‘Dita D’ për Parman

Parma do të mësojnë sot nëse ata do të përballen me administratën, pasi sot është afati i fundit për të paguar rrogat e papaguara.

Shuma e rrogave të papaguara është rreth 25 milionë euro, ndërsa lojtarët sot do të japin një njoftim zyrtar për mospagimin e tyre për të gjithë sezonin.

Presidenti i ri Giampietro Manenti ka premtuar se do ti paguaj borxhet e klubit, por Damiano Tommasi, kryetari i sidikatës së futbollistëve (AIC), ka lënë të kuptohet se nuk pret që kjo të ndodhë.

Klubi emilian tashmë ka një pikë më pak këtë sezon dhe mund të ndodh që përsëri të dënohen me këtë mas që do ti bie shumë keq për tapasi morrën një pikë të shpresës në ndeshje kundër Romës.

Për Parman luan edhe mesfoshuri shqiptar, Andi Lila i cili është i lënduar.