Nje nga anetaret e partise neonaziste greke eshte shqiptar (Video)

Shkruar nga:  
Postuar më: 1 ditė mė parė

Nje nga anetaret e partise neonaziste greke eshte shqiptar (Video)
Nje nga anetaret e partise neonaziste greke eshte shqiptar (Video)

Një skandal tjetër është bërë publik në Greqi, ku një nga anëtarët e partisë neonaziste të “Agimit të Artë” është shqiptar. Mediat greke bëjnë të ditur se policia greke është befasuar, kur vërtetoi se të paktën njëri nga “kaposhët” e incidentit të ndodhur në panairin e qytetit të Megaras rezultoi të ishte shqiptar.

Edhe pse ai vetëquhet vorio-epirot, sipas hetimeve rezultoi se ai kurrë nuk e ka përfituar shtetësinë greke, këtë gjë e vërteton dhe më së miri vetë fletorja zyrtare e qeverisë, e cila kurrë nuk e ka përfshirë emrin e tij në listë. Me pak fjalë, çdo shtetas i huaj i cili ka aplikuar për të fituar shtetësinë greke dhe e ka fituar atë, emri i tij publikohet në fletoren zyrtare të qeverisë.

Ai është Roberto Chaidi, i cili disponon dhe një hotel luksoz në Lukovë të quajtur “Hotel Palace Lukova”.

Madje, në hotelin e tij luksoz në Lukovë, vitin e shkuar u organizua dhe “Miss Albania 2011”.

Kohët e fundit anëtarët e kësaj partie, të cilët shoqërohen nga deputet të saj, kanë shkaktuar një sërë trazirash në vend duke sulmuar shitësit ambulant dhe shitësit e vegjël emigrantë, të cilët dispononin vend-shitje në tregjet e panaireve dhe jo vetëm, duke u prishur postet dhe mallin e tyre, madje në disa raste ka patur dhe konfrontime fizike.

Madje, partia neonaziste e “Agimit të Artë” u shprehë hapur, se tentuan dhe vazhdojnë të tentojnë të zëvendësojnë autoritete e sigurisë në vend, policinë etj., duke marrë një sërë iniciativash në shumë qytete të ndryshme të Greqisë për të “spastruar” vendin nga emigrantët. Dhuna fizike dhe në shumë raste ekzekutimi i emigrantëve janë “puna” e tyre, të cilën fatkeqësisht në shumë raste e kanë realizuar.

Të gjitha këto ngjarje të pa hijshme për Greqinë dhe demokracinë në vend, i kanë shkaktuar mjaft probleme qeverisë së koalicionit të udhëhequr nga Andonis Samaras, si dhe përplasjes së drejtpërsëdrejti me ministrin e Rendit të Greqisë, Nikos Dendias, i cili reagoi menjëherë duke marrë masa ndaj deputetëve të partisë naziste të “Agimit të Artë”, si dhe ndaj anëtarëve që rrahin, dhunojnë fizikisht emigrantët e huaj në Greqi.



Jep një mendim mbi këtë temë:

Reklama


  • domain shqiperia

Video

Lajm dhe tema tė nxehta

AKTUALITET

TEMA TË NXEHTA

KULTURA