte Azemi


Azem Hajdari u lind ne 11 mars 1963 ne qytetin e Tropojes. Pas perfundimit te shkolles se mesme ne qytetin e lindjes ai vijoi studimet ne Fakultetin e Shkencave Politike e Juridike ne Universitetin e Tiranes, ku u diplomua per filozofi ne vitin 1993, ndersa ne vitin 1995 u diplomua si jurist.


Ne dhjetor te 1990, ishte udheheqes i Levizjes Studentore per shembjen e diktatures komuniste ne Shqiperi, ndersa ne vitet 1991 - 1993 nenkryetar i Partise Demokratike te Shqiperise, e para parti opozitare pas gati 50 vjet diktature komuniste. Deputet i PD-se ne kater legjislatura, Azem Hajdari, ka qene anetar i Kryesise se kesaj partie dhe ne vitet 1992-1996 Kryetar i Komisionit per Rendin Publik dhe SHIK-un.


Qytetar Nderi i pothuajse te gjitha bashkive e komunave te Shqiperise, si ne Tirane, Vlore etj, ne vitin 2002 Azem Hajdari u nderua me Urdhrin Nderi i Kombit, ndersa ne vitin 2003 me Medaljen e Arte te Lidhjes Shqiptare te Prizrenit. Ne vitin 2002 Azem Hajdari eshte vleresuar pas vdekjes nga presidenti i asokohe Alfred Moisiu me titullin Nderi i Kombit, ne 2007, presidenti Topi i ka dhene pas vdekjes Urdhrin e Skenderbeut.

'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Sanino Bashkepunoni per integrimin. Shqiperia ne BE, objektivi yne i perbashket

Publikuar me : 22.03.2012 Ne kategorine : Politike - Lexuar : 34 here.
Sanino  Bashkepunoni per integrimin. Shqiperia ne BE, objektivi yne i perbashket  Stefano Sanino / Foto arkiv Drejtori për Zgjerimin në Komisionin Evropian, Stefano Sannino, ka kërkuar sot angazhimin e të gjitha palëve për përmbushjen e reformave që kërkohen për integrimin në BE, duke theksuar se KE është i gatshëm të japë ndihmesën e tij për vënien në zbatim të planit të veprimit. “Duam anagazhimin e të gjitha palëve, edhe të njësive vendore. Kjo është shumë e rëndësishme për BE-në. Kërkohet gjithëpërfshirje në proces dhe...Lexo te gjithe artikullin »


» Jensen Statusi i kandidatit, i arritshem nese ekziston vullneti politik
» Berisha Te permiresojme klimen e biznesit, eshte jetike ne kete kohe krize
» Zyrtarizohet partia “Aleanca Kuqezi”
» Berisha- PS-se Mos sillni ne Kuvend luften e brendshme. Ruci Ke 7 vite ne qeveri dhe s’ke marre ftese nga DASH
» I hapet rruga privatizimit te Albpetrol-it
» PD feston 20-vjetorin e fitores se pare
» Ndahet nga jeta ish-deputeti Alfred Paloka
» Konsulli “patriot” Ikonomu, del nje abuzues me fondet
» Lista C perfshin vendburimet dhe rezervat e reja te naftes
» Prokuroret Qeveria po na sulmon qellimisht

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit