Edhe Gjilani në Shqipëri

Skuadra e Gjilanit e drejtuar nga trajneri Musa Selimi, të dielën ka udhëtuar për ta kryer një nga fazat përgatitore në Durrës të Shqipërisë.

Gjilani pritet që gjatë kësaj faze të zhvillojë edhe disa ndeshje miqësore.

Ky ekip në këtë edicion synon rikthimin në Superligë, kurse stinorin pranveror do ta nis nga pozita e dytë me 34-pikë, aq sa ka edhe Llapi në vendin e parë.

Gjilanasit në këtë afat kalimtar kanë transferuar edhe disa lojtarë të njohur të futbollit kosovar.