Tirona mposht Skënderbeun në Korçë

Elgita Ocka

Përditësuar: 5 Prill, 2014

Tirona mposht Skënderbeun në Korçë

Skënderbeu “bie” në Korçë përballë Tironës. Sfida e javës së 27-të mbyllet me rezultati 2-3. Golat për ekipin e Mirel Josës u realizuan nga Pejiç në minutat 55’ e 66’, ndërsa për bardheblutë shënuan Kahata 33’, Morina 40’ e Ndikumana 61’. Kjo është humbja e dytë radhazi për “ujqërit e dëborës” teksa për Tironën ishte një fitore me vlerë në luftën për mbijetesë.