01:35 Select
02:30 Lajme e Moti
Programi i plote
PUBLICITET
Totozani: Të lejohen martesat “gej”
26/10/2013

Totozani: Të lejohen martesat “gej”
Avokati i Popullit, Igli Totozani kërkoi që në Shqipëri të nisë diskutimi për të legalizuar martesat mes homoseksualëve.

“Le të jemi ne vendi i parë në Ballkan që e bëjmë diçka të tillë”, deklaroi Avokati i Popullit gjatë një takimi pune ditën e premte.

Tre vjet më parë, ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi se do të legalizojë martesat me cifteve homoseskuale. Por deklarata, përvec zhurmës së krijuar nuk prodhoi asgjë tjetër.

Legjislacioni shqiptar nuk lejon martesat brenda një gjinie. Partia Socialiste gjatë fushatës elektorale ka deklaruar se është dakort për hapjen e një debati në shoqërinë shqiptare për këtë cështje, por vetë nuk ka mbajtur asnjë qëndrim zyrtar pro apo kundër. / Top Channel



Facebook


Më shumë nga socialja
Mikrokredi për të vetëpunësuarit
Gjatë një vizite në shkollën profesionale austriake "Peter Mahringer" në Shkodër, ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj është shprehur se nxitja drejt arsimimit, ku fitohet nje zanat eshte prioritet dhe per te motivuar arsimin profesional po mendohet qe  te jepen mikrokredi per nxenes qe pas kryrjes se shkolles duan të vetëpunësohen ne profesionin për të cilin janë arsimuar.
Tiranë, rindërtohet çerdhja 47
Bashkia e Tiranës përfundoi rindërtimin e çerdhes 47 në Njësine Bashkiake nr 10, në afërsi të rrugës 'Myslym Shyri' në Tiranë.
Berat, personat më aftësi të kufizuar, pa paga
Personat me aftësi të kufizuar në qytetin e Beratit prej dy muajsh nuk marrin pagesën, ndërsa në fshatrat e këtij qarku kanë mbi 4 muaj pa i marrë ato.
Beteja me kancerin e gjirit
Tetori është muaji i luftës kundër kancerit të gjirit, një betejë që përballen qindra-mijëra gra e vajza në mbarë botën. Në Shqipëri të dhënat janë alarmante. Nga të dhënat zyrtare çdo vit në vendin tonë diagnostikohen rreth 4 mijë raste me tumor, prej të cilëve 400-500 janë paciente të prekur nga kanceri i gjirit.
Rekomandimet për romët
Avokati i Popullit, Igli Totozani ka bërë zyrtare para ministres së Arsimit, ministrit të Mirëqënies Sociale, Ministrisë së Brendshme, asaj te Zhvillimit Urban, organizmave nderkombetare dhe shoqerise civile, rekomandimet ne lidhje me perkujdesjen ndaj komunitetit rom.


Top Channel 2001-2013
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.