Monta Ellis mposhti vet San Antonion, Nuggets fitoi ngushtë ndaj Pacers

Mbrëmë janë zhvilluar gjashtë ndeshje në NBA, ndërsa dueli më intersant ishte ky ndërmjet Dallas Maveriks dhe San Antonio Spurs. Vendasit shënuan fitore 99:93, ku figura qëndrore e ndeshjes ishte Monta Ellis që ishte i pandalshëm duke shënuar 38 pikë, kurse Chandler Pearsons me 16 pikë dhe Dirk Nowizki me 13, ndihmuan shumë në këtë fitore e cila ishte e 20-ta, për Dallas që kanë bilanc më të mirë se Spurs që kanë bilanc 17-11. Normalisht se pa tre basketbollistët kryesor, Parker, Duncan dhe Ginobilli, nuk ka mundur San Antonio të luaj, ndërsa më efikasi ishte Marco Bellineli me 21 pikë të shënuara.

spurs-dallas

Denver Nuggets shënoi fitore të ngushtë ndaj Indiana Pacers 76:73, në duelin që ishte shumë i fortë në mbrojtje, por edhe me efikasitet jo të mirë. Megjithatë, drama basketbollistike nuk mungoj edhe pse në fund festuan vendasit fal italianit Danilo Gallinari që shënoi 19 pikë, përfshirë tri pikët vendimtare të fitores. Edhe në anën tjetër me 19 pikë të shënuara më efikasi ishte David West.

clippers-bucks

LA Clippers ishte më i mirë se Milwaukee Bucks 106:102, ku tre basketbollistë shënuan më shumë se 20 pikë. Chris Paul ishte i pari me 27 pikë e 9 asistime, Black Griffin shënoi 24 pikë 8 asistime dhe 6 kërcime dhe J.J Redicks me 23. Te mysafirët u dalluan Giannis Antetounmpo me 18 pikë, 9 kërcime e 6 asistime dhe Jared Dudlay me 16.

Atlanta mposhti në udhëtim Houston 104:97, ndërsa fitore si skuadër mysafire shënoi edhe Portland ndaj Neë Orleans 11:88. Utah Jazz nuk kishte fatin e Atlanta dhe Portland, pasi humbi në udhëtim te Charlotte Hornets 104:86.