Zip

Ballina / Zip / Yjet
“Zogu ti” nga Blerina dhe Shpati
Kastriote Bajrami Publikuar: 29.06.2013 - 13:47

Blerina Braka dhe Shpat Kasapi, dy këngëtarë që kanë mbledhur forcat për të sjellë një duet të veçantë. Kënga që mban titullin “Zogu ti”, i referohet dashurisë, është e përgatitur nga kompozitori Gramoz Kozeli dhe me tekst të Gerhard Pregapuca. Është ky bashkëpunimi i parë mes Blerinës dhe Shpatit dhe ideja për këtë duet lindi nga vetë Blerina e cila kishte menduar që vetëm Shpati mund të jetë më i përshtatshëm për interpretimin e këtij dueti.

“Është ky bashkëpunimi i parë që kam me Shpat Kasapin. Në fakt këngën ‘Zogu ti’ e dëgjova unë e para dhe ftova Shpatin, duke menduar se me të përshtatesha më mirë”, ka thënë ajo për “Zëri”. Sipas Blerinës kënga është tipike verore dhe plasohet pikërisht në këtë sezon vere, kur adhuruesit kanë më së shumti nevojë për të.

Kënga “Zogu ti” flet për një marrëdhënie me zënka dhe dashuri. Është një këngë verore që do t’iu përshtatet të gjithëve. Ka rreth dy muaj që po punojmë për këtë projekt dhe kam përshtypjen se gjërat e mira vijnë ndonjëherë pa u sforcuar fare. Dhe jam e sigurt që kjo këngë do të jetë një hit, sepse kemi punuar në mënyrë cilësore”, shton ajo.

Blerina dhe Shpati këtë këngë do ta plasojnë bashkë me videoklip. Blerina na bënë të ditur se është e lidhur vetëm me këngën, prandaj nuk merret me ndonjë punë apo profesion tjetër. Sa i përket jetës private ajo vazhdon të jetë në lidhje dashurie me personin e ëndrrave të saj dhe angazhimet në këngë nuk e shtyjnë të mendoj për ndonjë datë të caktuar martese.

“Nuk më pëlqen asnjë profesion tjetër, prandaj nuk më josh të merrem me diçka tjetër jashtë këngës. Ndërkaq sa i përket jetës sime private, ka tre vite që jam në një marrëdhënie dashurie dhe akoma s’kam menduar për ndonjë ceremoni martesore, pasi tani kam plane të tjera për muzikën. Personi që kam në krahë nuk është fytyrë publike, prandaj besoj se nuk është e nevojshme të flas shumë për identitetin e tij”, shprehet në fund ajo. 


Komento
Komente (1)

Shkruaje emrin

Shkruaje email adresen

Shkruaje vendin
Shkruaje komentin
1000
Dërgo komentin
Po nuk mujte me e gjete pantollona me te shkurta ? Na kenaqe neve shurdhanat me "kenget" e tua apo me mire me thene me trupin lakuriq.
Shurdhana
rekomanduar (0)
29 Jun 2013
18:45
 
Me shume nga Zip
 
Ky portal mirëmbahet nga NGB “Zëri” sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Zërit”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2013 Portali “Zëri”.
redaksia@zeri.info | marketingu@zeri.info | Tel: 00 38 24 90 71 & 00 38 22 24 51