Vllaznia merr trajner të ri e sulmues të njohur

Riorganizohet klubi i Ligës së Parë, Vllaznia e Pozharanit, ekip qe dikur bënte gara në elitën e futbollit kosovar.

Ekipi që pranverën do ta nis nga pozita e 12-të me 15 pikë të grumbulluara, ditë më parë ka arritur marrëveshje me trajnerin Sallah Sherifi, i cili më parë e ka drejtuar Gjilanin në elitë.

Ndërkohë, këtë ekip e ka përforcuar edhe sulmuesi i mirënjohur Premton Muja, i cili së fundmi ka qenë pjesë e Besës së Pejës.

Muja zbulon për Gazetën ‘Olle’ se pse vendosi që t’i bashkohet Vllaznisë. “Kryesia serioze, trajneri Sallah Sherifi, dhe fakti që jam afër familjes, më shtynë që t’i bashkohem këtij ekipi. Kam pasur edhe oferta të tjera por ajo e Vallznisë me bindi më shumë”, potencoi Premton Muja i njohur si ‘Arusha’.

Ndryshe, këtë skuadër ditë më parë e ka përforcuar edhe ish-futbollisti i Gjilanit, Ardian Bajraliu.