Historiku i Panairit

Shoqata e Botuesve të Kosovës është themeluar në janar të vitit 2000 dhe është e regjistruar në UNMIK si OJQ.

Themelues dhe anëtarë të Bordit: Abdullah Zeneli (“Buzuku”), Daut Demaku (“Rilindja”), Mithat Lepaja (“Dija”),

Eqrem Basha (“Dukagjini”) dhe Bajram Shatri (“Libri shkollor”).

Shoqata e Botuesve të Kosovës (SHBK) afirmon veprimtarinë botuese të Kosovës si në vend ashtu edhe jashtë.

Një nga format më të suksesshme që libri të gjendet sa më afër lexuesit është organizimi tradicional i panairit të

librit të Prishtinës si dhe pjesëmarrja e botuesve të Kosovës me stendë të përbashkët në panairin më të njohur të

botës – Frankfurtit.

Shoqata e Botuesve të Kosovës nga 2000 (janar) deri më 2010 (prill) është udhëhequr nga Nazmi Rrahmani, kryetar;

Eqrem Basha, nënkryetar dhe Abdullah Zeneli, sekretar.

Nga zgjedhjet në Kuvendin e anëtarëve të SHBK-së, konform Statutit (prill 2010) Shoqata ka Bordin e ri:

Daut Demaku (“Mendim pozitiv”), Besian Zeneli (“Buzuku”), Mithat Lepaja (“Dija”), Beshir Zyberi (“Albas”) dhe

Ali Mehmetaj (“Titanic”).

Kryesia e re e zgjedhur nga Bordi i ri: Daut Demaku, kryetar; Besian Zeneli, nënkryetar dhe Mithat Lepaja, sekretar.

Kryesia e re është zyrtarizuar nga Departamenti i Regjistrimit dhe Ndërlidhjes së OJQ-ve në Ministrinë e

Administratës Publike të Qeverisë së Republikës së Kosovës në maj 2010.

Deri më tani janë organizuar 12 panaire, për çdo vit. Panairi tradicional i radhës, i 13-ti organizohet nga 3-8 qershor

2011.

 



Copyright © Panairi i librit 2013