You Are Here: Home » Kombëtarja » Legjionarët » Curri largohet nga Genclebirligi në janar?

Curri largohet nga Genclebirligi në janar?

Asport- Debatik Curri, aktualisht është i pakënaqur me tretmanin e tij në Gençerbirligi dhe është duke e menduar largimin e tij nga radhët e ekipit turk.

Mesfushori ofensiv shqiptar këtë sezon ka pasur telashe me lëndime, por është kthyer me sukses në fushën e blertë, duke pritur që të kthejë rolin e titullarit që e kishte humbur muaj më herët.

Një mundësi të tillë Curri e ka bërë të ditur të mërkurën. “Ka gjasa të largohem nga Gençlerbirligi në fund të këtij sezoni”, ka thënë për “Zëri”, mesfushori i kombëtares shqiptare. “Nuk është në pyetje vetëm mosangazhimi im në përbërjen e parë, por edhe ajo që nuk po e ndjej veten mirë këtu. Dhe këto arsye mund të sjellin ndarjen time me ekipin turk”.

Curri ishte lënduar në fillim të këtij viti në gju, për ç’gjë edhe ishte dashur t’i nënshtrohej intervenimit kirurgjik, që e la afro tetë muaj jashtë futbollit. 28-vjeçari ka kontratë me ekipin turk deri në verën e ardhshme, por ai thotë se së shpejti do të ulet dhe bisedojë më krerët e tij për të diskutuar mbetjen apo ndarjen me Gençlerbirligi. “Kam kontratë me klubin deri në verën e vitit të ardhshëm, por unë nuk do të pres deri atëherë që të filloj të bisedoj me zyrtarët e tij dhe të shohim se ku jam unë në planet e tyre. Do të kërkoj të di të ardhmen time në klub, pasi që në këto kushte nuk jam i interesuar të mbetem”. Shtoi Curri.

“Besoj se pas përfundimit të pjesës së parë të kampionatit do të takohem me zyrtarët e klubit dhe merremi vesh për gjithçka”. Curri nuk mërzitet shumë në rast të dështimit të bisedimeve me ekipin turk, pasi që ndërkohë disa ekipe të ndryshme janë interesuar për shërbimet e tij.

“Nuk më brengos aspak nëse nuk merrem vesh që të mbetem në Gençlerbirligi. Më rëndësi është që të marrë vesh çfarë të ardhme kam këtu. Edhe pse jam nën kontratë ka pasur klube që janë të gatshme të më angazhojnë dhe të them të drejtën me disa prej tyre edhe kam pasur kontakte”. “Mund të vazhdoj karrierën në Turqi, por edhe të kthehem në Ukrainë. Ka mundësi që të luaj edhe ndonjë kampionat tjetër. Gjërat do të jenë më të qarta pas vitit të ri”, tha Curri, i cili kishte kaluar në radhët e Gençlerbirligit nga Vorsklla Polltava e Ukrainës në vitin 2010.

Leave a Comment

© 2012 - asport.info

Scroll to top