Ban Ki-moon: Jeremic duhet të ketë folur si zyrtar serb

11:54 / 17.07.2012
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon në turneun e tij ballkanik, më 24 korrik do të qëndrojë edhe në Kosovë, ku do të takojë përfaqësuesit ndërkombëtarë dhe vendës. Gjatë vizitës së tij ai do të qëndrojë në Prizren, në Deçan dhe në veriun e Kosovës.

Në prag të kësaj vizite korrespondenti i RTV21 në New York mori një intervistë nga Ban Ki-moon, i cili ndër të tjera ka theksuar se çështja e sigurisë në veri të Kosovës është mjaft shqetësuese edhe pse ndërhyrja e EULEX-it ka kontribuar mjaft.

“Kudo që do të shkojë do ta potencojë rëndësinë e këtij rajoni jo vetëm në Evropë por edhe në botë. Edhe pse rajoni ka përjetuar trauma dhe gjykime të mëdha, ka shenja përmirësimi dhe unë shoh gatishmëri, dinamikë dhe vendosmëri për tejkalim dhe përparim... Ne duhet të konsolidojmë mirëkuptim, harmoni dhe bashkëpunim. Mesazhi im është për solidaritet dhe mbështetje. Vendet e rajonit kanë kaluar nga shfrytëzues të forcës paqësore në kontribuues të saj, kanë kaluar nga konflikti në bashkëpunim të madh. Kombet e Bashkuara janë të vendosura të ndihmojnë rajonin në tërësi në ballafaqim me sfidat që janë para tyre...”, ka thënë sekretari i Përgjithshëm i OKB-së.

Ai ka thënë se ka qenë i shqetësuar për raportet mes Serbisë dhe Kosovës.

“Me ish-presidenti serb, Tadic, unë kam bërë një marrëveshje mbi gjashtë pika. Disa prej tyre janë jetësuar deri diku, por disa të tjera jo. Çështja e sigurisë në veri të Kosovës është mjaft shqetësuese edhe pse ndërhyrja e EULEX-it dhe Bashkimit Evropian ka kontribuar mjaft, por shqetësimi vazhdon. Unë shpresojë sinqerisht se do të ketë një zgjidhje të mirëfilltë të të gjitha çështjeve për çka kemi bërë një marrëveshje. Autoritetet e të dyja vendeve duhet të bashkëpunojnë tërësisht për prosperitetin e tyre, për paqen dhe sigurinë. Unë do ta diskutoj këtë çështje me përfaqësuesit e Serbisë dhe përfaqësuesit e Kosovës”, ka thënë ai.

Duke iu referuar deklaratës së ish-ministrit të Punëve të Jashtme të Serbisë, Vuk Jeremic, se vetëm mbi trupin e tij të vdekur Kosova do të hyjë në OKB, Ban Ki-moon ka thënë se ai duhet ta ketë deklaruar këtë në cilësinë e zyrtarit serb e jo të presidentit të Asamblesë së Përgjithshme të OKB.

“Anëtarësimi në OKB bëhet në bazë të rekomandimit të Këshillit të Sigurimit dhe paraqitur nga Asambleja Përgjithshme. Kjo është procedura e rregullt për pranimin e çdo vendi në OKB...”, ka thënë sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon, duke sqaruar se pozita e presidentit të Asamblesë Përgjithshme është më shumë pozitë solemne dhe menaxheriale, që do të thotë se duhet të tejkalojë pozitat nacionale dhe të zbatojë agjendën e Asamblesë Përgjithshme të OKB. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Ju lutem respektoni rregullat e portalit.
Shih të gjitha rregullat për komentim
 
 
Magazina
22:31 / 19.07.2012
The Beatles

Albumi i Beatles shitet për 15 mijë dollarë

Një edicion i rallë i albumit debutues të Beatles është shitur për hiç më pak se 15 mijë dollarë.
Teknologji
5:45 / 19.07.2012
Barnes & Noble bën gati versionin e ri të Nook?

Barnes & Noble bën gati versionin e ri të Nook?

Sipas një raporti të fundit të publikuar nga CNET, Barnes & Noble janë duke punuar në tabletin e ri – Nook, për të cil...
Ekonomi
21:35 / 19.07.2012

Largohet Ujkani, ndërpritet greva e minatorëve

Minatorët e “Trepçës” kanë ndërprerë grevën, ka deklaruar këshilltari i menaxherit të Trepçës, Bislim Muçaj. Nd...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.