Boterori 2014, Lajme Flash — 14 Maj, 2014 11:12

Eksperiment i kotë, Gjermania barazon

Germany's midfielder Maximilian Arnold (Në fakt, miqësorja ndaj Polonisë u quajt si farsë nga opinioni gjerman, për shkak se mungonin yjet e Dortmundit, Bajernit, Arsenalit dhe Realit, por debutuan 12 lojtarë, ndër ta edhe Shkodran Mustafi. Trajneri i Gjermanisë, Joahim Lëv, provoi lojtarët e rinj dhe në fakt eksperimenti nuk pati rezultat, duke dalë me një barazim pa gola, ku “fair play” ishte në nivele maksimale: asnjë karton të dhënë.

GJERMANI-POLONI  0-0
GJERMANIA (4-2-3-1): Ciler (Ter Shtegen 46′), Rydiger (Hëvedes 46′), Mustafi, Ginter, Zorg (Gynter 82′), Rudi, Kramer, Gorecka (Hahn 46′), M.Majer (Arnold 77′), Draksler, Foland (Jung 71′) Trajner: Joahim Lëv
POLONIA (4-2-3-1): Boruk, Olkovski, Sionek (Vilus 77′), Szukala, Vavrziniak, Krihoviak, Klish (Vzolek 81′), Pezko (Zyro 53′), Obraniak (Lineti 53′), Ribus, Robak (Milik 53′) Trajner: Adam Navalka

Draksler kapiten, mosha mesatare 21.45 vjeç Lojtari më i vjetër në formacionin e parë të Lëvit ishte portieri i Hanoverit, Ron-Robert Ciler (25 vjeç), kurse i dyti Sebastian Rudi (24 vjeç). Ndërsa lojtari më i ri që debutoi me fanellën e kombëtares ka qenë talenti i Shalkes, Gorecka (19 vjeç). Futbollisti më me eksperiencë, Julian Draksler, (12 ndeshje) ishte kapiten.
Tiki-taka” si Bajerni “Kolopuçët” e Lëvit e nisin qetë ndeshjen, duke e qarkulluar topin, ndërsa të rinjtë e Adamit mbrohen mirë, duke bllokuar siç duhet hapësirat. Gjermanët u fokusuan më shumë te pasimet e sakta dhe të shkurtra dhe rrezikuan së tepërmi nga goditjet standarde. Stili i lojës të jepte përshtypjen e “tikitaka”- s të Bajernit të Guardiolës, por mungoi saktësia dhe gjuajtjet në kuadrat. Shansin e artë për gol e patën pas një goditje këndi në minutën e 32- të, kur Gorecka gjuan nga këndi dhe Rydiger gjuan me kokë, por Pezko me fat largon topin në shtyllën e dytë. Në pjesën e dytë Lëv freskon ekipin, duke bërë 6 ndryshime, por sërish goli mungoi. “Pancerat” e vegjël nuk kishin agresivitetin dhe saktësinë e duhur para portës, duke lënë shumë pikëpyetje për t’u grumbulluar në Botëror. Ndeshja u mbyll pa gola. Miqësorja e radhës është më 1 qershor ndaj Kamerunit.

“Ishte një test, spikatën shumë talente”
Fati i trajnerit të Gjermanisë, Joahim Lëv, nuk do të varet aspak nga ecuria në Botërorin 2014. Teksa ai rinovoi kontratën deri në vitin 2016, Lëv konfirmon se edhe në rast dështimi, do të qëndrojë deri në fund, duke mos dhënë dorëheqjen. Gjithashtu, nëse shpallen kampionë, ai deklaron se do të ndjekë rrugën e Del Boskes. Ndërsa, për sa i përket ndeshjes ndaj Polonisë, Joahim Lëv ka dalë në përfundim pozitiv. “Jam shumë i kënaqur me kualitetet e këtij ekipi. Pashë në fushë lojtarë polivalentë, çka ka rëndësi për ne. Foland më pëlqeu me lëvizjet dhe lojën e tij në krah. Majer gjithashtu. Të mos harrojmë që shumica luajti për herë të parë. Emocionet bëjnë të vetën. Nga kjo ndeshje nxora përfundime mjaft pozitive. Ishte një test dhe një eksperiment, i cili do të na ndihmojë për të ardhmen”, – tha Lëv.

“Jam i kënaqur me lojën, duhet të kishim fituar”
Mesfushori i Shalkes, Julian Draksler, është ndjerë krenar që për herë të parë në karrierën e tij me kombëtaren pas 12 ndeshjeve mbajti shiritin e kapitenit. Edhe pse nuk arritën të fitonin, 20- vjeçari gjerman ka përgëzuar shokët dhe arsyeton barazimin. “Kur trajneri vendosi që të isha kapiten, ndjeva një krenari dhe një përgjegjësi. Nga ana futbollistike jam shumë i kënaqur, pasi u kombinuam shumë mirë dhe nuk i lamë asnjë shans kundërshtarit. Të mos harrojmë që ishte hera e parë që luanim me një ekip kaq të ri dhe gjithashtu Polonia u mbrojt shumë mirë”, – nënvizoi Draksler. Edhe Mustafi ndihet mjaft entuziast: “Dua ta falënderoj trajnerin që ma dha këtë shans. Jam shumë i kënaqur me lojën mbrojtëse. Duhet ta kishim fituar ndeshjen”.

Te lidhura me artikullin:

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Sport Online. Moderatori

1 Koment

  • –Gjermania –nuk ka– mbrojtje– dhe ne botror mund te pesoje fatin e keq te -ISHUJVE-FAROE– sidomos nga- argjentina-spanja dhe brazili-…(NDOSHTA EDHE TE PESOJE-3-4-GOLA PER TAKIM-DUKE U SHPERFYTYRUAR KEQAZI)-…

Lini nje koment

— duhet *

— duhet *