Kombetarja, Lajmi Kryesor — 26 Mars, 2013 19:55

De Biazi: Paradoks, tashmë nuk mjafton as vendi i tretë…

katershja e hapur kryesore copyNë rrugën drejt Brazilit ka disa histori interesante për t’u ndjekur me vëmendje. Ka skuadra që kanë një ecuri përrallore, të gatshme për ta bërë realitet ëndrrën e tyre. Mes këtyre ekipeve është dalluar edhe Shqipëria e italianit Xhani de Biazi. Pas fitores kundër Norvegjisë, kuqezinjtë renditen në vendin e dytë, vetëm 2 pikë larg kryesuesve të Zvicrës. Në një intervistë për “tuttomercatoweb” ai e komenton kështu ecurinë e deritanishme.
Mister, Shqipëria ka qenë një nga surprizat e këtyre kualifikimeve dhe pas fitores kundër Norvegjisë i janë rritur shanset për të bërë goditjen e madhe…
Ishte një fitore e rëndësishme, sepse mundëm një skuadër që në renditjen e FIFA-s gjendej 35 vende më lart se ne. Duke rrëmuar thellë në memorie, nuk ka pasur asnjëherë një sukses të tillë në transfertë ndaj një kundërshtari që gjendej kaq lart në klasifikim. Megjithatë, unë jam i kënaqur edhe me fitoren 4-1 kundër Lituanisë, sepse mora sinjale shumë pozitive, të cilat mund të na ndihmojnë për ndeshjen tejet vendimtare kundër Norvegjisë më 7 qershor, por këtë herë në Tiranë.
Në një intervistë të mëparshme deklaronit se ishte thuajse e pamundur që të kualifikoheshit. A mendoni ende kështu?
Po, e vërtetë është, por oreksi vjen duke ngrënë. Mua më pëlqen shumë fakti që tani në Shqipëri do ta quanin dështim nëse nuk do të mund të shkonim në Brazil. Por, kjo edhe më shqetëson shumë.
Cilat ishin objektivat e skuadrës kur ju morët drejtimin e saj?
Kur mora drejtimin e Shqipërisë, shumë vetë më thanë që ishte momenti i gabuar për një detyrë të tillë, sepse disa lojtarë të rëndësishëm ishin larguar dhe skuadra nuk ishte në gjendje të mirë. Në të kaluarën Shqipëria ka pasur një plejadë lojtarësh që luanin në nivele të larta në Gjermani dhe Itali, një ndër të cilët ishte edhe Tare. E them këtë, sepse në gjendjen që e mora skuadrën unë, nëse do t’u thosha njerëzve se do kapim vendin e tretë, të gjithë do të talleshin, ndërsa tani duket se nuk mjafton më vendi i tretë.
Si u prit fitorja e Shqipërisë kundër Norvegjisë?
Një gëzim i pamasë. Dukej njësoj si atëherë kur Italia fitoi Botërorin. Shumica nuk e besonte atë që kishim bërë në Oslo, sepse para ndeshjes të gjithë mendonin se do të ishim më se të kënaqur edhe me një barazim ndaj norvegjezëve. Por pas kësaj pati një gëzim të jashtëzakonshëm dhe mendoj se ishte normal, sepse gjithnjë festohet në mënyrë të ekzagjeruar një sukses që nuk ishte arritur më parë.
Cilat janë skuadrat që ju shqetësojnë më tepër në grup?
Në këtë moment më trembin të gjitha: sigurisht, Norvegjisë i druhem më së shumti, por edhe Islandës, të cilën të gjithë e nënvlerësojnë, por kjo skuadër ka lojtarë titullarë në Premier Ligë si Sigurdsoni i Totenhemit. Më ka befasuar Sllovenia që ka marrë gjithsej vetëm tri pikë dhe e kam të vështirë ta shpjegoj këtë lloj kolapsi.
Me një gjykim të ftohtë, deri ku mund të mbërrijë Shqipëria?
Fillimisht po ju them se që kur kam ardhur, kam parë një progres të vazhdueshëm në organizimin e lojës. Taktikisht jemi rritur shumë dhe mendoj se kjo na bën të shpresojmë për mirë në të ardhmen. Për të ecur ashtu si duam, duhet që t’i kemi të gjithë lojtarët në dispozicion, por për fat të keq do të kemi tri mungesa të rëndësishme ndaj Norvegjisë. Do të mungojnë Cana i Lacios, Roshi, një lojtar që e vlerësoj shumë, por që në Gjermani te FSV Frankfurti luan çuditërisht pak, dhe Lila, i cili luan te PAS Janina në Greqi. Nuk do të jetë e lehtë, por përballë vështirësive ne dimë të reagojmë mirë.
Çfarë duhet të bëjë më mirë kjo skuadër?
Këta djem nuk duhet të akomodohen më tepër sesa duhet dhe të mendojnë se tani janë shumë të zotët. Kundër Lituanisë i trembesha faktit që mund të kishte një ulje të përqendrimit prej vetëkënaqësisë pas fitores në Oslo. Në fakt, skuadra më pëlqeu dhe mund të them se reagimi i tyre ishte një surprizë e bukur.

katershjaBasha dhe Meha, Kombëtarja rigjen Lalën dhe Skelën
Duhet ta pranojmë: largimi i Altin La lës dhe Ervin Skelës nga ekipi ynë përfaqësues solli një lloj paniku në kampin kuqezi. Ca për shkak të mosevidentimit që më parë nga ana e trajnerëve të zëvendësuesve të këtyre pilastërve të ekipit tonë dhe ca për faktin se futbolli shqiptar ka prodhuar gjithnjë e më pak lojtarë të këtij tipi, ishte i kuptueshëm dhe i justifikueshëm debati në lidhje me Lalën dhe Skelën “e ri”. Por, dy vjet nga “lamtumira” e tyre, jo vetëm nga Kombëtarja, por edhe nga futbolli i luajtur, duket se De Biazi ka dhënë sinjale se Shqipëria mund t’i ketë gjetur zëvendësuesit idealë të Lalës dhe Skelës. Nisur nga analizat e shumta të ish-trajnerëve kuqezinj pas dy ndeshjeve të fundit me Norvegjinë dhe Lituaninë, por edhe nga sa evidenton dhe vlerësojnë dy personalitet të futbollit që e njihin mirë terrenin kuqezi, si Sulejman Demollari dhe Shpëtim Duro, lapsi ndalet te dy prurje të reja, që po bindin gjithnjë e më shumë për kualitetin dhe aftësinë e tyre për të marrë mbi supe trashëgiminë e dy ish-”senatorëve” kuqezi. Bëhet fjalë për Migen Bashën dhe Alban Mehën.
Karakteristikat - Mjaftuan dy ndeshje për Bashën, tre për Alban Mehën që të dilej në konkluzione, ndonëse këto mbeten thellësisht relative. Po, sepse nëse për Altin Lalën dhe për Ervin Skelën analiza është tejet e thjeshtë për t’u bërë, kjo nisur nga çka i dhanë Kombëtares dhe futbollit në përgjithësi, mbetet enigmë ecuria e dyshes aktuale. Në këtë kontekst, edhe vlerësimi anon disi nga “senatorët”, kjo më së shumti kur merren për bazë karakteristika të tipit: eksperienca, grinta, apo edhe personaliteti. Gjithsesi, si Demollari dhe Duro e ritheksojmë se vlerësimi është tejet relativ dhe më shumë sesa notat (+/ -), ajo që ata rreken të tregojmë është qasja e Bashës dhe Mehës në raport me Lalën e Skelën, paçka se flitet për periudha, skuadra dhe trajnerë të ndryshëm me të cilët lojtarët kanë punuar.
Demollari - “Që Migjen Basha dhe Alban Meha janë dy lojtarë me karakteristika sikundër ato të Skelës dhe të Lalës, kjo nuk mund të mohohet. Por, duhet të kuptojmë diçka: nëse për Altinin dhe Ervinin analiza bëhet shumë herë me e kollajshme, pasi ua njohim tashmë aftësitë dhe atë çka dhanë për Kombëtaren, të njëjtën gjë nuk mund ta themi për Bashën dhe Mehën. Mundet që ecuria e këtyre të fundit të mos jetë ajo që ne të gjithë presim. Gjithsesi, nisur nga të paktën dy ndeshjet e fundit, e them me plot gojë se si Basha dhe Meha janë lojtarë që për momentin, me ato cilësi dhe kualitete që shfaqën, i bëjnë punë kësaj kombëtareje. Lala për mua ka nota maksimale për rezistencën, grintën, personalitetin dhe natyrisht dhe eksperiencën. Ndërsa kishte luhatje, çka nuk ishin karakteristika të tija, te goditjet standarde, goditjet me kokë, shpejtësia, por edhe te aftësia për gol. Këto të fundit, për shembull Migjen Basha duket se i ka në parametra më të kënaqshëm. Por, kurrsesi nuk mund t’i vë notë të lartë për karakteristika si: rezistenca, personaliteti apo eksperienca, pasi këto vijnë dhe konsolidohen, apo zbehen, me kalimin e kohës. Te Skela nota maksimale për fantazinë në fushë, teknikën, personalitetin dhe natyrisht eksperiencën. Sakaq, te Meha vërej se është disi më i shpejtë në fushë, ka aftësi për gol dhe dallohet në goditjet standarde”, analizon Demollari.
Duro - “Së pari nuk mundet të bëhet analizë apo krahasim mes Skelës dhe Mehës. Edhe pse Meha luan aktualisht si “plejmejker”, kjo nuk do të thotë se ai mund të krahasohet me Skelën, i cili për mendimin tim mbetet ende i pazëvendësueshëm. Sakaq, qëndron krahasimi për dyshen Lala-Basha, ku te ish-kapiteni vlerësoj me nota më të larta grintën, personalitetin dhe sigurisht edhe eksperiencën, teksa tek mesfushori i Torinos, shoh avantazhe në karakteristika të tipit: teknika, goditjet standarde, vertikalizimet si dhe aftësia për të shkuar te goli, paçka se e theksoj që vlerësimi për Bashën është vetëm për këto dy ndeshje, pasi karriera e tij me Kombëtaren sapo ka nisur”, ka analizuar Duro.

formacioni 1Ja sa ka ndryshuar Kombëtarja
Kombëtarja shqiptare ka pësuar një revolucion të vërtetë. Që pas ardhjes së Xhani de Biazit në krye të pankinës, ca për domosdoshmëri, pasi ishin larguar disa lojtarë, e ca për shkak të vizionit që ai kishte për ekipin, u vërejtën ndryshime thelbësore te Shqipëria. Mjafton të bëjmë pak retrospektivë, të kthehemi katër vite më parë kur Kombëtaren sapo e kishte marrë në dorë Josip Kuzhe pas shkarkimit të holandezit Ari Han, për të parë se sa shumë ndryshon ekipi aktual. Kjo jo vetëm parë në emra, por edhe në modul loje. Nëse me Kuzhenë në pjesën më të madhe luanim me një sulmues të deklaruar dhe me Skelën, i cili “lundronte” mes mesfushës dhe sulmit, me De Biazin është tjetër histori. Në 90 për qind të rasteve tekniku italian ka luajtur me dy sulmues, por me detyra të mirëcaktuara si për sa i përket fazës sulmuese, edhe asaj mbrojtëse. Prandaj, dukej e çuditshme që në ndeshjen me Norvegjinë pjesën më të madhe të topave nga zona jonë, në momentet kur vendësit ekzekutonin goditje standarde ose korne, topin e largonte një si Edgar Çani. Një gjë e tillë nuk para ndodhte me Kuzhenë, kjo edhe për mënyrën e lojës që aplikonte kroati. Ndërkohë që me De Biazin duhet pranuar se më në fund kemi gjetur një qetësi në repartin defensiv, kjo edhe për faktin se në qendër luan një si Mërgim Mavraj, lojtar ky që tekniku italian e konsideron si gati të domosdoshëm në këtë repart. Sakaq po shkëlqen Lila në të djathtë, aq sa i ka marrë vendin Dallkut, teksa në mesfushë Roshi në të djathtë dhe Meha ose Rama në të majtë, të paktën në ndeshjet e fundit kanë treguar stabilitet. Për të ardhur pastaj te sulmi, ku gjetje mund të konsiderohet Edgar Çani. 23-vjeçari ka treguar se si federata, por edhe ish-trajnerët kuqezinj kanë gabuar që nuk e kanë afruar që dy-tri vite më parë. Ndërsa De Biazi i ka dhënë besimin e duhur, të cilin sulmuesi e ka përkthyer në 4 gola të shënuar deri tani. Nuk mbetet pas as Sadiku, edhe pse në moshë ende të re, pa harruar që në listën e teknikut italian, të paktën sipas tij, janë edhe emra si Vajushi, Bala, Januzi e Sukaj.
LEONARD KARAJ

Switzerland Albania Soccer WCup 2014Lila: Shqipëria, kurrë më inferiore
Përfaqësuesja shqiptare mund të mos shkojë në Botëror, mund edhe të humbë vendin e dytë, por të paktën një gjë e ka fituar deri tani nën drejtimin e trajnerit De Biazi: luan si e barabartë me këdo. “Nuk jemi më inferiorë. Këtë ua them me siguri. Nuk jemi skuadra perfekte, por të paktën dimë se çfarë duhet të bëjmë në fushë”, thotë Andi Lila për “Panorama Sport”.
Dy fitore për katër ditë. Meritë e De Biazit, apo e lojtarëve?
Më së pari meritë e trajnerit, por pa diskutim edhe e lojtarëve.
Duket sikur tani vraponi më shumë se më parë…
Mbase, nuk e di me saktësi, sepse dhe më parë kam vrapuar shumë. Ndoshta ngaqë te Janina luaj shpesh në mesfushë, mund edhe të vrapoj më shumë.
Më mirë në mbrojtje apo në mesfushë?
Ku të dojë De Biazi, rëndësi ka vetëm të luaj. Jam i bindur se kudo që të më vendosë ai, unë do të jap maksimumin.
Çfarë vlerësoni më shumë te De Biazi?
Ai është shumë ai aftë taktikisht dhe kjo nuk mbetet për t’u thënë nga unë. Ajo që mua më bën përshtypje është edhe motivi që të jep. Personalisht më jep shumë besim dhe sa herë që hyj në fushë, më duket sikur fluturoj. Të dish se trajneri të beson aq shumë, është tej mase e rëndësishme për një futbollist.
Cili nga lojtarët e rinj që është afruar ju ka bërë më shumë përshtypje në grumbullimin e fundit?
Alban Meha. Por, më parë më lini t’ju them një gjë: mendoj se me Bashën, Mehën, Ramën dhe me një trajner si De Biazi, Shqipëria është vërtetë shumë mirë. Ndoshta nuk shkojmë në Botëror, por me cilësitë dhe besimin që kemi tani, nuk luajmë më si inferiorë ndaj asnjë skuadre, qoftë edhe në transfertë. Kjo është një arritje e madhe, më besoni.
Pse ju ka bërë më shumë përshtypje Meha?
Sepse për kaq vite sa unë luaj futboll, nuk kam parë asnjë futbollist në jetën time që të gjuajë 10 goditje standarde pas stërvitjes dhe 8 prej tyre t’i bëjë gol, ndërsa dy t’i gjuajë në tranversë.
Cili lojtar ju ka befasuar përveç Mehës?
Bogdani pa diskutim. I fortë, profesionit dhe me shumë personalitet. Mbetet një pikë referimi në skuadrën tonë.
Ku do të luajë Lila sezonin tjetër?
Unë kam edhe një vit kontratë me Pas Janinën, por të shohim.
Si po ecin bisedimet me Kievon?
Deri tani gjërat kanë shkuar mirë. Me sa mora vesh, paraqitjet e mia të fundit u kishin pëlqyer. Megjithatë, nuk është vetëm Kievo, por edhe një skuadër tjetër e nivelit të lartë. Të shohim se çfarë do të ndodhë në të ardhmen, pasi ende nuk e di sesi do shkojnë gjërat.
JETMIR HALILAJ

Osmani ne Shqiperi-Lituani 4-1“Ja pse funksionon mbrojtja e Shqipërisë”
Tefik Osmani luan pak me Kombëtaren, por ama është grumbulluar me kuqezinjtë shumë më tepër se një pjesë e madhe e atyre që kishte ftuar De Biazi për dy ndeshjet e fundit. Në suksesin kundër Lituanisë ai ishte titullar dhe pohon se asnjëherë më parë skuadra nuk ka pasur besimin që ka tani, por njëkohësisht edhe përuljen. Për këtë ai vlerëson se meritën kryesore e ka trajneri De Biazi. “Unë jam grumbulluar shumë herë edhe në të kaluarën me përfaqësuesen, por di të them se elementi që bën ndryshimin nga atëherë, është harmonia në grup dhe fryma e korrektësisë.
Mbrojtja - Sipas Osmanit, skuadra shqiptare pëson pak gola dhe ka më shumë siguri në mbrojtje për disa faktorë. Ai mendon se afrimi i Mavrajt ka qenë një gjetje e madhe dhe mendon se edhe disiplina taktike është përmirësuar ndjeshëm. “Nuk ka shumë për të thënë për mbrojtjen, kur flet për një trajner italian… (qesh). De Biazi është shumë i zoti me skemat, por ajo që kërkon më së shumti është që të lexojmë lojën mirë tërë kohën, duke mos u shpërqendruar dhe të jemi të qetë edhe në situata delikate. Pra të mos na kapë paniku. Një tjetër gjë që mendoj se i ka dhënë shumë forcë mbrojtjes sonë, është edhe Mavraj. Ai ka një potencial të jashtëzakonshëm dhe unë mendoj se është një nga mbrojtësit më të mirë që ka veshur deri tani fanellën e përfaqësueses. Shumë i fortë fizikisht, i zgjuar dhe ka një teknikë të mirë në veprimet me topin.

FIFA “zhduk” Shqipëri-Lituani
Duket disi e pakuptimtë, por është fakt se FIFA nuk e ka konsideruar ndeshjen miqësore Shqipëri-Lituani (4-1). Një ditë para takimit si dhe gjatë zhvillimit, pra gjatë mbrëmjes së të martës, nëse hapje uebsjatin e FIFA-s, në vendin e posaçëm ku flitet për Kombëtaren shqiptare apo edhe atë lituaneze, vëreje se aty lajmërohej se këto dy skuadra luanin me njëra-tjetrën më 26 mars, ora 20:00, në stadiumin “Qemal Stafa”, në një ndeshje miqësore. Ndërsa një ditë më vonë, pra dje, kjo ndeshje nuk ekziston fare në uebsajtin e FIFA-s. Një gjë e tillë, pikë së pari të lë të kuptosh se takimi i së martës nuk ka qenë zyrtar, pra nuk njihej nga FIFA, pavarësisht se edhe kjo duket disi e çuditshme duke qenë se u zhvilluan në një datë të lirë të programuar nga qeveria e futbollit botëror. Gjithsesi, ky është një problem (ndonëse jo shumë ndikues) për Kombëtaren, pasi në renditjen e muajit nuk do t’i llogariten pikët që i takojnë për fitoren e marrë 4-1 ndaj Lituanisë në miqësore e së martës.

Miqësorja me Lituaninë
Çfarë goleade ndaj lituanezëve, por ka dhe rekord kuqezi

Dominim total, goleadë dhe tjetër rekord. Kjo është Kombëtarja e Xhani De Biazit. Pas fitores historike në Oslo ndaj Norvegjisë, kuqezinjtë vulosin një tjetër rezultat pozitiv në miqësoren e mbrëmshme ndaj Lituanisë. Paçka se kundërshtari nuk është në periudhën e tij më të mirë (renditet 56 pozicione poshtë nesh në FIFA), ajo çka bën përshtypje më shumë është fakti se Shqipëria bën më në fund “elitaren”, duke mos u mjaftuar vetëm me shënimin e golave, por edhe me një dominim total të takimit. Pas perlës së Alban Mehës, u deshën vetëm nëntë minuta të tjera që në fillim Çani dhe më pas Basha të siglonin një fitore të paqtë, me tri shënjestra si asnjëherë më parë në historinë e Kombëtares shqiptare. Në fakt, që nga ndeshja e parë zyrtare në 1946-ën ndaj Jugosllavisë, Shqipëria nuk kishte shënuar asnjëherë tre gola në 45 minutat e para, si në takimet zyrtare kualifikuese, por edhe ato miqësore.

Shqiperi-Lituani 4-1, festohet goli i BashesSHQIPËRI-LITUANI  4-1
GOLAT: Meha 33′, Çani 37′, Basha 43′, Palionis 59′ (autg.)/ Raziulis 75′
SHQIPËRIA: E.Berisha (Ujkani 23′), Lila (Hysaj 78′), Osmani, Mavraj, Agolli (Veliu 84′), Rama (Vajushi 64′), Basha, S.Lilaj (Vila 81′), Meha (Hyka 76′), Bogdani (Cana 70′), Çani (Sadiku 64′). Trajner: Xhani De Biazi
LITUANIA: Shetkus (Zubas 61′), Andriuskevicius (Mikoliunas 85′), Palionis, Bartkus (Dapkus 74′), D.Çesnauskis, E.Çesnauskis, Novikov, Pilibaitis (Mindaugas 65′), Çernish (Raziulis 46′), Matuleviçius, Freidgeimas. Trajner: Ksaba Laszlo
KARTONË TË VERDHË: Agolli 30′, Vajushi 74′, Lilaj 80′/ Bartkus 38′, Çesnauskis 49′, Pilibaitis 50′, Raziulis 55′, Freidgeimas 60′
GJYQTARET: Ivanov Stojanov/ I.Milikov dhe P.Haxhinski

MINUTAT
3′ Agolli kroson në zonë, Çani tenton të devijojë topin në portë, por nuk arrin.
5′ Kundërsulm shumë i bukur i Lituanisë, Çernish ballë për ballë me portierin tonë, por në momentin e fundit i ndërhyn Osmani duke e larguar topin në korne.
20′ Novikovas gjuan nga 30 metra, topi kalon ngjitur me shtyllën pingule të mbrojtur nga Berisha.
24′ Çani fiton një goditje dënimi në hyrje të zonës, gjuan Meha, por topi përplaset në murin lituanez.
26′ Kros në zonë i Agollit, gjuan Çani në zonë, topi devijohet, provon Lila, më pas edhe Osmani, topi përplaset në shtyllë dhe në fund është Bogdani, por topi devijohet nga një mbrojtës në goditje këndi.
29′ Shpërthen nga e djathta Lila, futet në zonë, pason për Çanin dhe Bogdanin, por topi largohet nga mbrojtësit lituanezë.
33′ Meha fiton një goditje dënimi në mesfushë, gjuan vetë ai nga 40 metra, një predhë që merr falso dhe ndalet në trekëndëshin e portës së Lituanisë, 1-0.
36′ Lila sërish nga e djathta, kroson në zonë, Çani me kokë, topi mbetet në zonë, vjen Agolli, por gjuajtja e tij devijohet nga një mbrojtës.
37′ Basha gjen një korridor të bukur në mesfushë, pason drejt zonës për Çanin, i cili parakalon mbrojtësin dhe në dyluftim me portierin arrin që t’ia kalojë topin nën krah, 2-0.
43′ Agolli pason në hyrje të zonës për Bashën, ky gjuan menjëherë duke e çuar topin në cepin e djathtë të portierit lituanez, 3-0.
52′ Lila kroson bukur në zonë nga e djathta, Bogdani gjuan me kokë, topi kalon ngjitur me shtyllën pingule.
53′ Mavraj kthen një top prapa tek Ujkani, ky tenton ta largojë topin, por gabon duke ia pasur një lojtari lituanez. Gjithsesi portieri ynë ndërhyn menjëherë duke zgjidhur problematikën që krijoi po vetë në zonë.
59′ Agolli kroson në zonë nga e majta, aty është mbrojtësi Palionis, i cili e devijon topin gabimisht në portën e tij, 4-0.
67′ Kros në zonën tonë, Mavraj del huq duke mos e larguar topin, që mbetet në zonë dhe vetëm në momentin e fundit largohet gati në vijën fatale nga Lila.
68′ Goditje këndi për Lituaninë, kros në zonë, me kokë Raziulis, topi kalon ngjitur me shtyllën e portës së mbrojtur nga Ujkani.
70′ Meha hyn në zonë, gjuan me të majtën, por jashtë.
75′ Kros nga mesfusha e Çesnauskis në zonën tonë, aty ku Cana nuk markon mirë Raziulis, i cili me kokë shënon, 4-1.

3Goleada - Ndeshja luhet thuajse e gjitha në gjysmëfushën e lituanezëve. Mavraj, edhe pse në rolin e qendërmbrojtësit, shihet gati në rrethin e mesfushës, teksa Osmani “patrullon” disi më në brendësi, duke shmangur ndonjë kundërsulm të miqve. Agolli, edhe pse del më rrallë në të majtë, është gjithnjë thumbues me krosimet në zonë, teksa Lila duket “zot” i krahut të djathtë. Tejet kërkues dhe i lëvizshëm Valdet Rama, i cili bën edhe debutimin me kuqezinjtë, ndërsa Basha shihet qartë se ka zbrazur emocionet e Norvegjisë dhe vendos personalitetin në fushë. Ndërkohë që Meha është në superformë, duke i dhënë gjeometritë e duhura lojës së kuqezinjve, me synim për “kokat” e Bogdanit dhe Çanit në zonën lituaneze. Por, para shpërthimit të kuqezinjve, trajneri De Biazi detyrohet të zëvendësojë Berishën me Ujkanin, për shkak të një dëmtimi në gju të portierit të Kalmarit në një përplasjeje me Osmanin. Gjithsesi Shqipëria nuk e humbet toruan dhe, pas një shtylle me kokë të Osmanit dhe një rasti të Çanit fare pranë portës, vjen perla e Alban Mehës. Mesfushori fiton një goditje dënimi në mesfushë dhe, pasi rregullon topin, gjuan nga rreth 40 metra me topin që merr një të prerë dhe ndalet në trekëndëshin e portës së Lituanisë. Zhbllokohet rezultati dhe nga këtu nis goleada kuqezi. Katër minuta më vonë, Basha, ndër më të mirët në fushë, gjen bukur Çanin në hyrje të zonës. Ky i fundit kalon një mbrojtës dhe përballë portierit dyfishon. Kuqezinjtë janë zotë të fushës, teksa nga ana tjetër miqtë janë të gjithë të shpërfytyruar. Por 45 minutat e para, si rrallë ndonjëherë për Shqipërinë, nuk mbarojnë këtu. Dy minuta nga fundi Agolli pason në hyrje të zonës për Bashën, i cili edhe nën mbulimin e një mbrojtësi gjuan, duke e mundur për herë të tretë portierin lituanez.
Zëvendësimet - Edhe pjesa e dytë nis njëlloj si e para, paçka se terreni është rënduar edhe më shumë nga shiu i rënë. Gjithsesi, “uria” e kuqezinjve do mbyllet në minutën e 59-të, kur Çani ngacmon aq sa duhet mbrojtësin lituanez Palionis, i cili e devijon topin në portën e tij: 4-0 dhe nga këtu De Biazi nis me “qokat”. Dy zëvendësimet e para janë në repartin ofensiv, ku Valdet Rama ia lë vendin Vajushit, ndërsa Çani del mes duartrokitjesh për Sadikun. Fillon kështu freskimi i formacionit të Kombëtares, pasi rezultati është i pastër dhe krijon komoditetin e duhur për t’u dhënë mundësinë sa më shumë lojtarëve të jenë pjesë e kësaj miqësoreje për t’u mbajtur mend në çdo drejtim. Sakaq, në 15 minutat e fundit lituanezët tentojnë të dalin disi më shumë nga zona e tyre dhe arrijnë më në fund që të shënojnë edhe golin e nderit me anë të Raziulis. Megjithatë nuk ka vend për alarm, ndaj De Biazi vijon me ndërrimet e tij, duke aktivizuar edhe Hykën, Elseid Hysajn, Vilën, si dhe Franc Veliun, ndërkohë që në stol mbeti vetëm Bulku, Dallku, Shehi dhe Roshi.

TIFOZERIA
Ishim më shumë në Norvegji, edhe pse minus 10 gradë nën zero, sesa dje në Tiranë, gjithsesi në një ditë me shi. E megjithatë, tifozët nuk i munguan skuadrës sonë, kryesisht ata më fanatikët, të grupimit “Tifozat kuq e zi”. Në stadiumin “Qemal Stafa” kanë qenë rreth 2 mijë e pesëqind tifozë, pra diçka më pas sesa në Norvegji. Edhe pse biletat për këtë takim ishin me çmime shumë të ulëta, ajo që ndikoi ndoshta më shumë ka qenë koha e keqe me shi. Ndërkohë ka pasur edhe rreth 15 tifozë që kishin ardhur nga Lituani për të ndjekur skuadrën e tyre. Edhe pse në një numër shumë të kufizuar, duhet thënë se ata janë ndjerë goxha mbrëmjen e djeshme teksa përkrahnin skuadrën e tyre. Madje pati raste kur tifozllëku i tyre i kalonte edhe kufijtë, aq sa “armiqësoi” disi tifozët tanë në tribunën qendrore.

ERJON BOGDANI
Erjon Bogdani ka mbajtur për herë të parë dje në një ndeshje të Kombëtares nga minuta e parë shiritin e kapitenit. Duke qenë se në fushë mungonte në fillim Lorik Cana, atëherë shiriti i kaloi lojtarit me më shumë eksperiencë, i cili ishte pikërisht Bogdani. Sulmuesi ka zhvilluar mbrëmë ndeshjen e 76-të me fanellën e përfaqësueses dhe njëkohësisht mban edhe rekordin e shënimit të golave, 18 të tillë.

VALDET RAMA
Debuton edhe Valdet Rama. Kosovari, tashmë me pasaportë shqiptare, i cili luan te Valadolidi në Spanjë, ka hyrë dje në fushë nga minuta e parë ndaj Lituanisë që në grumbullimin e parë me fanellën kuqezi. Kështu, Rama bëhet lojtari i 17-të që thirret në Kombëtare nga tekniku italian (E.Berisha, Mavraj, Arapi, Meha, Veliaj, Kukeli, Telushi, Zeqiri, Brahimi, Vajushi, Bala, Sadiku, Çani dhe Basha) dhe i 15-ti që aktivizohet nga De Biazi (s’kanë luajtur ende Dushku dhe Vucaj).

De Biazi ne OsloDe Biazi: Meha spektakolar, më bindi Rama
De Biazi nuk i kursen elozhet për Alban Mehën, madje e konsideron golin e mesfushorit si më të bukurin që nga koha kur ai drejton Kombëtaren. Nga ana tjetër, italiani i stolit kuqezi ka vlerësuar impenjimin e Valdet Ramës dhe besueshmërinë që krijoi Migjen Basha në këtë ndeshje të dytë me kuqezinjtë.
Një fitore e bukur që erdhi nga një gol spektakolar i Mehës…
Meha bëri një gol vërtet të bukur. Ishte si një goditje nga një planet tjetër, sepse ishte shumë larg. E them me bindje se ishte goli më i bukur që kur drejtoj Kombëtaren shqiptare. Gjithashtu jam i kënaqur edhe nga paraqitja e skuadrës. Pashë sinjale pozitive dhe shpresoj që skuadra të mund ta ruajë këtë gjendje fizike e mendore. Ishte një ndeshje e mirë, paçka se u luajt në një fushë të rënduar. Bëmë një pjesë të parë shumë të mirë, por më pas lodhja bëri të vetën, ndaj në fraksionin e dytë e ulëm disi ritmin. Sigurisht, ndikuan aty edhe zëvendësimet e shumta që duhej të bëja.
A mund të themi se tani kemi një skuadër të denjë për t’u kualifikuar?
Ne po punojmë çdo ditë për këtë gjë, por duhet t’i marrim ndeshjet me radhë. Të presim dhe të urojmë që në qershor lojtarët të jenë shumë mirë me formën e tyre. Gjithsesi, unë do t’i ndjek edhe në ndeshjet e tyre në klube dhe shpresoj që ndaj Norvegjisë të kem në dispozicion një skuadër në topformë.
E menduat se mund të fitonim sot me këtë rezultat?
Ne u futëm në fushë për të fituar, por po jua them: isha në merak për këtë ndeshje, pasi mendova se euforia do na dëmtonte. Prandaj, më vjen mirë që lojtarët reaguan shumë mirë.
Ndaj Norvegjisë do kemi disa mungesa, e keni menduar sesi do t’i zëvendësoni ata lojtarë?
Pas 75 ditësh kemi një ndeshje shumë të rëndësishme, ndaj e pres me padurim që lojtarët të më përgjigjen. Duhet të bëjmë një grumbullim disa ditë më herët se zakonisht, në mënyrë që të përgatitemi sa më mirë. Shpresoj që përveç tri mungesave të mos kemi mungesa të tjera për dëmtime. Pa diskutim që do doja t’i kisha të gjithë lojtarët në dispozicion. Duhet të bëjmë shumë kujdes me kartonët, dhe këtë ua kam thënë edhe lojtarëve. Për shembull, Roshi mori një karton me Slloveninë, kur hoqi fanellën në rastin e golit. Atëherë e qortova në pushim të ndeshjes, pasi nuk i duhej ai karton.
Pa Lilën dhe Roshin në krah të djathtë…
E di që është e vështirë, por e kam një ide se si do luaj. Ndonëse, do të doja t’i kisha ata të dy.
Ç’mendim keni për Valdet Ramën?
Një lojtar që tregoi se është i aftë. Një lojtar që unë e kam ndjekur gjatë dhe do të doja që ai të mund të jetë në gjendje që të luajë kundër Norvegjisë, sepse realisht na duhet. Më pëlqeu ndërkaq edhe reagimi i Bashës, i cili luajti disi më mirë në këtë takim sesa në Norvegji. Kjo ndoshta edhe për faktin se në Oslo ishte takimi i tij i parë me Kombëtaren.

Meha ne Shqiperi-Lituani 4-1Alban Meha: Supergoli? Nuk ishte rastësi
Të gjithë prisnin që ai të ishte në delir për golin që shënoi, por mesfushorit Alban Meha nuk i bënte aspak përshtypje se ndaj Lituanisë kishte realizuar një “kryevepër”, që vërtet mahniti tifozët e pranishëm në “Qemal Stafa”. Në stadium nxituan ta krahasonin me golin e Adrian Aliajt, në sfidën Shqipëri- Greqi 2-1, të zhvilluar në vitin 2004. Pas ndeshjes, në tunelin e stadiumit, Meha ishte shumë i qetë dhe mundohej thjesht të bënte ndonjë batutë me shokët e skuadrës, kryesisht ata kosovarë.
Deklarata - Për t’i marrë një prononcim ishte shumë e vështirë. Megjithatë, i pyetur nga “Panorama Sport” se çfarë kishte menduar përpara se të godiste topin nga një distancë prej rreth 40 metrash, ai sqaroi: “Shikoni, unë sa herë marr përsipër të ekzekutoj një goditje dënimi, nisem me qëllimin për të shënuar. Pastaj, nëse topi shkon apo jo në rrjetë, është punë tjetër. Këtë herë nuk kishte ndonjë gjë më të veçantë se goditjet e tjera standarde që kam ekzekutuar në ekipin tim apo në ndeshjet e Kombëtares. Sigurisht mund ta cilësoj si një nga golat e mi më të bukur, por nuk ishte rastësi. Te Paderborni kam realizuar nga pozicione të ndryshme gola të tillë. Këtë herë emocioni ishte më i madh, për vetë faktin se shënova me fanellën kuqezi. Tani nuk mund të them se e parandieja që do të realizoja. Megjithatë, që në momentin kur u mor goditja e dënimit, isha i bindur se do të tentoja direkt portën, edhe pse distanca ka qenë e madhe. Nuk u mendova dy herë dhe gjuajtja fort, por kisha sigurisht edhe fatin me vete”. Vlen për t’u theksuar se ky ishte goli i parë i kosovarit Meha me fanellën e përfaqësueses. Fantazisti debutoi me Kombëtaren në ndeshjen ndaj Qipros, duke luajtur si titullar.

Curri dhe CanaCana, elozhe për Bashën: Me Migjenin në mesfushë jemi super
Kapiteni i Kombëtares, Lorik Cana, bëri elozhe pas ndeshjes së djeshme për lojën e mesfushorit Migjen Basha. Për këtë, por jo vetëm, ja si u shpreh ai: “Nuk është hera e parë që arrijmë dy fitore radhazi, por më shumë se kjo e rëndësishme është mënyra se si po sillemi si skuadër. Në Kombëtare vihet re një ambient shumë i mirë dhe një grup që po punon i bashkuar. Për mendimin tim nuk kemi dhënë ende maksimumin tonë, kemi për të ecur më shumë. Megjithatë, kemi arritur disa baza dhe për këtë jemi të kënaqur. Fitorja në Norvegji na ka dhënë më shumë besim, qoftë te ne si lojtarë, por edhe te tifozët. Tashmë pritshmëria nga ne është më e lartë pasi, kur jep sinjale pozitive, tifozët presin që ne të konfirmohemi ndeshje pas ndeshjeje. Ne do ta provojmë dhe do të shikojmë se deri ku mund të arrijmë, pasi shanset janë reale. Përshtypja për miqësoren? Së pari skuadra ndaj Lituanisë sfidoi edhe terrenin e vështirë. U përshtat shumë mirë dhe luajti me zgjuarsi, duke pasur lojtarë teknikë dhe dy pyka në sulm. Treguam një nivel loje shumë të mirë. Dua të veçoj Bashën, që po sjell një nivel të lartë në Kombëtare, në krahasim me lojtarët e tjerë që kemi parë. Ai të krijon garanci dhe qetësi në lojën që bën. Më duhet të përgëzoj edhe Ramën që, edhe pse në një terren të vështirë, luajti shumë mirë”, – ka thënë Cana.
E ardhmja - “Për të ardhmen time ka pasur gjithnjë spekulime. Te Lacio deri në muajin nëntor të vitit të kaluar nuk aktivizohesha rregullisht, por me kalimin e kohës gjeta vendin tim. Prioriteti im është të qëndroj në Itali, për më tepër që kam edhe tri vite kontratë me klubin. Ndihem i lumtur, pasi luaj në një klub të madh dhe do bëj gjithçka për t’u paraqitur sa më mirë. Gjithsesi, të ardhmes nuk i dihet, pasi kjo varet edhe nga planet e klubit. Nëse drejtuesit më japin mesazhin se unë do të jem i rëndësishëm për ta, sigurisht që do të qëndroj. Në rast se nuk marrë përgjigjet e duhura nga trajneri dhe klubi, natyrisht do të mendoj për të lëvizur”, – është shprehur kapiteni kuqezi, i cili ëndërron të fitojë me Lacion trofeun e Ligës së Europës.

Basha Migjen ne Norvegji-Shqiperi 0-1Basha: Ja pse festova si shqiponjë me Canën
Dy ndeshje, dy fitore, një asist për gol dhe një gol. Debutim ëndrrash për Migjen Bashën, mesfushorin kosovar të Torinos, të kërkuar me ngulm nga trajneri De Biazi. “Jam i lumtur për paraqitjen që bëra, por më tepër që fituam dhe argëtuam tifozët, – është shprehur Migjen Basha pas ndeshjes. Mendoj se ishte një fitore shumë e bukur. Në fakt e doja një gol dhe jam i lumtur që e realizova që në ndeshjen e parë para tifozëve tanë”. Futbollisti, i cili priti për afro dy vite që të merrte lejen e FIFA-s për të luajtur me Shqipërinë, ka thënë se golin ia dedikon vetes së tij. “Golin ua dedikoj të gjithë shqiptarëve, por edhe vetes sime, sepse kam pritur shumë dhe shpeshherë kjo më ka mërzitur. Bëhej fjalë për një çështje burokratike, por jam i kënaqur që tani jam pjesë e kësaj skuadre dhe e këtij ambienti”, – ka deklaruar më tej Basha. Ai ka thënë se beson te skuadra shqiptare dhe se këtë edicion kuqezinjtë mund të bëjnë surprizën. “Unë besoj te Shqipëria, sepse po të mos besoja nuk do të kisha ardhur. E prisja golin e parë kuqezi që me Norvegjinë, por atje nuk pata fat”, – tha ai. Basha ka pohuar se në Oslo kishte pasur emocione më shumë se sa duhej dhe nuk kishte arritur të shprehej mirë. “Në ndeshjen e parë pata shumë emocione, por më pas jam rritur gradualisht. Sot kisha më pak emocione. Sa i përket festimit me Canën që bëra pas golit, ajo ishte diçka speciale. Kam bërë shenjën e shqiponjës për të treguar se jam shqiptar dhe se mezi e kisha pritur këtë ditë”, – është shprehur për “Supersport” futbollisti me origjinë nga Prizreni. Basha ka treguar se nuk e ka aspak problem himnin shqiptar, pasi e ka mësuar atë që kur ishte fëmijë. “Unë jam shqiptar dhe himnin e di shumë mirë. E kam mësuar që fëmijë dhe u emocionova shumë kur e këndova për herë të parë me ekipin kombëtar në Oslo”, – deklaroi ai.

Berisha Etrit gezon fitoren ne NorvegjiDëmtohet Berisha: Ndjej dhimbje në gju
Edhe ai festoi dje sikundër të gjithë lojtarët dhe tifozët e Kombëtares shqiptare. Por në fund të këtij takimi ishte paksa i ndrydhur, duke qenë se pësoi një dëmtim në gju. Në pjesën e parë ai u përplas me Osmanin, teksa po priste një top dhe u detyra të linte fushën e lojës. Bëhet fjalë për Etrit Berishën. “Ishte një ndeshje e rëndësishme dhe vazhdimi i ëndrrës që kemi drejt Brazilit. Kemi kualitet, çka u dëshmua në këto dy ndeshje. Skuadra tregoi edhe një herë forcën e saj duke dominuar gjithë takimin. Dëmtimi? Ende nuk kam marrë ndonjë përgjigje të saktë nga mjekët. Ndihej dhimbje në të dy gjunjët, tek i djathi disi më shumë, por shpresoj që të mos kem problem për të luajtur që këtë javë”, – tha fillimisht Berisha. Në fund portieri është pyetur edhe për merkaton, duke qenë se është nën vëzhgimin e disa klubeve elitare në Europë. “Nuk kam vendosur ende. Të presim se çfarë do të ndodhë në verë. Nëse do kem ndonjë ofertë serioze do ta vlerësoj. Në të kundërt do qëndroj te Kalmari. Titullar në Kombëtare? Jam në formë të mirë dhe mundohem të jap maksimumin. Më pas është trajneri që vendos”, – ka përfunduar Berisha.

Cani ne Shqiperi-Lituani 4-1Çani: Jemi në formë, po bëjmë gjithçka si duhet
Fitorja në Oslo nuk ishte rastësi. Këtë gjë ka dashur të tregojë Edgar Çani në ndeshjen e djeshme ndaj Lituanisë. Sakaq, sulmuesi ka folur edhe për kolegët në repartin ofensiv, si dhe për Katanian. “Bëmë një ndeshje shumë të mirë. E donim me patjetër këtë fitore për të treguar se në Oslo nuk fituam rastësisht. Siç e shihni, kjo skuadër po bën hapa përpara dhe ne si lojtarë po bëjmë të pamundurën që të arrijmë objektivat. Në pjesën e dytë e ulëm disi nivelin e lojës, pasi krejt natyrshëm besoj e kuptoni që ishim të lodhur edhe nga ndeshja e së premtes, shto këtu edhe udhëtimin. Mes Salihit dhe Bogdanit kë do zgjidhja? Pse, nuk mundet që të luaj me të dy? (qesh) Janë që të dy lojtarë shumë të mirë, por unë ndihemi mirë edhe me Sadikun. Katania? Po mundohem dhe po punoj shumë në seancat stërvitore me qëllim që të mund të kem më tepër hapësira aktivizimi. Gjithsesi, jam në një klub të mirë dhe do bëj të pamundurën për të kapur vendin e titullarit”, – ka thënë dje Çani.

Valdet Rama ne grumbullimin e kombetaresDebuton Rama: Doja të shënoja, ndihem krenar
Valdet Rama luajti dje për herë të parë me fanellën kuqezi të Kombëtares shqiptare. Mesfushori nga Mitrovica, pjesë e klubit spanjoll Real Valadolid, foli i emocionuar pas ndeshjes. “Ka qenë një ndjenjë e mirë për mua. Jam krenar dhe shumë i lumtur që arrita më në fund të vesh fanellën kuqezi. Së pari jam i kënaqur që sot (dje) arritëm ta fitonim ndeshjen. Tashmë duhet të vazhdojmë kështu edhe në takimet e ardhshme. Në aspektin personal do ta cilësoja si një fillim të mbarë. Për çdo futbollist nga trojet shqiptare fanella e Kombëtares është një ëndërr, kështu që edhe unë jam i lumtur. Në fakt doja të shënoja në këtë debutim. U mundova ta bëja këtë, por ndoshta nuk pata shumë fat. Megjithatë, e rëndësishme është që ne i kënaqëm tifozët, pasi shënuam katër herë. Mendoj se në kushtet që luajtëm, bëmë një paraqitje të mirë. Treguam se ekipi po kalon një formë të shkëlqyer”, – deklaroi fillimisht Rama. Më pas ai foli për De Biazin dhe të ardhmen. “Trajneri na komplimentoi pas ndeshjes. Ai është i kënaqur me paraqitjen tonë dhe tashmë neve na mbetet që të japim maksimumin në klubet tona dhe të kthehemi sa më në formë në ndeshjen ndaj Norvegjisë, e cila është shumë e rëndësishme. Kemi shanse shumë të mira për t’u kualifikuar. Do të japim gjithçka për të qenë në Brazil”, – ka shtuar mesfushori. Në fund, i pyetur nëse e ndjen veten titullar te Shqipëria, ai shtoi: “Titullar? Po, e pres të jem edhe në ndeshjen ndaj Norvegjisë që nga minuta e parë. Nuk besoj të kem ndonjë problem me dokumentacionin. Thjesht kanë mbetur disa dokumente për të plotësuar, por kjo është diçka formale dhe nuk më pengon të jem gati”, – përfundoi Rama.

MavrajMavraj: Basha-Lilaj, dyshe perfekte para mbrojtjes
Mërgim Mavraj është i bindur se Shqipëria ka të ardhme, por qëndron me këmbë në tokë dhe thekson se fitorja me Lituaninë nuk mund të krahasohet kurrsesi me atë të Norvegjisë. Fitorja e sotme nuk mund të krahasohet me atë të Norvegjisë. Ajo e Norvegjisë do mbahet mend gjatë me vite. Lituania nuk ishte në nivelin tonë, ndaj edhe nuk mund të bëjmë krahasime”, – ka deklaruar Mavraj për “Supersport”. Ai ka thënë se është përshtatur mjaft mirë në skuadër, prej Canës dhe trajnerit. “Cana dhe trajneri më kanë ndihmuar që të përshtatem mirë, por edhe shokët e tjerë të skuadrës ma kanë bërë të lehtë. Unë nuk jam 18-vjeçar dhe kam aq eksperiencë sa të përshtatem. E ardhmja ime? Do doja të shkoja në Brazil… (qesh). Nuk e di, mendoj se do të luaj në Gjermani, apo në ndonjë kampionat tjetër, por gjithnjë në Ligën e Parë. Meha dhe Basha? Mua më kanë pëlqyer tejmase Meha, Basha, por edhe të tjerët që kanë ardhur së fundmi. Kjo ndodh, sepse këtu grupi të pret mjaft mirë dhe të ndihmon të ambientohesh. Unë sot jam ndjerë shumë mirë me Osmanin, shumë i sigurt”, – ka thënë qendërmbrojtësi, i cili aktivizohet në Bundesligën 1 me Grojter Fyrthin. Ai ka pohuar se Basha dhe Lilaj kombinonin mirë mes tyre në mesfushë. “Lilaj dhe Basha janë gjetje të mëdha para mbrojtjes, sepse sot është e vështirë të gjesh numrat 6. Ata janë një garanci jo vetëm në mesfushë, por edhe në mbrojtje. Gjithsesi duhet të jemi të kujdesshëm në ndeshjen e radhës, pasi mjafton vetëm një gol për ta humbur ndeshjen, ashtu sikundër ndodhi në Norvegji…”, – është shprehur kosovari Mavraj.

LilaLila: Jemi në rrugën e duhur
Mbrojtësi i Kombëtares, Andi Lila, edhe dje ishte ndër më të mirët në fushë. I aktivizuar në krahun e djathtë të repartit defensiv, ai tregoi edhe një herë se po kalon një formë të shkëlqyer. Pas ndeshjes, Lila deklaroi ndër të tjera se Kombëtarja është në rrugën e duhur. “Mendoj se ekipi është në formë dhe do të vazhdojmë të ëndërrojmë. Besoj se do mund ta ruajmë këtë gjendje të mirë edhe për ndeshjen kundër Norvegjisë. Në miqësoren e sotme (djeshme) i bëmë kundërshtarët që të vuanin shumë dhe për asnjë moment nuk e diskutuam fitoren. Jemi në rrugën e duhur”, – ka thënë Lila. Për shkak të kartonit të kuq, të marrë në ndeshjen e pesë ditëve më parë në Norvegji, mbrojtësi nuk do të luajë në sfidën e kthimit më 7 qershor. Gjithashtu, përveç tij nuk do të jenë të gatshëm as kapiteni Lorik Cana dhe mesfushori Odise Roshi, që të dy për probleme kartonësh.

Osmani, një sinjal De Biazit
Tefik Osmani luajti 90 minuta dje në qendër të mbrojtjes. Shtatlarti korçar që tashmë do të jetë titullar për Kombëtaren edhe në ndeshjen eliminatore ndaj Norvegjisë më 7 qershor. “Ishte një ndeshje që e kishim vlerësuar në maksimum. Shpresoj që të kem kënaqur trajnerin me paraqitjen time. Kam dhënë më të mirën dhe tashmë nëse më besohet një vend titullari në ndeshjen e kthimit ndaj Norvegjisë, sërish do të jap gjithçka në fushë. Keqardhja e vetme nga miqësorja me Lituaninë është që nuk arrita të shënoja, teksa në pjesë e parë godita shtyllën dhe fati nuk ishte me mua”,- është shprehur mbrojtësi i Teutës pas ndeshjes së djeshme.

Curri e ndjek nga tribuna
Debatik Curri nuk ishte as në stolin e rezervave gjatë takimit të djeshëm. Pritej që kosovari të provohej në qendër të mbrojtjes, duke qenë se kapiteni Cana do të mungojë në ndeshjen e radhës ndaj Norvegjisë. Megjithatë, para sfidës, pas konsultimit me trajnerin Xhani De Biazi, lojtari vendosi të mos aktivizohej. Për “Panorama Sport”, vetë lojtari sqaroi edhe arsyet: “Kisha dhimbje në pulpë dhe pasi bisedova me trajnerin, vendosëm që të mos rrezikoja. Në fakt doja të luaja, por edhe kushtet e terrenit bënë që të merrej ky vendim. Vij pas një dëmtimi të gjatë dhe këmba mund të më rëndohej në këtë ndeshje. Tashmë shpresoj të jem në maksimumin e formës sime në ndeshjen e ardhshme kundër Norvegjisë. Së pari, dua që të luaj rregullisht në klubin tim dhe të vij në Kombëtare sa më në formë”. Pas dy operacioneve në gju, tashmë

Duka dhe BushiDuka: Meha më kujtoi Aliajn kundër Greqisë
Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, nuk mund ta fshehë gëzimin për fitoren në miqësoren e djeshme. Ai komplimentoi debutuesit Basha e Rama, si dhe Mehën për golin e shënuar. “Ishte një ndeshje miqësore, prandaj nuk duhet të dehemi nga rezultati që arritëm. Normalisht skuadra luajti mirë dhe ruajti atë atmosferë entuziaste, por është shumë e rëndësishme për ne sfida e kthimit me Norvegjinë. Kjo do të jetë një ndeshje jashtëzakonisht e vështirë. Fitorja me Lituaninë mban moralin lart dhe ajo që mund të veçoj nga kjo ndeshje ishin Basha dhe Rama, të cilët luajtën shumë mirë. Janë lojtarë me kualitete dhe që shtojnë konkurrencën në ekip. Rama nuk ka më asnjë pengesë për të luajtur në ndeshjet zyrtare me Shqipërinë. Nuk mund të rri pa thënë se goli që shënoi Meha ishte shumë i bukur dhe më kujtoi atë goditje të Aliajt në ndeshjen me Greqinë”, – deklaroi pas ndeshjes kreu i FSHF-së.
JORGIS MEMO

kombetarja pershendet publikun pas fitores 4-1 me LituanineNOTAT E KUQEZINJVE
ETRIT BERISHA … As goli i lituanezëve nuk i mërziti aq shumë tifozët se sa kur panë Berishën të dilte i dëmtuar. Luajti vetëm 23 minuta dje, por tregoi se është ai padroni i portës.
UJKANI 6 Nuk ishte kjo ndeshja kur duhet të tregojë forcën se mund ta ulë Berishën në stol, sepse pati shumë pak punë. Portier i mirë, por do t’i duhet që të bëjë mrekulli që të rikthehet titullar. Këtë nuk e bëri dot në rastin e golit të pësuar…
LILA 7 Të krijon përshtypjen se punon me motor, sepse vrapon pafundësisht. I pakalueshëm në fazën mbrojtëse dhe gjithnjë në rritje. Mungesë e madhe ndaj Norvegjisë.
OSMANI 6 Përshtatet mirë me Mavrajn dhe është një kërcënim serioz për Currin në qendër të mbrojtjes. Nuk bëri gjëra të jashtëzakonshme në fushë, por as nuk gaboi. Një vlerë e shtuar.
MAVRAJ 6 “Mur i akullt” në pjesën e parë. E streson kundërshtarin duke i bërë presing të frikshëm deri në mesfushë. Në pjesën e dytë e merr pak më lehtë dhe del huq fatalisht, por ka fat.
AGOLLI 7 Në fazën mbrojtëse është tipik “italian”, sepse e gjen gjithnjë një mënyrë për ta ndalur kundërshtarin. Në fazën sulmuese i merr “xhirot” me ngadalë, por ka meritën e golit të katërt. Konstant.
MEHA 8 Zhbllokon ndeshjen me një perlë si të Zhuninjos. Vrapime, driblime, finte dhe shumë… elegancë. Në një terren për të qenë do të ishte një spektakël më vete në fushën e lojës.
S.LILAJ 7 I qetë dhe me personalitet. Lufton shumë dhe asnjëherë nuk e jep topin pa adresë. Punëtor i pamasë në mesfushë, aq sa shpeshherë e bën Mavrajn dhe Osmanin që të rrinë si spektatorë.
BASHA 8 Gol dhe asist në ndeshjen e tij të dytë si kuqezi. Shqipëria merr frymë lirisht, sepse kemi gjetur Lalën e ri. Jo vetëm se ka fanellën me numrin 14, por sepse ka shumë vizion për lojën, grintë, klas dhe disiplinë taktike të admirueshme.
RAMA 6.5 Një tjetër zbulim i De Biazit. I shpejtë dhe i qartë në fushën e lojës, por edhe shumë i fortë. Tregoi personalitet në debutim dhe mund të bëjë me dhimbje koke Roshin për një vend në krah të mesfushës.
ÇANI 7.5 Lufton si i çmendur në majë të sulmit. Bën presing, vrapon dhe shtyn aq shumë sa është e pamundur ta markosh me një lojtar. Vendos firmën e tij me një gol tipik prej bomberi. I frikshëm.
BOGDANI 6.5 I shkon shiriti i kapitenit, sepse mbetet një lider në fushë. Lufton shumë, krijon hapësira dhe përhap panik sa herë ka topin. Me pak më shumë fat mund të kishte shënuar një tjetër gol rekordesh.
CANA 5 Të hysh në fushë kur skuadra është duke fituar 4-0 në miqësore, është e vështirë të motivohesh. Por të gabosh në golin e vetëm të kundërshtarit dhe ta kesh emrin Lorik, kjo stonon pak.
VAJUSHI 6 Gjithnjë në rritje, me paraqitjen e djeshme ka shumë të ngjarë të ketë fituar biletën për grumbullimin e radhës në qershor.
SADIKU 5.5 Merr pak pasime dhe hyn në momentin kur terreni ishte bërë tejet i vështirë. Jo shumë i qartë.
HYKA – Shumë talent dhe shumë dëshirë, por kaq nuk mjafton për të lënë në stol Roshin, Mehën dhe Ramën. Duhet diçka më shumë.
VELIU-HYSAJ-VILA… Pak minuta për t’i vlerësuar në paraqitjen që bënë.
DE BIAZI 8 Tre gola në pjesë të parë, në atë fushë të tmerrshme dhe me një debutues në fushë, Shqipëria nuk i kishte parë kurrë. Është arkitekti i një skuadre që funksionon mirë në grup dhe që di se çfarë bën dhe çfarë kërkon në një ndeshje. Guximi dhe mjeshtëria taktike e shpërblyen edhe dje. Dy fitore për katër ditë, nuk janë asnjëherë të rastësishme…

kuqezi parrullaReagojnë “Tifozat Kuq e Zi”
“Tifozët Kuq e Zi”, që njihen për mbështetjen e madhe të kombëtares sonë kudo luan, brenda dhe jashtë fushe, pëmes një njoftimi për mediat dhe opinionin publik ka reaguar në lidhje me moslejimin e shpalosjes së parrullave dhe banderolave të ndryshme gjatë miqësores me Lituaninë. Në këtë deklaratë thuhet: “Tifozat Kuq e Zi (TKZ) kishin bërë përgatitjet e duhura me rastin e ndeshjes miqësore të 26 marsit, kundër Lituanisë në Tiranë. Ajo që u pa në transmetimin e ndeshjes ishte vetëm ndeshja, e cila nga gëzoi pa masë të gjithë neve. Por prapaskena e kësaj ishte e errët, këtë e themi pasi tashmë është bërë rutinë që policia e shtetit të sillet në mënyrën më arrogante të mundshme me “Tifozat Kuq e Zi”. Kordoni i policëve që krijohet brenda tribunës D1, ku vendosen “Tifozat Kuq e Zi”, të ngjan me ndonjë oborr të Guantanamos së famshëm, gjë e cila nuk ndodh në asnjë stadium të botës. Ne nuk jemi kriminelë ordinerë, por jemi njerëz që udhëtojmë nga 4 anët e coptuara të Shqipërisë Etnike, që lagemi nga shiu, thahemi nga vapa dhe nuk ikim nga stadiumi për një ideal të shenjtë, për dy ngjyra, që janë oksigjen për neve. Me këtë rast duam të reagojmë fuqishëm ndaj kësaj policie, e cila ka kërcënuar edhe me heqjen e flamurit të UÇK-së në rrethojën e stadiumit. Një veprim i pabazuar në asnjë rregullore të FIFA-s. Kur kjo e fundit është kundërshtuar nga ne, ata kanë kërcënuar me dhunë dhe me masa arresti kundrejt drejtuesve tanë.
Nëse kryeministri flet për nacionalizëm dhe atij nuk i hyn gjemb në këmbë, e kundërta ndodh me popullin, që privohet nga e drejta e shprehjes! Kjo është dyftyrësia e policisë shqiptare në të gjitha ndeshjet. Ku shprehja “marr vetëm urdhëra, nuk zbatoj rregullore”, është srutina e tyre e përhershme me ne në stadium.
Para pak kohësh ne kemi mbajtur një takim me Federatën Shqiptare të Futbollit dhe jemi thellësishtë të dëshpëruar që asnjëra nga pikat që kemi kërkuar për hyrjen në stadium dhe policinë nuk është plotësuar. Nuk kërkojmë aspak më tepër se cfarë kanë tifozeritë europiane, respektimin e hapësirës sonë dhe mosprezencën e policisë në ambientin tone, duke u bërë shkak i provokimit kryesor në të gjitha ndeshjet.
Të qenit të trajtuar si kriminelë ordinerë s’mund ta durojmë dot, në të kundërt “Tifozat Kuq e Zi” janë të shtrënguar të reagojnë në mënyrën e tyre, e cila nuk do jetë mirë për të gjitha palët.

StarovaANALIZA
Bind mesfusha, Shqipëria ka bollëk lojtarësh
Nga SULEJMAN STAROVA
Komplimente Shqipërisë për paraqitjen që bëri në një terren të vështirë, edhe pse përballë kishte një kundërshtar modest, pasi shumica e lojtarëve të Lituanisë ishin nga rezervat. Duhet të kuptojmë që në kësi ndeshjesh nuk ka rëndësi fort rezultati, por forca që tregon skuadra dhe karakteri. Mendoj se të dy këta komponentë ishin në nivelin e duhur. Mendoj gjithashtu se prova ia vlejti dhe u konfirmuan lojtarë me cilësi të mëdha si Basha, i cili tashmë ka fituar vendin e titullarit, por edhe lojtarë të tjerë. E kam fjalën për Ramën, që si debutues la mbresa të mira, për Çanin që u konfirmua si qendërsulmuesi ynë tipik dhe për Andi Lilën, që në krahun e djathtë është gjithnjë e më shumë i shkëlqyer.
Loja Personalisht nuk i mbështes shumë ndryshimet e mëdha në një ndeshje, por mendoj se De Biazi veproi mirë, sepse në një miqësore si kjo, ndaj një rivali me të tillë parametra, duhej të provoheshin futbollistë. Duhet thënë se mbrojtja jonë në pjesën e parë nuk pati punë, pasi kundërshtarët gjuajtën vetëm dy herë dhe këtë e bënë jashtë kuadratit. Sinjali i fortë që u dha në këtë ndeshje ishte ai i mesit të fushës. Basha dhe S.Lilaj, të ndihmuar edhe nga mbrojtja që ishte vendosur shumë lart (larg zonës së tyre), kishin një bashkëpunim më të mirë me sulmin. Një element i rëndësishëm, që i ndihmoi ata të ishin diktues në mesfushë, ishte loja e mirë nga krahët. Rama dhe Meha, përveç teknikës së lartë, treguan se ishin edhe lojtarë të fortë (për aq sa u lejoi terreni) dhe i jepnin mundësi Bashës e S.Lilajt të shpërndanin topa dhe të lidheshin më mirë me sulmuesit. Fakt është se skuadra ishte e vendosur shkurt, në të gjitha rastet: kur mbronin dhe kur sulmonin. Kjo i ndihmon ekipet e vogla si ne që të evitojnë gabimet e shpeshta dhe të fitojnë siguri. Nga ana tjetër u konfirmua edhe njëherë se Andi Lila rendimentin e tij më të lartë e ka si mbrojtës i djathtë dhe jo si mesfushor i djathtë, por kjo nuk do të thotë se u gabua në Norvegji, ku ai luajti si mesfushor. Thjesht ky është pozicioni ku ai shkëlqen. Në sulm Edgar Çani mbetet një pikë referimi. Shumë i fortë fizikisht, por duhet të përmirësohet pak më shumë në teknikë. Bogdani ndërkaq nuk e ka edhe aq të thjeshtë të përshtatet në fushë me një lojtar disi të ngjashëm me të për nga karakteristikat, por mbetet i rëndësishëm për eksperiencën, qetësinë dhe sigurinë që shfaq në fushë. Për të mos kaluar te pjesa e dytë, kur analiza do të ishte e vakët, për shkak të zëvendësimeve të mëdha që u bënë, duhet të pranojmë edhe një fakt tjetër, shumë interesant: Shqipëria ka bollëk lojtarësh dhe De Biazi më në fund ka mundësi zgjedhjeje. Të shohësh Shqipërinë që funksionon mirë në fushë, ndërkohë që mungojnë lojtarë si Etrit Berisha, Cana, Dallku, Bulku, Roshi, Kukeli dhe Salihi, është një siguri më vete. Për të mos përmendur këtu futbollistë si Bakaj, Vangjeli, Muzaka, apo ndonjë tjetër, të cilët mbeten gjithashtu alternativa të vlefshme. Fitorja pa diskutim ishte e rëndësishme për ambientin dhe për tifozët, por e përsëris edhe njëherë se në këtë miqësore u konfirmua vetëm një gjë: sot Shqipëria ka bollëk lojtarësh dhe ka mundësi zgjedhjeje. Thjesht duhet t’i administrojmë mirë dhe t’u marrim maksimumin.

Lituania renditet 56 vende poshtë kuqezinjve
Lituania, kundërshtari i sotëm i Shqipërisë, është totalisht tjetër në krahasim me ekipin që jemi përballuar pak kohë më parë. Mjafton të shikosh listën e lojtarëve për të bërë diferencën, ku një pjesë e mirë, për të mos thënë që të gjithë, janë futbollistë që luajnë në skuadra inferiore në kampionate si Turqi, Rusi, Ukrainë, apo Poloni. Nga ekipi janë larguar për shumë arsye (mosha, apo edhe lënia jashtë nga trajneri i ri) një pjesë e mirë e lojtarëve që kanë mbajtur peshën e këtij ekipi në dekadën e fundit. Trajner i kësaj skuadre është Csaba Laszlo (hungarez), teksa aktualisht renditet në vend të 119-të në renditjen e FIFA-s. Ky është edhe pozicionimi më i keq në historinë e kësaj skuadre )pozicionimi më i mirë, vendi i 37-të në tetor 2008. Skuadra ka marrë pjesë në kualifikimet e Botërorit 1994, 1998, 2002, 2006, 2010 dhe në kualifikimet e Europianit 1996, 2000, 2004, 2008, 2012 pa u kualifikuar. Sakaq, nga 1950 deri 1990 ka qenë nën tutelën e Bashkimit Sovjetik.

NDESHJET ME LITUANINË
03.06.1992, TIRANË
SHQIPËRI-LITUANI  1-0
Shënues: E.Abazi 78′

Kartonë të verdhë: Abazi, Peqini/ Sukristovas, Mazeikis
Shqipëria: Dani, R.Vata, Peqini, Zmijani, A.Lekbello, Millo (Fortuzi 89′), Milori (Rraklli 46′), Vasi, Demollari, Kushta, Abazi. Trajner: Bejkush Birçe
Lituania: Martinkenas, Sukristovas, Ziukas, Mazeikis, Urbonas, Tautkus (Zuta 83′), Buzmakovas, Daniseviçius, Baranauskas, Kvitkauskas, Ramelis (Zdançius 53′). Trajner: Algimantas Liubinskas

14.04.1993, Vilnius
LITUANI-SHQIPËRI 3-1

Shënues: Baltushnikas 20′, Sukristovas 25′, Baranauskas 53′/ Demollari 86′
Kartonë të verdhë: Mazeikis/ Bano, Shulku
Lituania: Martinkenas (Stauçe 68′), Sukristovas, Ziukas, Mazeikis, Baltushnikas, Zdançius, Kalvaitis, Apanaviçius (Shlekis 63′), Kirilovas, Baranauskas, Poderis. Trajner: Algimantas Liubinskas
Shqipëria: Kapllani, Ocelli, Taho, Dema, Shulku, Bano, Peqini, Demollari, Fortuzi, Kushta, Dalipi (Dosti 46′). Trajner: Bejkush Birçe

01.03.2006, Tiranë
SHQIPËRI-LITUANI 1-2

Shënues: Aliaj 33’ (p)/ Savenas 34’, Danilevicius 42’
Shqipëria: Beqaj, Aliaj, Murati (Vrapi 79’), Cana (Dallku 63’), Hasi, E.Beqiri, Lala, Duro, Bylykbashi (Skela 46’), Bushi (Myrtaj 46’), Tare (Bogdani 46’). Trajner: Hans P.Brigel
Lituania: Malinauskas, Paulauskas, Stankevicius, Skerla, Zvirgzdaukuas, Savenas, Mikoljunas (Kalonas 79’), Danilevicius (Lukshis 85’), Poskus (Marius 72’), Miceika (Zutautas 87’), Radzinevicius. Trajner: Algimantas Liubinskas

(Shqiperi-Lituani 4-1, permbledhje e miqesores)

Te lidhura me artikullin:

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Sport Online. Moderatori

92 Komente

  • Do fitojme, po do jete loje e forte, pasi kane ardhur gjithe lojtaret e rinj te Lituanise dhe ata vrapojne e s’bejne shaka.

    Bogdani per mendimin tim s’ka fare kuptim te luaje, per ate pune mund te kishte thirrur Sokol Kushten, edhe ai sulmues eshte/ishte. Ne keto miqesore duhen provuar vetem sulmues te rinj: Bekim Bala – Edgar Cani duhet te ishte sulmi.

    Per te tjerat s’kam asnje kundershtim me De Biazin.

    • Duhet edhe Bogdani, sepse ka eksperiencen dhe ne sulm na duhet nje jnejri me eskperinece —

      Psh Salihi vertet beri gilin ne Norvegji, por Salihi mori gjithe ato topa per gola dhe duket qe esht ei pajekur ne loje se kekron qe cdo rast te shenoje gole vete , pavaresisht se shkou i tij mund t ejet ene pozicion me te mire

      Po te ishte me i pjekur Salihi , duhej ti pasonte ato topat qe merte brenda zones …dhe jo t ejguaje me rafishat ne nje ndeshje decizive , kur edhe shoku i tij ishte ne krah fare i lire dhe mund te shenonte

      __Per mendimin tim , sulmi duhet te jete Cani me Bogdanin

      Ndersa mesfushen e kemi te shkelqyer –O zot ca mesfushe inteligjente qe kemi ! Jane lojtare klasi mesfushoret tane

      Mbrojtja jone duhet te jete ne levizje kur topi eshte ne levizje , jo te qendroje ne vend , se pastaj ngelet e reshtuar keq …..dhe pesojme gol….

  • Nuk e shoh dot ndeshjen po shoh qe Berisha u nderrua me Ujkanin ne minuten 23. Cfare ndodhi?

  • ishalla vazhdoni keshtu gjitmone…FORCA SHQIPERIA.

  • Pres nje lukuni me lojtare qe duan te vijne e te luajne me Shqiperine tani.

  • Fushë makabër. Megjithatë fusha ishte e njëjta për të dyja anët. Fitore e rëndësishme sepse vazhdon të mbaj lartë moralin por lëshimi I golit ose më mirë pësimi I golit nga goditjet standarde është për tu shqetësuar. Lojtarët tanë kanë filluar të luajnë më mirë me njëri tjetrin ama. Kjo është shumë e rëndësishme për vazhdueshmërinë tonë. FSHF bëj diçka edhe rregulloje tapetin për ndeshjen tjetër kundër norvegjezve.

  • hallall djemat e kombetares , rama , basha , meha , mavraj , berisha ,cana ,cani , etj , hysaj , jemi me fat qe kemi lojtare te tille , duhet te jemi ne brazil pa asnje dyshim , ishalla o zot i madh

  • FSHF menjehere te pasaportizoje Shkodran Mustafin e SAMPDORIA. Alban Bunjakun e Sevilla dhe Adnan Jonuzaj e MAnchester UTD. O tash o Kurre.

    Kjo kombetare mund te shkoje ne Brazil.

    Burra: O TANI O KURRE.

    Cdo lojtar qe vjen nga Gjermania, Italia, Spanja, Anglia ne kombetare eshte TAMAM. Dallohen qe ne prekje te topit nga amatorat pabuksa e pagjaksa qe jane ritur ne Shqiperi e Kosove.

    Lila, Dallku, Osmani, Bulku….Lila…..Jashteeeeeeee se na mbyten amatorat.. Na del zemra jashte kur keta handikapet prekin topin…..De Biasiiiiiiiiiiiiiiiiiii…Nje lojtar nga liga e dyte gjermane si Meha eshte 10000000 here me i mire se keta..U vertetua sonte…

    • keto amatoret qe permende ti toni po te japin shpresen per te shkuar ne kombetare keshtu qe laj gojen sa here ti permendesh kurse per ato lojtare qe thua ti gjysma kane zgjedh shtete tjera per te luajtur kurse ky cuni qe luan me sambdorian nuk aktivizohet dot me kometaren se keshtu eshte kur luan me shpresat e nje shteti tjeter dhe pastaj jo se pendohet por nuk e mori kombetarja e madhe dhe kerkon shqiperine tani

    • “Dokumentacioni” eshte nje zbulim i Dukes per te mos afruar talente ne kombetare. “Probleme me dokumentacionin” kane pasur edhe Cana, Mavraj, Basha, Meha, Rama, etj..etj..por u regulluan kur ka vullnet e deshire..aty ku ska vullnet del si ceshtje “dokumentacioni”…

    • ik o aldo pash zotin se ti qeke per gjynaf ik sa me shpejt mos komento me ktu se na hape barkun o bir serbi e greku ikkkkkkkkkkkk

  • BRAVO DJEMA..BRAVO SHQIPE, PO NA NDERONI ME KETE REZULTAT. SE SHPEJTI NE BOTEROR BRAZIL 2014.

  • URIME DHE ME KEMBE NE TOKE DHE SERIOZITET

  • Duhet thene se tani kemi nje ekip te kompletuar ne cdo sektor –por sidomos mesfusha jone eshte e shkelqyer –

    i uroj kombetares Suksese !

  • Do të ishte mirë që Kombëtarja e Shqipërisë të arrijë dhe të përsërisin rezultate të këtilla edhe gjat ndeshjeve kualifikuese për Botërorin 2014, kështu sikur ky rezultat i ndeshjes së të Mërkurës 4-1 kundër Lituanisë, gjë çka ja mundëson për t’u kualifiku dhe për të marr pjesë Kampionatin Botëror të futbollit në Brazil më 2014.

  • Do të ishte mirë që Kombëtarja e Shqipërisë të mund të përsëris dhe të na gëzoj me këso rezultate të thella edhe gjat ndeshjeve të ardhëshme kualifikuese, gjë çka ja kishte mundësu për t’u kualifiku dhe për të marr pjesë në Botërorit 2014 në Brazil, ky rezultat 4-1 në ndeshjen e djejshme miqsore të së Martës kundër Lituanisë është rezultat i lartë dhe i kënaqshëm për Kombëtarën e Shqipërisë, për aderuesit e kombëtares dhe trajnerin De Biaz që në të ardhmen të vazhdojn edhe në ndeshjet tjera kualifikuese të përsërisiin rezultate të këtilla.
    Më poshtë përmes videos youtube mund të shihen edhe golat e shënuar gjat ndeshjes futbollistike Shqipëria 4-1 Lituania, me kohëzgjatje të filmit 1:08 sekonda.

    26 Mars 2013

    http://youtu.be/hQYEd_WrzHY

  • Ai eurogoli i alban mehes dua qe te perseritet ndaj norvegjise ne ndeshjen e kthimit tani po arrij te besoj me te vertete per kete kombetare qe jemi favorite per ne boteror kishte kohe qe kombetarja jone nuk lozte kaq mire nuk e di kam mbetur pa fjale ne keto 2 ndeshje te kuqezinjve tane forca SHQIPERI.

  • a
    l
    b
    a
    n
    i
    a

  • s a
    l l
    h b
    q a
    i n
    p i
    e a
    r
    i
    a

  • cfare duhet tboj Alban Meha qe tju mush menen qe tjet i padiskutushem nformacion? apo tlujn lojtar qe jan 10000……. her ma posht. si ne cdo fush paradoksi shqiptar.

  • loje e shkelqyer, edhe spanja sluan aq bukur, vetem BOGDANI NUK JA VLEN ESHTE 35 VJEC, VITIN TJETER 36 NUK JA VLEN TE INVESTOSH TEK AI , ; DUHET TE LUAJ SADIKU OSE VAJUSHI QE KA NJE TEKNIK TE JASHTEZAKONSHME

  • NE QOFTE SE FUTIM LOJTARE TE RINJ DO TE SHERBENTE QE TE SHKONIN NE EKIPE TE MEDHA KESHTU EDHE KOMBETARIA FITON . NE NDESHJET ME MOSHAT KOMBETAREVE TE MEDHA JU KEMI BERE TIU BIEN TUTAT [[[[[ DUHET GUXIM ,, DUHET TE LUAJN TE RRINJT………………………..

  • alban meha super meha ,nuk eshte nga planet tjeter por eshte nga planeti ARBROR i cili do te jete dirigjenti i kombetares ne te ardhmen -vertet nje shqipe bire shqipetari- sa per ndeshjen e thashe qe dje se pres vetem fitore une nuk e di perse ketyre skepetikve nuk u mbushet mendja se kemi nje kombetare te mire – e perseris edhe nje her po luajtem me zemer sidomos ne tirane eshte shum e veshtir te na rrahi kundeshtari –ndeshjet me te renda per ne sipas meje do te jene kunder slovenise dhe qipros sepse ato skan cka te humbin kurse per norvegjine dhe zvicern vej baste se do ti fitojm vetm nese ve baste duka me kompani qe te humbi ather skemi cka bejme .

  • jemi zgjuar sot, me te bindur ne vetvete, se tashme kemi nje ekip me vlera dhe kualitete, sidomos ne mesfushe. Fitorja e thelle 4-1 kunder Lituanise, per mua ishte me pak e rendesishme, se emra te tille te fituar tashme, si Meha, Basha, Rama, Berisha, por edhe mjaft te tjere, te cilet spikaten me vlerat e tyre ne fushe. Mbetem me shprese, se kjo kombetare do te thote fjalen e saj, drejt rruges se endrres se nje finaleje boterori, si ai “Brazil 2014″, qe do te shenonte kulmin e historise se futbollit shqiptar.

  • Gati per Brazil thone disa!! Joooo, per mendimin tim e keni shum gabim,eshte shum heret,madje teper teper heret.Duhet te qendrojme me kembe ne toke ) Jemi bere nje kombetare shum e forte me mehen,bashen,ramen,me te vertet kemi fituar supertalente, por te mos harrojme se jemi Shqiperia, kemi drejtues qe bejne bllofin ne ndeshje te ndryshme e nuk u intereson shume kualifikimi, por paret.

  • keta djema jane heronj vetem per kushtet e fushes ku duhet te luajne..

  • 22 shkopinj të bashkuar nuk ka kush që i then. vetëm të bashkuar i arrijme idealet tona. Shqipëri etnike dhe ska tjeter. Kurse ata perçarësit le të vdesin. Nga Kosovari.

  • duhet te lozim me kembe ne tok ndeshjen me norvegjin.Bravo shqipria.

  • Kjo kombetare qe kemi tani nese e fitojm edhe lojen e ardhshem me norvegjin tani fitojm me shum besim ne vetvete pastaj behemi edhe me te fort,a sa per samba do mesohemi shpejt te kercejm hajt thash zoti kualifikohemi

  • Shqiperia ishte fantastike sonte por duhet te qendrojme me kembe ne toke. Basha, Meha dhe Rama kane sjelle shume kualitet ne mesfushe, sidomos Basha qe luan ne qender, por me pelqeu shume edhe Lilaj perkrah Bashes, shum me i zhdervjellet sesa Bulku.

  • Bravo çunat na nderuan jemi mire kjo esht nje pune e mire e debjazit.

  • Ja kete ka shqiptari fillon endrron shpejt.prisni o njerz ze ka rrug te gjat akoma.ishalla shkojm deri ne botror.

  • Eshte akoma shpejt per ne Brazil.Te gjithe kemi deshire por duhet te presim.Duhet te presim pasi vendi i pare me duket pothuaj i pamundur kurse vendi i dyte luhet play-off dhe varet me cfare skuadre na bie.Tani jane ndeshje edhe me te veshtira.Duhet te fitojme patjeter me Norvegjine dhe Zvicren ne Tirane.Duhet nje stadium i mbushur si ai me Greqine.
    Do ju lutem te gjitheve ne ndeshjet me Norvegine dhe Zvicren stadiumi duhet te bucase

    Burimi: http://www.panorama-sport.com/lajmi-kryesor/miqesorja-me-lituanine-intermexo-mes-dy-norvegjive/#ixzz2OjUZcaKw

  • Si ka mundesi qe shkruani kaq mir dhe lini pa permendur qe goli ishte 100% faji i Lorik Canajt ,
    Shikojeni me kujdes …
    Apo fituam ne dhe nuk duhet te flasim per gabime.
    Po ju them hapni syte mire sepse Canaj eshte shkaktari i dhm humbjeve te ekipit tone. Ndaloni nje moment dhe beni nje analize te golave te pesuar. Tranjeri argjentinas i Lacios nuk ishte i cmendur qe e la ne stol per kohe te gjate.

    • ti shko e luaj ti ne vend te lorikut meqe thua qe paska bere gabim e paskemi humbur ndeshje per faj te atij …..po ik….

    • bashkohem me andin per canen ka qen shum dobet neshjet e fundit.ne futboll nuk mjafton vetem emri por ajo qe jep ne fush..nese nje lojtar nuk esht ne form duhet nderruar sepse nuk i sherben skuadres forma e dobet e tij

  • u pa shum mir roli i mehes dhe rames pasi keta te dy u nderruan u pa ku mbeti loja e kombetares.nese kombetarja deshiron te ec perpara duhet te luhet keshtu berisha——————————————————lila–cana-mavraj–agolli————————————————-bulku—-basha——————————————————-meha——–rama—————————————————————-cani——————————————————————salihu———————————————————————po te luhet me ket formacion suksesi i garantuar brazili na pret

  • po e kane shit ouuuuuuuuu
    o pseudotifoze qe villni vrer per kombetaren tone
    nuk kane nevoje cunat per fjale te mira vetem kur fitojne
    duhen mbeshtetur dhe kur humbasin
    dhe jo te degjojne karlliqet tuja “e shiten e bon”

    FORCA CUNA

  • Une e adhuroj Canen si njeri, e vleresoj shume per gjith mundimet qe ka bere deri me sot si dhe per shpirtin e larte te gares. E adhuroj sepse eshte shqiptar me zemer, nje luftetar i madh. Ama me duhet te bashkoj mendimet me Andi. Kam disa ndeshje qe i ndjek golat e pesuar me shume vemendje, dhe kam vene re qe nje pjese e madhe e tyre shkaktohen ose nga vendosja e gabuar e Canes ose nga gabime qe ky ben. Eshte e vertete qe lufton shume dhe pastron edhe shume raste, ama kam pershtypjen se edhe gabon shume shume. Mbase duhet ti leme vleresimet njerezore me njane edhe te shofim lojen qe ben ky lojtar. Mos me keqkuptoni, sic thashe e kam vleresuar dhe e vleresoj shume…ama edhe gabimet nga ana e tij jane te shumta.

    • Ke te drejte, gabimi ishte i Canes dje per golin. Ka be edhe plot gabime te tjera, mirepo, nese sheh edhe mbrojtesit e tjere neper skuadrat e tjera, edhe ata bejne gabime. Nuk po dua ti arsyetoj gabimet e Canes, mos me keqkupto. Ajo qe po dua te them eshte qe ne 9 nga 10 rastet, Cana jep siguri. Mendoj qe kete statistike e marrin parasysh trajneret.

      Gjithsesi, ke te drejte. Duhet te jemi me kritike, dhe gjithmone te analizojme thellesisht gabimet e tona, dhe besoj qe De Biazi do e analizoj mire ate gabim.

      • Cana nuk luan me Norvegjine ne qershor, prandaj rrini rehat per ca kohe.

        • formacjoni me norvegjin:berisha nport,dalku i djath osmani mavraj ne qender agolli i majt.ne mesfush bulku basha mesfushor i djatht vila i majt meha,ne sulm salihi cani.para shqipnia…….

  • –fiton shqiperia-duke shperthyer ne gola–me siguri–duke i futur –drithma pa fund –norvegjise dhe zvicres-(se mos italia i ka shenuar me shume lituanise)-por –futja e- ujkanit-ne porte-i-shkakton–gol– portes sone-per mosimpenjim te dukshem te tij-(nota -5)..-me pas nje -super- yll-10-per golin fantastik -te -meha-s-..-thjesht fantastike-te denje per ne -brazil-2014-madje mund te shkohet edhe me tej -ne surpiza te kendshsme-..-urimet me te mira de biazit dhe gjithe lojtarve te kombetares..-fat te mbare dhe fitore ne takimet e tjera-..

  • ke te drejt aldo qe thua dallohen lojtaret qe vin dhe luajne ne evrope qe ne kontaktin e pare me topin ne krahasim me ate qe jan dhe luajne ne shqiperi apo kosov, se keta lojtar jan ritur me kulturen e futbollit evropian dhe jan mesuar te luajne per ekipin jo per vete.ka te beje dhe fushat ku bejne stervitje keta lojtar. ne shqiperi dhe ne kosov nuk ka kushte te mira per futboll.

  • NJOFTIM PER MEDIAT DHE OPINIONI PUBLIK!
    Tifozat Kuq e Zi (TKZ) kishin bërë përgaditjet e duhura me rastin e ndeshjes miqësore të 26 marsit kundër Lituanisë në Tiranë.
    Ajo që u pa në transmetimin e ndeshjes ishte vetëm ndeshja e cila nga gëzoi pa masë të gjithë neve.
    Por prapaskena e kësaj ishte e errët, këtë e themi pasi tashmë është bërë rutinë që policia e shtetit të sillet në mënyrën më arrogante të mundshme me Tifozat Kuq e Zi.
    Kordoni i policëve që krijohet brenda tribunes D1 ku vendosen Tifozat Kuq e Zi, të ngjan me ndonjë oborr të Guantanamos së famshëm, gjë e cila nuk ndodh në asnjë stadium të botës.
    Ne nuk jemi kriminel ordiner, por jemi njerëz që udhëtojmë nga 4 anët e coptuara të Shqipërisë Etnike, që lagemi nga shiu, thahemi nga vapa dhe nuk ikim nga stadium, për një ideal të shenjtë, për dy ngjyra që janë oksigjen për neve.
    Me këtë rast duam të reagojmë fuqishëm ndaj kësaj policie e cila ka kërcënuar edhe me heqjen e flamurit të UÇK-së në rrethojën e stadiumit. Një veprim i pabazuar në asnjë rregullore e Fifa-s.
    Kur kjo e fundit është kundërshtuar nga ne, ata kanë kërcënuar me dhune dhe me masa arresti kundrejt drejtuesve tanë.
    Nëse kryeministri flet për nacionalizëm dhe atij nuk i hyn gjembë në këmbë e kundërta ndodh me popullin i cili privohet nga e drejta e shprehjes! Kjo është dyftyrësia e policisë shqiptare në të gjitha ndeshjet. Ku shprehja “Marr vetëm urdhëra nuk zbatoj rregullore” është shprehja e tyre më e përdorëshme.
    Para pak kohësh ne kemi mbajtur një takim me Federatën Shqiptare të Futbollit, dhe jemi thellësishtë të dëshpëruar që asnjëra nga pikat që kemi kërkuar në drejtim me hyrjen në stadium dhe policine nuk është plotësuar.
    Nuk kerkojmë aspak më tepër, së cfarë kanë tifozeritë europiane atë të respektimit të hapësirës sonë dhe mosprezencën e policisë në ambientin tonë duke u bërë shkak i provokimit kryesor në të gjitha ndeshjet.
    Të qenit të trajtuar si kriminel ordiner s’mund ta durojmë dot, në të kundërtën Tifozat Kuq e Zi janë të shtrënguar të reagojne ne menyren e tyre e cila nuk do jetë mirë për të gjitha palët.

    • Kjo eshte nje fatkeqesi per te gjithe ne. Nuk dua ti futem politikes ne kete teme, megjithate policia jone eshte e ngarkuar me militante te cilet fatkeqesisht sillen si kafshe dhe jo njerez. Me ka ndodhur disa here neper stadiumet tona te me shtyjne apo te me shkulin prej xhaketa pa asnje te drejte. Shpresoj qe mos te bojkotoni ndeshjen e ardhshme ndaj Norvegjise pasi kombetares tone ju duhet mbeshtetja juan ne te ndeshje, megjithate ju mirekuptoj dhe plotesisht ju mbeshtes ne kete ankese tuajen. Mendoj se keto gjeste i duhen raportuar zotit kryeminister i cili ka filluar perdor kombetaren dhe fitoret e saj per zgjedhje. I duhet derguar je note proteste atij dhe i duhet kerkuar llogari ku e ka stadiumin e ri qe premtoi, dhe shume premtime te tjera. Kjo kombetare ka nevoj per mbeshtetje reale dhe jo per lloqe facebook-u apo premtime boshe.

  • Nese blindojm mesfushen me kacen ne qershor ath mund te themi qe do luajm per vend te pare

  • Duhet me i shpjegu Dukes qe do marri miliona po te kualifikohet ne Brazil, ne menyre qe te mos kete incentive te shesi ndeshjet.

  • FITORE E “DYFISHTE” NDAJ LITUANISE.
    - E PARA NDAJ KUNDERSHTARIT TE DREJTEPERDREJTE .
    - E DYTA NDAJ KUNDERSHTARIT FUSHE KU VETEM FUTBOLL NUK MUND TE LUHET.
    EKIPI I PERFAQESUESES SHQIPTARE SA I TAKON NDESHJEVE TE FUNDIT MERITON RESPEKT.
    FORCA ALBANIA…

  • Mendoj qe Meha dhe Rama duhet te luajn kunder Norvegjise ne Tirane nga fillimi (ne krah). FSHF duhet te punoj intenzivisht ne sjelljen e Faton Toskit ne kombetare (luan me Bochum ne bundesliga II) pasiqe luan ne disa pozicione (mbrojtes i krahut, mesfushor i krahut dhe mesfushor ofenziv-ish nr 10). Gjithashtu duhet te punohet ne sjelljen edhe te Enis Alushit (luan me Kiaserslautern), eshte mesfushor defanziv shume kualitativ (te futet ne vend te Bulkut).
    Pajtohem me komentuesit per emrat e propozuar per tu sjelle ne kombetare (Jonuzin e MU-s, Bunjakun e Sevillas etj)

  • Shume mire ne keto dy ndeshje. Urojme qe te vazhdojme keshtu. Deri ne ndeshjen kudner Norvegjise duhet mbushim zbraztirat e lena bosh tanime nga Cana e Lila. `Nese keto i zevedesojme keta dy lojtar dhe mbajme kete form do te fitojme kunder Norvegjise ne qershor dhe pastaj kemi shanse per te arritur ne KB Brazil 2014.

  • qemal stafa do jet nje ferr i vertet per norvegjin dhe per zvicren mbajeni mend ktu do jemi ato do bejn shurren kur te futen ne fush nga tifozeria e mrekullueshme mbarshqiptare poashtu dhe nga 11 shqiponjat tan sa per talentet qe po diskutonit me siper mos harroni qe kemi nje super talent tek kombetarja u21 ai quhet valentin gjokaj luan tek derbi kauntri ne angli dhe ktu e nje muaj esht lojtar baz tek derbi

  • sa trapa jan disa komentues kur thojn canen duhet zavendsura me ndonje tjeter or kupuka por cana eshte lojtari me i mire ne kombetare dhe eshte me kartonin me te shtrejt te perfaqsuesja jone, i behni krahasimet e ti ne ndeshje miqesore kur kombetarja ishte ne avantazh prej 4 golash po edhe sikur ta kishte ber me qellim cfar rendesie ka kjo kur as njeri nuk rezikon te lendohet ne nje ndeshje me perfaqsuese plot amator e lituanis, sa per rikujtim mos te ishte cana, mavraj dhe berisha nuk do ishte sot kombetarja ne vendin e 2 dhe do kishte kriju ket emer ne arenen nderkombetare qe ka sot keshtu qe duda para se te komentoni canen largoni ato duda qe i keni si puna viles, bulkut, lilajt, sahlies, dallkut, hykes, agollit, roshit, veliut, bogdanit. qe kan klasin e bezirksliga (liga e 7) ne gjermani pastaj shanset jan shum reale per nje kualifikim te mundshem dhe mos fluturoni para kohe vetem nese nxerim rezulltat pozitiv ndaj norvegjis ne tirane ateher kemi te drejt vetem vetem te shpresoj dhe te enderojm per ni kualifikim te mundshem per ne brazil. shnet gurbetqari nga gjermania

    • Ty esht vet me te thon shko e puno token e kullot delet po nuk le faj ti qe flet kshu faj kan kto emra qe sa permene qe i kan prit vllaznit e tuj bashk me canen si me ardh ne shpi te vet.po njerzve si puna jote esht me i lon me kullot delet ne prizren kjo esht puna me e mir qe mund te besh o vllau jon prizrenas

      • qka ka kjo te beje me futboll o qobani tirones sikur??

        • Kur te flasesh per komtaren dhe lojtaret e komtares tregohu objektiv mos fol si te doji ty.a nuk i pate syt nball bulku agolli roshi ishin nga me tmiret ne norvegji agolli 2 topa per gol dha me lituanin aposi kishe nball syt dhe ktu.po ik e mso me shkrujt isher pastaaj mer persiper rrolin e specjalistit or trap

          • Beni tifozllek por mos krijoni percarje…ska randesi se kush beri gol apo kush pasoi randesi ka qe fiton Shqipnia. Nje gje mund te them se sot baza e kombetares me lojtare cilesore eshte nga Dardania. Sikurse thuhej Kosova djepi i kombit edhe ne futboll djepi i kombetares kuq e zi. Urime dhe shijoni fitoren!

        • Se harrova salihin qe tboni krenar qe je shqiptar me golin ne oslo.por sma mer mendja tjesh shqiptar ti.ti je nje klysh serbi qeje msu me ta shtyp koken tito.por as titon nuk do ti ty te duhet sllobodani ai te vjen hakut ty.larg komtares or klysh serbi.para shqipnia

          • Bashkohem me mendimin tend kuksi ny por smund te hedhi bloz ky palo katunari mbi lojtaret qe jan me ne form.kur te flasesh duhet te jesh objektiv jo simas qefit

  • Fillimi i kampionatit te perbashket do krijoje premisa per krijimin e lojtareve ne Shqiperi. Nxjerrim shume pak lojtare kualitative pasi kemi kampionat mizerabel, dhe kushte skandaloze.

    Si rrjedhoje, shyqyr qe kemi lojtaret e formuar jashte, pasi shumica e lojtareve cilesore vijne nga kampionatet e huaja.

    Rama, Basha, Meha, kjo eshte mesfushe qe s’eshte formuar as nje Shqiperi, as ne Kosove. Dhe jane keta qe do na cojne ne Brazil.

  • Shpresojm që në të ardhmen gjat ndeshjeve kualifikuese duke fillu me ndeshjen e ardhëshme në Qershor kundër Norvegjisë dhe ndeshjeve tjera që do të zhvilloj në grupin E do të na gëzoj Kombëtarja e Shqipërisë me rezultate të këtilla të volitëshme dhe të marr lejën e ekipës pjesëmarrëse në Botërorin 2014 në Brazil.
    Duke kliku më poshtë nën barë adresën e një fotografie të flamurit kuq e zi të Shqipërisë mund të shihet i shkruar mbi flamur rezultati i ndeshje futbollistike miqësore ndërmjet Shqipëria 4-1 Lituania.

    https://fbcdn-sphotos-g-a.akamaihd.net/hphotos-ak-ash3/885312_493971003989631_412597969_o.jpg

  • emrat konkret per disa lojtare qe luajne ne kampionate te ndryshme evropiane jane nje ndihmese e madhe per zbulimin e “talenteve” shqiptare .
    kjo kombetare ne kundershtim me disa komentues une mendoj se eshte perfaqesuesja e mbare kombit, nuk duhet pare me syrin shqiperi – kosove., ne fund te fundit te gjithe jemi shqiptare.

    • Po jam shum dakort me komentin sokol. Pa ndarje prej ka vin lojtaret Te gjith jan me gjak shqiptar. Vec dua tu kujtoj disa komentusve. Krenaria e futbollit Francez esht Zidan Algjerian.Italia krenohet me Balotelin Gjermania me Ozil Yndogan. Turk Klose Podolski Polak. Boateng prej Ganet Kedira Tunizian.Pra gjysa e kombetares te huaj dhe krenohen gjermanet. Po si mos krenohem une me Canen me gjith at shqiponj qe ka ne shpatull. Po ajo shqipe e folur Migjen Bashes i lindur ne zvicerr. Me nje shqipe te folur thua ky ka lind ne Kosov dhe kurr ska ken jasht Kosove .Po ashtu Kukeli Meha Mavraj Rama te mrekullushem gjith kombetarja krenarija jone. Me ket paraqitje te kombetares tani e kam harrua merzin qe me dhan para pak kohe. Brahimi e Kabashi edhe po te behen talente me gjith merzin qe na kan dhan per rrefuzimin me lujt me kombetaren. Prap do ndjej nje far krenariet Sic e kam per Shaqirin Xhaken Behramin. Mos harroni edhe ata jan Shqiptar. Po te kualifikohet Shqipria ne brazil ju them me plot bindje se edhe ata do krenohen me kombetaren Shqiptare. Para shokve te skuadres ne klubet ku luajn. Tani jemi 10 miljon Shqiptar para shqiperia suksese cunave te kombetars

    • Bravo -koment me vend!

  • per mendimit tim jan keta lotar te nivelit te lart ne kombetare berisha (rezerv ujkani ok) hysaj, mavraj, cana, meha, lila, basha, bakaj, vajushi, rama, cani (sadiku dhe bala shpresojm ne ngritje te profenalizmit) dhe shpresojm te ju bashkangjiten kobetares edhe disa talent si mustafi, bunjaki, azemi, etj.
    jashte kombetares salihi, agolli, bulku, dallku, lilaj, hyka dhe bogdani per bogdanin per shkak te moshes qe ka sikur te ishte ai bogdani i moshes 25 vjecare nu sulm me canin do na kishte edhe brazili zili sulmin por qe ky tani me nuk mund te kontriboj per kombetaren me me moshen 35 vjecare, do ishte shum me mire te provohej sadiku, dhe bala ne sulm me canin.

  • –a e kupton de biazi se ne cfare pozitash do te ishim ne-ne rast se do te kishim marre nje fitore me –islanden–????(do te kishim-4- fitore -dhe vetem 1- humbje–faji i 2-golave -me zvicren-komplet i mbrojtjes),,-pse te mos tentoje shqiperia te rrezoje– zvicren–kur fuqia e saj goditse -ne porten kundershtare ka ardhur-gjithnje ne renie -thua jane -aliene-???-(barazimi pa gola -0-0-me qipron e tregoi me se miri deshtimin e sulmit zviceran -kur ne te njejten kohe –shqiperia shenoi ne dy takimet e fundit 5-gola mrekulli)–..-islanda edhe ne islande – ne- nuk mund te na shenoje asnje gol te vetem-dhe jo me te mendoje barazimin apo-fitoren–ndersa ne me forcen e sulmit tone te frikshem -e them me bindje se- mund ti shenojme asaj-3-gola-po keshtu dhe qipros-..–dhe shqiperia mund te shperfytyroje deri ne marrezi ishet gjoja te medhenj-..ka ardhur koha jone–ndaj s’duhet te falim–mundesite per nje kualifikim ne brazil jane ..-ndaj–de biazi-shqiperi—-”"”o–sot–o kurre”"”—-..-”"”kjo kulle–ka burra”"”–ndaj s’duhet te falim–…norvegjia dhe zvicra prej –tmerrit tone- do te mundohen te kerkojne ndihmen e gjyqtarve–ashtu si –holanda–dikur–por ne do ti hedhim edhe ata(gjyqtaret )–ne tapet–…shqiperia jone do te fitoje–ajo ka zemer-shqiponjash-…

    • Mesfusha jone ne krahasim me ate qe luajti kunder Zvicres eshte ne ngritje te jashtezakonshme. E para pasi kemi dy lojtare (Basha, Rama), qe nuk i kishim atehere. E dyta, pasi Meha do kete akoma me shume eksperience me kombetaren (do i behen nja 7-8 ndeshje) dhe do jete ambientuar akoma me mire.

      Gjithashtu edhe sulmi yne do jete me eficent, pasi Cani dhe Salihi do kene ecur perpara edhe ata.

  • Do kete rekord ne renditjen FIFA. I bera llogaritjet dhe do jemi normalisht ne vendin e 48-te.

    • Me sakte, do jemi ne renditjen e prillit 2013 ne vendin e 48 ne bote (nder 207 federata), kurse ne Evrope ne vendin e 24 (nder 53 federata).

      Meqe rekordi yne ka qene vendi i 50, vendi i 48 do jete rekord i ranking FIFA. Paradoksalisht nuk do kishim pasur rekord po te kishim futur ne llogaritje Lituanine (nuk e kam shume te qarte pse).

  • Armando Sadiku , golashenues i lindur, potent dhe i palodhur
    duhet te jete i padiskutushem ne formacion.Koha punon per te.
    Sadiku eshte i ri ne moshe dhe jam i sigurt qe do te jape shume per fanellen kuq e zi .

    • Te kapi Serie A njehere, pastaj te pretendoje t’i zeri vendin Bogdanit. I ri eshte mund te behet nje Bogdan i dyte, pasi kemi nevoje. Na duhet nje bomber Serie A. Po tani per tani une shoh Bogdanin me mire.

  • po mesoj sambaaaaaaaaaaa

    do ikim ne brazil

    edhe po nuk ikem, faleminderit cuna se mesova samban

    na bete me krahe kesaj radhe si kurre me pare

    ju dua shume

  • O Spartan,ca behet keshtu me ty mor burr’,ne vend te presjeve dhe pikave na ve viza,ca e ke kete menyre te shkruari pash Zotin?

  • kur te flisni per salihin duhet me u mendu mire salihi eshte asi i sulmit ton sepse esht nga shkoder locja

  • kur te flisni per salihin duhet me u mendu mire salihi eshte asi i sulmit ton sepse esht nga shkoder locja edhe nja 3 vjet nuk mundet kush me ja mar vendin mandej shohim e bejm hajt naten ta marrsha

  • PYETJE GAZETARIT PER HERE TE DYTE : PSE I DREJTOHENI TRAJNERIT ITALIAN ME MISTER ? PSE NUK I FLISNI NE SHQIP ZOTERI OSE NE ITALISHT SINGNORE ?

    FLM PER MIREKUPTIMIN!

  • derisa cunat po japin rezultate pozitive nuk kemi pse ti paragjykojm boll me paragjykime banale kam qen personalisht shum skeptik per andi lilen por duke e par kohet e fundit si ne kombetare po ashtu dhe ne kampjonatin grek ku ai vertet po ben nje sezon spektakolar dhe flitet dhe vlersohet shum nga analistet grek te sportit dhe me shum mundesi sezonin e ri do ta shohim ne nje kamjonat te nivelit me te lart sesa ai grek esht vertet gjynah qe te kritikohet kur ai ne dy ndeshjet e fundit te kombetares ka qen vertet spektakolar athuajse i kishim vendosur ndonje motor dhe nuk po i mbaronte karburanti dhe gjithashtu i pagabueshem ne te gjitha duelet prandaj per mendimin tim me kete ritem dhe fytyr te re qe po na tregon andi lila esht mekat qe te dal nga formacioni i kombetares si thoni ju cfar mendimi keni

  • Un them ti bim ktij De Biazit
    po fiton shum

    hajt ti bim

    :P:P:P:P:P:P

  • e keni pa qe vesh vetem kepuc kafe
    katunar kurbini pra

    forca cunaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa

  • eeee kepuc kafe me kostum sportiv tamam katunar haha ha ha a ti bim oj bish

  • MENDOJ SE DE BIAZZI PO PUNON SHUME MIRE.NE NDRYSHIM ME NE SHQIPTARET QE JEMI NOSTALGJIK PER TE SHKUAREN E TE SHKUARIT NE SPORT E ART,MEGJITHE RESPEKTIN PER ATE KOHE KHE E ATA NJEREZ TE KOMBTARES,DE BIAZI AS NUK JA NDJEN HYQ…E BEN MIRE.NE ITALI NUK FLITET AS PER RIVA E RIVIERA AS PER XOF E KABRINI AS PER DEL PIERO E BAXHIO AS PER MALDINI E BAREZI POR PER ATA QE LUAJNE E JAPIN ME SHUME NE FUSHE SOT.KSHTU PO BEN DHE DE BIAZI PA NOSTALGJI(SE NUK JA NDJEN SI ITALIAN SI ESHTE)…NE VAZHDOJME AKOMA E THEMI PANO E BIZI,KUSHTA E MINGA,SKELA E LALA MURATI E BUSHI A THUA SE KEMI KALUAR NE EUROPIAN E BOTEROR ME KETA”senator”DUKE HARRUAR SE KEMI ZENE VETEM VENDIN E PESTE NE GRUP GJITHMONE ,MGJTH RESPEKTIN PER TA….PASTAJ NDARJA SERI RACISTE QE BEHET NEPER STUDIO TELEVIZIVE KUR FLITET PER KOSOVARE E SHQIPTARE!!!PO ITALIA KA BALOTELIN GANEZ ME GJAK,GJERMANI KA BOATENG,KLOSE,OZIL,KEDIRA,PODOLSKI ME GJAK GANEZ,CEK,TURK,ALGJERIAN,POLAK E NUK THOTE KUSH SE JAE NGA KETO VENDE…ZVICEA PO ASHTU..NORVEGJIA QE KISHTE NJE BERISHE…MAQEDONIA QE KA SHQIPATRE….NE PO NE.PSE MOS TE THEMI SE NE KOMBTEARE ESHTE THIRRUR CANA NGA GJAKOVA E MEHA NGA DECANI,SADIKU NGA ELBASANI E BASHA NGA MITROVICA FJALA VJEN…POR KEMI 6 KOSOVARE E 5 SHQIPTARE NE FORMACION…DE BIAZI E KA KUPTUAR KETE SE ESHTE NJERI CIVIL KU SOT LUAN ROL E FUTBOLL PASAPORTA E JO PREJARDHJA…..E PRANDAJ REZULTATET JANE KETO QE JANE E E SHPRESOJ TE PERMIRESOHEN EDHE ME SHUME.PERSONALISHT DO ISHA SHUME I GZUAR QE ME KETE GRUP TE RI TE ZINIM DHE VENDIN E TRETE NE GRUP QE DO TE ISHTE GJITHSESI DY HAPA PARA NGA E KALUARA E VETEM NJE HAP NGA E ARDHMJA KUALIFIKUESE…SHPRESOJ QE TE REALIZOHET NE EUROPINIAN 2016.AMEN

  • cka ndodhur qe s’eshte vene ndeshja me lithuanin apo si ka pelqyer blaterit rrezultati

Lini nje koment

— duhet *

— duhet *