Ditari

Ballina / Ditari / Politikë
MPJ – Ministria për Punësimin e Jaranëve
Jeton Llapashtica Publikuar: 13.06.2013 - 09:12
Foto: Laura Hasani

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, po planifikon që ta dërgojë në stafin diplomatik të Kosovës edhe njërin nga këshilltarët e tij. Në vazhdën e punësimeve të anëtarëve të kabinetit të tij, ai së shpejti do ta dërgojë si ambasador në Bruksel këshilltarin e tij politik, Gëzim Visoka.

Burime të besueshme të “Zërit” brenda Ministrisë së Punëve të Jashtme kanë treguar se kryediplomati kosovar tashmë ia ka “vënë syrin” Ambasadës së Kosovës në Belgjikë, dhe se ka vendosur që për ta rehatuar këshilltarin e tij ta “sakrifikojë” ambasadorin aktual, Ilir Dugolli.

“Ministri e ka vendosur që këshilltari i tij, Gëzim Visoka, të bëhet ambasador në Bruksel. Përveç se është staf politik, Visoka është shumë i ri në moshë, dhe nuk ka asnjë ditë përvojë pune si ambasador. Qëllimi është që të futet në mesin e stafit diplomatik, e pastaj të zhvillohet aty si diplomat. Përveç kësaj, Visoka e ka bashkëshorten në punë në Bruksel...”, thotë burimi i gazetës.  

Ndërkaq, sipas burimit, ministri Enver Hoxhaj po planifikon që ambasadorin aktual në Bruksel, Ilir Dugollin, ta dërgojë në Suedi, në vend të Lulzim Pecit, i cili është emëruar i dërguar i Kosovës në Beograd, ndërsa vendin e mbetur bosh në Bruksel ta plotësojë me këshilltarin e tij politik.

“Ideja është që njëkohësisht ta punësojë këshilltarin e tij në stafin diplomatik dhe ta largojë ambasadorin Ilir Dugolli nga Brukseli, sepse, Dugolli nuk është militant i PDK-së dhe me të s’po mund të manipulojnë si me shumë ambasadorë të tjerë”, ka theksuar burimi.

Ky nuk është rasti i vetëm kur Hoxhaj më shumë është angazhuar në “konvertimin” e stafit politik në staf diplomatik e konsullor, sesa në kryerjen e punëve të shtetit ashtu siç duhet.

Para pak ditëve, përkatësisht në fund të muajit të kaluar, ministria që ai e drejton ka marrë vendim që dy bashkëpunëtorët e tij të ngushtë, Lulzim Pllana e Heroina Telaku, të kalojnë nga kabineti i ministrit, përkatësisht nga stafi politik në staf civil.

Këshilltari i tij politik, Pllana, është zgjedhur zyrtar i Lartë për Këshill të Evropës, ndërsa shefja e kabinetit të tij, Telaku, Zyrtare e Lartë për BE – Parlament, Bruksel Strasburg.

Mirëpo, zyrtarët e Ministrisë së Punëve të Jashtme e kanë mohuar kategorikisht se janë duke u bërë “kalkulime” për emërimin e këshilltarit të ministrit Hoxhaj në pozitë të ambasadorit. 

Drejtori i Zyrës për Informim në MPJ, Artan Behrami, ka mohuar kategorikisht se Gëzim Visoka do të përfitojë pozitë të ambasadorit falë të qenit i afërt me kryediplomatin kosovar.

“Kjo informatë lidhur me këshilltarin e ministrit, Gëzim Visoka, është e pavërtetë. Me të kurrë nuk është diskutuar dhe kurrë nuk është konsideruar për këtë pozitë, apo për ndonjë pozitë tjetër në shërbim të jashtëm diplomatik të Kosovës”, ka thënë ai.

Nga ana tjetër, të gjitha këto veprime të ministrit të jashtëm, nga partitë opozitare  cilësohen si tejet të dëmshme për shtetin e Kosovës.

Deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani, thotë se ministri Enver Hoxhaj përditë po dëshmon se prioritet i tij në politikën e jashtme është pikërisht rehatimi i militantëve partiakë në pozita shtetërore.

“Besoj që ky është edhe një veprim i kësaj ministrie i cili vërtet po e shkatërron shërbimin diplomatik të Republikës së Kosovës. Ministri Hoxhaj deri tani ka dëshmuar se nuk i interesojnë procedurat, se deri tani nuk i interesojnë meritat e njerëzve apo përgatitjet profesionale të tyre. Prandaj, është për keqardhje që pretendon që me kontrabandime të tilla të fusë njerëzit e tij në shërbimin diplomatik”, thotë ajo.

Osmani shprehet e bindur se kjo është një agjendë e kryediplomatit kosovar që duke i vendosur këshilltarët e tij nga pozitat politike në ato civile t’i dërgojë jashtë vendit si zyrtarë në ndonjërën prej ambasadave dhe konsullatave të shtetit.

Behrami: Dugolli është propozuar për në Suedi!

Artan Behrami nga MPJ-ja e ka pranuar se ambasadori aktual në Bruksel, Ilir Dugolli, së shpejti do të largohet nga kjo ministri, ndërsa ka theksuar se MPJ-ja është në fazën finale të përzgjedhjes së ambasadorit të ri, i cili do ta drejtojë ambasadën e Kosovës në Suedi.

“Përzgjedhja e ambasadorit të ri në Suedi është duke u shqyrtuar dhe është në fazën finale të përzgjedhjes. Ne kemi propozuar ambasadorin Ilir Dugolli tek presidentja e Kosovës. Është në procedurë dhe varet nga presidentja se kur do ta dërgojë”, ka nënvizuar Behrami.

 

Komento
Komente (17)

Shkruaje emrin

Shkruaje email adresen

Shkruaje vendin
Shkruaje komentin
1000
Dërgo komentin
http://www.mfa-ks.net/?page=1,38 shikoni dy pozitat e para shikoni kush jane keshilltaret e Ministrit. http://www.mfa-ks.net/?page=1,43 Keshtu punsohen njerzit.MJERIM
Kushtrimi
rekomanduar (16)
13 Jun 2013
10:49
 
heroinen e ka punesu pasi qe shefat e tij shizoren sherohen tek i ati, psikiater me profesion, e kete gzimin e ka dylberi te dashur
di
rekomanduar (17)
13 Jun 2013
10:58
 
pse o njere qka ka te keqe nese osht gay, nuk keni qene ne burgje ju si na e me jau lezetu shkiet p--nisin
ramadan avdiu
rekomanduar (7)
13 Jun 2013
11:41
 
Gaetare te rrespektuar nje pune e mire nga ju qe po e publikoni mariftet dhe dallaveret ,aktivitetet seksuale gay dhe pedofilis te zyretareve analfabet te kryeministris dhe ministrive ..po qka ja vlen kjo qe keta gay dhe pedofila kur babai ime votues i cilli gazet ska para per te blere a interenet ,mendon se eshte plehe kimik...se babai ime kur te degjon qe keta jan gay dhe pedofila kurr me ska me votue per keta bulasha dhe guzimena..
gomari kosovare
rekomanduar (10)
13 Jun 2013
11:45
 
Nje numer shume i mire i gazetarve jane mirenjohes per zbulimet enkrimeve,korrupcionit,nepotizmit familiar e partiak etj.Prokuroret qe heshtin dhe nuk shkojnenpas zbulimeve dhe vertetimeve te te te dhenave te gazetarve dhe gjyqesorve qe jane nen presion dhe tenkontrolluar nga politika e te kercenuar e shnatazhuar nga forcat mafioze e milionerat ne nji shtet mante varfer ne Europe,heshtin,anashkalojne dhe jane te degjueshem nga politikajte te fuqishem qense pari vete ata nuk enzbatojnenligjin,ne te vertete e pengojne siq eshte rasti me dnimet memgirgje e mosvuajtja e denimeve.Dergohenmpara derse se burgut dhe kethehen prapa.Kjo eshte Qeveria e kriminelave,hajnave dhe trafikantave.A munde te shkoje Kosova perpara me kesi lloje qeverisje?Me siguri se jo.Athere,qka duhetbte ndermerret?
Kosova
rekomanduar (4)
13 Jun 2013
12:55
 
Gezim Visoka eshte i martuar, gruan e ka irlandeze. eshte familje atdhetare, baben e ka pas ne UCK zona Operative e Llapit. Nese ka ndonje te ri me te arritura me te larta se gezim visoka une po ju them qe e keni gabim. Profesore Dr.ne univerzitetin e Dublinit Irland. Ata qe ja kan inat Ximit ja paskan fillu me ba fushat ndaj tij se i frigoheni.
beka
rekomanduar (6)
13 Jun 2013
14:50
 
N'kto shkrime e komente nuk po shof kurrgjo profesionale... nivel tipik i grave masdarke tu pi qaj e tu i sha kojshite pi xhelozise. E kuptoj qe disa prej komentusve edhe e kan ate nivel, po gazetaret tone? Dyrt qel i keni zonja dhe zoterinje, ecni, perparoni, mos rrini tan diten tu u anku se veq fryme hargjoni. Punoni najsen! Mos paqi qaq men sa me bo doktorata a me kry naj cope shkolle, mos i pengoni ata qe kan bile.
Blerta
rekomanduar (4)
13 Jun 2013
16:40
 
@beka: pak pretencioz po me dokesh... a i njef krejt te rinjt qe po thu qe nuk ka me te zoti se visoka a?? nese ashtu mendon edhe aj, atehere ky mendim dhe qendrim tregon per nivelin e tij te vertet, stervine e mbushur me kompleks inferioriteti...
hasani
rekomanduar (5)
13 Jun 2013
16:49
 
Saktesia e lajmit tuaj bie shume ne dyshim. Eshte per t'u ardhur keq qe merrni informacione te dobeta dhe i plasoni ato. http://www.gazetaexpress.com/?cid=1,13,114296
Mustafa
rekomanduar (1)
13 Jun 2013
19:31
 
valla i kishit burimet e besueshme. Mimoza Ahmetaj po shkon ne Bruksel. shume keni marr fushate kunder Enver Hoxhajt, ndalu burra.
plaku
rekomanduar (0)
13 Jun 2013
21:34
 
Visoka nuk oshte pa arritje. Po jo per ambasador. Ju lutem, mos luni testikule me popullin. - Ky djale eshte ne Doktorrat, ama nuk jep mesim sic po flitet ketu. Jashte doktorrantent e kane obligim me mbajt ore ushtrimesh me studentet e vitit te pare me qellim qe ta ushtrojne mesimdhenjen. Mos spekulloni ketu. - Si ky ambasador ne kryeqytetin e Evropes, a ky realisht puna e dyte serioze ne jete qe e ka eshte keshilltare ne MPJ. Ky me heret ka punu vetem ne 1 organizate qe quhet: Balkan Sunflowers. Ska pervoje. Po ketu ne Kosove cka nuk ndodh. Hoxhaj qysh e ka orientimin e tij seksual, ashtu edhe po vepron. Mbrapsht. Eshte prit prej tij shume si 1 njeri qe ka studju jashte, po ky e kish pas keqkuptu Vjenen. Nga atje kish marre pjeset me degjeneruese te mundeshme, jo shkolle, parime e kulture. Mjerim, mjerim, mjerim. Te hiqet Dugolli per ket fat cpirren - Visoken me 0 pervoje ne menaxhim dhe ne diplomaci - kjo eshte tragjikomedi.
KONTRABANDISTI
rekomanduar (1)
13 Jun 2013
22:20
 
O KY ENVERI MA RRENC E MA I POSHTER njeri se ky ska,po ky na ka myte tu na rrejt per njohje ani i thojke pACOLLIT nga gjelozia ti i ke ble njohjet bashk me at berllogun Skender hysenin ju vike inati nga PACOLLI kur edm na kush esht PACOLLI ku krejt njohjet erdhen nga PACOLLI,e tash kqyrnja kti njihere dolloveret e politiken ka e sjell ne Kosoven e shkrete EU SHYQYRE QI JAM QIKHA E NUK SHOH GJITHQKA NE KOSOV SE PO JU BETOHEM ME KAN QATJE PAJA BA SI NE SHTETET ARABE ME JU HI NE PARLAMENTE EDHE VEHTEN ME QUE NE AJR SE KISHA LAN BILE MUS ME I PA KTA FAQEZI QKA JAN TU BA E TU MARUE,sHUM SHIPTARE SHKOJN LUFTOJN PER MAGJUP TE SIRISE PO KIE KU ME TREGUE VEHTEN O NJERZI BUDALL O PRIMITIVA O TE SMURE JA NE VERI JA NE PARLAMENT MUS TJU DHIMET JETA SE MA PISA JAN QITA TE MBRENSHUM SE ATA TJASHTUM....
Heroi
rekomanduar (1)
13 Jun 2013
23:03
 
po a e di dikush me njerz te tjer qka do te bahet qe dy her ne intervist shkum. para dy vjteve po menoj
rina
rekomanduar (1)
13 Jun 2013
23:19
 
Valla edhe ju Zeri po ja futni kot. Kqyrne faktin qe kush eshte propozuar per Bruksel, para dy jave: http://kosovapress.com/?cid=1,2,166861 Jeni ka ja hupni vleren vetes, se kogja shume ju kam besuar prej qe e ka marr Astrit Gashi, po mos u boni vegla instrumentale e materiale te tjerve. Boni gazetari hulumtuese me fakte, burime kredibile, dhe te balancuar, e mos ju gjuni njerzeve me tendenca qellim-keqija tuat.
Azdren Gashi
rekomanduar (2)
14 Jun 2013
07:38
 
Mandej po thone qe ne Kosove nuk ka asgje mire te organizuar. Qe shembulli ma i mire - Kosova e ka shume mire te organizuar krimin!
astrit
rekomanduar (1)
14 Jun 2013
08:33
 
Enver Hoxha m apas kane femer sigurisht ish zgjedh MISS. JO vetem per bukuri por edhe tani ksihe si mashkull eshte shuem rrospillan, vetem shikoni si i lepin buzet mjafton.
Fatmiri
rekomanduar (1)
14 Jun 2013
09:07
 
ne bruksel nuk po shkoka ambasador debilli i pdk-se por po shkoka debillja e pdk-se, edhe cka tash?
arta
rekomanduar (0)
14 Jun 2013
16:08
 
Me shume nga Ditari
 
Ky portal mirëmbahet nga NPIB “Zëri”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfardo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Zërit”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2010 Portali "Zëri"
| redaksia@zeri.info | marketingu@zeri.info | Tel: 00 38 24 90 71 & 00 38 22 24 51