Gotze zbulon vuajtjet

Mario Gotze në verën e vitit 2013 ishte transferuar nga Borussia Dortmund te Bayern Munich. Por, reprezentuesi gjerman në vitin e parë në ‘Allainz Arena’ nuk ishte treguar i fortë siç pritej.

22 vjeçari ka treguar se pas transferimit te gjiganti bavarez ka kaluar ditë të vështira. Por, tani Gotze thotë se ka tejkaluar telashet dhe po ndihet mirë.

“Viti im i parë në Munich definitivisht nuk ishte i lehtë. Kur erdha këtu, Bayern kishte fituar tre trofe. Unë kam qenë i lënduar, luajta dy ndeshje dhe u lëndova përsëri për tri ndeshjet tjera. Kurse, kam kaluar tre ose katër muaj në hotel dhe e kisha të vështirë të përshtatem me jetën që kisha bërë në Dortmund. Por, tani jam përshtatur mjaft mirë dhe po ashtu jam mirë fizikisht”, ka deklaruar reprezentuesi i Gjermanisë.