Me çfarë nota u vlerësua Berisha ndaj Udineses?

Portieri kosovar i Kombëtares së Shqipërisë dhe Lazios, Etrit Berisha, është vlerësua me notën gjashtë (6) për paraqitjen ndaj Udineses, në kuadër të xhiros së 23 në Serie A. Lazio ka arritur fitore ndaj Udineses, në fushën e kësaj të fundit me shifrat 1:0.

Ndryshe, në këtë duel nuk u aktivizuan për lacialët, mbrojtësi Lorik Cana, i cili e kishte plotësuar numrin e kartonëve të verdhë kurse, Thomas Strakosha qëndroi në bankën e rezervistëve. Lazio me këtë fitore ndodhet e pesta me 37 pikë të tubuara.