Brooklyn fitoi te Boston

Ndeshja e parë në mes të premtës dhe të shtunës në NBA, ishte spektakolare dhe dramatike ndërmjet Boston Celtic dhe Brooklyn Nets, që në fund i takoi mysafirëve me rezultat 109:107. Ishte kjo fitorja e 13 e Brooklyn në këtë edicion ndërsa disfata e 17 e Boston.

Më meritorët në këtë triumf ishin, Jarrett Jack që e luajti ndeshjen e jetës pasi shënoi 27 pikë, 7 kërcime dhe 5 asistime ndërsa Alan Anderson me 15 dhe Mason Plumlee me 14 dhanë kotriubutin e tyre në fitore. Te Boston u dalluan Jeff Green me 22 pikë, Jared Sullinger shënoi 19 ndërsa Avery Bradley shtoi 17 pikë.